• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Copeza Dashurie...!

augusta b

Antar Aktiv
nuk e di nese eshte shkruar ne kete forum por vargje me te bukura erotike, te thena me aq bukuri si keto nuk kam lexuar ndonjeher......

i perndjekuri i dashurise

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
ثshtë rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.


dritero agolli
e bukur poezia e agollit,por me duket se nuk eshte tema e duhur per ta lexuar.pervec nese agolli,shkruante ndonje poezi per ....................augusta.thua land?
 

land

Carpe noctum
Pasion

dhunova kufijt e endrres
i humbur ne re pasionesh
dhunova oret e pasionit
i humbur midis endrres dhe realitetit...
 

land

Carpe noctum
lehte
te reshkas
mbi ty...
embel
te shijoj
deshiren per ty...
gjate
te humbasim
ne ekstazi
per ne...
 

land

Carpe noctum
nje udhetim sekret
pergjate rrugeve te thepisura
te zemres tende
do me çoje ne lendinat
e kenaqesise
duke nuhatur lekuren tende
dhe pertej
tutje vete mendimeve te tua...
 

land

Carpe noctum
gote vere
mbi buzet e tua
buzet e mia
te vjedhin frymen.
pij nga ty
kte shije te embel
qe ndizet
qe rjedh ne vena
piji puthjet e mia
si vere dashurie
perla deti.
pika djerse
bien ngadale
dhe une i mbledh nje nga nje
dhe dehem me ty.
duart tek gjinjte
duart qe shtrengojne goten.
trupa te lagur
buze qe digjen
shuajne etjen
dhe perziejne shijen
me vere dhe TY.
 

land

Carpe noctum
me zhvish nga e sotmja
me vish me syte e tu
ler
mbi trupin tim
pellembet e se nesermes
 

land

Carpe noctum
bie shi...

te shoh
ne reflekset
e pellgjeve

te ndjej
ne pikat
qe me reshkasin ne trup

te dua
te me ngrohesh
me nxehtesine e trupit tend

dhe akoma bie shi...
 

land

Carpe noctum
do te shkruaj per ty dhe toka
do te qaje me lote kristali,
qielli do te vishet
me mantelin e tij gri
dhe perreth do te jene re
argjendi,kujtim sublim
i nje magjie dashurie
qe do te jete
pergjithmone...
 

land

Carpe noctum
thirr emrin tim ne qetesine
e ketyre neteve deshirash,mish
ne mekat,lekure e embel,trupa
shpirtrash qe nuk kerkojne falje,
esence jetesore ne uraganin e nje deliri
kurre bosh,ndjenja e vetme qe ne kete
ferr gjen paqe
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
E shkurter koha jone,vertet!
Ne kete bote sa te vegjel ndihemi!Sa te pakte!
Duar qe dridhen te prekin lehte,
Buze qe digjen kerkojne puthje te zjarrte.

Nuk te le mes prangash te vetmuar!
Nese ne enderr do te gjesh aromen time,
Lirine kerkoje nen qiell te pastruar,
Dhe mos me ler ne kete bote jetime!
Cdokush do e gjente veten ne keto poezi mrekullueshem te ndjera
 

§*dori*§

ღ..in stanby..ღ
E shkurter koha jone,vertet!
Ne kete bote sa te vegjel ndihemi!Sa te pakte!
Duar qe dridhen te prekin lehte,
Buze qe digjen kerkojne puthje te zjarrte.

Nuk te le mes prangash te vetmuar!
Nese ne enderr do te gjesh aromen time,
Lirine kerkoje nen qiell te pastruar,
Dhe mos me ler ne kete bote jetime!
sa me pelqennnnnnnnnnn:dong::kercim: shuuuuuuuuuum e bukur
 

land

Carpe noctum

Un mare di silenzio

tra noi

ho già capito

che per te, c'è un'altro

allora dimmelo

oppure fammi un cenno

ed io in silenzio me ne andrٍ.


post scriptum.hai vinto tu...mi dispiace,io vado via per sempre...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Copeza Dashurie,.!

Kete teme po e hape,.per ato mendimet e gjithesecilit kur jemi ne perjetimin e nje dashurie,.(qofte kjo e kaluar,.e tashme..apo qe e nderrojme..)..le te jene disa vargje,.nje mendim nje rrjesht,..qe ben te mundur deshifrimin e ndjenjes sone ne nje varg,,fjale,.qe mbane perbrenda ndjenjat tona,.ne secilin zhaner te kesaj ndjenje emocionale,.!

(Shenim: Ju lutem mos sillni copy paste nga diku tjeter,..ketu hidhni mendimet tuaja,..vargjet dhe emocionet tuaja,.ashtu thjeshte momentale,.apo te perjetuara,.mjafton te jene individuale,.sepse e tille eshte dhe ndjenja e "DASHURIS."..)

Po e filloj une me disa..copeza mendimesh:

Nga njehere kam frike qe do bjeri shi i ftohet,e do te ftohe ndaje meje..te lutem i dashur ne qofte se ti e veren vrensiren perpara se shiu te bjere,merr cader qe mos te lagesh,.!


Kur me kaplojne mendimet per ty,..butesishte gjendem e strukur ne nje cep te krevatit tim,udhtoi forte lirshem ne boten tende,..do doja te mos ngrihesha per nje kohe te gjate nga ky cep krevati,.!


Me pelqen tek me flet,..tek me prek lehte boten time te fsheht,.me pelqen tek xhelozon si nje femije i pambrojtur,..me pelqen tek me therret te luajme bashke ne boten e femiris,..pastaj me rrite ngadale ne krahet e tua dhe me pagezon embelsishte,.e dashura ime,...!


Nga njehere perendimet e Diellit me udhetojne ne hapesiren e dashuris,.tek dielli perendon ngadale,.dhe plote pizhmanlleqe per diten qe la pas,..i len rruge fantazise se lire,..tek natyra e nates krijon kushtet e dashuris,.une dhe ti jemi dy yje ne rrugen e galaktikes,.qe veshtrojne te dy ne nje pike pasionante,."HENEN",..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Copeza Dashurie,.!

Humbu dhe kete nate,..humbu qetesishte,..dhe kete dite..kete ore keta minuta..keta sekonda…perfundo I humbur ne fundin e mendimit tim,..ne fundin e deshires..ne zgjimin e nje vegimi…ne enderren e pertejme, ne perendimin e nje casti lumturie,,humbu..humbu….humbu ne boten e luleve ne pjalmin e tyre,..humbu ne aromen e tyre,..qe une te thithe deri ne dehjen e shpirtit,..ti veq humbu humbu,,..derdhu si ne nje ujvare te ceket ,…humbu si nje rreze dielli tek linde ne vegimin e natyres dhe puthe butesishte malet e thepisura,…humbu si nje ylle tek ngrihet ne qiellin e paster,..humbu humbu ne shikimin e pafundem te syve te mij…eja te humbemi bashke,,qe te rilindim perseri..le te humbemi ne kete,.nate,..dite…ore dhe minuta,..ne kete hapsir,.boshe ne ekte fleksibilitet fallso…humbemi dhe I lem pas,..humbemi dhe rilindim bindeshem..humbemi ,,,,humbemi,..

 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Copeza Dashurie,.!

...asaj, (eshte copy paste, por origjinal mendim i imi i shkruar kahere )

………..pranë tavolinës së strukur në qoshen e këtij lokali të njohur kaherë si lokal alkoolistësh, ku kishin derdhur lotët edhe dashnorët më pasionant të qytetit.....nën zymtësinë e asaj qoshe të krijuar nga mjegulla e dendur e tymosjeve të duhangjinjëve dhe drita e pakët që vinte nga dritarja e vogël dhe e vetme e lokalit dhe zhurma dalldisëse e krijuar nga ndikimi i alkoolit , në një karrige katërkëmbëshe të stërvjetruar isha fshehur, unë, viktima e radhës, viktima e kompleksivitetit të pakuptueshmëris mes egos burrërore të të qenit burrë dhe sentimentalitetit e melankolis së gjinisë së bukur. Mundohem ti jap shpjegim arsyes së largimit tënd por koka më ushton dhe s’mundem të gjej fije të qartë askund. Nën ndikimin dehës së lëngut të nxehtë shohë para vetes një mori shishesh të zbrazta dhe një gotë të përgjysmuar dhe nën ndriçimin që i jep lëngut drita e pakët nga dritarja e vetme ne lëngun e gotës shohë fytyrën time dhe për herë të parë frikësohem nga vetvetja. Unë……dikur princi i ëndrrave tua tani mbret i shisheve të zbrazta dhe gotave te përgjysmuara ,……….. dikur idol i shoqërisë sate për dashurin tani fundërrinë e këtij lokali të zymtësuar ………dikur flija me premtimet tua tani dehem me nënçmimin që fitova, dikur nuk me ndaloje të flisja me orë të tëra tani nuk më dhe mundësin as të lamtumirës……dikur …….dikur ………..unë tani me ngritjen e kësaj fundërrine të kësaj gote të fundit ta them lamtumirën e fundit TY dhe gotës përgjithmonë ,do ngritëm nga këtu dhe kurrë s’do kthehem më, do harroj Ty dhe të gjitha që kam kaluar dhe do eci rrugës së shpresës së re……
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Copeza Dashurie,.!

Do doja te isha muzgu i nje darke ,ku te flije ne brendesin time,.
do doja te isha agimi i nje dite,..ku une te zgjoja me puthjet e mija,..
do doja te isha rreze dielli,..qe te ngrohja dhe ndricoja fetyren tende,.
do doja te isha ajri ,qe te me thithesh dhe te jem brenda gjakut tende,..
do doja te isha pija jote e preferuar,..qe te shijoja buzet dhe ngrohtesin e gojes tende,..
do doja te isha ere qe te shpurpurisja floket e tua,..
do doja te isha vale e ngrohet deti,..qe te zhvishja trupin tend,..
do doja te isha rera qe prape te te mbeshtillja,..
do doja..do doja...nje gote vere,.
qe mendimet e mija te kishin shoqeri,..
do doja,...do doja..


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Copeza Dashurie,.!

Si nuk u lodha njehere se dashuruari,..nuk ka lendim qe me rrezon nuk ka zhgenjim qe me mban rob,.nuk ka asgje rreth meje pervec se dashuri,..dashuri dhe prap dashuri,..me ty dashuria ime,.ngrihem zgjohem jetoj,..ece mendoj dhe flej ne thellsin tende,..dhe atehere kur lendohem dhe te hedhe thekshem si spirale te thyera xhami dhe aty ku bijen godasin dhe rrjedh gjak,..prape me te njejten dhimbje ato mblidhen formohen shtrengohen dhe ngjiten ,..drejtohen drejt qiellit per tu kthyer ne copeza kristali qe bien mbi mua si vesa e nje megjesi pranveror...
lehtesishte kalojn mbi trupin tim per te uijtur token ku rri aty ku kaloj ,..jetoj,.
une ndjej pjalmin e tyre tek uijt trupin mendjen dhe deshiren time per dashurin dhe jeten,.ndjek embelsishte rrjedhjen e lumenjeve te deshirave njerzore per te dashuruar,....si ipasuri i varferi ,.. vetem tek dashuria mundem te shof qarte emeruesin e njejte te natyres dhe gjinive njerzore,...

lumturohem tek shof copezat e dashuris qe lundrojn ne detin e enderrave femrore ato vallzojn denjesishte neper mendimet dhe depertojn thelle ne shpirtin mashkullor tek i ripertrijne qe sebashku dhe i kthejn ne realitet,..dhe si loj magjike ato braktisin syrtaret per te zen zemrat e njerzve cifteve,,citatet e ketyre enderrave shpirterore marrin forme materie njerzore,..formen e puthje ve neper parce,..nen shiun e nje strehe nen perendimin e nje dielli,..enderra qe kthehen marrin jete dhe vrapojne neper dyert e parajses njerzore per tu trokitur lehte embelsishte ne zemrat e tyre...
Si nuk u lodhem se dashuruari,..sii nuk u lodhem se perjetuari,..dashuria eshte ndjellsia e zemres ushqimi i saj dhe ne jemi roberit e saj te perjetshem ,..burgu me i mire njerzor ne toke,..
Ne nuk lodhemi kurre se dashuruari,..sepse ne nuk munde te lodhemi kurre se jetuari,
te dehur nga deshira per te gjetur kulmin e dashuris,..ne kerkojm te kapim neper labirinthat e jetes njerzore gjdo drit,....deshir dhe mundesi per ti kthyer ne dashuri,..ngjajm sikur lulet tek njekun rrezet e diellit per te hapur petalet e tyre,..





Kur fluturimi I mendimit niset drejt teje,,fuqia e tij eshte nje ciklon dashurie,.qe mbushet me yjet e nje nate vere dhe derdhet ne forme piktureske siper trupave tane nen muzgun e nje darke,.qe ndricohet embelsishte nga xixellonjat e nje nate vere,..tek valet e detit kompozojne pjesen tone te preferuar,.puthjet tona shperthejne dhe hena fshihet nga ndricimi e emocioneve tona ,.. te nxehta dhe te shthurura,..vallzimi e nates servir me delkates shijet e saje te ethshme,.ku ne jemi klijentet e saj te preferuar,..kur une fluturoj ti je gjithmone fundi I destinacionit,..tim..

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Copeza Dashurie,.!

Me prit aty ku takohen enederrat me realitetin..
Me prit aty ku takohet dielli me shiun..
Me prit aty ku takohet e mira dhe e keqia..
Me prit ne rrepiren e nje mali se do te ngjitem..
Me prit ne ujvarat qe derdhen ,..
Se gjithe brigjet e lumenjeve do i perqafoj per te te gjetur..
Me prit aty ku hapesira qetesohet
Me prit aty,..ku rruget reale mbarojne,..
Me prite aty ku deshira dhe heshtja vallzojne..
Me prite aty ky fjala humbet kuptimn,..
Me prit aty ku vetem dielli munde te te ndricoj..
Me prit aty ku henen e kundron...
Me prite aty ku ti je tani...dhe une do te vij,,te premtoj...


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Copeza Dashurie,.!

Mbrem,..duart me rreshqiten mbi ty ,ndjenva butesin e lekures tende,..
Mbrem,..ndjeva frymarrjet e tua te thella..mbi lekuren time,..tek buzet rreshkisnin perdredhurazi,..gjysem te lagura nga pasioni I nje puthje ne ikje,,nje tjetre ne kthim,,nje tjetre e humbur pake me tutje ne rrembim..
mbrem,,trupi yt gjysem I zhveshur thelle me perpiu.. duart ngaterroheshin neper kemishen e zhgerryer tenden,..ndjeva se si trupi yt, eshte nje male I dendur ndjenjash pasioni qe perpin gjdo rrebesh shiu ,,Brenda tij…mbrem..mbrem..une dhe ti..
apo ..apo..
Ishte nje nate me shi..!?


 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Copeza Dashurie...!

Me lejo te te prek brishtesin e mendimit,,pastertin e syve,.
me lejo te zhvesh ngadal nga ftohja e jote e akullt,me lejo te ndjesh ngrohtesin e dores sime neper fetyren tende,,
me lejo te te shikoj ne syte e tu ,deri sa te humasesh ne ngrohtesin time,.
te shof tek rreshket neper gjethet e vjeshtes se ren,,tek rrokullisesh mes aromes se tokes dhe vjeshtes,.
dehesh mes perendimit dhe lindjes ,jeton neper ikona te gjalla dashurie,.
rrukullisesh...mes gjetheve te arta vjeshtore,,ndjell shi dhe butesi,.ylberin e vjeshtes krijon,..
ah mendim i merguar dashurie..ktheu ne stolin ku jam ulur,..:))je vetem , je pa mua..!!


 

ana88

vlonjate tipike
Titulli: Copeza Dashurie...!

Trishtimi miku i pandare i jetes time,eshte e cuditshme te mendosh se si nje bote plot me njerez mund te duket bosh
kur te mungon nje person i vetem..................shpeshehere ajo qe ka nevoje nje njeri eshte nje dore per te shtrenguar
dhe nje zemer per ta kuptuar..........................te presesh eshte e dhimbshme,edhe te harrosh eshte e dhimbshme,
por te mos dish se cfare vendimi do te maresh,kjo eshte nje nga vuajtjet me te medha
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Copeza Dashurie...!

Mendova se humba se te desha shume
por ti ke humbur me shum se une
tani s'e kupton se duket si loje
por duro dhe pak sa loja te mbaroje
Un kam fituar gjithmone asnjeher sjam dorezuar
ndoshta me shpirt tani jam dashuruar....
Un desha fundin me ty ne perjetesi
prandaj u dorezova qe te kishte barazi
e humbur jam un ,i humbur je ti....
se dashuria e vertet nuk ka barazi .... <<<.
 

Jetmira

..........
Titulli: Copeza Dashurie...!

Mos me le zemer
mos me le zemer
pa ty smund te jetoj
esht e vertet zemer
dot ste harroj
mos me le shpirt me lot ne sy
kur do ta kuptojsh
se edhe e vdekur do te te dua vetem ty
 

Jetmira

..........
Titulli: Copeza Dashurie...!

Mergim
te njoha ne rruget e jetes gabimisht
nisa te te doja ,marrezisht
per ty harrova veten
vetem ty doja te te kisha pran syve te mi
ste kerkova shum
thjesht pakez dashuri
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
I Paskam shkruar ca copeza ketej kohe me pare,i kisha harruar ne kujtesen e brisht timen.
Tek shkarazi lexova ca rrjeshta neper to,u riktheva ne kohen qe iken ashtu duke rreshkitur neper nudesine e trupit dhe te mendjes.
Dashuri ,e embala e jetes sone,c"te te te kushtoj ne kete mengjes te fesket Dhjetori?
Te te them qe me ke veshur e zhveshur sic koha ben dashuri me stinet neper vite.
Te te them qe ,me beso qe te dua sic te kam dashur dje,do te dua dhe neser,sot po pi kafen e rradhes me ty.
E per kete flm shume dashuri!! :)
Me beso jam pjell e jotja e do jem deri ne frymen e fundit timen.
 
Top