• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cfare eshte parapsikologjia ?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
parapsikologji-2.jpg parapsikologji-3.gifparapsikologji.jpgParapsikologjia, dhe te gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin nje interest e madh ne ditet tona. Ne mesin e shekullit te 20 filluan hetimet e para shkencore mbi kete teme, por pa arritur ne nivele te plota, ne menyre qe te krijohej nje shkence e re e vecante. Per kete arsye parapsikologjia perben nje dege te psikologjise.

Me fjalen parapsikologji jepet te kuptohet sektori I hetimit qe studjon aftesite me te thella dhe te panjohurate shpirtit njerezor. Marrja me kete sector nuk perben ndonje lloj initacion ne ‘’mrekullira’’, por perpjekjen per nje kuptim sa me te mire te njeriut dhe te jetes ne pergjithesi. Kjo qe ne vitet e fundit perben nje zone te re hetimi, net e vertete nuk eshte aspak e re.

Ne lashtesi te gjithe qyteterimet e lashte u moren me zhvillimin dhe ushtrimin e ketyre fuqive te njeriut.Dhe madje nuk behej fjale per nje studjim ne fenomene te veshtira dhe te pakuptimshme, por per zbatimin e drejte te Ligjeve te Natyres, te dukshem ose te padukshem.

Por per te kuptuar me mire idene e parapsikologjise (te gjendjeve domethene qe ndodhen pertej dhe me lart psikise se njeriut), duhet te te studjojme njeriun si nje qenie e nderlikuar qe, pervec trupit te tij fizik, zoteron dhe nje pjese psikologjike dhe nje pjese shpirterore.

Ky mendim eshte bashkekohor por dhe njekohesisht edhe shume I vjeter dhe tradicional. Lidhja harmonike e ketyre pjeseve ose ‘’trupave’’ perben krijesen e plote njerezore.Pyetja eshte se sa vete njeriu njeh kete krijese?

Studjime dhe mendime bashkekohore na tregojne se net e vertete njohim shume pak gjera per veten tone. Njeriu zoteron nje dinamike, aftesi dhe mundesi qe jane gati krejt te panjohura.

Le te perngjajme njeriun me nje ajsberg qe 10% e ekzistences se tij ndodhet mbi siperfaqen e detit (koshience), dhe 90 % ndodhet e fundosur Brenda ujit (subkoshience). Ne kete zone te madhe subkoshiente, pra, ekzistojne dhe shfaqen te ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Ne kete menyre kuptojme se parapsikologjia si nje shkence, eshte studjimi I nje zone ‘’te erret’’.

Sigurisht kjo pjese e erret subkoshiente, me edukimin e pershtatshem, hetimin dhe kanalizimin mund te ndricohet, dhe keshtu pjesa koshiente tem und te zgjerohet.

Hapi I pare ne kete perpjekje eshte studjimi I botes psikologjike, te quajturit nga esoterizmi tradicional ‘’trupi yllor/astral’’. Ky trup eshte kaq real sad he trupi fizik. Fenomenet e tij jane te dukshme tek vezhguesit e afte.

Ashtu sikur njeriu I verber eshte I paafte te shikoje fenomenet fizike, ose sikur shume fenomene fizike kane nevoje per makineri te vecanta per tu bere te dukshme, keshtu dhe ‘’ I verberi yllor/astral’’ nuk shikon asgje dhe shume gjendje te tilla I kalojne koceptimit te tij sikur te mos ekzistonin kurre.

Nevojitet qe Ndergjegjja / koshienca te stervitet dhe te mesohet te veproje ne kete nivel. Dhe kur kjo gje te ndodhe, duhet te perparoje me tej ne studjimin e trupit mendor dhe akoma dhe te trupit shpirteror.Kuptojme ne kete menyre se sa e gjate eshte rruga e vetenjohjes dhe te diturise se vertete mbi fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kete zhvillim dhe dije, te quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe I perballojme per cdo dite.

Nuk eshte e nevojshme nje njeri i privilegjuar me aftesi parapsikologjikete jete dhe I zhvilluar shpirterisht, ne mnyre qe te dije te njohe dhe te kontrolloje keto fuqi te tij. Me e zkonta eshte te kete lindur me to dhe me te vertete nuk I kontrollon dhe nuk I kanalizon sipas vullnetit dhe deshires se tij.

Kjo eshte nje arsye e rendesishme per te cilen shkencetaret dhe studjuesit nuk kane arritur ne rezultate te caktuara dhe ne konkluzione, por vetem vezhgojne, rregjistrojne dhe testojne, gjithcka qe u perket ketyre fenomeneve parapsikologjike.

Esoterizmi jep pergjigjjet e tij mbi kete teme. Ne jep mesime mbi ligjet universale (karma, rimisherimi), qe influencojne zhvillimin e njeriut dhe percaktojne elementet me te cilat ai lind dhe ndjek kete ecuri.

Na meson per zonat e padukshme te ndergjegjjes/koshiences qe lidhen ngushte me nivelin e dukshem fizik. Na flet per Nje Jete dhe pe si mund te gjitha qeniet te jene te lidhura me njera-tjetren.

Sigurisht qe keto jane teori te pavertetuara, sipas mentalitetit tone, qe I nevojitet prova shume te ‘’dukshme’’ dhe te kufizuara. Keshtu do ten a duhet per shume kohe akoma te kerkojme ‘’ ne erresire’’ deri sa te arrijme te mundemi te zgjerojme menyren e konceptimit tone, te behemi me koshiente/ndergjegjshem net e gjitha nivelet dhe te fitojme dijen thelbesore.

Tani do te referohemi mbi disa nga fenomenet me te njohura dhe me te shpeshta parapsikologjike.

Shpalosje Astrale/yllore: eshte aftesia e veprimit aktiv te nivelit yllor/astral. Kjo ndodh kur trupi yllor clirohet nga trupi fizik. Ka mundesine e levizjes dhe te transportimit me nje shpejtesi te pabesueshme ne cdo lloj distance, ndersa trupi fizik qendron I palevizur. Sigurisht qe I njejti fenomen behet dhe ne nje menyre jokoshiente, gjate gjumit. Keshtu shpesh here duke u zgjuar, ekziston nje ideja e njeriut mbi dicka qe ai jetoi, por pa pasur ndonje kujtim te caktuar.

Mesazhe enderrore: Jung kishte thene se : Endrrat jane shpesh nje paradhenie e te ardhmes’’. Ndodh shpesh qe gjate endrrave te fitojme njohuri te duhura, pergjigjje mbi problemet tona dhe madje dhe te udhetojme ne kohe dhe te jetojme ngjarje te se ardhmes ne krahasim me kohen fizike ‘’reale’’.

Psikometria: eshte aftesia e perjetimit te ngjarjeve te se kaluares nepermjet cdo lloj objekti. Njeriu qe ndodhet ne kete gjendje udhehiqet nga nje objekt I caktuar, qe perfaqson momentet dhe ndodhite qe u zhvilluan gjate ekzistences setij te kaluar.

Parashikimi: mundesia per te njohur veprime te ardhshme. Ne lashtesi perbente nje intitucion te forte , qe ishin Orakujt.

Intuita ?(insight): eshte mundesia e konceptimit dhe e njohurise pertej shqisave dhe te mendjes sone te kufizuar. Ka te beje me te quajturin syrin e trete, zhvillimin e parandjenjes tek njeriu.

Telepatia: eshte aftesia e trasmetimit nga nje njeri tek persona te tjere, me mjete jo fizike, te nje figure, mendimi ose ndjenje. Per tu arritur kjo, nevojitet te mbizoteroje dikush nivelin psikologjik dhe ate mendor, dhe gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij te jene mjaft te forta dhe te pastra.

Keto jane disa nga fenomenet kryesore qe quhen fenomene parapsikologjike. Por rrethi I tyre nuk mbyllet ketu. Keshtu do te referohemi mbi fenomenet e tjere ne nje artikull te ardhshem. Pervec kesaj, ashtu sikur thame qe ne fillim, vete parapsikolgjia eshte ne zhvillim e siper pavaresisht se ne ditet tona ajo perben nje zone hetimi dhe studjimi mjaft te zgjeruar.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
APARATI KIRLIAN


APARATI KIRLIAN

Semion Davinoviç Kirlian dhe Valentina Krisafovna Kirlian, nga Krasodari i Rusisë, janë personat që zbuluan mënyrën e fotografimit të Aurës, një metode domethënë, stampimit të saj në film, duke filluar që nga Aura e sendeve, bimëve e deri dhe tek njerëzit. Parapsikologët këtë e quajtën Bioenergji. Ai ishte mekanik dhe e shoqja ishte mësuese, por që shërbente si ndihmës i tij. Ishin gjithmonë shumë të dhënë tek eksperimentet e tyre. Dhe kjo duket pasi, Valentina vdiq nga shëmbja e sistemit të saj nervor, si arsye e një kohe të gjatë nënshtrimi në rryma me volt të lartë.


Pas vdekjes së së shoqes, Kirliani, filloi të besonte në jetën pas vdekjes. Këtë e kuptoi atëherë kur, pas vëzhgimesh të gjata, të ndriçimit të një bime që po thahej. Ishte i bindur se bioenergjia që krijon Aurat e qënieve embrione, nuk humbet kurrë. Pra Shpirti ishte i Pavdekshëm.
Kirliani filloi si një mjeshtër lokal, një riparues i vetëmësuar me një prekje magjike. Pavarësisht se kishte mbaruar vetëm katër klasë shkollë, riparonte gjithçka dhe ato që nuk i njihte i imagjinonte. Kështu, kur u ndërtua një spital i ri, në qytetin e tij, dhe aparatet nuk funksiononin, ishte Kirliani ai i cili shkonte dhe i riparonte. Aftësia e tij u përhap dhe kështu u bë ndërtuesi periodik i çdo instituti mjekësor të atij qyteti. Pas shumë vitesh, dhe pasi u stabilizua në punën e tij, u martua.
Një pasdite, ndërsa po riparonte një motor të frekuencave të larta, të një aparati elektrik që bënte masazh, rastësisht e godet një rrymë elektrike. Nuk i dhëmbi, por pa fishekzjarre të bukura dhe mendoi se këto fishekzjarre meritonin të regjistroheshin. Por, si do të mund ti fotografonte? Duhej të ishte një errësire absolute, pllaka xhami dhe të bindej objekti që duhej të regjistrohej, të bindej që të qëndronte mbi pllakën. Dhe sigurisht, objekti fillestar do të ishte ai. Atë që pa nga fotografia që nxori ishin kockat e dorë dhe një auër misterioze që rrethonte gishtat e tij.
Kërkimet e tij do të fillonin sistematikisht në vitin 1940, dhe Kirlian kuptoi se dhe bimët shprehnin të njëjtën Auër. Nuk dihej se çfare ishte, por ndjente sikur po preknin jetën. Kështu filluan të shqyrtonin çifte gjethesh. Në një rast njëra nga gjethet, dha elemente të tjera, pavarësisht se dinin se , gjethet që vinin nga e njëjta degë jepnin të njëjtat rezultate. Atëherë zbuluan se njëra gjethe ishte nënshtruar nga disa mikro-organizmë. Kështu, u lind dhe shkalla e dytë e kërkimit të tyre, diagnoza. Atëherë për fat të keq, shpërtheu lufta dhe kërkimet u ndaluan, për të rifilluar pas pesë vjetësh. Vetëm në vitin 1948 Kirlianët, arritën të ndërtonin një model të aparaturës së tyre , e cila u dërgua në Moskë për tu aprovuar.
Duke bërë një kthesë, kundrejt filmit me ngjyrë, që solli shumë mundësi, ndryshuan proçedurën e vëzhgimin nën teleskop, figura mbi sipërfaqen e ndriçuar të llampave që u zëvëndësuan me proçedura të padukshme. Gjithë këto vite përvojë, i shëndërruan në shkencëtarë dhe shpikës të një shkalle superiore. Por kjo nuk do të thotë se fituan famë dhe pasuri. Sepse në atë kohë ekzistonin dhe njerëz të tjerë që bënin zbulime të ngjashme. Kështu u njohën zyrtarisht nga shumë përfaqësues zyrtarë të shkencave vetëm në vitin 1960.
Në përgjithësi ishin njerëz me një dedikim të madh, me shpirt luftarak dhe me besim në rëndësinë e zbulimit të tyre. Më konkretisht, Semioni ishte një njeri i thjeshtë dhe mjaft i turpshëm, por me një dinjitet të qetë në sjelljen e tij. Jipte të kuptohej se ishte njeriu i vogël i cili përpiqet të shpëtojë botën. Ishte një njeri krenar, por jo një njeri që i pëlqente të ekspozohej, për bëmat e tij. Ndjente se nuk ishte ai i rëndësishëm, por ishin arritjet e tij. Ishte një shkencëtar, mekanik, një shpikës i mrekullueshëm.
Më vonë, u aprovua një hetim i përgjithshëm i fenomenit dhe të zbatimeve të tij praktike. Ajo që ishte më e çuditshmja ishte se sipas gjëndjes natyrale të organizmit, madhësia dhe shkëlqimi ndriçues kanë prirje për t’u ndryshuar. Lëkura e njeriut kur fotografohet me filmin me ngjyra, zbulon se pjesët e ndryshme dallohen nga ngjyra të ndryshme. Gjithashtu, ndjenja sikur frika dhe dhimbja, provokojnë një ndryshim të menjëhershëm të ngjyrës.
Aparati Kirlian u përdor në një mënyrë të gjërë nga shumë sektore, si për shembull në teknologjinë kozmike, gjeologjinë, metalourgjinë, në kontrollin e sigurisë së çdo industrie. Gjithashtu , u provua dhe në çeshtje gjyqësore për kontrollin e armëve vdekjeprurëse. Gjithashtu u përdor dhe në terapinë e njerëzve alkolikë dhe narkomanë. Aparati Kirlian mund të tregojë dhe nëse një person është i dashuruar me një person tjetër apo jo.
Një ndihmë të madhe ka dhënë ky aparat dhe në mjeksi për diagnozën dhe parandalimin e sëmundjeve. Qelizat që janë pushtuar nga kanceri, dallohen nga ngjyrat e turbullta që nxjerrin në fotografi. Me këtë mënyrë mund të zbulohet se cilët njerëz ndodhen në një nivel fillestar të sëmundjes, dhe kështu mund tu jepet një mundësi shumë njerëzve të shpëtohen nga kjo sëmundje. Gjithashtu , ndihmon rëndësisht në përballimin e fillimit të tretjes së trupit, por edhe të mëndjes. Shumë sëmundje mendore, dhe sidomos skizofrenia mund të diagnozohen kur ndodhen në një nivel fillestar.
Një tjetër sektor ku ndihmon shumë është edhe në gjëndjen fillestare të pacientëve që do të ndjekin terapi me rreze, kundër tensionit të lartë, sëmundjeve të kyçeve, enderitit. Përdoret për të vlerësuar objektivisht ndikimi i rrezatimit.
Ajo që është mjaft shpresëdhënëse dhe e rëndësishme, është se aparati Kirlian, na jep mundësinë të shikojmë njeriun dhe të gjitha qëniet jo vetëm nga ana materiale e tyre, por edhe si diçka tjetër. Viktor Injusin thotë: shikoj njeriun si një sferë rrufehedhëse . Një organizëm i gjallë nuk është asgjë tjetër përveç se një kristali gjigand i rrjedhshëm, një gjysëmkanal i përbërë nga një sistem i nderlikuar kanalesh të shkallëve të ndryshme kanalizimi.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Cfare eshte parapsikologjia ?

BIOENERGJIA


Duhet të kuptojmë se njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarkullon edhe nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike (që në kulturën e lashtë indiane quhen çakra) dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.

Sikurse të gjitha aparatet teknike që funksionon duke u furnizuar me anë të energjisë, me të cilën janë të lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston duke u shërbyer me energji universi.
Në fizikë, energji do të thotë aftësi veprimi, për kryerjen e një pune, ndërsa në psikologji do të thotë forcë, gjallëri e aktivitet psikik.
Energjia fizike paraqitet dhe vepron me forcën e saj në botën e jashtme materiale, ndërsa energjia psikike, mentale, emocionale... paraqet aftësi për kryerjen e veprimeve psikike, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale... pra, nxitje dhe rezultate të proceseve shpirtërore. Natyra e rrezeve fizike (dritës, rrezeve elektromagnetike, rrezeve rëntgen etj.) na është e njohur dhe e dokumentuar me anë të fakteve vepruese si materiale, ndërsa natyra e rrezeve biologjike ende mbetet e papranuar shkencërisht, e pasqaruar definitivisht, e mbështjell me vello mistike etj. etj. edhe pse fakte për t’u dokumentuar ka mjaft!
Duhet të kuptojmë se njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarkullon edhe nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike (që në kulturën e lashtë indiane quhen çakra) dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.
Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bios - jetë dhe energji - punë, veprim. Bioenergjia i është e njohur njerëzimit që nga lashtësia dhe është përdorur atëherë, e përdoret edhe sot, për shërimin e shumë sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek të sëmuret, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me anë të duarve, mbi trupin e të sëmurit, pa e prekur atë.
Edhe Jungu, në teorinë e tij të “Vetëdijes kolektive dhe të simboleve të arketipave”, thotë se njeriu është qenie psikoenergjetike dhe se shëndeti i tij varet shumë nga ajo se si energjia qarkullon nëpër trupin e tij, madje, çfarë ndien, mendon, dëshiron etj.

Siç thamë më lartë, bioenergjia i është e njohur njerëzimit që nga kohët më të hershme. Indianët e njohin këtë energji qysh para 5000 vjetësh she e quajnë “prana”. Këtë energji universale ata e konsiderojnë burim të jetës. Me anë të ushtrimeve të Jogës, ata manipulojnë edhe sot me këtë energji, nëpërmjet teknikës së frymimit, meditimit dhe ushtrimeve fizike, për ta mbajtur organizmin në gjendje të kthjellët, të qetë dhe të shëndoshë.
Edhe kinezët e njohin këtë energji dhe e quajtën Ch’i. Sipas filozofisë së tyre, e gjithë materia e gjallë apo edhe ajo që konsiderohet e “vdekur”, është e përbërë dhe e përshkuar nga kjo energji. Energjia Ch’i përmban dy pole të forcës, Jin dhe Jang. Kur Jin dhe Jang janë në baraspeshë, sistemi i gjallë (organizmi) është i shëndosh, ndërsa kur midis tyre sundon disharmonia (jobaraspesha), si rezultat i saj kemi gjendje të sëmurë.
“Kabala” - teoria mistike e hebrenjve, që ka filluar të paraqitet rreth 450 vjet para Krishtit, bënë fjalë për këtë energji si dritë e shndritshme, dritë astrale. Krishterimi portreton figurën e Isait/Jezusit dhe figurat tjera të larta shpirtërore të rrethuara me dritë të lehtë e të shndritshme (aureolë) mbi kokë. Shumë mësime ezoterike, si tekstet e vjetra hinduse, teozofistët, tibetasit, budistët e Indisë, zen - budistët e Japonisë, Zonja Blavocki, Rudolf Shtajner e shumë personalitete tjera, që janë marr me çështje shpirtërore, flasin dhe e përshkruajnë këtë energji.
Në fillim të shekullit XII, Buraku dhe Liberi kanë vërejtur se qeniet njerëzore kanë energji, e cila mund të provokojë ngacime edhe në largësi. Ata kanë cekur se një person, me vetëdëshirë, mund të provokojë efekte pozitive ose negative tek personi tjetër, pa prekje fizike. Edhe Paracelzusi, në mesjetë, këtë energji e ka quajtur “Ilaster” dhe thoshte se ilasteri është i përbërë nga forca e jetës dhe materies.
Dukurinë e “Energjisë universale”, në vitin 1800, e vëren edhe Mesmeri, i cili në bazë të kësaj energjie e krijoi “mesmerizmin”. Më vonë, Mesmeri këtë energji e përshkruan si hipnotizëm. Wilhem von Rajhenbah kaloi 30 vjet duke eksperimentuar në lëmin, të cilin e quajti “forcë tërheqëse”. Ai zbuloi se forca në trupin e njeriut prodhon polaritet të njëjtë me atë që gjendet në kristale. Në bazë të këtij eksperimenti, Rajhenbahu e përshkruan anën e majtë të trupit si po, negativ, ndërsa të djathtën si pol pozitiv. Ky sistem është pothuajse i njëjtë me sistemin kinez: Jin dhe Jang.

Në vitin 1919, dr. Wiliam Killner bëri publike kërkimet e veta rreth energjisë njerëzore, për të cilën thotë se e ka parë nëpërmjet ekraneve të ngjyrosura dhe filtrave. Ai shkruan se ka parë tri shtresa në formë të mjegullës rreth trupit të njeriut. Këtë mbështjellës ai e quan “aura”. Killner zbuloi gjithashtu se paraqitja e aurës tek njerëzit është e ndryshme, varësisht nga mosha, vetitë mentale - emocionale dhe gjendja e tyre shëndetësore. Në bazë të kësaj, Killner zbuloi sistemin e diagnozimit në bazë të ngjyrave, përmbajtjes dhe dukjes në përgjithësi të mbështjellësit të trupit, pra aurës.
Dr. Wilhelm Reich, psikiatër dhe koleg i S. Frojdit, këtë energji e quajti “orgon”. Në periudhën 1930-1950, Rahji eksperimentoi me këtë energji, duke shfrytëzuar instrumentet më të reja mjekësore të kohës. Ai vërejti se si energjia pulsonte në natyrë dhe rreth të gjitha lëndëve organike dhe joorganike; kishte vërejtur gjithashtu pulsimin e energjisë që rrezatonte nga mikroorganizmat, duke shfrytëzuar mikroskopin e fortë, të konstruktuar posaçërisht për këtë. Gjithashtu, Rahji kishte konstruktuar vetë edhe aparatet për matjen e polit të orgonit.
Para disa vitesh, një grup shkencëtarësh nga ish- Bashkimi Sovjetik, në Institutin e Bioinformatikës “A.S. Popov”, paraqesin zbulimin se organizmat e gjallë emitojnë vibracione energjetike në frekuenca rreth 300-2000 nanometra. Ata këtë e quajtën energji biopolare ose bioplazëm. Ata zbuluan se personat që kanë aftësi për transformimi e energjisë e kanë fushën polare më të gjere dhe më të fortë. Këto zbulime i vërtetoi edhe Akademia e Shkencave të Mjekësisë në Moskë. Gjithashtu, këtë zbulim e përmbajtën edhe edhe shkencëtarët nga nga Britania, Holanda, Gjermania etj.
Zbulim mjaft interesant rreth ekzistimit të aurës është edhe ai i dr. Valovit Hant nga UCLA. Në studimin për efektet e rolfingut (shërimi me anë të lëvizjeve të gishtave) në trup dhe në psikë, ai shënoi frekuenca të ulëta milivolitke të sinjaleve nga trupi gjatë serisë së seancës “Rolfing”. Për t’i regjistruar këto, ai shfrytëzoi një elektrodë të thjeshtë, të ndërtuar nga argjendi, duke e vendosur nën lëkurë. Njëkohësisht, me regjistrimin e sinjaleve, Rozalin Brijer nga qendra e Glendjelit për bioenergji (kaliaforni), vërejti aurën tek personat tek të cilët është bërë rolfingu. Ajo raportonte në mënyrë paralele edhe për ngjyrat, madhësit dhe sjelljet e energjisë nëpër çakra si dhe mjegullat e aurës. Pastaj, shkencëtarët në mënyrë matematikore shqyrtuan struktuar e valëve të regjistruara me anë të analizës furike (të shpejtë) si dhe të analizës me anë të frekuencave të stenogramit. Te dy format e analizave ofronin rezultate interesante. Format konsistente të valëve dhe frekuencave i përshtatëshin saktësisht ngjyrave të cilat i thoshte Rozalin Brijer.
Dr. Hant e përsëriti të njëjtin eksperiment me shtat persona të tjerë, që e lexonin aurën. Ata vërejtën ngjyrat e aurës, të cilat ishin korrelative në strukturën dhe frekuencat e njëjta të valëve. Në shkurt të vitit 1985, rezultatet vazhduese treguan këto korrelacione të ngjyrave (frekuenca Hz - herc ose ciklus - sekondë):


Ngjyra e kaltër 250-270 Hz 1200 Hz
Ngjyra e gjelbër 250-475 Hz
Ngjyra e verdhë 500-700 Hz
Ngjyra e portokalltë 950-1050 Hz
Ngjyra e kuqe 1000-1200 Hz
Ngjyra vjollcë 1000-2000 Hz plus 300-400; 600-800 Hz
Ngjyra e bardhë 1100-2000 Hz


Shifrat e vazhduara të frekuencave të ngjyrave, e kaltra dhe vjollcë, janë si rrjedhojë e gjatësisë së ngjyrave. Frekuencat e matura janë shenja të instrumentit, se sa është energjia, e cila është matur.
Kah fundi i viteve ’60, u lajmërua për herë të parë aparati për fotografimin e aurës (bioenergjisë), të cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkë me të shoqen, Valentinën dhe e quajtën me mbiemrin e tyre “Fotografia e Kirlianit”. Në këto fotografi shihet qartë një lloj drite, diku më e fortë e diku më e dobët (varësisht nga lënda), e cila duket në formë të flakës ose rrezeve. Kirliani, gjatë eksperimenteve të gjata, arriti të konstatoj se secila substancë e ka strukturën e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturën krejt të ndryshme të dritës nga gjethi i ndonjë bime. Metali tregon dritë fare të dobët, ndërsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnë fare dritë.



Foto 1: S. Kirlian ; Foto 2,3,4: Disa fotografi të bëra nga aparati i Kirlianit; Foto 5: Aparati i Kirlianit

Ky aparat përdoret edhe sot për matjen e potencialit të energjisë dhe në bazë të këtij aparati, njerëzve, që kanë energji të madhe, u jepen diploma dhe leje për shërim me anë të duarve.
Fotografia e Kirlianit edhe më tej mbetet një ndër faktet më të forta dhe më bindëse për ekzistimin e bioenergjisë.
Aura, fusha energjetike e njeriut, është manifestim i energjisë dhe është e lidhur ngushtë me jetën e njeriut. Mund të përshkruhet si mjegull, që rrethon dhe e përshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike. Kjo fushë e aurës, bazuar përgjithësisht në njohurit e lashta indiane, përshkruhet si shtat shtresore. Secila shtresë e aurës është e lidhur me shtat çakrat. Kështu që shtresa e parë është e lidhur me çakrën e parë, e dyta me të dytën e kështu me radhë.


اakrat - qendrat e energjisë


Shtresa e parë dhe çakra e aprë është e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmërinë e dhembjes fizike dhe kënaqësitë shqisore. Shtresa e dytë dhe çakra e dytë është e lidhur me aspektet emotive të njeriut. Shtresa e tretë dhe çakra e tretë është e lidhur me jetën tonë mentale, me mendimet lineare. Shtresa e katërt dhe çakra e katërt është rruga nëpër të cilën krijojmë dashurinë. Jo vetëm ndaj polit të kundërt, por edhe ndaj gjithë njerëzimit. Shtresa e pestë dhe çakra e pestë është e lidhur me dëshirat më të larta, me forcën e fjalës dhe me marrjen e përgjegjësisë për veprimet tona. Shtresa e gjashtë dhe çakra e gjashtë është e lidhur me dashurinë qiellore, me dashurinë e cila shtrihet jashtë rrethit njerëzor dhe përfshin gjithë jetën. Shtresa e shtatë dhe çakra e shtatë është e lidhur me mendimet e larta, inteligjencën dhe integrimin e forcës sonë fizike dhe shpirtërore.
Gjithashtu, ekzistojnë lokacione specifike në sistemin tonë energjetik për emocionet, mendimet, kujtimet dhe përjetimet tjera psiko-fizike. Pasi që simptomat fizike janë të lidhura me ato lokacione, do të thotë mund ta kuptojmë edhe natyrën e sëmundjes. Për këtë edhe studimi i aurës mund të jetë urë në mes mjekësisë tradicionale dhe asaj konvencionale.
Nëpërmjet këtyre çakrave supozohet se kalon e gjithë energjia universale nëpër trupin tonë dhe e mban atë në harmoni me natyrën. E në çoftë se ndonjë nga këto çakra çrregullohet, atëherë pason edhe sëmundja, të cilën bioterapeutët me anë të duarve, respektivisht bioenergjisë, e shërojnë, duke ia rregulluar drejtimin e rrotullimit energjisë nëpër çakra përgjatë gjithë organizmit.
Sa i përket bioenergjisë, sot në botë ekzistojnë tri teori: Njëra konsideron se është fjala për fushën e energjisë, e cila i është e njohur fizikës moderne. E dyta konsideron se është fjala për energji ende të panjohur. Ndërsa e treta mohon bioenergjinë, ekzistencën e saj dhe pohon se fjala është për sugjestione dhe hipnozë.
Pavarësisht se cila teori është më afër realitetit, pra mund të jetë e saktë, dhe për çfarë forme energjie është fjala, ajo sot me sukses po përdorët për shërim dhe po tregon rezultate tepër inkurajuese. //sa-kra.ch
 

Jetmira

..........
Titulli: Cfare eshte parapsikologjia ?

c eshte para1.jpg
ا’ثSHTث PARAPSIKOLOGJIA?

Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.



Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomene të ashtuquajtura “paranormale”, fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu.
Fjala “Parapsikologji” është formuar qysh në vitin 1889, por në rrjedhën e decenieve të fundit është pranuar ndërkombëtarisht. Sot, në vend të fjalës parapsikologji, shumë shpesh e hasim edhe termin më të ri, “Psikotronik”, por që në fakt kanë të njëjtën domethënie. Më herët këto dukuri anglezët i quanin “kërkime psikike” (Psyxhicol resarch), francezët “Metapsikologji”, ndërsa prof. dr. Hans Beneder, nga Universiteti i Freiburgut, e quajti “Der sechste Sinn” (shqisa e gjashtë).
Në mesjetë këto dukuri të pashpjeguara i quanin “magji” dhe ishin të ndaluara. Dënoheshin të gjithë ata që merreshin me to. Që nga shekulli XVI, “për këtë punë të dreqit” u gjet emërtimi më i përshtatshëm: “Okultizëm”. Fjala është marr nga libri i shkrimtares gjermane A. Neteschein. Në këtë libër flitet për forcat e fshehta të materies dhe shpirtit, ndërsa fjala ka prejardhje latine, “Okultus” - sekret, fshehtësi, diçka e fshehtë.
Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë: “para” - pranë, “psycho” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave tona , e shpesh i tejkalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira.
Këto dukuri ekzistojnë që nga lashtësia, por qysh në fund të shekullit XIX, dhe në rrjedh të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë.
Parapsikologjia sot është në gjendje që disa nga ato dukuri, duke u bazuar në prova, t’i dokumentoj në mënyrë shkencore.
ثshtë interesant të shikohen edhe disa enciklopedi të disa shteteve, të cilat bëjnë fjalë për dukurit parapsikologjike. Enciklopedia amerikane, botuar më 1973, jep një artikull mjaftë të zgjeruar nga prof, T. Rini, në të cilin parapsikologjia definohet si pjesë e psikologjisë. Ai jep historikun e parapsikologjisë, ofron shembuj bindës si dhe shpjegime shkencore nga kjo lëmi. Sipas tij, parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me përjetimet dhe sjelljet paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi i ngjarjeve, bioenergjia etj., të cilat janë të pashpjegueshme e lidhën me ligjet e natyrës. Për këtë arsye ato quhen edhe shpesh paranormale, supernormale, pra aludohet se i përkasin anës tjetër, edhe pse në to nuk ka asgjë mbinormale, Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër veçse fenomene të natyrës normale.
Enciklopedia ruse e vitit 1975 jep një artikull trefaqësh, të shkruar nga tre psikologë dhe profesor të universitetit, V. P. Zincenko dhe A. Leontijev, në të cilin thuhet se parapsikologjia bënë gjurmime në lëmin i cila kryesisht studion: 1- Formën e ndjeshmërisë, e cila mundëson aftësinë e marrjes së informatave, të cilat nuk janë të shpjegueshme për shqisat tona organike; 2- Format e përshtatshme të veprimit të krijesave të gjalla në paraqitjet fizike, të cilat zhvillohen jashtë organizmit, pa forcën e muskujve.
Enciklopedia franceze e vitit 1967 shkruan: “Parapsikologjia është disiplinë që studijonë fenomene paranormale, siç janë: telepatia, parashikimi, parandjeshmëria etj. Shumë mashtrues janë futur dhe e kanë shkatërruar këtë lëmi, të cilës shkencëtarët ia kanë kthyer shpinën, duke e lënë si fushë të hapur për manipulime të sharlatanëve”.
Enciklopedia jugosllave e vitit 1961 shkruan se parapsikologjia është pseudodituri për fenomenet e okultizmit, ndodhitë shpirtërore, të cilat shkenca e sotme nuk mund t’i sqarojë.
Në enciklopedinë shqiptare nuk ka shënime fare për parapsikologjinë!
Sipas shënimeve, sot më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiojnë dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute për parapsikologji, të pavarura ose pranë universiteteve, diku edhe në rang fakultetesh. Në botë, sot, janë botuar me mijëra libra dhe artikuj të shumtë gazetaresk, që flasin mbi këtë lëmi.

Midis shkrimtarëve dhe personaliteteve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri, gjenden edhe emrat e Albert Ajnshtajnit, Moska Plonkes, Anrije Brenksonit, Artur Shopenhauerit, J.V. Gëtes, Kami Flamarit, Karl G. Jungut, I. J. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor. Një zbulim epokal në lëmin e parapsikologjisë e bëri shkencëtari rus, Sejman D. Kilirian (bashkë me të shoqen). Ai kah fundi i viteve të 60, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë “aurën”, energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla.
Parapsikologu amerikan, prof. D. Rajn, në librin e tij shkencor, “Shpërndarja e shpirtit të njeriut” shkruan: “ثshtë e pikëllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do e njohim shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe”.
Duke iu falënderuar punës kërkimore të këtij shkencëtari, u zgjerua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe kjo fushë u përfshi në shumë universitete, si p.sh. në universitetet e SHBA-ve, Anglisë, Holandës, Gjermanisë etj. Në Gjermani është i njohur prof. Hans Beneder. Përveç këtij në këtë shtet duhet përmendur edhe tre profesorë: E. Jance, nga Marburgu, prof. P. Jordan nga Hamburgu dhe filozofin H. Drischi, i cili qysh në vitin 1932 shkroi librin për parapsikologjinë.
image002.jpg
Në Amerikë, përpos D. Zh. Rajnit njihet dhe psikologu eminent, V. M. Dungel si dhe fiziologu me famë botërore, Kurt Djukas. Në Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. Oliver Lodzh. Në Holandë, udhëheqësi kësaj dege është prof. V. N. Tenacet, ndërsa në Suedi është prof. Jon Bjenhen. Në Francë me parapsikologji u muar, për kohë të gjatë, psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sharl Risha. Kohëve të fundit kjo degë filloi të shtrihet edhe në Evropën Lindore. Në Rusi, shkencëtari më i njohur në këtë drejtim është psikologu, I. I. Vasiljev, i njohur gjithashtu, si hipnotizues me famë botërore, si dhe M. Ryzel, i cili emigroi në SHBA dhe tash punon në Institutin për Kërkime të Natyrës Njerëzore. Janë të njohura fjalët e tij: “Civilizimi i sotëm i largon njerëzit nga jeta e brendshme e tyre”.
Në Austri, para ca kohësh, u paraqit libri i psikologur Georg Grodek, një ndër ithtarët e S. Frojdit dhe themelues i mjekësisë psikosomatike (psikofiziologjike) me titullin e çuditshëm “Libri mbi ES-in”. “ES” në gjermanishte do të thotë: “kjo”, “këtë”. Dr. Grodek-u thotë se trupi nga vetja nuk mund të sëmuret, sepse ai pa psiken është i vdekur. “ES”, që ai e përmend, është forca e cila na shtynë të punojmë, të mendojmë dhe na mundëson të jetojmë të shëndoshë, por njëkohësisht edha na i nxit sëmundjet. Me analiza duhet të zbulohet faktori i konfliktit dhe me largimin e tij të pamundësojmë shkatërrimin e të sëmurit.
Dukurit paranormale, në format e veta të ndryshme shpërthejnë kornizat e botës sonë shkencore. Epoka e shkencave natyrore është në kulm, por vlerat e shumta të tyre do të kenë ndryshime të mëdha me zhvillimin e parapsikologjisë, e cila qysh sot konsiderohet si shkencë dhe ka vendin e vet në botën shkencore.
 

Jetmira

..........
Titulli: Cfare eshte parapsikologjia ?

Parapsikologjia – njohuri e re në ekspansion
(“Askush nuk ka të drejtë ta mohoj një shkencë të cilën nuk e njeh”)

Edhe pse konstituimi i psikologjisë si shkencë, i takon etapës së vonshme, ajo për një kohë shumë të shkurtë kishte arritur një reputacion të pakontestueshëm në opinionin e gjerë. Përveç lëndës dhe metodës studimore, që kryekëput mbështetet në parime të përcaktuara empirike, me kohë psikologjia si shkencë në vete, përveç lëndës së saj konkrete studimore, filloj të ballafaqohet edhe me dukuri të shumta të shfaqjeve paranormale. Meqë ishte e ngushtuar nga principet e veta rigoroze mbi të cilat ndërtohej, marrja me këto dukuri u mohua në tërësi, duke i shpallur këto tendenca si sharlatanizëm. Kështu, hulumtimi i këtyre fenomeneve paranormale, iu mbeti në duart e disa entuziastëve, të cilët, gradualisht, kërkimet e veta nga kjo lëmi i lartësuan në nivelin e njohurisë së re paralele të quajtur PARAPSIKILOGJI.

Nocioni parapsikologji, buron nga togfjalëshi “para” - që në gjuhën latine do të thotë jashtë, dhe “psikologji” - njohuri që merret me studimin e psikes njerëzore. Pra, diçka që në njëfarë dore mund të jetë doktrinë në vete, por jashtë suazave të përcaktuara dhe të njohura zyrtarisht të psikologjisë. Edhe pse kjo lëmi u braktis nga shkenca, shumë hulumtues me nam, duke rrezikuar reputacionin e tyre akademik, gradualisht

filluan t’i ndërtojnë themelet e para të një lëmi të ri kërkimor, i cili, kohën e fundit, me një ekspansion të pa parë, ka filluar seriozisht t’ju bëjë konkurrencë disiplinave tjera ekzistuese shkencore, e në rend të parë psikologjisë dhe psikiatrisë.

Historiku retrospektiv i zhvillimit të parapsikologjisë është i gjatë, andaj, pa hyrë fare në kronologjinë e fillit dhe zënies së saj, përmes këtij artikulli, deshëm vetëm t’ju prezantojmë gjerësinë e fushave kërkimore, me të cilat ndërtohet trungu i saj struktural.
Sikurse edhe shumë shkencat tjera në konstituim e sipër, edhe parapsikologjia po ballafaqohet me çështjet terminologjike të emërtimit të saj. Kjo ndodhë ngaqë ende pa u definuar zyrtarisht në qarqet e ndryshme akademike, përveç termit parapsikologji, mund të hasim në emërtimet e ndryshme sikurse janë: “psikotronika”, “metapsikologjia”, “psikoenergjetika”, etj. Pa dashur të polemizojmë me përshtatshmërinë e këtyre emërtimeve, ne do ta përvetësojmë termin “parapsikologji”, i cili tashmë është më i shpeshtë.

Lënda studimore e parapsikologjisë

Sqarimi teorik i lëndës tejet voluminoze studimore të parapsikologjisë, globalisht mund të përfshihet në katër grupe themelore:
I. HULUMTIMI I PERCEPCIONEVE JASHثSHQISORE, (ndryshe quajtur si “ESP fenomene”, që është shkurtesë angleze e fjalëve: extra sennsory perception – “ESP”). Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:
a) TELEPATIA- hulumtimi i dukurisë së komunikimit mental nga largësia, ndërmjet dy a më tepër personave, pa kontakt fizik të drejtpërdrejtë;
b) QARTثPAMثSIA - hulumtimi i dukurisë së regjistrimit të qartë mental të ngjarjeve nga largësia, që diku janë në ndodhje e sipër;
c) PREKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë për parathënien e ngjarjeve të ndryshme para se të ndodhin ato;
d) RETROKOGNACIA - hulumtimi i dukurisë së qasjes së qartë perceptive në ngjarjet që kanë ndodhur në një kohë të kaluar.

II. PSIKOKINEZA - hulumtimi i ndikimeve përmes energjisë mentale në lëvizjen e gjësendeve fizike Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshin hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:
a) MATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurive të paraqitjes së gjësendeve materiale, pa qenë ato më parë të pranishme aty;
b) DEMATERIALIZIMI- hulumtimi i dukurisë së zhdukjes së gjësendeve fizike, të cilat, paraprakisht, kanë qenë prezentë;
c) LEVITACIONI - hulumtimi i fenomenit të ngathtësisë mbi forcën e gravitetit dhe qëndrimit të sendit fizik pezull mbi sipërfaqen e mbështetjes tokësore ( këtu më tepër hulumtimi orientohet kah fenomeni i ngritjes së trupit dhe qëndrimi pezull mbi sipërfaqen e platesë tokësore);
d) TELEPORTACIONI - hulumtimin e fenomeneve të dematerializimit të gjësendeve fizike dhe bartjes së tyre nga një vend në një vend tjetër;
e) SHثRIMI PSIKIK - hulumtimi i shërimit të shumë sëmundjeve të ndryshme përmes metodave psikike të veprimit;
f) FOTOGRAFIA MENTALE - hulumtimi i mundësisë së fotografimit në shiritin e celularit filmik të pamjeve të ndryshme të paramenduara si figuracione psikike.

III. PSIKOFIZIKA - hulumtimi i manifestimeve fizike të fenomeneve parapsikologjike dhe formave të ndryshme të shprehjeve paranormale të energjisë. Në kuadrin e lëndës studimore të këtij grupi, përfshihen hulumtimet e shfaqjeve të ndryshme të këtyre fenomeneve:
a) PARAFIZIKA- hulumtimi i fenomeneve të ndryshme të manifestimeve energjetike, të cilat janë evidente, por nuk përkojnë me ligjshmëritë e njohura të fizikës materiale;b) UFO-FENOMENET - hulumtimi i ekzistimit të civilizimeve tjera jashtëtokësore në Univers dhe mundësia e vënies së kontakteve me ta;
c) ENERGJIA PIRAMIDALE - hulumtimi i fenomeneve të manifestimit të energjisë specifike në hapësirën e brendësisë së piramidave të lashta egjiptiane dhe ndryshimeve që ajo shkakton në strukturën substanciale të disa elementeve, me një theks të veçantë të ndikimit të kësaj energjie në psiken e njeriut.

IV. NOETIKA - është një njohuri specifike kërkimore që vepron në kuadrin e parapsikologjisë, e që merret me hulumtimin e shpirtit dhe të vetëdijes, si dhe fenomeneve të manifestimit të tyre. Në këtë lëmi të veçantë kërkimore hyjnë këto degë:
a) PSIKOLOGJIA TRANSPERSONALE - e cila merret me hulumtimin e potencialeve të ndryshme të zhvillimit njerëzor;
b) TANATOLOGJIA - hulumtimi i ndodhjes së procesit të vdekjes;
c) GJENDJET E NDRYSHME SHPIRTثRORE - hulumtimi i gjendjeve të ndryshme shpirtërore në momentin e transit psikik, qetësisë meditative, gjendjes hipnotike, projeksionit astral (udhëtimi i vetëdijshëm i shpirtit në hapësirat e pakufizuara jashtë trupit), krijimtarinë e ndërvetëdishme dhe formave të ndryshme të këtij manifestimi, siç bie fjala të shkruarit automatizuar në gjendje të pavetëdijshme, etj.;
d) SISTEMET E USHTRIMEVE TRADICIONALE - kjo degë e lëmit të parapsikologjisë, ka të bëj me hulumtimin e koncentrimit mental, meditimit, jogës, hipnozës dhe autohipnozës, sugjestionit dhe autosugjestionit, etj.

Sikurse mund të vërejmë nga ky prezantim, lënda studimore e parapsikologjisë është tejet voluminoze. Që të jetë sa më e suksesshme në rrugën e vetë kërkimore, asaj i nevojitet një qasje multi-disiplinare. Pra, i nevojitet edhe ndihma e inkuadrimit të shkencave tjera ekzakte në këtë drejtim. Pa marrë parasysh stagnimin e deritashëm ekzistues nga shkenca oficiale, kohëve të fundit vërehet një qëndrim më liberal në këtë drejtim. Ky liberalizëm i heshtur, ndikon dukshëm që kontributin e tyre në këtë drejtim, ta japin edhe shumë shkencëtar të njohur botëror.

Një faktor tjetër i favorshëm në këtë drejtim, e që kontribuon në ngritjen kualitative të metodave hulumtuese të parapsikologjisë është, po ashtu, edhe zhvillimi i madh dhe i hovshëm i teknikës së sofistikuar digjitale.
Dhe, për fund, lirisht mund të konstatojmë se, parapsikologjia sot, nuk është më një lëmi e individëve të papërcaktuar kureshtar, por një njohuri e re serioze që është në ekspansion të vërtetë.
 

Jetmira

..........
Titulli: Cfare eshte parapsikologjia ?

parapsi2.jpgESENCA E PARAPSIKOLOGJISث

“Askush nuk ka të drejtë të nënçmojë shkencën, të cilën nuk e njeh”
(Paracelzusi)

Duke filluar nga shekulli XIX, botëkuptimet shkencore mbi botën në përgjithësi kanë përjetuar ndryshime shumë të thella. Njohjeve të materies dhe energjisë si dhe të shumë ligjeve të fizikës klasike, iu bashkëngjitën edhe njohuri të reja, që, si pasoj, sollën edhe vështrim krejtësisht të ri dhe ekspansion të madh të horizontit.
Herci zbuloi vibracionet elektrike; Rëntgeni, dukuritë e panjohura të rrezatimit; çifti Curie, radioaktivitetin; pastaj, Ajnshtajni bëri të njohur se materia përmban energji të pamatur (gjë që solli deri te fizika nukleare, që në anën e saj pozitive mundësoi shfrytëzimin e energjisë përmes elektranave nukleare, kurse në anën tjetër, negative, e ballafaqoi njerëzimin me tmerrin e armës atomike).
Pastaj: telefoni, radioja, televizioni, automobilat, aeroplanët etj. u bënë dukuri të përditshme. U zbulua radio-teleskopi, që na mundësoi shikim në botën makrokozmike, ndërsa mikroskopi elektronik na i shpalosi thellësitë e mikrokozmosit. Nëpër frigorifer me ngrirje të thellë u vendosën pjesë rezervë për trupin e njeriut, ndërsa kirurgët iu përveshën punës për transplantimin e organeve të rëndësishme për jetë. Kompjuterët (trurët elektronik) depërtuan në shkencë, industri, bujqësi etj. Sakaq, amerikanët lansuan anijen e parë kozmike, me njerëz për në hënë: pastaj satelitë të tjerë për planete më të largëta, si dhe satelitë të shumtë që pandërprerë i sillen rreth e përqark planetit tonë Tokës. Zbulimet dhe prodhimet e ndryshme, të panumërta “çuditëse”, që deri më dje ishin “science fiction” u bënë realitet i kohës.
Megjithatë, përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit e ka kapluar një fobi e pakuptueshme. Trandjet psikike (streset), sëmundjet psikosomatike (psikofiziologjike), neurozat, psikozat si dhe vetëvrasjet janë në rritje e sipër...pra, lind pyetja: ku është arsyeja e gjithë kësaj?

image002.jpgNjë kohë tepër të gjatë shkenca ishte e drejtuar vetëm në njërën anë të medaljonit. Në anën materiale të njeriut dhe natyrës në përgjithësi, pra në mikro dhe makrokozmos, duke e drejtuar shikim vetëm në paraqitjet dhe dukjet e jashtme fizike. Ajo filloi të masë e të analizoj, pra të studioj njeriun dhe natyrën, duke u nisur vetëm nga pikëpamjet materiale dhe duke besuar se në atë mënyrë do të mund t’i zbulojë të gjitha sekretet dhe misteret e tyre. Kurse si masë e vetme vlente vetëm introdukta fizike me konceptet e pastra mekanike. Përfytyrimi për botën, që në kohë dhe hapësirë zhvillohet sipas ligjit të shkakut dhe veprimit, u bë udhëheqës i shkencës bashkëkohore dhe me këtë ajo zgjodhi rrugën njëanësore.
Duke e ndjekur këtë rrugë, shkenca ka arritur përparime që s’merren me mend në kërkimet teknike, në industri etj. Por, shtrohet pyetja: Cilat nevoja i plotësojnë ato? A nuk janë vetëm nevoja të pastra materiale, fizike etj? A mund të jemi të lumtur vetëm me plotësimin e nevojave të tilla, materiale e fizike, duke lënë anash nevojat shpirtërore?
Pra, për shpirtin ajo u interesua shumë pak, për të mos thënë gati aspak.
Shpirti dhe të gjitha dukurit tjera paranormale mbeti në prapavijë. Gjithashtu, në prapavijë mbeti edhe ana etike e njeriut, sikurse të mos kishte ekzistuar fare. U harrua formula e ser Artur Edington-it në “New Path - Ways of Science” (“Rrugët e reja të shkencës”) se “bota fizike nuk është e vetme” dhe në “Psysics and Philosophy” se “bota e njohur për fizikën paraqet vetëm një prerje nga i gjithë realiteti”. Ajo gjithashtu harroi se pranë kuazalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut.
Duke e lënë prapa këtë drejtim shkenca, dhe duke e përdorë për nevoja të veta manipuluese grupe fetare, sekte të ndryshme etj., ndodhi që njerëzit, duke mos qenë të kënaqur me realitetin dhe duke kërkuar harmoni shpirtërore, të bënin përpjekje për ta shpërthyer këtë errësirë teknologjike dhe për të kërkuar rrugë të reja kah vetëvetja. Por, duke kërkuar këto rrugë, shpesh silleshin nëpër shtigje të gabuara, rëndom duke iu dhënë drogës, alkoolit etj., që në instancën e fundit kishin pasoja të rënda, shpesh edhe vdekjeprurëse. Shumë prej tyre shkuan edhe në Indi e vende të tjera për të gjetur atë harmoni shpirtërore të humbur, kryesisht nëpër,mjet meditimeve të jogistë të ndryshëm, guru etj., ku disa prej tyre edhe mbetën përgjithmonë nëpër tempuj e faltore të atjeshme.
Dhe të gjitha këto dilema hapën rrugë për një alternativë tjetër. Alternativë që shumë seriozisht do ju qasej mu këtyre dukurive për t’i zhveshur përfundimisht nga velloja misterioze që mbizotëronin për to, dhe për t’iu dhënë vlerësim të merituar logjik e shkencor. Kjo lëmi e re do të marr nocionin “Parapsikologji”.
Hipnoza dhe sugjestioni, të cilat shkenca bashkëkohore sot i ka pranuar në gjirin e vet, vërtetojnë se në nëndijen tonë ekzistojnë forca dhe aftësi, për të cilat vetëdija jonë nuk di pothuajse asgjë. Kjo është edhe një dëshmi e fuqishme se njohuritë tona për ligjet e natyrës janë të mangëta, posaçërisht ato mbi jetën shpirtërore të njeriut.
Fatmirësisht, me pranimin e psikologjisë si degë shkencore, kohëve të fundit edhe parapsikologjia filloi të zhvillohet dhe të pranohet edhe nga pikëpamjet shkencore, sakaq shkollat e tilla të përhapen kudo nëpër qendra të ndryshme të botës. Kjo bëri që sadopak të zbutet ky tension dhe, më në fund të fillojmë t’i kthehemi më shumë vetës, pra UN-it tonë.
 

Jetmira

..........
Titulli: Cfare eshte parapsikologjia ?

Psikologjia paranormale ose parapsikologjia, çfarë ndodh në “shpirtin e mendjes njerëzore”?!
parapsikologji-2.jpg
Në jetën tonë ndodhin shumë dukuri të veçanta që ne i përkufizojmë thjesht çudira. Por, ka një shkencë e cila merret me studimin e tyre, parapsikologjia, që na bën të kuptojmë domethënien e këtyre çudirave.
Parapsikologjia është një nënbashkësi e disiplinës së psikologjisë, e cila kërkon të studiojë apo t’u japë shpjegim të gjitha atyre dukurive fizike e psikike të supozuara apo të parashikuara si anormale të cilat nuk bëjnë pjesë në ato që quhen eksperienca të përbashkëta dhe që shpeshherë tentojnë të rrëzojnë apo të kapërcejnë ligjet e fizikës.
Termi “parapsikologji” u përdor për herë të parë në vitin 1889 nga filozofi dhe mjeku gjerman Max Dessoir, ku më vonë doktor Rhine do të identifikonte apo përmblidhte me këtë term dhe atë të metafizikës, për të kategorizuar ato funksione të psikikës, të cilat nuk kanë origjinë psikologjike, por paranormale.
Parapsikologjia që në themelet e saj niset me bindjen se mendja humane shfrytëzon vetëm një pjesë të kufizuar të potencialit të saj dhe si rrjedhojë këto fenomene anormale dhe kontradiktore në ato raste kur ekzistojnë me të vërtetë, mund të jenë frut i një aktivizimi spontan i jokoshiencës duke prodhuar kështu dukuri të fshehta të mendjes.
Fjala “parapsikologji” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “para” – parne, “psuch” – shpirt dhe “logos” – shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore e shpesh i kalojnë dhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira. Përveç anëve pozitive që ka për shkencën, parapsikologjia, në qoftë se keqpërdoret, bëhet armë e fortë, me pasoja të paparashikueshme për njerëzimin.
Fatkeqësisht, në shumë institute punohet intensivisht për krijimin e një arme psikike ose si e quajnë ndryshe “gjenerator psikotronik”. Hipotezat për zhvillimin e armëve psikike përfundimisht janë vërtetuar në simpoziumin e dytë “Liritë dhe kufijtë e njeriut”, të mbajtur në Francë. Shkencëtarët ukrainas lajmëruan se ata po krijojnë të ashtuquajturin “gjenerator psikotronik” për kontradimin e gjendjes psikike të njeriut nga largësia. Disa shkencëtarë mendojnë se këto kërkime janë të pavlera, se njeriu nuk mund të ndikojë tek një njeri tjetër nga largësia dhe gjithë diskutimet rreth “gjeneratorit psikotronik” nuk kanë bazë.
Mirëpo me eksperimente të shumta është vërtetuar se, jo vetëm njeriu, por edhe secila qelizë e gjallë zotëron forcë për rrezatimin e informacionit në largësi. Shumica e parapsikologëve parapsikologjinë e ndajnë në disa grupe si: hipnozë, telepati, telekinezë, spiritizëm, adiestezi etj. Pjesa e parë e kompozitës para + psikologjia vetëm në gjuhën shqipe merr kuptimin e mirëfilltë që edhe ka në këtë fjalë. Njerëzimi me ndihmën e parapsikologjisë do të jetë në gjendje të përcaktojë diagnoza, prognoza dhe profilaksi të tjera mjekësore, të gjejë rrugëzgjidhje të tjera dhe parandaluese për krimet.
Kjo disiplinë, as e njohur, as e pranuar në botën akademike, nuk ka shumë vende dhe institute ku mund të drejtohesh. Në shumicën e rasteve, ajo zhvillohet nga përpjekjet, pak a shumë me vlerë dhe të rastësishme të studiuesve të veçantë dhe amatorë.

Për shkak të mosnjohjes së saj “zyrtare” dhe për pamjen e saj shpesh “amatore”, parapsikologjia vazhdon të shihet si një fushë e lirë, ku mund të gjuajnë amatorë të shumtë, të tërhequr vetëm nga një interes i gabuar për çudira dhe mistere dhe jo nga dashuria për dituri. Parapsikologjia dhe të gjitha fenomenet parapsikologjike sjellin një interes të madh në ditët tona. Në mesin e shekullit të 20-të filluan hetimet e para shkencore për këtë temë, por pa arritur në nivele të plota, në mënyrë që të krijohej një shkencë e re e veçantë. Për këtë arsye parapsikologjia përbën një degë të psikologjisë e të panjohur të shpirtit njerëzor. Në lashtësi të gjitha qytetërimet e lashta u morën me zhvillimin dhe ushtrimin e këtyre fuqive të njeriut. Dhe madje nuk bëhej fjalë për një studim në fenomene të vështira dhe të pakuptimshme, por për zbatimin e drejtë të ligjeve të natyrës, të dukshme ose të padukshme. Por, për të kuptuar më mirë idenë e parapsikologjisë (të gjendjeve domethënëse që ndodhën përtej dhe më lart psikikës së njeriut), duhet që të studiojmë njeriun si një qenie e ndërlikuar, që, përveç trupit të tij fizik, zotëron dhe një pjesë psikologjike dhe një pjesë shpirtërore. Ky mendim është bashkëkohor, por dhe njëkohësisht edhe shumë i vjetër dhe tradicional. Lidhja harmonike e këtyre pjesëve ose “trupave” përbën krijesën e plotë njerëzore.
Studime dhe mendime bashkëkohore na tregojnë se në të vërtetë njohim shumë pak gjëra për veten tonë. Njeriu zotëron dinamikë, aftësi dhe mundësi që janë gati krejt të panjohura. Le të krahasojmë njeriun me një ajsberg që 10% e ekzistencës së tij ndodhet mbi sipërfaqen e detit (koshiencë), dhe 90% ndodhet e fundosur brenda ujit (subkoshiencë). Në këtë zonë të madhe subkoshiente, pra, ekzistojnë dhe shfaqen të ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Në këtë mënyrë kuptojmë se parapsikologjia si një shkencë, është studimi i një zone “të errët”. Sigurisht kjo pjesë e errët subkoshiente, me edukimin e përshtatshëm, hetimin dhe kanalizimin mund të ndriçohet, dhe kështu pjesa koshiente të mund të zgjerohet. Hapi i parë në këtë përpjekje është studimi i botës psikologjike, të quajturit nga ezoterizmi tradicional “trupi yllor/astral”. Ky trup është kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenet e tij janë të dukshme tek vëzhguesit e aftë. Ashtu si njeriu i verbër është i paaftë të shikojë fenomenet fizike ose si shumë fenomene fizike kanë nevojë për makineri të veçanta për t’u bërë të dukshme, kështu dhe “i verbri yllor/astral” nuk shikon asgjë dhe shumë gjendje të tilla i kalojnë konceptimit të tij si të mos ekzistonin kurrë. Nevojitet që ndërgjegjja / koshienca të stërvitet dhe të mësohet të veprojë në këtë nivel. Dhe kur kjo gjë të ndodhë, duhet të përparojë më tej në studimin e trupit mendor dhe të trupit shpirtëror. Kuptojmë në këtë mënyrë se sa e gjatë është rruga e vetënjohjes dhe të diturisë së vërtetë për fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa këtë zhvillim dhe dije, të quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe i përballojmë çdo ditë. Nuk është e nevojshme një njeri i privilegjuar me aftësi parapsikologjike të jetë dhe i zhvilluar shpirtërisht, në mënyrë që të dijë të njohë dhe të kontrollojë këto fuqi të tij. Më e zakonshmja është të ketë lindur me to dhe me të vërtetë nuk i kontrollon dhe nuk i kanalizon sipas vullnetit dhe dëshirës së tij. Kjo është një arsye e rëndësishme për të cilën shkencëtarët dhe studiuesit nuk kanë arritur në rezultate të caktuara dhe në konkluzione, por vetëm vëzhgojnë, regjistrojnë dhe testojnë gjithçka që u përket këtyre fenomeneve parapsikologjike. Ezoterizmi jep përgjigjet e tij për këtë temë. Na jep mësime për ligjet universale (karma, rimëshirimi), që ndikojnë në zhvillimin e njeriut dhe përcaktojnë elementet me të cilat ai lind dhe ndjek këtë ecuri.
Na mëson për zonat e padukshme të ndërgjegjes / koshiencës që lidhen ngushtë me nivelin e dukshëm fizik. Na flet për një jetë dhe se si të gjitha qeniet mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Sigurisht që këto janë teori të pavërtetuara, sipas mentalitetit tonë, që u nevojiten prova shumë “të dukshme” dhe të kufizuara. Kështu, do të na duhet për shumë kohë akoma të kërkojmë “në errësirë” derisa të mundemi të zgjerojmë mënyrën e konceptimit tonë, të bëhemi më koshientë / ndërgjegjshëm në të gjitha nivelet dhe të fitojmë dijen thelbësore.
 
Top