• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Champions League, Skënderbeu humb 0-3 me Shahter Karagandi

cent

...Lontano
Skënderbeu ka dështuar në takimin e parë me Shahter Karagandin në Kazakistan. Korçarët janë mundur 0-3 në transfertë, duke mos lënë shpresa për një kualifikim për më tej. Kampionët e Shqipërisë duket se i kanë dhënë fund aventurës për të dalë në në “play-off” të Ligës së Kampioneve që në ndeshjen e parë, pasi rezultati i pastër 3-0 i arritur nga kazakët është tejet i vështirë për t’u përmbysur. Vendësit kanë shënuar që në minutën e 6-të të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 79-të kanë dyfishuar. Kur u mendua se ndeshja u mbyll, kazakët kanë shënuar edhe golin e tretë, për ta kapitulluar Skënderbeun që në ndeshjen e parë.

Korçarët kanë humbur një shans të artë me anë të Nimagas, që nëse do të kishte shënuar, mund të flitej ndryshe, teksa mund të mendohej edhe kualifikimi në ndeshjen e kthimit. Keqardhje jo vetëm në stafin e ekipit korçar apo te futbollistët, por edhe te të gjithë tifozët e Skënderbeut, madje edhe te sportdashësit e tjerë, të cilët besonin se një ekip shqiptar mund të kalonte për herë të parë në “play-off” të Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, edhe pse tejet e vështirë, mbetet për t’u luajtur ndeshja e kthimit në Tiranë më 6 gusht, ku vetëm mrekullia do ta kualifikonte ekipin korçar. Megjithatë, Skënderbeu e ka të garantuar pjesëmarrjen në “play-off” të Ligës së Europës dhe aventura do të vazhdojë.
BalkanWeb
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Champions League, Skënderbeu humb 0-3 me Shahter Karagandi

Kjo ndeshje eshte turpi i radhes i ekipeve shqiptare qe kurdisin ndeshjet edhe zhgenjejne tifozet.
Jam me se i bindun se dy golat e para ikan lejuar me qellim se as nuk donin te mbroheshin vetem shikonin se si do te behet shpejt rezultati 3-0.
Mos respekt ndaj tifozeve eshte ky nje ekip kampion qe vazhdon me allashvereshet e kurdisjeve kjo e demton imazhin e shqiptareve ne europe edhe ne bote.
 
Top