Detajet e fundit rreth vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

Vajza?

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Adm

Detajet e fundit rreth vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj​

Monday, 23 August 2021 - 14:10albinfo.ch
lajmi-i-fundit.png

18-vjeçarja, e cila ishte dërguar pa shenja jetë në spitalin e Ferizajt, dyshohet se ishte keqtrajtuar nga i dyshuari D.K., për motive të ulëta.
Prokuroria ka njoftuar se “i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares në Ferizaj, me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Siç raportojnë mediat lokale, të arrestuarin A.S., avokati të cilit i është caktuar detyra zyrtare, nuk ka pranuar ta mbrojë, me arsyetimin se rasti është shumë i ndjeshëm.
“Nuk po du mu deklaru kurgja lidhur me rastin, sepse është shumë i ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjejë një avokat tjetër, se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S.
Ndërkaq, forcat e rendit kanë zbuluar edhe emrin e të dyshuarit për veprën penale Vrasje e rëndë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë ka ndodhur dje, më 22.08.2021, në Ferizaj, ku humbi jetën 18-vjeçarja M.O (F/K) . I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan (Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992, adresa: rr. ,,Ramadan Rexhepi’’, kati V, nr # 3, Ferizaj. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij, të lajmërojë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Mediat kosovare raportuan dje se një 18-vjeçare ishte dërguar në spitalin e Ferizajt pa shenja jete nga dy persona të dyshuar. Ndërsa vetura me të cilën të dyshuarit e kishin dërguar viktimën në emergjencë, sipas Prokurorisë ishte me targa zicerane, më pas të njëjtit ishin larguar nga spitali.
 
Punk1

Antarë i Respektuar

Heu ... o @Ragnar , kush eshte ky mor?
 
Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Kur ste merr avokanti ndor vajmedet halli zi po ktij qenka me ja pre vesht me sharr he ja ? minjt n'zit haaa

Qofte e xhenetit ?
 
NGU

Wild child full of grace
V.I.P
Edhe e kane torturu edhe e kane cu ne spital?
Damn ca i bie kjo?
Une te vras une ta paguaj varrimin!

E pse duhet me ju hy procedurave thelle e thelle per gjyqe e per palidhje gjera?
Gjyqin le ta boje populli, kapeni e vareni ne mes te sheshit! Do jet mesim per tjeret.
Apo ne pasi ndodhin vdekjet dalim dhe protestojme? Se gje tjeter sdime me bo :d
 
Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Nanë, a duhet heshtë

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë.

Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
por s’treguen ç’asht dashnia
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja

Nanë
Gjithçka më mësove,
por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove.

(Aktori Çun Lajçi i ka dedikuar disa vargje prekëse Marigona Osmanit, 18-vjeçares që u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi dhe një shok i tij.)
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Rast shum i rend?por dhe prind e kan nje pjes te madh te fajit,vajza 19vjecare duhet te jete nen perkrahjen e prinderve.e jo te martohet po te shkollohet.
 
Redaktimi i fundit:

Vajza?

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Adm
Rast shum i rend?por dhe prind e kan nje pjes te madh te fajit,vajza 19vjecare duhet te jete nen perkrahjen e prinderve.e jo te martohet po te shkollohet.
Edhe çunat të edukohen, të respektojnë femrën, e jo të trajtojnë si pron e vetja dhe diçka të pavler.
 
Endrra

VIP
Kot nuk kane thene te motcmit.. me mire djepin bosh se djallin brenda.. mos befsh hajer djale mas djalit .
 
Top