• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bollano: Minoriteti, bojkot zgjedhjeve '09

alfonci

Veri investigatio
• Nga Tedi Blushi
Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano në një prononcim dhënë pak ditë më parë për të përditshmen greke "Proinos Logos", por të publikuar vetëm një ditë para se Parlamenti të votojë Kodin në seancë plenare vërejti se "ligji i ri elektoral ka shkaktuar zhgënjim në radhët e minoritetit". Bollani thekson se kësaj here një situatë e ngjashme nuk do të lejohet më që të përsëritet.

TIRANE-Minoriteti etnik grek paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 në rast se dy partitë e mëdha, PS dhe PD nuk ndryshojnë Kodin e ri Zgjedhor. Lajmin e bën të ditur kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano në një prononcim dhënë pak ditë më parë për të përditshmen greke "Proinos Logos", por të publikuar vetëm një ditë para se Parlamenti të votojë Kodin në seancë plenare. Bollano vëren se "ligji i ri elektoral ka shkaktuar zhgënjim në radhët e minoritetit", për shkaqe që lidhen sipas tij, "me një sërë nenesh problematike që cenojnë direkt standardet e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm". Në prononcimin e tij, ai pretendon se "objektivat e vërteta të Kodit të ri Elektoral, nuk shtrojnë rrugë të reja për demokratizimin e vendit. Ky Kod nuk kushtëzon barazi, transparencë, kredibilitet, besueshmëri dhe standarde për procesin, përderisa komisionet e të gjitha niveleve janë në dorën e vetëm dy partive të mëdha".
Propozimet
Duke u kujtuar demokratëve e socialistëve peshën që ka në Jug të vendit vota e minoritarëve grekë, Bollano inkurajon dy partitë e mëdha për gjetjen e një zgjidhjeje të arsyeshme. Sipas tij, dy janë kushtet që duhet të plotësojnë PD e PS, në rast se nuk e dëshirojnë mbajtjen larg kutive të votimit të komunitetit grek. Konkretisht ai propozon së pari, që në zonat e minoritetit menaxhimi i procesit elektoral të jetë në dorën e grekëve etnikë dhe jo të përfaqësuesve shqiptarë të dy partive të mëdha. "ثshtë e arsyeshme që aty ku banon komuniteti grek dhe aty ku historikisht ka një shifër më të lartë banorësh me origjinë greke, shqiptarët të heqin dorë nga menaxhimi elektoral edhe pse ligjin e bën shumica", - arsyeton Bollano në deklaratën e tij për "Proinos Logos". Së dyti, kreu i OMONIA-s kërkon që në Kodin e ri Zgjedhor t'u jepet e drejta e votës vetëm atyre emigrantëve shqiptarë me banim në Greqi, të cilët kanë siguruar kartën e homogjenit dhe që ai preferon t'i cilësojë si "vorio-epirotas". "Ky Kod u mohon të drejtën e votës dhe u bllokon çdo mundësi për pjesëmarrje në zgjedhje të gjithë atyre vorio-epirotëve të shtrënguar ndër vite për të lënë shtëpitë e tokën e tyre, duke preferuar të emigrojnë për një jetë më të mirë në Greqi. Të gjithë vorio-epirotasve që kanë emigruar në Greqi, duhet t'u jepet e drejta të marrin pjesë në këto zgjedhje", - propozon Bollano. Në fund të prononcimit të tij, kreu i OMONIA-s vë në dukje se "minoriteti grek në të gjitha proceset elektorale ka qenë shpesh objekt i manipulimit të votës e shprehjes së verdiktit që ka pasur kjo kategori e elektoratit". Kësisoj, ai thekson se kësaj here një situatë e ngjashme nuk do të lejohet më që të përsëritet. Ndaj, nëse PD e PS nuk do të reflektojnë karshi propozimeve të minoritetit grek, atëherë sipas Bollanos ky komunitet do t'i bojkotojë zgjedhjet parlamentare.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bollano: Minoriteti, bojkot zgjedhjeve '09

po i bllokoi minoriteti zgjedhjet neve na plasi ....!

Me kete rast ju ftoj te gjitheve te beheni anetare te grupit "pro shkarkimit te vasil bollanos",ne facebook!

një grup i cili ka reth 6000 anetare dhe po behet gati një peticion,qe do firmoset nga te gjithe dhe qe do i dergohet qeverise shqiptare,presidentit,kryetares te kuvendit,ministrit te jashtem,dhe organeve te tjera kompetente me kerkese kryesore shkarkimin e menjehershem te bollanos.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Bollano: Minoriteti, bojkot zgjedhjeve '09

Mos, edhe kjo do ndodhe... :D

Kush është ky minoriteti, nga bie ky lol
 

mirela

DODONA hajmali
Titulli: Bollano: Minoriteti, bojkot zgjedhjeve '09

po i bllokoi minoriteti zgjedhjet neve na plasi ....!

Me kete rast ju ftoj te gjitheve te beheni anetare te grupit "pro shkarkimit te vasil bollanos",ne facebook!

Mire e ka Bledi :) behuni dhe ju :)
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Titulli: Bollano: Minoriteti, bojkot zgjedhjeve '09

Ky ka bere bojkot?Q**** Bollano!!!!
 
Last edited by a moderator:
Top