• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dhelpra dhe deveja

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Screenshot_1.png



Një dhelpër duke ecur hasi në një lum dhe u ndal sepse nuk dinte sa mund të ishte thellësia e ujit.

Në anën tjetër të lumit vërejti një deve e cila kulloste e qetë.
Oj zonja deve! – thirri dhelpra. Sa i thellë është uji i lumit?
Deri në gjunjë – iu përgjigj deveja dhe vazhdoi të kullosë.
Pa një pa dy dhelpra, u fut në ujë, dhe uji e mbuloi të gjithën. Me tërë forcën sa e kishte ia doli ta nxjerr kokën jashtë e të marrë frymë, dhe pas shumë përpjekjesh mezi u ndal në një shkëmb në mes të lumit. Qëndroi sipër tij dhe pas disa dihatjesh, iu kthye devesë: Oj zonja deve, po a nuk më the se uji ishte deri në gjunjë?! A nuk e pe se desh më mbyte?
Deveja ngriti kokën dhe iu përgjigj: Po, të thash dhe nuk të gënjeva. Uji i lumit vjen deri tek gjunjët e mi!


Mos u krahasoni me të tjerët, sepse në përgjithësi, kur kërkojmë këshillë nga dikush tjetër, përgjigjja e tij do të jetë në bazë të përvojës, interesave dhe kushteve të veta personale. Zgjidhjet dhe alternativat që na ofron ai, mund të jenë fantastike, por një pjesë e mirë e tyre janë për kushtet në të cilat ai ndodhet.
Prandaj, përvojat e dikujt tjetër mos i merrni në mënyrë të prerë dhe t'i zbatoni verbërisht në jetën tuaj, sepse ato mund t'ju mbysin. Kërkoni mendimin e të tjerëve, analizoni sugjerimet e tyre, kërkoni ndihmën dhe frymëzimin e Zotit, pastaj merrni vendimin.
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Po ec e mbushu mendjen disa njerezve te kuptojne kushtet e tua ne te cilat mund te japesh një keshille.
Gjeja e pare që do thuhej do ishte:e pe? Desh te ma fuste,e beri me qellim😀
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Cne dhelpra nuk paska perdorur trurin para se te hidhej?! 🤣 se kjo mbahet per zgjuarsi.

per temen:
Sa e vertete! Ky shembull mund te ilustroje dhe problemin e krahasimit. Nuk duhet me krahasuar veten me te tjeret apo te gjykojme pa ditur rrethanat që krijojne rezultatin perfundimtar.
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Po ti pse shkon te qellimi i keq? Shko tek i miri 😜
Mua mu kujtua vetja ne kete rast.
Sepse jo te gjithe kemi te njejtat aftesi.
Dicka që mua me duket e lehte,per dike mund jete e parealizueshme.
Kur dikush te pyet,por ste ben te ditur qellimin e pyetjes ,Ndodh ti pergjigjesh sic e sheh ti.
Dhe ec degjoje kur thote ma punoi me hile.
Jo që tek keta tipa me mendje te keqe sguxon te sqarohesh se mbush koken me idiotesi dhe ligesi.
Te jete per mua,ua bej parajse dhe Ferrin🤣🤣🤣🤣
 
M

Morfina

Mua mu kujtua vetja ne kete rast.
Sepse jo te gjithe kemi te njejtat aftesi.
Dicka që mua me duket e lehte,per dike mund jete e parealizueshme.
Kur dikush te pyet,por ste ben te ditur qellimin e pyetjes ,Ndodh ti pergjigjesh sic e sheh ti.
Dhe ec degjoje kur thote ma punoi me hile.
Jo që tek keta tipa me mendje te keqe sguxon te sqarohesh se mbush koken me idiotesi dhe ligesi.
Te jete per mua,ua bej parajse dhe Ferrin🤣🤣🤣🤣
kam qef kur te ngacmoj pak sepse menyra si me prgj me ben te buzeqesh 😘
 
  • Dashuri
Reactions: Ivy

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ikni beni nai pune se erdhi viti ri, rrini ketu e lexoni peralla. Gra dembele. lol
Po i stimuloj me tregime :p Jau shohin hajrin edhe per vit tri
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Top