• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

C’do të thotë vetëbesim?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Butterfly flying away
Kur e ke vetëbesimin je më i qetë më i sigurtë, të hapen rrugët për çdo gjë. Mungesa e besmit në vetëvete krijon frikë dhe çdo gjë na duket e paarritshme.

Ka vetëbesim dhe vetëbesim i tepruar. Tema është për Vetëbesimin që një person beson në vetëveten ose në forcat e veta për t'i zgjidhë problemet në jetë.

I lehtë për t’u identifikuar, por me gjasë vështirë për t’u definuar dhe për t’u matur: ç’do të thotë vetëbesim?
Mbi të gjitha është vetëbesimi për t'i hapur rrugët e gjithanshme në jetë. Po pate besim në vete do të arrishë ta gjunjëzosh edhe armikun.
Njëra nga kërkesat kryesore për sukses, lumturi dhe për të arritur qëllimet është besim. Vetëbesimi i madh edhe do të jetë i dobishëm në çfarëdo fushe të jetës.

Nuk je i lindur me vetëbesim, dmth. vetëbesimi nuk është diçka prej natyre, por mund të mësohet, ushqehet dhe ndërtohet nëpër vitet, në çdo fazë të jetës.

Besimi nuk është prona private e askujt; personi që e ka, e mëson dhe vazhdon ta mësojë.

Shkalla jote e besimit është në të vërtetë rezultati nga si e përcepton veten – që do të thotë në fund të fundit, se si njerëzit do të të përceptojnë ty. Se ç’raporti njerëzit kanë me ty dhe si reagojnë ndaj teje, kjo është një pasqyrim i mënyrës se si e përcepton veten.

Prandaj, nëse nuk ke një shkallë të madhe vetëbesimi ose një respekt të madh për vetveten, kjo zakonisht ndodh sepse përqëndrohesh në vetitë e tua negative dhe në atë që e bën gabim.

Me fjalë të tjera, ti je armiku yt më i keq! E mira është që mund ta ndryshosh këtë duke përmirësuar vetëbesimin tënd.

Njeriu më i talentuar në botë duhet të ndërtojë besimin në talentet e tij duke nisur nga themeli i besimit dhe diturisë, si të gjithë të tjerët. Forma do të jetë e ndryshme nga personi në person, por puna e nevojshme është e ngjajshme.

Besimi dhe qëndrimi janë të arritshëm për ne të gjithë sipas aftësive dhe kërkesave tona, jo sipas kërkesave të dikujt tjetër, përderisa i përdorim talentet tona dhe i zhvillojmë.

Vetëbesimi është një rrugë që bën që individët të kenë pikëpamje pozitive, por të arsyeshme për vetveten dhe rrethanat e tyre.

Njerëzit e sigurtë në vetvete kanë besim në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre, kanë një ndjenjë të përgjithshme ndikimi në jetën e tyre, dhe besojnë, brenda së arsyeshmes, që do të jenë të aftë për të bërë atë që dëshirojnë, planifikojnë dhe parashikojnë.

Të kesh vetëbesim nuk do të thotë domosdo që njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka.

Njerëzit e sigurtë në vetvete paskan shpresa dhe standarde që janë reale dhe të arsyeshme. Edhe në qoftë se disa prej standardeve të tyre nuk plotësohen, mbeten pozitivë dhe e pranojnë vetveten.

Njerëzit që nuk janë të sigurtë në vetvete mbështeten në mënyrë ekstreme mbi njerëz të tjerë për t’u ndier mirë me vetveten. Ata kanë një tendencë t’u shmangen rreziqeve sepse kanë frikë se do të dështojnë. Zakonisht nuk presin nga vetja që do të kenë sukses.

Shpeshherë e ulin vetveten dhe kanë tendencë të mospërfillin lavdërimet që u drejtohen.

Nga ana tjetër, njerëzit e sigurtë në vetvete janë të gatshëm të kalojnë rrezikun e mospranimit nga të tjerët, sepse zakonisht besojnë në aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre. Ata kanë tendencë ta pranojnë vetveten; nuk ndiejnë që duhet të përshtaten për t’u pranuar.

Vetëbesimi në thelb nuk është një veti e përgjithshme, një tipar që përshkon të gjitha aspektet e jetës së një personi.

Zakonisht njerëzit kanë disa aspekte të jetës së tyre ku mendojnë se kanë mjaft vetëbesim, për shembull studimet dhe sporti; ndërsa në të njëjtën kohë nuk ndihen të sigurtë fare në fusha të tjera, për shembull paraqitja personale, marrëdhëniet shoqërore dhe të tjera. / spekter*

Cdo te thote per ju vetebesim ???
Sa e praktikoni ate ???
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Personalisht nuk eshte se kam ndonje vetbesim te tepruar,por ne disa raste mundohem te ruaj qetesine dhe te shpresoj se do te arrij ate cka deshiroj.
Nuk eshte se dukem si e tille,por ndonjehere habitem edhe vete me veten sesi ka mundesi qe un e bera kte dhe arrita rezultate te mira.
Sipas meje fjala vetbesim nenkupton besimin dhe shpresen qe ka njeriu brenda vetes per te arritur qellimet qe i vendos vetes.
 

Ridexxx

Antarë i Respektuar
Vetbesimi krijon kushtet per nje jete te mire dhe te sukseseshem. Baze e forte ku duhet te mbeshtetemi per te ndertuar te ardhmen
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Edhe kam edhe s'kam. Ne fakt mua ne cdo sipermarrje qe marr me shoqeron 1 jovetbesim rruges. Kur vendos per dicka them: do e bej ja dal. paataj gjate processit: o Zot inshallah ja dal o Zot inshallah ja dal.
Ne fund ja dal ne fakt por ai procesi i ankthit dhe merakut me gerryen.

Mgjth, une kam qene dhe jam tip qe i futem detit me kembe ne fakt. Nje rob pa vetbesim nuk besoj se do e bente
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Edhe kam edhe s'kam. Ne fakt mua ne cdo sipermarrje qe marr me shoqeron 1 jovetbesim rruges. Kur vendos per dicka them: do e bej ja dal. paataj gjate processit: o Zot inshallah ja dal o Zot inshallah ja dal.
Ne fund ja dal ne fakt por ai procesi i ankthit dhe merakut me gerryen.

Mgjth, une kam qene dhe jam tip qe i futem detit me kembe ne fakt. Nje rob pa vetbesim nuk besoj se do e bente
epo ne 3 fjali te shkruaj robi fjalen "ne fakt" 3 here?! S'di dmth! 🙄
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Te mendosh,veprosh ,arrish pa u ndikuar shume nga elementet qofshin paresore apo dytesore rreth teje.
Une-mendimi-finalizimi i keti mendimi dhe ne funde kenaqesia e arritjes.
 

Marla

COVID-19
Vetebesim eshte psh te dukesh si Mr. Bean dhe te shkosh ti propozosh Kim Kardashian bi fjala per te kalu naten me te dhe mbas asaj nate ajo do jete perjetesisht e dashuruar me ty.
 
M

Morfina

Vetebesim eshte psh te dukesh si Mr. Bean dhe te shkosh ti propozosh Kim Kardashian bi fjala per te kalu naten me te dhe mbas asaj nate ajo do jete perjetesisht e dashuruar me ty.
Kjo pjesa fundit perjetesisht e dashuruar cik si wishful thinking po hajt mo 🤣🤣. Do bej Tifo per Mr.Bean 😜
 
Top