• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

BRUKSEL-Komiteti i Jashtëm i Këshillit të Europës ka diskutuar dhe ka miratuar sot pa

redi-

Anëtar i Respektuar
BRUKSEL-Komiteti i Jashtëm i Këshillit të Europës ka diskutuar dhe ka miratuar sot paradite rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë. Rezoluta do te hidhet në votim plenar në muajin Korrik.

“Shqipëria ka bërë përparim në reformën, por duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin, dhe të gjitha Shtetet Anëtare të BE duhet të mbështesin një qëndrim të përbashkët për Kosovën”, bëri të ditur sot Komiteti i Punëve të Jashtme në dy rezolutat e këtyerë vendeve që i miratoi të mërkurën. Duke vënë re se janë përmbushur kriteret e Kopenhagenit, Parlamenti duhet të mbështesë anëtarësimin përfundimtar në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, shton Komiteti i Punëve të Jashtme në Këshillin Europian. Te dyja Rezolutat jane planifikuar te hidhen per votim ne seancen plenare te PE, ne muajin Korrik.

Rezoluta është hartuar nga raportuesi për Shqipërinë dhe Ballkanin në PE, europarlamentari grek, Nikoalos Chountis. Për rezolutën ndaj Shqipërisë ishin propozuar 114 amendamente, në të cilat vërehet qartë mbështetja politike e grupeve përkatëse politike në Parlamentin Europian.

Në përmbajtjen e saj, Rezoluta mirëpret vendimin e 27 Majit të Komisionit Europian për të propozuar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe i bën thirrje Komisionit të verifikojë që të gjitha kriteret që kanë mbetur të plotesohen në muajt e ardhshëm, me qëllimin për ti hapur rrugë, Këshillit dhe parlamentit të miratojne liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare brenda fundit të ketij viti.

Rezolutia e Chountis gjithashtu nxit fuqimisht të gjitha forcat politike që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv duke përfshirë ketu diskutimet mbi një ligj të ri elektoral që do të garantojë transparencë të plotë të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
Rezoluta thekson se një zgjidhje ndaj krizës aktuale mund të gjendet vetëm duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe principet e transparencës.

Rezoluta për ecurinë e Shqipërisë ishte parashikuar që të votohej më 1 qershor, por kriza politike detyroi europarlamentarët që të mos ta votonin atë, duke pritur një konsensus politik mes demokratëve dhe socialistëve për çështjen e hetimit të zgjedhjeve më të fundit parlamentare.
Pikat më të debatueshme të rezolutës ishin: pika 3, që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri dhe pika 6, që ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave.

Komiteti i Jashtëm në KE miratoi sot dhe Rezolutën për procesin e integrimit të Kosovës në BE, të hartuar nga Shqipëria.

Të dy rezoluta do të hidhet në votim plenare në Korrik.
(d.b/BalkanWeb)
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: BRUKSEL-Komiteti i Jashtëm i Këshillit të Europës ka diskutuar dhe ka miratu

Lajm i mire por te shohim sa do i realizojne se me shpresa kane ketu e kohe qe e mbajne Shqiperine ....
 
Top