• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Daut Haradinaj: Të bashkohemi në Nëntorin e Tretë!

legjenda

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIORE
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar të opozitës më 28 nëntor.

Ai në një shënim në facebook ka theksuar se nëntori i tretë nuk do të lejoj përmbysjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do të lejoj humbjen e territoreve.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

"Të bashkohemi në Nëntorin e tretë

Ky 28 nëntor duhet të na bashkojë sikur nëntorët e mëdhenj të historisë! Manifestimi i qytetëruar i yni, është rast për të bindur vendimmarrësit, kushdo qofshin ata, se ky popull nuk lejon përmbysjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikurse nuk lejon humbjen e territoreve tona.

Prishtina do ta mbajë mend si Nëntorin e tretë, ku të gjithë e pa dallim, do ta kundërshtojnë këtë padrejtësi dhe do të vihen në mbrojtje të shtetit.

Ne do të festojmë por edhe do ta dërgojmë masazhin tonë të fuqishêm për Kosovën, ashtu siç e meriton kjo ditë e madhe!

Dita e flmurit tonë kombtar! DH" (sic), ka shkruar Haradinaj në Facebook.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Daut Haradinaj: Të bashkohemi në Nëntorin e Tretë!

Je nje hiq ti ashtu siq ke dhe vllain.ja keni humb imazhin edhe uck .
 
Top