• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dedikuar ty!

Po bie shi dhe pikat e shiut rrashqasin ngadale ne xhamin e akullt sikur te ishin lotet e mi. Eshte vjeshte, por mua me duket sikur dimri ka pushtuar. Ndjej zhurmen e shiut qe perplaset ne xham, nderkohe qe pagjumesia ime me shoqeron keto nete bashke me zerin tend te larget. Me pelqen te enderroj ty qindra here me te embel me veshtrimin ngulur ne syte e mi. Edhe pse nuk je ti je realiteti im i perditshem, endrra ime e cdo nate!

Me pelqen te imagjinoj endrrat e tua, ti ndjej si re siper meje, dhe te dhuroj perkedheljen e buzeve te mija mbi buzet e tua! Me pelqen te besoj se trupat tane sa here qe behen nje harrohen ne kohe dhe hapsire ku as mendimi me i lig nuk mund ti ndaj. Me pelqen te enderroj te qeshuren tende si nje femije ne caste lumturie! Dua te zgjoj me perkedhelje, kur rrezet e para te diellit trokasin ne dritaren tende. Dua te shtrengoj fort para se te le te shkosh, dhe te pres me perqafime kur te kthehesh perseri.

Kam menduar per jeten time pa ty. Kam njohur friken shume here. Ne ato momente mendja ime eshte zhytur ne nje erresire te paprovuar, qe nuk kishte as fund dhe as fillim. Kam menduar per diten dhe naten, qe gjithmone ndjekin njera tjetren por asnjehere nuk takohen. Sa shume ngjan me ne!
Kam menduar per henen dhe diellin qe nuk takohen kurre, dhe e shfaqin dashurine e tyre vetem ne nje eklips. Pastaj e mbajta frymen dhe gjeja e pare qe mendova ishte se "Te Dua"
Ne 5 shkronja te thash gjene me te madhe ne bote!

Do doja te tregoja per ditet e mija pa dashuri. Do doja te tregoja per vetmine time, dhe deshperimin tim. Do doja te tregoja per oret boshe te kaluara ne krevatin tim me shikimin te fiksuar ne tavan, fiksuar ne keto mure bosh pa histori. Fiksoj keto mure dhe me duket sikur jam e mbyllur ne nje kub kateror ku mendja ime udheton per tek ti. Do doja te me degjoje tek flas keshtu, do doja te me kuptoje ndersa mendimet e mija si te cmenduar marrin vetem nje drejtim...per tek ti!

I mbyll syte, dhe marr fryme thelle, mar fryme embelsisht, dhe degjoj te rrahurat e zemres time. Provoj te le te lire mendjen, provoj por jane mendimet qe s'me len. Atehere provoj te le te lira mendimet e mia per te pare se ku po shkojne, dhe ne cast kuptoj se kerkojne te arrijne ty.

Une do te dua dhe atehere kur nuk ke per ta besuar, do jem mes jastikut tend dhe qafes tende naten, do kercej me endrrat e tua, do te flas si hena u flet yjeve, do te puth si era puth valet e detit, por sdo arrish te me shohesh. Ndoshta kurre s'do ta maresh vesh se sa shume zemra ime enderron.
Nje enderr qe eshte vetem nje enderr e gjate pa fund. Te jetosh nje realitet te kerkuar, te besuar, imagjinuar, qe gjithmon ke shpresuar. Po i shpresuar sepse per nje here te vetme ka besuar ate qe nuk donte ta besonte. Une e di qe ti egziston dhe pse jo fizikisht, une te ndjej ne ajer, e di qe egziston...sepse je ne endrrat e mija, e di qe je...sepse nje yll shkelqen me shume se te tjeret dhe ai je ti. Kur fryn era, e di qe je...frymemarrja jote me perkedhel fytyren, e di qe je sepse degjoj zerin tend te kumboje brenda meje.

Dhe te humba dhe te gjeta dhe ike dhe te desha, dhe te putha dhe te ndjeva.
Cdo mendim qe me vjen me dergon tek ti...ne jetoj apo vdes per mua eshte njesoj...ne jetoj apo vdes prap dhe shpirti tek ti do me dergoj...
 
Ti je special, ndoshta e ke degjuar shpesh, por nuk besoj se je lodhur duke e degjuar. Je special sepse vetem ti di te jesh ashtu, ke prekur jeten e dikuj ne menyren me te vecante, ashtu sikurse askush nuk ka arritur ta bej!

Ke qen atje kur kam patur nevoje, kur jam ndjer e trishtuar dhe e vetme ti ke qen gjithmone! Me ke dhen qetesi, kete njeri qe po te shkruan e ke ber te qeshi. Ke qen duke gezuar me mua ne kohe te mira, me ke ngushelluar ne kohe te veshtira. Sa here kam dashur te flas me ke degjuar.

Asnje njeri nuk dhuron si ti, ti gjithmone ke ate buzeqeshjen qe me inkurajon dhe me inspiron. Me ke ber te perpiqem me fort kur nuk ja kam dale, me ke ber te besoj ne veten time, sepse ti ke besuar ne mua!
Te falenderoj qe me ke ngritur kur jam rrezuar, dora jote ka qen aty dhe kur te kam lenduar!
E ke zgjatur ate pa hezitim, askush nuk do bente te njejten gje qe bere ti.

Me ke dhuruar drite ne ditet me te errta, dhe buzqeshje ne ditet me te trishta.
Me mungon deshperimisht perqafimi jot, por e di qe e kam sa here me flet sa here me shikon, ti je aty TI me Perqafon!!!
Faleminderit qe ke qen gjithmon dhe s'me ke len vetem asnjehere!
:kiss
 
Thone se dashuria perfekte eshte dashuria infinite.
Ajo qe duron per gjithmone dhe qe kurre nuk mbaron. Eshte ai pasion i vrullshem qe te merr dhe s'te leshon, dhe qe te shtyn te superosh gjithcka, per te qen gjithmone aty para duke te rrembyer me te njejtin intensitet si takimin e pare. Je ne kujtimet e mia, i forte dhe ndjelles si nje zjarr qe djeg aq fort, dhe qe me shtyn te shkruaj perseri per gjithcka qe me ka mbetur nga ti.
Thone se dashuria perfekte eshte dashuria infinite. E di? Gjithmone e kam deshiruar, por kurre nuk kam dashur te besoj se ajo vazhdon te rritet brenda meje.

Po pastaj me kujtohet ajo nate, ate dhome, ate shtrat. Mbaj mend cdo detaj te atij vendi ku kemi qen aq here. Mos me pyet perse. Do te thoja nje genjeshter, ose me mire do tentoja, por nuk do arrija. Mbaj mend gjithcka. Por do doja te ndodhte perseri gjithcka, si dje, dhe sot, dhe neser dhe gjithmone. Me mungon duhet ta them. E perseris cdo nate, dhe nuk do lodhem duke ta then. U be muaj qe vazhdoj keshtu. Por une do te dua gjithmone. Dashuri perfekte apo jo qofte kjo imja. Ti je pjese e imja, dhe kudo qofsh jam aty me ty,duke te then "te dua"

E mban mend zemra ime heren e pare? Ishe drite ne ate dhome pa drite. Kujtoj zerin tend, zeri me i embel qe dhe nata e kishte zili ndaj qetesia kaploi gjithcka. Dy syte e tu te zinj qe shkelqenin duke me veshtruar me butesi dhe me perkedhelen kur u takuan me syte e mi. Floket e erret qe perkedhelen fytyren dhe kur koka jote ngadale u mbeshtet ne supin tim ne pritje te nje pergjigje pa fjale!
Floket e tu ishin te bute, me te lehte se vet ajri, ndoshta me te lehte se cdo lloj materiali. Me veshtrove perseri. Nuk mund ta besoja, buzet e tua te buta dukej se emocionoheshin duke me dhuruar ate buzeqeshjen prej femije. Nuk mundem te harroj perqafimin e ngrohte, dhe aq delikat kur me pushtove ne krahe si te isha nje e pambrojtur.
Te me zente gjumi ne krahet e tu, te zgjohesha duke patur ty prane, te shikoja tek flije si nje femije, do doja mos te zgjoja asnjehere, te rrija ashtu te mbaja frymen qe ti te fleje qetesisht, por nuk mund te rezistoja tundimit per te puthur, tundimit te ndjerit te aromes te lekures tende aq ndjellse. Te shikoja tek zgjohesh i pergjumur si nje femije i perkedhelur, dhe te shtrengoj ne krahet e mi. Cfare dhimbje te ndaheshe nga ty. Cfare dhimbje ne zemer kur te thoja mirupafshim dhe largohesha por zemren dhe mendjen e leja te bente shoqeri.

Ne kohen tone aq te shkurter, ne zemren time kujtimet kane mbetur te gdhendura fort dhe as koha dhe asgje nuk do arrij ti fshij. Edhe pse tani jam vetem, vetem nuk jam, sepse kam dashurine per ty qe me mban te mberthyer aq embelsisht.

Te adhuroj pafundesisht
 

inushja2

preshevare
Titulli: Dedikuar ty!

ok, po sjell dhe une nja dy gjera modeste te shkruara shume kohe me par..., po ja bashkangjis pikerisht dedikuar ty /atij/atyre loool

Sonte jam vetem !
Kjo dhome , sa bosh me duket sonte, sa e ftohte, e akullt... Po eshte e njejta ama qe dukej aq e ngrohte, aq e bukur sa mund te rrija edhe me dit te tera pa dalur fare , nga kjo dhome, sepse Ishe Ti ktu,
ike duke mar me vete gjith pozitivitetin rreth meje ....

E une qendroj e strukur ne nje qoshe, duke veshtruar ne cdo cep te dhomes, sa e shkret duket, pa ty, dhe une kam ftohte, kam shume ftohte, acari deperton thell ne shpirtin tim.

Mbyll syt dhe kujtoj mijera momente te kaluara se bashku, plot dashuri , pasion....

Dua te di, po vdes te di , ku je , me ke je ? Ato duar qe dikur me ledhatonin vetem mua tani kush ti puth?
Me syt e zemres te kerkoj te te gjej, me ngjan sikur degjoj te qeshuren e nje femre qe qendron ne krahet e tua, mbase kerkon te mari dicka qe se mer dot! Sepse gjerat njeher perjetohen , njeher falen, smund te rikthehen mbrapsht
Apo ndoshta mundohesh me ane te saj te cmallesh per mua?! Ajo e ndjen, e di, eshte femer, mu si une, e ndjen se po mer dicka qe nuk i takon, ne fakt, nuk po mer asgje, thjesht tenton, sepse ajo do ta ndjej shume shpejt se mund te te ket vetem fizikisht do ta kuptoj shume shpejt qe ritmet e nje zemre nuk rrahin fort per te, do ta kuptoj qe personi qe ka ne krah e shikon ate por shef nje tjeter, do ta kuptoj qe brenda tij ai kerkon ate, ate me te cilen ndjeheshin thjesht NJE E plotesonin persosshmerisht njeri/tjetrin dhe -ajo- do ta kuptoj sa e tepert eshte dhe c krim te madh qe ben ....
Do ta kuptoj qe sa her e shtrengon fort ne krahet e tu, deshiron te mos ishte ajo , por te ishte vajza e cila te fali gezimin, hidherimin, pasionin dashurin dhe gjithcka, gjithcka qe kishte ....

Dhe une, vazhdoj te dridhem nga i ftohti, nga acari i tmerrshem qe ka pushtuar zemren time, veshtrimin kthej nga dera, sa lutem qe ajo te hapet dhe te hysh TI, te me thuash se tentove te me harrosh por se ben dot, te me thuash se gjithcka do fillojme aty ke e lam, te me thuash se une do te di te qesh serish, do te mund te ndjehem femra e duhur per ty, serish.................

Kur nje femer dashuron !
Ti, femer e brishte , delikate qe ne dukje ngjan sikur nuk do perballoje as dramen me pak te hidhur, por qe ne te vertet je aq e forte sa i perballon edhe grushtat me te forte te mundshem me te cilet mund te te godasi jeta. Dhe jo vetem kaq, por ti di te ngrihesh pas cdo renie, shpirti jot te eshte lenduar sa e sa her, zemra jote te eshte thyer fort, copetuar ne mijera pjes, por edhe ajo nje e njemijta pjes e asaj zemre bujare di te rrafi fort, fuqishem, edhe ate ndoshta pikerisht per ate person i cili e theu keq kte zemer. Sepse, nje femer di te fali, nje femer di te dashuroj, di te bej gjithcka - gjithcka per ta pasur ate qe do. Ajo nuk do t ja dij per pengesa, nuk do tja dij nese ti ia kthen apo jo dashurin, ajo di vetem te japi maksimumin e saj. Edhe kur ne shpirt e shtrengon nje dhimbje e papershkrueshme ajo nuk humbet buzeqeshjen nga fytyra e saj, edhe kur ai qe e deshti me shume se gjithcka i kthen shpinden, ajo pranon lumturin e tij, qofte kjo edhe sikur ti kushtoj me vuajtjen dhe dhimbjen e saj...
Ajo, jo se nuk mundet te harroj, por NUK DO, nuk do te harroj ate qe e beri te qesh e te qaj, ajo mund te vazhdoj jeten para por nuk i duhet patjeter te harroj, sepse gjithcka qe kaloi e sollen ate aty ku eshte, cdo kujtim ka zen nje vend te caktuar ne keshtjellen e larmishme te ndertuar nder vite...
Kur nje femer dashuron, dashuria nuk ka kufi, nuk ka kushte , nuk ka te pamunduren !


Por , ti mashkull i quajtur njeri ! Nuk e di qe kur nje femer qan yjet me e humbasin shkelqimin e tyre dhe qiellin e pushton erresira e tmerrshme ? Ti, qenie e hekurt qe usHqehesh me vuajtjen e tjetres, si mund te jesh kaq zemer gur ? Si mund te tregohesh kaq indiferent ndaj nje dashurie te madhe qe te ofroi jeta? Apo gjithcka qenka kaq e padrejte sa qe u ofrohet e kunderta nga c'meritojne???
Por jo, heret a vone marim ate qe meritojm, heret a vone te kthehet me te njejten monedh dhe ty, ateher ndoshta do e kuptosh se cdo te thot, te duash, te humbasesh, te shpresosh, te presesh edhe ateher kur ste vje njeri.....

Sepse, nuk mund te krijosh lumturin tende mbi vuajtjen e nje tjetre, do kesh gjithmone nje "themel" i cili do lekundet fort per te te kujtuar kush ke qene !!!
 

cat-woman

Une jam.....
Titulli: Dedikuar ty!

bravo atyre qe i kane shkruar dhe bravo neve qe i lexojme.....meqe sduhet dal nga tema po e vjedh pak kete tregimin qe te shes pak mend sikur e shkrova une qe tja dedikoj dikujt ....vecse do me kuptoje se e din qe skam frymezime te tilla
 
Pe: Dedikuar ty!

Dedikuar atyre qe dine te "aktrojne", por edhe te mesojne te ecesh perpara me me shume force ...

Pershendetje I panjohur!!

Po te drejtohem kshu, pasi kurre nuk te njoha vertete... ndryshe te dija, ndryshe silleshe, ndryshe dole. Do doja te te shprehja keqardhjen time per ate qe je. Per ate qe pretendon te behesh dhe me imponim kerkon nje gje te tille.

As une nuk jam ajo qe isha, deshe s'deshe me ndyshove... me bere me te forte. Te dije te dalloj te bardhen nga e zeza, detajin qe ben diferencen, te ardhmen nga e kaluara.
Nuk jam me ajo qaramanja qe qante dhe per fjalen me te vogel, qe ndihej keq per veprimin me banal.

Tani asgje s'me ben me asgje pershtypje, as kur te shoh duke qeshur, as ne krahet e dikujt tjeter.
Diku gabova dhe Une dikur, kur te thashe ishe me I miri...gabova dhe kur pretendoja qe nuk do mund te te harroja kurre. Ne fakt ishte me e lehte sec Une e mendoja... mjaftuan thjesht ca te pathena qe si dija, ca veprime qe perdja e afeksionit s'me lejoi ti shihja kurre.
Tani jam komplet ndryshe... e ndjej veten me te sigurte, me te forte, me perpara... e ndjej veten me mire!!
Dhe e gjitha kjo fale teje dhe pafytyrsise tende!!

Po ti, do t'me flasesh per veten... aaa,po..do thuash ato te perhershmet...qe ti je uniku,qe ti je I pazevendesueshmi,qe ti je I pa arritshmi...
Gabohesh zemer,si Ty ka plot..ti zevendesohesh se nuk di te kesh presence..ti arrihesh, nuk di te jesh larg se s'te lejne te tjera mendje...
Ti zemer rrethohesh nga njerez, si vetja jote... Ti operon nga mendja e tyre...
Ti, kurre nuk di jesh "vetja jote", te tjera kembe do te te mbajne gjithmone...
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Pe: Dedikuar ty!

Tenton dhe ti si mua,te shohesh pertej asaj erresire. Ne fund shihet qarte dhe pse eshte erresire, nje dere e kycur dhe gjithe pluhur. A mos valle duhet "celsi i famshme"?
 

Markos

Antar Aktiv
Titulli: Dedikuar ty!

Enderra e nje mesnate...
Ne netet me te bukura
pran teje do te rrethohem
Para syve tu te lire
ne trupin tend te ngrohem.
Ne gjdo mengjes kur te zgjohem
i plot hare e gezim
Ne rruget e rinis te afrohemi
te lem gjurm plot arom shprese, e shpetim
Sot ne heshtje te kerkoj
Diku je ti,e embla e buzes time
qe vetem per ty
i shpalos fjalet me te embla te zemres time
Rreshqasin nga buza ime
pa u vrar nga shpirti
behu fat lum dhe trime
do te vi nje dit shpirti...
 

Dying_Poet

Anëtar i Nderuar
Titulli: Dedikuar ty!

Zotat me kane zili, se un te kam ty...!
 

Endrra

VIP
Re: Dedikuar ty!

Nuk e di nese egziston ..........

E di qe shembelltyra jote ,,nxorri ne pah me te miren tek mua

 

Endrra

VIP
Titulli: Dedikuar ty!

te jam borxh per shume gjera,,,,te jam borxh per sorollatjet poshte e larte,,,te jam borxh per trendafilat qe si begenisja ,,,vetem e vetem qe te beja te vuash..

te jam borxh per poezite te shkruara ne frengjisht,,,,edhe kartolinen e pare me pamjen e Sacre-Couer....

Te jam borxh per fjalet e zgjedhura,qe ndoshta sju a dija rendesine......

Te jam borxh per ndjenjat e tuaja qe si vleresova aq sa e meritonin ........

Te jam borxh dhe me fal qe nuk e dija se ceshte dashuria .........isha vetem nje adoleshente :)
 

Marla

Rootless Tree!
Titulli: Dedikuar ty!

Abbracciami e stringimi stretto stretto. Qualunque cosa sia stata fatta, qualunque parolone si sia detto. Un forte abbraccio è una gran consolazione che val più di mille scuse e di mille parole
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Dedikuar ty!

Ti që mendon se të gjithë djemtë të duan, e ke dëgjuar ndonjëherë sec thone kur ti largohesh?
Ti që mendon se mund të luash me ndjenjat, a ke pas ndjenja ndonjëherë?
Ti që mendon se je perfekte, e ke parë ndonjëherë vetën pa make up?
Ti që bën gjeste për të rënë në sy, e ke parë ndonjëherë vetën sa qesharake dukesh?
Ti që mendon se di gjithcka, ke shkuar ndonjëhere në shkollë për të dëgjuar mësimin dhe jo të verdallisesh kafeve?
Ti që vishesh me rroba firmato, e di sesa janë lodhur prindërit e tu për ato para?
Ti që i ndërron të dashurit cdo javë, e ke pyetur ndonjeherë vetën për çfarë të duan realisht?
Ti vajze e dashur, " e emancipuara e shekullit", po të jap një këshille: Emancipim nuk është ajo që bën ti, emancipim është edukata, morali dhe thjeshtësia
 
Titulli: Dedikuar ty!

Nje ndjenje qe kthehet ne nje ferr pa fund ..

[video=youtube;hU1-P_zyPCU]http://www.youtube.com/watch?v=hU1-P_zyPCU&playnext=1&list=PL9B3077CBC9A772F0&feature=results_main[/video]
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Dedikuar ty!

Ndonjëherë dëshiroj që të mos të kisha takuar kurrë, sepse kur të shkoja për të fjetur në mbrëmje, mos ta dija se është dikush si ty atje jashtë.Ata që të duan nuk "mashtrohen" nga gabimet që ke bërë ose nga imazhet e errëta që ke ti për veten. Ata të kujtojnë që je e bukur, kur ndihesh e shëmtuar; të kujtojnë që je e plotësuar, kur ndihesh e thyer; të thonë se je e pafajshme, kur ndihesh fajtore; të tregojnë se cili është qëllimi yt, kur je konfuze. Ka heshtje qe jane dhurate, te tjera qe vrasin e nuk kane kuptim. Ka fjale te drejta, fjale te gabuara, fjale te thena apo te heshtura. Per te mos bere keq. Fjale te pritura , te peshperitura. Ka fjale , ka heshtje. Nje 'jam' e munguar. Nje 'me vjen keq' e pa thene. Nje 'pezullim' i pambushur. Ka heshtje qe presin mberritjen e nje shpjegimi, per te shuar mundimin e atyre perseve pa kuptim.Jeta s'është e drejtë. ثshtë vetëm më e drejtë se vdekja..
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Dedikuar ty!

Doja te te thoja se ndiej dicka te madhe per ty, nje ndjenje qe nuk di ta shpjegoj. Dikush do te me quante te cmendur pasi qe as nuk te njoh s'te kam pare kurre, vetem kemi biseduar,vetem i kemi besuar njeri tjetrit ato qe i kemi thene, ta kam ndjer te rrahurit e zemres. Te them tani qe te dua dhe mos vdeksha pa te pare, pa te puthur ne buze pa te thene se ke hyre thelle ne mua dhe aty do të mbetesh. Ndoshta nje dite do te takohemi! :engjell:
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Dedikuar ty!

ehhh e ndiej....kjo dite nuk do kaloje pa nje mezitje
Pa nje merzitje qe po fillon qe tani e dale nga dale do perhapet ...
SA keq... Sa keq qe njeriu mendon vetem te mbaje krenarine lart,
sa keq qe nuk perdor arsyen...nuk perdor ndjenjat...

Sepse une e di...thelle thelle ne zemer edhe ti do qe ta gezosh kete dite....
POr nervat ,krenaria, do te bejne qe ti humbesh emocionet qe kjo dite do na fali sot....Por kujdes sepse kur ta kthesh koken mbrapa do te pendohesh e do te qash me lot,sepse njerezit e tu nuk i perqafove dot.
 

cent

...Lontano
Titulli: Dedikuar ty!

“ Te dua . Un jam ky qe jam sepse ti je cdo arsye , cdo shpres dhe cdo enderr qe kam pasur perher dhe nuk ka rendesi se cfare ndodh me ne ne te ardhme, cdo dite qe ne jemi bashk eshte dita me shkelqyer e jetes time .
Un gjithmon do jem i yti “
 

MasteR

I'm offline
Pe: Dedikuar ty!

I shkruaj asaj qe kurr nuk e takova, asaj qe ne zemer ende e mbaj dhe qe nga fillimi e dashurova. I shkruaj zerit qe kurr se degjova, dashurise qe mbete vetem ne mendje, asaj qe vetem e enderrova.
I shkruaj nje femre qe e dua shume, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndale, i shkruaj ne megjes, diten, ne mbremje, ne mesnate, i shkruaj dhe kur jam ne gjume. I shkruaj pa zemer se zemren time e ka ajo te falur nga une .
I shkruaj ne letra, por kujt nuk e di, Enigmes, enderres qe ne foto se pashe, i shkruaj asaj per te cilen mbaj zi, i shkruaj asaj qe ne te, ne dashuri rashe.
I shkruaj zemres qe mundohem ta pervetsoj, asaj te ciles dashurine qe kam ndaj saj nuk din ta kuptoje.
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Dedikuar ty!

Atmosfere festash, rrezatim, ngrohtesi, flamuj kudo, neper shtepi, rruge, bulevarde, deri edhe foto kopertine. I mbajne njerez qe s'kane as cak as qellim. Edhe nga ana tjeter njerez qe vriten per nje fjale goje, njerez qe i vene epitete tjetrit te llojit " katunar " , " fshatar " , thjesht sepse mund te jene nga provincat, pa ditur se qytetaria gjendet ne mendje dhe ne ide! Njerez qe te gjykojne edhe te vrasin. Ehh c'kontrast trondites! Ajo qe shikoj eshte nje pamje mjerane e nje patriotizmi te shtirur. Ne perbuzim njeri tjetrin , si mund te pretendoni te doni Kombin ?!
 

Kitty

Anëtar i Respektuar
Titulli: Dedikuar ty!

Do i mungosh...te betohem qe po.Sapo te hap syte dhe celulari te mos i sjelle asnje 'MIRMENGJES'.Ku*r te endet neper dhome dhe mos te gjej asnje urim per nje dite te mbare.Do jete ai qe do ndjehet BOSH kur ne lokalin e zakonshem,ne vendin e perhershem,nen tingujt e kenges suaj,te pi kafene vetem me mashtrimet e tij.Do mbetet si i marr kur t'a pyesin: "pse u ndate?"....pa pasur guxim t'iu pergjigjet
:"Ishte faji im..."Do i mungosh akoma me shume kur te takohet me miqte tuaj dhe mos te kete as fytyre t'i pyes per ty,....Ai gjithsesi e di se do i thone:"Te ka harruar dhe eshte e lumtur!'S'ka gje pse eshte nje genjeshter,tek e fundit ty s'te mungon ai....nese te mungon dicka eshte vetem 'ajo' qe ishe dikur ne krahet e tij e lumtur,pa faj dhe pa urrejtje.Por...* MBARO I!!!Ai s'te vleresoi kurre....dhe nese nje dite rruget e qytetit iu ndeshin perballe mos guxo te dridhesh,thjesh* t buzeqeshi dhe lere te kuptoje se ishte nje 'idiot' qe e kuptoi vone....Teper von se c'humbi!!


P.s "Copied"....:)
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Dedikuar ty!

Gjithcka qe di eshte se kam shpenzuar gjithe keta vite duke kerkuar per dicka, nje lloj trofeu qe do te merrja vetem nese do beja vertete, vertete mjaftueshem per ta merituar. Por nuk e dua me, dua dicka tjeter tani, dicka te ngrohte dhe strehuese, dicka tek e cila mund te kthehem, pavaresisht cfare bej, pavaresisht ne cfare jam shnderruar. Dicka qe do te jete aty, gjithmone, si qielli i se nesermes.
 

cent

...Lontano
Titulli: Dedikuar ty!

Jeta pra...Kjo na qenka :(
Investo vite te tera per nje te ardhme...Investo vite jete, per t'ua shperblyer atyre prinderve gjithe ate mund...
E pse ?!
Qe jeta,endrrat te merrnin fund...T'iu priteshin ne mes vitet me te bukura...Vitet e Rinise !
Ato te qeshura qe ndoshta deri para pak minutash mbizoteronin,te mbyteshin nga ''Kllithma Per Mbijetese...''
Lutje te pafundme,lot pendimi...
Sa fjale te pathene...Sa ndjenja te ndrydhura...

Si mund te jete me e tmerrshme se te shohesh jeten te te kaloje para syve...
Po pse o zotttttt ??? Pse ?!
Si ti marresh Driten e syve Nenes ?
Si te lesh Babane pa te Bijen ?
Si te lesh Vellane pa Motren ?
Si te lesh Dike pa Dashurine e Jetes,pa Oksigjen ?

Ate krijes te brisht te quajtur Ola ..Pse e more o zot ?!
Ate engjell...

Po c'qenka kjo jete more aman...
Nje Zemer sonte ka pushuar se rrahuri...nje shpirt sonte ka pushuar se marri fryme...Sot ka mbyllur syte per te mos i hapur me kurre ai engjell qe jeta e largoi nga kjo bote...Padrejtesisht !

Prandaj duaj o njeri...Mos humb kohe duke urryer...Thuaje fjalen e mire te paren c'te kushton...Puthe ate nene se te ka Driten e Syve, duaje ate vlla qe le jeten per ty, duaje ate moter qe te ka vec ty....
Para ''Atij Lart'' jemi ''Asgje !'

Shume deshi,u pergjerua, dhe per nje dite jete...Po nuk iu dha kjo mundesi...Ajo iku shkoi larg kesaj bote perjete... :'(
Jo se deshi...Jooo,po heh ...Ky qe Fati I saj I Shkrete...
I PAVDEKSHEM QOFTE KUJTIMI I SAJ . . . !!

 

Endrra

VIP
Titulli: Dedikuar ty!

Nuk dua të zgjohem, nga ëndra,
Krahët mbaj mbërthyer tek ty
Dua të vazhdojmë përkëdheljet
Të shoh vehten, në të tuat sy.
Mos kërko të zgjohesh kaq herët,
ثndra le të na mbajë shtrënguar
Buzëqeshja na thotë; rrini gjatë,
Kjo ëndër, akoma s'ka mbaruar
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Dedikuar ty!

E dashur NثNث!
Po t’i shkruaj këto rreshta për të thënë se:

-Për çdo sakrificë të vazhdueshme, të madhe apo të vogël,
-Për çdo ditë e natë, që më ke mbajtur në barkun tënd,
-Për çdo natë pagjumësie, që ke kaluar pranë djepit tim,
-Për çdo çast të bukur, kur ke luajtur me mua,
-Për çdo ndihmën tënde, për suksesin tim në shkollë
-Për çdo lot që ke derdhur për mua
-Për çdo lot që më ke tharë me faqen tënde
-Për çdo urim dhe bekimin që më ke dhënë
-Për çdo ledhatim e shtrëngim,që më ka ngrohur shpirtin,
-Për çdo çast kur kam vënë kokën në prehërin tënd

Dhe për listën e pafund të gjërave, që nuk ka faqe ti përmbajë aq shumë mund të të them për ty Nënë, të gjërave që i di dhe nuk i di..
Të falenderoj që je NثNA ime..
 

cent

...Lontano
Titulli: Dedikuar ty!

Nuk kam kerkuar kurre qe e jona te jete nje dashuri si ne perralla, filma apo libra.
Ato jane nje pjese jo e vertete e imagjinates se krijuesit.
Mua me ka mjaftuar gjithmone fakti qe ne jemi real, dhe qe dashuria jone ekziston, dhe eshte e vertete, sado e vogel apo e madhe qofte ajo.
 

cent

...Lontano
Titulli: Dedikuar ty!

Koha jote eshte e kufizuar, prandaj mos e humb ate duke jetuar jeten e dikujt tjeter.
Mos jeto e kurthuar nga dogma – qe do te thote: mos jeto ne baze te rezultateve te mendimit te te tjereve.
Mos lejo qe zhurma e mendimeve te njerezve tjere te shurdhoje zerin tend te brendshem.
Dhe me e rendesishmja: ki kurajo te ndjekesh zemren dhe intuiten tende
 

chika

Anëtar i Respektuar
Titulli: Dedikuar ty!

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet' i habitur.
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, e fatit.
E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
 

cent

...Lontano
Titulli: Dedikuar ty!

“Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër.
Mos jeto i kurthuar nga dogma – që do të thotë:
mos jeto në bazë të rezultateve të mendimit të të tjerëve.
Mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve tjerë të shurdhojë zërin tënd të brendshëm.
Dhe më e rëndësishmja: ki kurajo të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde.”
 

cent

...Lontano
Titulli: Dedikuar ty!

Nuk besoj ne largesine fizike, nuk me ben pershtypje.
Me tremb largesia shpirterore.
Je larg nga njerezit qe do vetem nese
humbet nga mendimet dhe kujtimet e
tyre. Je larg nese nuk fluturon ne mendimet
e tyre qofte dhe vetem per nje fraksion sekondi.
Dhe une kam kaq shume njerez afer, te
pakten ne mendime, ne afersine
shpirterore. Sa here qe i mendoj, i kam prane, e di
kete.
E kam ditur perhere!!!
 
Top