• MirĂ«sevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

CoronaVirus : Lajmi i Fundit... 🚹🆘

Pershendetje JOQ
Pak info per gjithe Vellezrit e Motrat Shqipetar rreth Coronavirus !

Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme.

Coronavirus është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm,shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen.

Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
# Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
#Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
# Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake ashtu edhe të egra).
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjenën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larje e duarve)
# Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

***Theksoj se viktima te ketij Virusi jane vetem njerezit me Imunitet te dobet...Edhe nqs jeni te prekur nga ky Virus mos u Alarmoni...Paraqituni prane institucionit Shendetesor me te afert, edhe me e mira per ne Shqipetaret ne mos pranise se maskave mbrojtese vendosni njĂ« shami ose 1 Shalle rreth gojes !! Zoti na ruajt !!! 🙏🙏🙏"
 

Comments

Rëndohet bilanci, Italia bëhet shteti i katërt më i prekur nga koronavirusi.

Numri i të infektuarëve në Itali sa vjen edhe po rritet. Deri më tani janë regjistruar 132 të infektuar dhe dy persona të vdekur.

Paniku është i madh dhe qeveria ka marrë një sërë masash drastike.

Mësohet se deri më tani janë izoluar 11 komuna dhe 50 mijë persona janë në Karantinë. Zonat më të prekur a janë ato të Lombardisë dhe Venetos.
 
Sapo degjova te pakten nga greku flas qe do rrallohen udhetimet drejt italise .....dhe aegean me lajmeroj per me daten 4 qe e kam per gjeneve është me pikepyetje .....cbehet keshtu po izolohemi
 
"Persh joq. Sa per informacion . Nqs coronavirusi prek shqiperin duhet te dini qe ne magazina nuk ka asnje mask fytyre. I shiten te gjitha ne kin me 2 fishin e cmimit . Maska ka vetem tek tuk neper dyqane te vogla materiale ndertimi ose ne ndonje farmaci. Kjo është maska e duhur FFP2"
FEDC4DD4-6C55-46DA-9127-4DEB9ECAC83B.jpeg
 
Masat e parandalimit



  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
  2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
  3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
  8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
  9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
 
Coronavirus, Conte: “Do tĂ« blindojmĂ« zonat e epiqendrĂ«s, nĂ«se do tĂ« duhet do pĂ«rdorim ushtrinĂ«â€

Kush priste njĂ« mbyllje tĂ« kufinjve do tĂ« mbetet i zhgĂ«njyer, por dekreti i aprovuar sĂ« fundi pĂ«r emergjencat dhe i shpjeguar nga kryeministri Conte dhe ministri Speranza, pĂ«rmban masa kufizuese. ‘Gjithçka pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar italianĂ«t, qĂ« Ă«shtĂ« gjĂ«ja qĂ« na intereson mĂ« shumë’, ka thĂ«nĂ« kryeministri gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp. Mes ndĂ«rhyrjeve tĂ« bĂ«ra Ă«shtĂ« sigurisht izolimi i zonĂ«s sĂ« epiqendrĂ«s me forcat e ushtrisĂ«, nĂ«se do tĂ« duhet, ka thĂ«nĂ« kryeministri italian.


‘Kemi miratuar njĂ« dekret pĂ«r shĂ«ndetin e italianĂ«ve, qĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« kemi mĂ« shumĂ« pĂ«r zemĂ«r dhe qĂ« renditet e pari nĂ« kushtetutĂ«n tonĂ«- thotĂ« Giuseppe Conte- duke pĂ«rsĂ«ritur shumĂ« herĂ« qĂ« italianĂ«t ‘duhet tĂ« kenĂ« besim’ tek politikat dhe tek institucionet shkencore, qĂ« po bĂ«jnĂ« tĂ« pamundurĂ«n. Masat pĂ«r tĂ« cilat flet presidenti i kĂ«shillit, kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me dhjetĂ« komunat e zonĂ«s sĂ« Lodit, tĂ« identifikuarar tĂ« premten, ku jetojnĂ« rreth 50 mije persona dhe zona e Vo Euganeo, nĂ« provincĂ«n e Padovas. KĂ«to do tĂ« jenĂ« tĂ« gjitha zona tĂ« kuqe: ”Nuk do tĂ« dalĂ« dhe nuk do tĂ« hyjĂ« njeri. Dhe jo vetĂ«m: NĂ« brendĂ«si tĂ« zonĂ«s sĂ« epidemisĂ« shĂ«rbimet publike dhe tregtare pĂ«r tĂ« mirat e nevojshme-thotĂ« dekreti- Ă«shtĂ« e kushtĂ«zuar nĂ« pĂ«rdorimin e mjeteve mbrojtĂ«se individuale’. TĂ« gjitha ata qĂ« kanĂ« pasur ‘kontakte tĂ« ngushta me rastet e konfirmuara, duhet tĂ« hyjnĂ« nĂ« karantinĂ« me mbikĂ«qyrje aktive’.
 
SPECIALE/ Koronavirusi i afrohet Shqipërisë: Simptomat e para dhe si të mbrohemi prej tij


Koronavirusi ka prekur 77 mijë persona deri më tani në rang botëror, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 2 300, përfshi edhe një 77 vjeçar italian.

Sëfundmi raportohet se numri i të prekurve në Itali ka shkuar në 20 persona.

Abcnews.al sjell më poshtë simptomat e këtij virusi si edhe si duhet të mbrohemi prej tij:
Simptomat
Një i prekur nga koronavirusi ka fillimisht simptoma të zakonshme si dhimbje koke, rrufë, dhimbje muskujsh dhe kollë.
Nëse virusi avancon edhe më tepër në trup, atëherë shfaqen simptomat më të dukshme si, temperaturë e lartë mbi 38 gradë celsius, pneumoni, vështirësi në frymëmarrje, situatë e cila çon në dobësimin e sistemit imunitar të trupit dhe që mund të çojë deri në vdekje.
C721F3D3-0F0A-456F-B09C-F3C983ECB3A7.jpeg

Si të mbrohemi

Koronavirusi Ă«shtĂ« njĂ« sĂ«mundje e re dhe shkencĂ«tarĂ«t janĂ« ende duke studiuar se si mund tĂ« pĂ«rhapet nga personi nĂ« person, por viruse tĂ« tilla tĂ« ngjashme kanĂ« tendencĂ« pĂ«r t’u pĂ«rhapur nĂ«pĂ«rmjet kollĂ«s dhe teshtimĂ«s.

Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ata nxjerrin pikat e pështymës ose mukozën. Këto pika mund të bien tek njerëzit dhe kalojnë tek ata prekin fytyrën duke shkaktuar në këtë mënyrë infeksionin.
2E59833D-B549-455D-A858-1EB97E688CB9.jpeg

Virusi mund tĂ« pĂ«rhapet gjithashtu pĂ«rmes piklave qĂ« bien nĂ« sipĂ«rfaqe siç janĂ« vendet nĂ« autobusĂ«, trenat ose tavolinat nĂ« shkollĂ«. SidoqoftĂ«, nĂ«se kjo Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« kryesore e transmetimit varet se sa gjatĂ« mbijetojnĂ« viruset nĂ« sipĂ«rfaqe – dhe kjo gjĂ« mund tĂ« ndryshojĂ« nga orĂ« nĂ« muaj.
E5C3884F-3EAB-481D-9C0C-0F8FD2B814BC.jpeg


Ekzistojnë fakte që virusi mund të përhapet tek njerëzit përpara se të shfaqen simptomat .

Si të mbroni veten dhe të tjerët?
C83167DD-0606-4114-9BCC-00A2DDFB4976.jpeg

Lani duart : lani duart tuaja me ujë të pastër dhe përdorni sapun. Mos harroni kur të lani duart të lani mirë hapësirat midis gishtërinjve dhe thonjtë ,pastroni mirë të paktën për 20 sekonda.
15FB8D85-B287-4124-85AD-58264FD6E89C.jpeg

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini me një facoletë para
, më pas hidheni atë në kosh dhe lani duart tuaja. Nëse nuk keni facoletë, mbani brrylin tuaj para gojës kur kolliteni ose teshtini, jo duart.

Maskat higjenike për fytyrën ofrojnë një mbrojtje më të sigurt
E876C0D5-4421-4702-884C-CBDE5B19E18E.jpeg

Sidoqoftë, ato nuk bllokojnë grimcat më të vogla të tështimës ose kollitjes që mund të kalojnë në materialin e maskës. Maska gjithashtu nuk mbrojnë dot sytë dhe ka prova se virusi mund të transmetohet edhe nga shikimi.

Kërkoni menjeherë ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje
060429EC-6379-4910-AB23-E7F2ACF2C85F.jpeg

Nëse vizitoni tregjet me ushqime të gjalla në zonat e prekura nga virusi shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë të gjalla dhe ato sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.

Nëse jeni në një zonë të prekur shmangni ngrënien e produkteve shtazore dhe tregoni kujdes ndaj organeve të kafshëve.
885EEEF1-2F5C-4861-B430-88BE5BD8FE67.jpeg

Shmangi gjithashtu ngrënien e produkteve shtazore dhe gjithashtu produkteve të qumështit.
ED87CB4E-BE35-468F-800E-09A4626F4730.jpeg

Nëse jeni rikthyer nga një zonë e prekur në Kinë gjatë dy javëve të fundit, qëndroni në shtëpi dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë për 14 ditë . Kjo do të thotë të mos shkosh në punë, shkollë apo zona publike.
03162E11-7756-44D9-8494-6BE3540A69CB.jpeg

Nëse jeni kthyer nga një zonë e infektuar dhe keni një temperaturë të lartë, kollë, dhimbje të fytit ose vështirësi në frymëmarrje mos u largoheni nga shtëpia juaj deri sa të merni këshilla nga një mjek .
E10A63F8-25AD-448E-82DC-3C79D48BDE16.jpeg

KĂ«shilla


Masat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirus:

-Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

-Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

-Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

-Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

-Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;

-Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

-Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë. /abcnews.al
 
Economia e Kines do kete nivelin me te ulet qe nga koha e krizes se madhe, 4.4 perqind per momentin është rritja e projektuar ekonomike, nga 6 sa ka qene para shfaqjes se koronavirusit.
E sakte. Ska qejf amerikani superfuqi.
 
Kina është një nga tregtaret me te medhenje ne bote te " arit te zi", bashke me SHBA, brenda 3 eventualisht 4 jave kursi i tregut global do te ndryshoj, perfitues kryesor i saj: SHBA.
 
Në Kinë shitja e veturave të reja ka rënë për 92 për qind. Nga data 1 deri 16 shkurt në Kinë janë shitur vetëm 4900 automjete. Në periudhën e njëjtë kohore para një viti qenë shitur 60 mijë vetura.
 
Po du me than qe brenda 24 muajve kur edhe parashikohet te gjendet ilaqi per kete koronavirus, SHBA do kete rol dominues ne ekonomine e botes per me shume se 200 vjet te tjera. Humbjet e jetes se njerezve jane dem kolateral i parashikuar shume mire nga e ashtuquajtura elite e botes.
 
Ne te tilla situata duhet mbajtur qetesia,dhe paniku nen kontroll.
është e rendesishme ne kete mes dhe mediat mos ti vene flaken informimit duke bere ate me katastrofe se sa është.
Ajo qe me shqeteson është se lexova qe ne shqiperi s`kane mekanimat e duhura per identifikimin dhe terapine e virusit,Kjo është katastrof.
Ishte dicka e tille, qe bashke me klinikat private kishin mundesine e vetem 130 ose 150 pacienteve te pranonin per terapi ne te njejten kohe,pra është ekstremisht keq gjendja.
Por mbi te gjitha duhet mos kemi frike.
Ne fund te fundit njehere do vdesim te gjithe.
 
Top