• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Copy paste nga social media

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Poshtë lëkurës

Gjej mënyrën të më njohësh
Të më ndjesh, gjej mënyrë.
Thellë në sy të më shohësh
Jo përciptas në fytyrë!

Njeriu s' është ai që duket
Por është bota brenda tij.
Nëse s'mund t'i shohësh botën
S'mund të njohësh një njeri!

Unë e shkela botën tënde
E përshkova në çdo qosh .
Shumë e bukur vënde - vënde
Dhe mjaft shkretëtira bosh!

Prandaj unë dija çfarë doja
Nga ajo botë në shpirt e strukur.
Dhe mundohesha të shkoja
Veç atje ku ndjehesha bukur...

Në të kundërt botës sime
Ti asgjë s'munde t'i shohësh .
Ndaj më kot ke pretendime
Në përpjekjen të më njohësh!

Ti i mat vlerën pikturës
E sodit me imtësi...
Por të shohësh poshtë lëkurës
Do dëshirë nuk është dhunti!

Bledi Ylli
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
-Ç’është jeta për ju?
-Flluskë sapuni!
-Po vdekja?
-Shpërblim i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
Ç’është më e pakuptuar në botë?
-Vdekja!
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon marrëzisht saqë nuk kujton as vdekjen!
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!
-Po puna më e mençme?
-Të gëzosh të tanishmen!
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është e më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-Po më e rëndë?
-Fjala?
-Çfarë ju duket e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
"Sterjo Spase"
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR

Nga Arjola Zadrima

I dashtun,
Sot perëndimi i diellit mbi liqen kishte ngjyrën e heshtjes tande. Valët ecnin avash drejt bregut, pulbardhat pëshpërisnin një mungesë të kuqërremtë. Tufa- tufa u çuen në fluturim, e shpirti më shkon përpjetë tuj i ndjekë, tue ja shiju lirinë e varun në sqep.
Sa e veçantë kjo stinë. Gumëzhijnë brenda meje mendimet, përplasen në buzë që s’pipëtijnë…sërisht grindem me vedin brenda vedit.
Kjo unë e vështirë për këtë moshë në këtë stinë të verdhë mi zbeh hapat, e shpesh më njom faqet. Por ndoshta kje e thanun për dreq me mbetë e ndjeshme, jo fort komode për këtë jetë.
Shpesh më duket sikur shkel në shkamij e hija jote më pret sdi ku, e njëjtë këtu e njëzet vjet, por gjithmonë venitet në horizont a në pikën kulminante mes qiellit e tokës…
Më fal, harroj shpesh me të pytë, çka bane sot?
Ndoshta më i ndërru dy fjalë, a ndoshta më të shtu mall nuk e di cila prej këtyne më don ma fort.
Se ne jena të ngjashëm, edhe krenaritë i kemi njësoj , edhe dashninë e mbajmë, e tundim, e shkundim e përplasim deri sa bjen, thehet mandej na rrëshqet fytyrës si lot.
Ah sa t’i kisha puthë durtë sot, edhe sytë e njomë, të kisha vëzhgue në gjumë natën vonë, të kisha ledh lehtë flokët, tuj e mbyll kishe falenderu edhe Zotin që ekziston dikush si ti në këtë rruzull të pandreqshëm.
E di nuk je i zemërum me mu, je vetëm i dashuruem njësoj si unë, që të kapërdijë ty, e mendoj ty, e të peshoj ty çdo ditë në gjoks. Nganjëherë mjafton një urë mërzie sa më të thanë , tash që duhena kaq verbnisht si me ta thanë frymën , a po më kallzon?
Asht vjeshtë, por nuk jemi asnjiherë vonë me u dashtë.
E jotja përgjithmonë​

 
Private conversations
Help Users
    Top