• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Champions League/ Gati të ndezë motorët, ja sa do përfitojnë klubet!

ReNdEx

Interist Forever
UEFA do të ndajë plot 785 mln euro për pjesëmarrësit, 9 mln merr vetëm fituesja Ndërkohë që favoritet nga bastexhinjtë shihen spanjollet Barcelona dhe Real Madrid.
Sfidat e futbollit prestigjioz evropian të Champions League janë gati të rikthehen nga nesër në mbrëmje më emocionuese se kurrë. Veç emocionit për sportdashësit, i gjithë kompeticioni do të jetë edhe tepër fitimprurës për klubet. UEFA ka bërë të ditur se skuadrat e regjistruara në këtë fazë finale do të ndajnë një shumë totale prej 758.6 milionë eurosh. Nga këto, 417.5 janë thjesht për pjesëmarrjen e 32 klubeve, për bonueset e fitoreve dhe kualifikimeve në fazën me eliminim direkt. Ndërsa 341.1 milionë eurot e tjera do të ndahen në bazë të kuotave të tregut, të caktuara nga vlera e të drejtave televizive kombëtare, nga numri i ndeshjeve të luajtura në këtë edicion të Champions dhe nga pozicioni në kampionatin e kaluar.
Përfimet sipas fazave
Kështu, regjistrimi i çdo ekipi pjesëmarrës do të sjellë 7,2 milionë euro; çdo fitore në fazën e grupeve do të vlejë 800.000 euro, ndërsa barazimi 400.000 euro. Kalimi në të tetat e finaleve do të sjellë edhe 3 milionë euro të tjera për klubet; 3.3 milionë të tjera nëse kalohet në çerekfinale; 4.2 për gjysmëfinalet dhe 5.6 milionë për dy ekipet e finales. Ndërsa, skuadra që do të fitojë trofeun prestigjioz do të marrë si shpërblim plot 9 milionë euro. Në edicionin 2010-2011, skuadrat më të pasura rezultuan finalistet. Manchester United, i mposhtur nga Barcellona në “Wembley”, e mbylli aventurën duke mbledhur 53.197 milionë, kurse katalanasit, kampionë të Evropës, përfituan 51.025 milionë.
Premiera pa Ibran
Nuk kishte përballje më të mirë sesa Barcelona-Milan për të hapur këtë edicion të Champions League, që ngre siparin të martën mbrëma. Pa frikë mund të cilësohet si derbi i futbollit botëror, pasi ndeshen ekipi më i fortë i viteve të fundit dhe ai me më shumë trofe në të gjithë historinë. Vetëm se bëhet fjalë thjesht për një ndeshje të fazës së grupeve e natyrisht që asnjëra prej tyre nuk rrezikon, gjë që mund t’i japë akoma më shumë bukuri këtyre 90 minutave të para. Megjithëse, për Milanin ka ardhur një lajm i keq: Zlatan Ibrahimoviç është dëmtuar gjatë stërvitjes dhe nuk ka udhëtuar drejt Barcelonës, për t’u ndeshur me një nga skuadrat e së kaluarës së tij, nga e cila s’u nda edhe aq mirë. Kështu, kjo sfidë ka humbur një nga yjet e padiskutueshëm, por jo interesin.
Favoritet e basteve
Ndërkohë, si çdo vit, edhe bastexhinjtë propozojnë menjëherë kuotat për skuadrën që do të sigurojë suksesin përfundimtar. E duket se edhe këtë edicion, Champions do të flasë me shumë mundësi spanjisht, përderisa kandidatet më të mëdha për të luajtur për trofeun e madh janë momentalisht Barcelona dhe Real Madrid. Natyrisht, kampionët në fuqi janë një hap përpara të gjithëve, meqënëse kanë një kuotë (2.75), të cilët asnjë prej rivalëve s’arrin t’i afrohet. As Reali, që renditet i dyti, por kuotohet 5.5. Skuadra e Murinjos do të kërkojë të marrë revansh për eliminimin e vitit të kaluar dhe paraprin Manchester United (7.5) në këtë klasifikim të bastexhinjve. Më poshtë janë kuotat e ekipeve që shihen si më të mundshmet për triumfin final:

Kuotat e favoriteve për Champions League
Barcelona 2.75
Real Madrid 5.50
Manchester United 7.50
Chelsea 10.00
Manchester City 11.00
Bayern M. 20.00
Milan 25.00
Inter 25.00
Porto 25.00
Borussia Dortmund 30.00
Lion 50.00
Valencia 80.00


 
Top