Çfarë është bindja?

Çfarë është bindja?
Ne duhet t'i bindemi një urdhri me çdo kusht pa ditur më gjatë?

A nuk është kjo ajo që bëjnë shumica?
Prindërit, mësuesit, të rriturit në përgjithësi, ju thonë:
"Bëni këtë gjë." Ata e thonë me dashamirësi ose ndryshe në mënyrë kërcënuese dhe, sepse kemi frikë, bindemi.
Në këtë mënyrë bëjnë edhe qeveritë dhe ushtria.

Ne jemi trajnuar që në fëmijëri të bindemi, pa e ditur pse e qysh.
Sa më autoritarë të jenë prindërit tanë,
sa më tiranike të jetë qeveria, aq më shumë detyrohemi dhe formohëmi që nga fëmijëria e hershme; dhe pa e kuptuar as pse duhet të bëjmë atë që na thonë të bëjmë, të bindemi.

Dhe na thonë edhe çfarë të mëndojmë.
Mendjet tona janë të pastruara nga çdo mendim që nuk është e miratuar nga shteti. Nga autoritetet vendore.
Ata kurrë nuk na mësojnë apo na ndihmojnë të mendojmë, për të zbuluar diçka vetë; gjithçka që na thonë është të bindemi.

Dhe klerikët na thotë ta bëjmë këtë gjë, tekstet e shenjta na thonë ta bëjmë këtë dhe frika jonë e brendshme na detyron të bindemi; nëse nuk bindemi, në fakt, do të jemi të hutuar, do të ndihemi të humbur.
Prandaj ne bindemi sepse heqim dorë të menduarit autonom.
Ne nuk duam të mendojmë sepse të menduarit është shqetësuese; për të menduar duhet të pyesësh mbi gjërat, të hetoni, të zbuloni në mënyrë të pavarur.
IMG_20211213_182203.jpg
Jiddu Krishnamurti.
Kërkimi i lumturisë.
FB_IMG_1639405931985.jpg
" Në bindje gjithmonë është frika, dhe frika errëson mëndjen"
(Krishnamurti )

Në shqip by Lauri 👍
 
Tema që duhen lexuar paralelisht
 
Per mua bindja eshte argumenti!
Dhe intuita, qe verteton se mendimi per dicka qe e sillje ne mendje gjersa e vertetove, ishte i drejte!
 
Top