• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cfare do te thote ?

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Cfare do te thote ?

Kete teme jam duke kerku sa kohe !

Dua ti ndaj me ju disa fjal se i flasim ne nga kosova ,dhe se nuk tingllojn shqip!!!!!por ajo se me mundon shum ketu eshte..se ne e mesojm gjuhen letrare e nuk e flasim pothujse fare hiq ...ja disa fjal se ne i kemi te zakonshme...

psh ..
qader- / çadër
baski / gozhda
ternerka / tuta ose kostum sportiv
qekiq / çekiç
kifle me xhem(sa hengra nje se mu kujtu )lol / bukë simite sygjeruar nga Arfe kjo
dana/ pinceta ose piskatore për të hequr vetullat
seter
digitron -tv
tre set ose garnitur per dhome
krrabza/ ose shtiza
grep/ ose biz
kasnak
papuqe/ papuçe por në këtë rast përdoret në kuptimin/ shapka
fertere
kojshi / komshi
mixha
qaj rusi
rrym
shitore
shtipalka
qur-quran
kama
tybe
qitash
a po vjen
bunduzher
bager
asfallt
kqyre
kajti
mos me shurdho etj etj

Ky eshte fjalori se flasin ne kosove ..pamvarsisht se mesohet ne dialekt letrar.... prap se prap keshtu flitet kudo ..kjo eshte mjerim

Unë po të shkruaj ato që kuptoj si thuhen në gjuhën letrare.
Nuk i kuptova të gjitha prandaj këto mund ti shqiptosh ti ose
dikush tjetër.

Në fakt është për tu ardhur keq si për ata që thua ti por edhe
për shumicën në Shqipëri. Ndryshimi është tek fakti që aty tek
juve nuk i kushton njëri vëmendje gjuhës jashtë shkollës, duke
folur popullore ose kosovare apo si doni ta quani. Unë kam rastisur
shumë herë të flas/ dëgjoj kosovar dhe shumëhera nuk arrija ti kuptoja.

Gjithsesi unë e kuptoj vështërsinë tënde Arf kur je rritur duke folur
e shkruajtur vetëm me djalekte.
 
Last edited by a moderator:

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Cfare do te thote ?

Ne kemi nevoj shume per mesues te gjuhes shqipe . Une i kam kryer 12 vjete shkolle , dhe se mbaj mend qe kemi mesuar ndonje ore gramtike ! Se mos te flasim per gjuhen qe flet populli ajo eshte large te arrihet ....Jo vetem rrethi ka vi une qe e kane kete problem , po ne cdo komune te Kosoves mungojne profesoret e gjuhes shqipe . Pa mesuesit si ta mesojme gjuhen ?
Per keto arsye ne kosovaret kemi problem ne te shkruar dhe ne te folur . Dhe si eshte duke shkuar sistemi shoqeror dhe arsimor ne vend , jam i mendimit ky problem do te zgjat shume .

Po e shkruj edhe une nje fjale :


truallan / budalla
 
Last edited:

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Vendndodhja
Hitler Land
Titulli: Cfare do te thote ?

Digitron eshte Pulti ose telekomanda e televizorit.
Mixha eshte Xhaxhai
Caj Rusi keni ne Durres ke Rrota kuqe kam par ne Gusht. Caj!
Rrym eshte korenti/energjia elektrike.
Shitore eshte dyqani.
Qitash - Tani!
Kqyre - shikoje. Kqyr - shiko.

Kosova ka dialekt.
Nder gjith qytetet e Kosoves,une me sa kam njohur Gjakova e ka gjuhen me te paster.

Tung - Mirupafshim.
 
Top