• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dhembja dhe mpirja e qafës, shkaqet dhe trajtimi

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Dhimbja e qafës në ditët e sotme është shumë e përhapur. Pozicionet jo të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur, mbajtja e takave të larta, artrozat apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhembje në këtë pjesë të trupit. Dhembja e qafës ndonjëherë është vërtetë e padurueshme dhe na bën të ndjehemi keq kur ndodhemi në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh një ditë normale, pasi duket si një peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve. Shumë pak gjëra janë më ngacmuese e të parehatshme se dhembja dhe mpirja e qafës, që mund ta prekë çdokënd, në çfarëdo moshe.
Dhembja
Dhembja e qafës shfaqet në forma të ndryshme. Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme, duhet të studiosh me kujdes simptomat. Dhembja akute, e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion. Jemi të detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë. Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht të bllokuar dhe të ngrirë. Dhembja është e shurdhët, qafa është e ngrirë, muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se kemi një peshë mbi shpatulla. Kjo dhembje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhembja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës. Qafa është e ngrirë dhe shkakton shumë dhimbje në qoftë se përkulet para apo pas. Dhembja shtohet me lodhjen apo kur ushtrohen disa lëvizje. Zakonisht ndodh pas një kontraktimi apo një nervozizmi. Si pasojë e kësaj merren dhe dhimbjet e kokës, probleme në shikim, zhurmë në dëgjim dhe nevralgji të vazhdueshme. Mund të bëhet fjalë për shfaqje të një traume. Dhembja është e shurdhët zakonisht në të dyja anët e qafës dhe irritohet në vazhdimësinë e kokës apo në mes të shpatullave. Duke e lëvizur kokën provohen mjaft shtrëngime në muskuj, ndjehemi të rëndë dhe na duket sikur jemi të ngarkuar me plumb. Dhembja pakësohet gjatë pushimit dhe mund të mos e ndjejmë për periudha të gjata. Ndonjëherë shoqërohet me mpirje krahu, gjë që mund të jetë shkak i një artroze apo hernie në tru. Qafa është e ngrirë dhe shkakton dhembje kur përkulet. Kjo shoqërohet dhe me të vjella, dhembje koke, ethe dhe acarim nga drita. Mund të bëhet fjalë për meningjit.
Qafa
Qafa si pjesë e shtyllës së kurrizit është e ngjashme me pjesën tjetër, por ndryshon në atë që ka për qëllim të lëvizë më shumë dhe në drejtime të ndryshme. Gjithashtu qafa nuk i duron ngarkesat e rënda që mund të përballën nga pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore. Dy unazat e sipërme në qafë janë shumë të ndërlikuara dhe ju mungon trupi kryesor nga sipër. Kjo zëvendësohet nga një bërthamë drejtuar nga trupi i unazës poshtë dhe shërben si një bosht rrotullimi i cili lejon kokën të rrotullohet mbi qafën. Unaza në majë mban peshën e kafkës dhe quhet atlas, si gjiganti mitologjik i cili e mban botën mbi supet e tij. Shpesh dhembja dhe mpirja në qafë shkaktohen nga lëvizja e disqeve në pjesën e sipërme të kurrizit saktësisht të qafës. Kjo mund të ndodhë në mosha ta ndryshme, duke filluar nga mosha më e re, madje edhe para moshës 25 vjeç e deri tek moshat e mëdha. Ky çrregullim ndryshon nga personi në person.
Qëndrimi
Dhembja dhe mpirja e qafës mund të ndodhë për shkak të pozicionit jo të duhur të qëndrimit në punë. Nëse tavolina e punës është shumë e ulët dhe ju duhet të punoni me kokën e përulur dhe dhembja e mpirja e qafës ndodhë për shkak të lodhjes së ligamenteve. Qëndrimi i shtrirë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhembjen dhe pirjen e qafës. Po ashtu edhe përdorimi i 2-3 jastëkëve mund ta shkaktojë këtë problem. Gjithashtu, nëse dysheku është tepër i butë mund të shkaktojë dhimbjen dhe mpirjen e qafës. Ndonjëherë disa prej këtyre problemeve mund të qetësohen nga fjetja në shtrat më të fortë dhe duke përdorur vetëm një jastëk. Prandaj, nëse dhembjet dhe mpirja e qafës nuk mënjanohen me përdorimin e dyshekut më të fortë, jastëkut të përshtatshëm, çlodhjes, edhe përdorimit të ilaçeve të ndryshme që na rekomandojnë mjekët e shumtë, tabletave të ndryshme, qetësuese dhembjesh rekomandohet që të provoni edhe ju metodën e natyrshme të thjeshtë dhe jo të dhembshme të kiropraktikës të ashtuquajtur “kthimit në vend, palosjes” të diskut apo disqeve të lëvizura, të cilët duke prekur nervat e përafërta shkaktojnë dhembjen ngacmuese, madje edhe mpirjen e qafës, krahëve e nganjëherë edhe të duarve gjer tek fundi i gishtërinjve.
T.O
 
Top