• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Botërori i peshëngritjes, kuqezinjtë synojnë medalje

cent

Banned
Prej datës 20 tetor po zhvillohet në Wroclaw të Polonisë kampionati botëror I peshëngritjes, ku merr pjesë edhe shtanga shqiptare me 3 peshëngritësit më të mirë, Danel Godelli, Erkand Qerimaj dhe Romema Begaj, të cilët premtojnë zonën e medaljeve, pse jo edhe vendet më të lartë të podiumit. Sipas kalendarit e para do të ngjitet në pedanë nënkampionia e Europës në shkëputje për peshën 58 kg Romela Begaj, që në këtë botëror konkurron në peshën deri 63 kg.

Begaj bën pjesë në baterinë A që parashikohet ta nisë garën në orën 16:55 të së mërkurës. 3 orë më pas I vjen radha Daniel Godellit, kampionit të Europës në shtytje që do të garojë në peshën 69 kg. Erkand Qerimaj, I rikthyer pas dy viteve pezullim për përdorim të dopingut, do të ngjitet në pedanë të enjten në orën 19:55, në baterinë A. Ekipi kombëtar shqiptar I peshëngritjes, edhe pse I reduktuar në numër me vetëm 3 sportistë, ka udhëtuar me shumë pretendime drejt Polonisë, pasi synohen medjale në të tri kategoritë. Kampionati botëror I peshëngritjes transmetohet drejtpërdrejt edhe nga platforma Digital në kanalin Eurosport.
/S.Sport
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Botërori i peshëngritjes, kuqezinjtë synojnë medalje

Hajde me fitore .. Suksese kuqezinjëve..
 
Top