• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ç’është liria?

Faik Konica u tregon shqiptarëve se “Ç’është liria?”

Ç’është liria? – Më mbetet pakë kohe akoma. Dua të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në vend të trurit, të kllas këtë: ç’është liria? Te mos të kisha nisur këtë fletën, (gazetn Albania), vaftë në Djall! s’do të humbja kohën time të mësonj gomerave ç’është liria. Dy muaj janë që u- nis kjo puna, dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve.
IMG_20200315_191548.jpg


Më mirë te shes pleh njeriu se të nisje punë për Shqiptarët. Janë nja 50 Shqiptarë që kuptojnë ç’është liria: ata nuk na shkruajnë gomarërira se dinë që është i lirë njeriu të thotë si e ka në fund të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numra mbas fjalës që dhashë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohshmen; më mirë të shes mut njeriu, se të shkruaj për Shqipetarët. Gomarëve pra, le të përpiqem akoma një herë t’u mbush kokën me këtë: ç’është liria?

Liria është të mundet njeriu:
1. të besojë ç’i do zemra; të thotë ç’i do zemra;
2. të shkruanj ç’i do zemra;
3. të bëjë ç’i do zemra, veç ato që janë kundër lirisë së tjeteri njeriu.
4.
Shqiptarët, më të shumët, janë shpirtrobër. Për dëftim:
Janë Shqiptarë që kanë fe. Unë thom: “ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja” dh kur më dërgojnë artikuj për të lëvduar fetë, i shtyp pa besuar, se s’ kam të drejtë t’u pres lirin’ e fjalës. Po kur unë besonj, thom; shkronjë që më vjen të vjellur për ç’do fe.
– ata shpirtrobërit më thërresin: “S’të lëshojmë lirinë të shash fetë!” S’më lëshoni të shaj fetë. Por unë, shpirtrobër, pse u lëshonj t’i lëvdoni fetë? A kini, në mos fillosofi, pakëz mend për të kuptuar që fjala juaj është fjalë gomari?
Vëllezër Shqiptarë! mjaft rrojti e gjora Shqipëria jetën e Kurmit; duhet dhe ajo të nisjë tani të rrojë jetën e mendjes (La vie intellectuelle). Jeta e mendjes është të hapim të tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës tjatrit, të kuvendojmë si njerëzit e qytetëruar që mblidhen të lëftojnë me fjalë për iderat e tyre.
Mos besoni se kështu do të largonemi njëri – tjatrit! për kundër, do të qasemi më shumë, se do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura, dhe do të kuptojmë që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshërimi i së Vërtetës e dëshërimi i Shqipërisë.
Për të qenë e mirë e përkohëshmja, duhet të jete si pazar, – nji pazar ku gjenden njerëz të pasure, njerëz të vorfër, gra, burra, djem, të krishterë, muslimanë, të pafe, të tërë tok, dhe, duke kuvenduar, miren vesh për mbrothësin’ e punërave të tyre.

T.S (TRANK- SPIRO BEG (pseudonimi i Faik Konicës)
Gazeta Albania, v. 1897, nr. 2, f. 32
A vataj
 

Comments

Te jesh i lire ne kete bote ku mbizoteron poshtersia është shume e veshtire. Çdo njeri është i lire ne shpirtin e tij por vjen një dite qe kjo liri cenohet. Jane njerezit medioker, te ngushte, ziliqare, dinake, shpirtkazem, te cilet perpiqen ta cenojne.

Te gjithe e duan lirine por shume e keqinterpretojne ate.Te gjithe njerezit mundohen te ndryshojne boten, por harrojne qe ndryshimi fillon nga vetja !
 
  • Like
Reactions: Ivy
Veshtire se mund te gjesh dike qe te mos doje te jete i Lire.

Te lire duan te jene femijet dhe ndihen te pakenqur nga urdhrat e prinderve.

Lirine e duan adoleshentet, te cilet shpesh here bien ne konflikte me moralin e ambientit ku jetojne.

Lirine e duan femrat, meshkujt, te martuar apo beqare.

Lirine e duan fetaret, laiket, ateistet, politikanet, mjeket, ekonomistet, inxhinieret etj etj me rradhe.

Lirine e duan diktatoret, demokratet, anarkistet.

Te gjithe deklarojne qe e duan dhe te gjithe mundohen ta gjejne.
 
Liria është një shqiponje krenare qe fluturon ne qiellin e pafund.

Te jesh i lire ne kete bote ku mbizoteron poshtersia është shume e veshtire. Cdo njeri është i lire ne shpirtin e tij por vjen një dite qe kjo liri cenohet. Jane njerezit medioker , te ngushte , ziliqare , dinake , shpirtkazem dhe te ndezur nga ligesia qe mundohen te godasin ate shqiponje qe shpon qiellin me krenarine e saj.

Te gjithe e duan lirine por shume e keqinterpretojne ate. Ne një fare menyre edhe liria ka një kufi .

Te kerkosh me zotim lirine duhet te dish edhe ta njohesh dhe ta perdoresh bukur ate.

Te gjithe njerezit mundohen te ndryshojne boten,
por harrojne qe ndryshimi fillon nga vetja !
 
Fodulleku është gje e keqe,pa le me kur fodullekut i jepet dhe e drejta per veprim,ekzekutim, kuku e medet atehere.
 
Top