• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli,i ultë i glukozës).
Për këtë në 12 Nëntor të vitit të kaluar u mbajt kongresi i 50 i Ditës së diabetit në të cilin u mbajt në fushatë sensibilizuese për mbledhjen e fondeve. Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si “sëmundja e sheqerit” është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lënëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Ne gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë:
- diabetes mellitus tip I, quhej më parë fillim diabeti të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë mvartës dhe karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës.
- diabetes tip II, quhej më parë fillim diabeti të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvartës, që karakterizohet nga rezistenca, qëndrueshmëria e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të. Por skenari i realizuar nuk është nga më inkurajuesit. Në Itali diabeti prek 5-6 për qind të popullatës, ndërkohë që vetëm para dhjetë vjetësh prekte 4 persona në 100. Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga kjo sëmundje, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Prandaj shpenzimet për kurimin e diabetit duhet të kenë edhe një mbështetje qeveritare nga e cila nevojitet 6 për qind e shpenzimeve qeveritare kombëtare. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Por kjo dëshirë për sportin duhet të “kultivohet” te njeriu duke filluar nga institucionet me të afërta: familja dhe shkolla. Por mjekët specialistë kanë paraqitur katër prioritete, të qarta dhe esenciale, në luftën kundër diabeti: trajtimi mjekësor në të gjithë rajonet është i nevojshëm të jetë i njëtrajtshëm; po ashtu është i domosdoshëm edhe një impenjim ekonomik për realizimin e kërkimeve në këtë fushë; si dhe një staf i specializuar mjekësh dhe infermieresh në trajtimin e diabetit. E rëndësishme është të realizohet një liberalizim dhe shpërndarje e mjaftueshme e insulinës, e cila është shumë e rëndësishme për të shpëtuar jetën e një të sëmuri me diabet. Por kjo privohet nga fuqia ekonomike dhe financiare e një vendi, sepse pa financimet e duhura nuk mund të realizohet kjo politikë e cila kërkon përgjegjësi të mëdha. Diabeti përveç se është në problem i madh shëndetësor, është dhe një problem shoqëror dhe për këtë është e nevojshme një përfshirje e krejt popullatës, përfshirë dhe punën e madhe të personelit mjekësor. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat m delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë. Fjalët në të cilat kjo sfidë duhet të mbështetet janë: racionalitet dhe mirëinformim. Vetëm në sajë të sensibilizimit të detajuar të sëmundjes që në vitet e para të jetës është e mundur që një jetë e shëndetshme dhe aktive, t’u bëhet njerëzve një zakon, një mënyrë të sjelluri.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Këshilla

Pasojat që shfaqen te pacientët të cilët nuk e kanë mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak:

1- Probleme me këmbët, në disa raste të shfaqura, gangrena e cila shpie edhe deri te amputimi i këmbës.
2- Nefropati, ka të bëjë me sëmundje të veshkës
3- Probleme me shikimin, në disa raste deri në verbim të plotë
4- Komplikacione në sistemin kardio-vaskular, duke rritur mundësitë për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt.

Diabeti i sheqerit

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin i cili merret me ushqimet e ndryshme.Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Kur sheqeri është me tepricë në gjak, shfaq simptoma të ndryshme si etje, shtim oreksit, shtim në peshë, nevojë për urinim të shpeshtë, lodhje të shpejtë, ulje të vëmendjes dhe perqëndrimit, si një dobësi të përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Diabeti ndahet në dy tipa, në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja: në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjec dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjec.

Mungesa e insulinës sjell diabetin mellitus

Rreth 1 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga diabeti mellitus, i cili ka të bëjë me rënien ose mungesën e prodhimit të insulines. Ky lloj diabeti mund të bëhet i vështirë për t’u trajtuar pasi kërkon kontroll të kujdesshëm të nivelit të sheqerit në gjak dhe injeksione të vazhdueshme me insulinë. Por një procedurë e re ofron premtime për zmbrapsjen me sukses të diabetit të tipit 1, pra diabeti mellitus. Shenjat e sëmundjes janë hipoglicemia e papritur që do të thotë se organizmi nuk është në gjendje të paralajmërojë kur sheqeri në gjak arrin në nivele tepër të ulta. Kjo bën që i sëmuri papritur të humbasë ndjenjat. Organizmi i njerëzve me diabet të tipit 1 nuk është në gjendje të përftojë qeliza që e bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak. Transplantimi i qelizave që bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak zgjat afro 30 minuta.

Qumështi i gjirit dhe diabeti

Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, "ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri për një vit ul 15 përqind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti". Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti.Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënnë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.

Si ndikon depresioni tek të sëmurët me diabet

Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. اaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. اaji i rozmarinës ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë.



Marre nga: TiranaObserver
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Lidhjet e diabetit me depresionin

Një studim i ri vendos lidhjen midis diabetit dhe depresionit. Studimi i kryer nga shkencëtarët pranë universitetit Xhons Hopkins në Meriland, thotë se njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti dhe anasjelltas.

Shkencëtarët pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhons Hopkins në Baltimor thonë se disa pacientë mund të kenë nevojë të trajtohen njëkohësisht për diabet e depresion. Kjo për arsye se gjatë studimit ata gjetën një lidhje midis këtyre dy sëmundjeve.

Mjekja Sherita Golden dhe një grup shkencëtarësh vëzhguan 5 mijë pacientë për një periudhë 3 vjeçare. Ata vunë re se pacientët që nuk flinin mirë ose nuk kishin oreks, të gjitha këto simptoma të depresionit, ishin më në rrezik të prekeshin nga diabeti sesa të tjerët pa këto simptoma. Mjekja Golden thotë se depresioni duket se i parandalon njerëzit për t'u kujdesur për shëndetin e tyre. Ajo thotë se personat që vuanin nga depresioni tregohen më pak aktivë dhe hanë më shumë se ç'duhet. Këto qëndrime shtojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Gjatë studimit, shkencëtarët gjithashtu vunë re se personat me diabet të tipit 2 ishin më shumë në rrezik të prekeshin nga depresioni sesa ata që nuk vuanin nga diabeti. Rozalin Terborgpen ka vite që vuan nga diabeti dhe vazhdimisht kontrollon rregullisht nivelin e sheqerit në gjak dhe merr insulinë. Nga gjithë kjo, ajo ndjehet e lodhur e munduar dhe shpesh bie në dëshpërim e nuk ka vullnet të bëjë asnjë veprim

Mjekja Golden thotë se persona të tillë që trajtohen për diabet janë më në rrezik të preken nga depresioni dhe kur preken, kjo gjendje ndikon në aftësitë e tyre për të luftuar diabetin.


VOA News - Studim mbi gjumin e fëmijëve. Lidhjet e diabetit me depresionin
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Vitamina K dhe diabeti

Vitamina K mund ta pengojë zhvillimin e pandjeshmërisë në insulinë te meshkujt e moshuar dhe në këtë mënyrë mund të ofrojë mbrojtje nga sëmundja e sheqerit.
Në një studim, ku kanë marrë pjesë mbi 350 persona të shëndoshë, meshkuj dhe femra, të moshave ndërmjet 60 dhe 80 vjeç, është treguar se meshkujt të cilët kanë marrë preparate të vitaminës K kanë reaguar shumë më mirë në insulinë, në krahasim me femrat dhe meshkujt tjerë që kanë marrë placebo.

Shkencëtarët mendojnë se ky ndikim pozitiv i vitaminës K ndodh falë vetive të saja anti-inflamatore.
Disa burime të vitaminës K: spinaq, brokoli, lakër, lulelakër, avokado, kivi, mishi, vezët, produktet djathore etj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Kujdes nga diabeti!

Rrallë ndonjë sëmundje tjetër në dukje kaq “e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda sa diabeti. Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa ai arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore te trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje tragjike. اudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Si, në ç’mënyrë?
Së pari: Prej mosdijes, mosnjohjes së tij ! Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të.

Së dyti: gënjehen nga forma apo paraqitja e “butë“ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glicemi jo shumë të lartë (që mjekohet me dietë ose hapa) është jo i dëmshëm”.

Rreziqet reale të diabetit
Diabeti i pamjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), të cilat do t’i përshkruajmë pas kapitullit të mjekimit, dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme, si më poshtë:

1. Ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël.
2. Ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh.
3. Infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla
Janë më karakteristike e më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme.
Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , më të përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime.
Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre.

Ndërlikimet në sy, të shikimit
Së pari, këto dëmtime shfaqen e vërehen në kapilarët brenda syrit, pikërisht në atë shtresë të tij që quhet retinë. Kjo është një cipë shumë e hollë në fund të syrit që luan rolin vendimtar për shikimin e fotografimin e objekteve.
Kapilarët e retinës, nën ndikimin e hiperglicemisë kronike shumëvjeçare, deformohen, mbyllen, çahen, lëshojnë brenda në sy lëngje dhe hemorragji, të cilat cenojnë retinën e dëmtojnë pamjen, deri në verbim të plotë.

Ky ndërlikim quhet retinopatia diabetike dhe është ndër ndërlikimet më të hershme e më të shpeshta të tij. Fatmirësisht ai nuk zhvillohet për një ditë dhe as për një vit. Duhen vite të tëra që retina të arrijë të prishet e të humbasë pamjen. Zbulimi i dëmtimeve fillestare që quhen mikroaneurizma arrihet me një kontroll fare të thjeshtë të fundit të syrit nga mjeku okulist. ثshtë koha që gjithçka mund të ndreqet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

I vetmi “ilaç” për të mjekuar retinopatinë sidomos në fazat e fillimit, është mjekimi korrekt e shembullor i diabetit, normalizimi me fanatizëm i glikemisë. Po nuk u bë kjo, sytë janë në “dorë të fatit”.

Përveç mjekimit të mirë të diabetit, ata duhet të kenë kujdes të mos përdorin asnjë ilaç të rekomanduar për arsye të tjera pa u konsultuar me mjekun diabetolog.
Të sëmurët që kanë shenja hemorragjie në retinë duhet, përveç diabetit, të kontrollojnë vazhdimisht tensionin arterial, ta mbajnë atë gjithmonë në shifra normale e po qe i lartë të përdorin patjetër mjekim të vazhdueshëm për ta ulur e normalizuar.
Ata duhet të kenë kujdes të mos përdorin pa pyetur mjekun ilaçe të tilla si aspirina e të tjera, që shtojnë hemorragjinë e po kështu të kenë kujdes të mënjanojnë shtrëngimet gjatë të dalurit jashtë, kollitjen e fortë, teshtimat që mund të rëndojnë hemorragjinë.
Mire është që i njëjti okulist i zgjedhur ta ndjeke dinamikën e ndryshime në mënyrë periodike nga vitit në vit dhe të krijojë lidhje e bashkëpunim me mjekun që kuron diabetin e të sëmurit.

Nga ana tjetër mjeti mjaft efektiv për t’i mbrojtur e mjekuar të sëmuret me retinopati diabetike relativisht të avancuar prej verbimit është aparati i posaçëm me rreze laseri.

Duhet patur parasysh që përveç dëmtimeve të kapilarëve retinalë diabeti mund të krijojë në sy dhe ndërlikime të tjera, si infeksione, rritje të presionit brenda syrit (glaukoma) dhe sidomos zhvillimin që në moshë të re të perdes (kataraktit).
Veç këtyre tek te sëmurët me diabet mund të ndodhin turbullime dhe deri humbje të papritura të pamjes. Por ato janë kalimtare jo nga retinopatia por të lidhura me luhatjet e mëdha e të befta ditore të nivelit të glicemisë.
Edhe këto ndërlikime janë pasojë e mosmjekimit dhe e ekuilibrit të keq të diabetit, pasojë e hiperglicemisë së pamjekuar ose të lënë pas dore.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Ndërlikimet ne veshka
Në veshka bëhet filtrimi i vazhdueshëm i gjakut. Me anë të këtij filtrimi organizmi eliminon e flak jashtë në urinë, tërë helmet, mbeturinat e “skorjet” që nxjerrin “makineritë” qelizore gjatë punës së tyre.
Diabeti si pasoje e hiperglicemisë të vazhdueshme për një kohë të gjatë dhjetëra vjeçare mund të dëmtohen kapilarët e hollë të glomerulave dhe kështu pengohet filtrimi dhe funksionimi i veshkës në tërësi. Ky ndërlikim quhet nefropatia diabetike.
Nefropatia, sidomos në fazat e përparuara të saj, kur thuajse bllokohet filtrimi është një ndër ndërlikimet më të rënda e tragjike të diabetit. Për fat të keq me gjithë progresin në mjekimin e diabetit ky komplikacion dramatik vazhdon te mbetet mjaft i shpeshte.
Vetë fillimi i retinopatisë është sinjal i parë alarmi që dëshmon se procesi i dëmtimit të kapilarëve tashmë ka filluar dhe asgjë s’garanton që ai nuk do të prekë e shtrihet edhe në kapilarët e veshkave.
Në këtë fazë të parë të hershme avancimi mund të parandalohet me efikasitet thjesht me mjekimin e saktë të diabetit. Dëmtimi që zhvillohet në ta nuk “dhëmb”.
Prandaj jo rrallë procesi përparon derisa shfaqet një sinjal i dytë. Ky sinjal vjen tashmë nga veshkat e dëmtuara: në urinë shfaqet mikroalbumina.
ثshtë akoma koha kur keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rëndues të tillë si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të lartë të gjakut.

Rritja e presionit të gjakut që shfaqet që në fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës në ushqim dhe mjekim të veçantë e energjik, kundra tensionit.
Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemave (ënjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht mjekim të specializuar, të ndërlikuar e tepër të shtrenjtë deri me përdorimin e aparateve të dializës së veshkave dhe transplantimin e tyre.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë


Veshkat te një i sëmurë me diabet mund të dëmtohet paralelisht dhe nga infeksionet e rrugëve urinare që janë veçanërisht të shpeshta në ata që kanë glukozë në urinë.
Prandaj është e domosdoshme të kontrollohet periodikisht një herë në 2-3 muaj analiza e urinës, si për albuminë e elemente të tjerë, ashtu dhe mbjelljen e saj (analiza e urokulturës) për të zbuluar infeksionet e mundshme te fshehura.

Një vend të veçantë në këto dëmtime zënë dhe ndërlikimet që krijohen nga gurët dhe rëra që prodhohen më shumë e me lehtë nga veshkat e diabetikëve, si pasojë e rritjes së acidit urik në gjak.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Ndërlikimet nervore
Në dëmtimet e rrjetit kapilar me rëndësi të veçantë janë dhe neuropatitë e diabetit që përfaqësojnë dëmtim e vuajtje të nervave nga kjo sëmundje.
Prekja e sistemit nervor mund të jetë shumë më e gjerë, njëhershmi në nervat periferike ashtu dhe në nervat e organeve të brendshme.
E para, shfaqet në formë dhimbje, mpirje, ç’pimje e djegie në formë neuriti. Ulet ndjeshmëria ndaj të ftohtit, të nxehtit e dëmtohen reflekset. Një nga shenjat karakteristike është djegia e shputave të këmbës (sikur u ke rënë me hithra), sidomos në orët e natës.
Në faza më të avancuara nervat dëmtohen aq shumë sa bëhen të pandijshëm, nuk përcjellin dot as dhimbjen as të nxehtin, të ftohtin apo prekjen. Kjo krijon një ndërlikim me rrezik të jashtëzakonshëm për dëmtimin dhe çfaqjen e gangrenës në këmbë, që njihet me emrin këmba diabetike.
Dëmtimi i nervave ndodh jo vetëm tek ato te ekstremiteteve por edhe nervave të organeve të brendshme. Ato mund t’u shkaktojnë uljen e papritur të tensionit arterial, me ndjenjë të fikti në çastin kur ngrihen nga shtrati në këmbë. Tek burrat çrregullohet rëndë funksioni seksual, me ulje të dëshirës seksuale deri në impotencë.
Mund të shfaqen çrregullime të urinimit (mbajtja e tepruar urinës në fshikëz, mos zbrazja ne kohe e saje), çrregullime të stomakut me anoreksi dhe vjellje e sidomos diare (heqje barku), daljet e shpeshta jashtë, të cilat përsëriten shumë herë gjatë ditës, por karakteristike është që ato theksohen e bëhen më tepër shqetësuese e gati torturuese gjatë orëve të natës.

Ilaçet kundër dhimbjeve, vitaminat, ilaçet për uljen e tensionit, ato për nxitjen e fuqizimin e funksionit seksual, ato kundër diarresë etj. nuk japin asnjë efekt konkret, shërues në qoftë se nuk arrihet më parë normalizimi i glikemisë gjatë orëve të ditës e të natës për shumë muaj e vite me radhë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Ndërlikimet arteriale të zemrës dhe trurit
Arterioskleroza është një proces që krijohet nga ndikimi i përbashkët dhe nga mpleksja e një sërë faktorësh favorizues, si dhjamosja e tepërt, tensioni i lartë i gjakut, yndyrat e tepërta në gjak, nikotina e duhanit, emocionet e ankthi i vazhdueshëm, puna ndenjur, jeta pa lëvizje fizike, trashëgimia etj.

Diabeti dhe arterioskleroza janë dy sëmundje njësoj tinzake dhe të rrezikshme, sepse për një kohë të gjatë të dyja rrinë të fshehura e të heshtura. Në diabet rritet sheqeri në gjak, ai dëmton për vite me radhë kapilarët e gjakut, por as ndihet e as dhemb.
Tre janë aksidentet më të shpeshta e më të rënda arteriosklerotike që ndodhin te diabetikët e mjekuar keq:

1. Infarkti i miokardit (nga bllokimi i arterieve që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës).
2. Tromboza apo hemorragjia cerebrale (nga bllokimi apo çarja e arterieve që furnizojnë trurin).
3. Gangrenat në këmbë (nga bllokimi i arterieve që furnizojnë gjymtyrët e poshtme).

Në qoftë se pyesim diabetikun që pëson infarkt të miokardit do të zbulojmë se aksidenti s’ka ardhur aspak papritur, por përkundrazi, ka dhënë gjatë një kohe relativisht të gjatë një sërë sinjalesh që i sëmuri s’ka ditur t’i deshifrojë, ose s’i ka vënë fare në hesap.

Një nga këto është dhimbja e fortë shtrënguese që shfaqet në gjoks për fare pak minuta dhe që kalon vetvetiu. Atë çast të sëmurit sikur i bllokohet frymëmarrja. Mund të ketë pak djersë, mpirje të krahut të majtë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Por gjithçka kalon shpejt, vetvetiu, pa asnjë mjekim Ajo përsëritet prapë, një herë, dy herë, mbase shumë herë, por zakonisht ndodh kur ngjit shkallët, kur vrapon, kur ecën kundër erës. I sëmuri qëndron, çlodhet pak dhe ajo kalon. Ajo shfaqet kur flet gjatë, pas emocioneve. Më pas dhe në qetësi, në gjumë, pas të ngrënit. Dhe sëmundja përparon. Ai vazhdon t’i justifikojë, t’i shpjegojë ashtu siç do vetë, ndërsa për mjekun këto shenja përbëjnë tashmë një diagnozë. Ajo quhet angina pectoris.
Sinjalet e mësipërme dëshmojnë se muskulit të zemrës nuk i shkon gjak sa duhet, sepse tubi i arterieve është ngushtuar nga brenda prej pllakave arteriosklerotike. Sëmundja e arteriosklerozës, pra, është zhvilluar.

اdo diabetik, pavarësisht nga forma e diabetit apo mjekimi që përdor, sidomos kur kalon moshën 40 vjeç, e ka të domosdoshme të bëjë përpara se të jenë shfaqur shenjat e stenokardisë një kontroll me anën e një prove më të saktë: regjistrimin e elektrokardiogramës pas një ushtrimi fizik

Të njëjtat gjëra dalin po të pyesim dhe të hetojmë diabetikët që bëjnë aksidente në arteriet cerebrale (trombozë apo hemorragji të tyre). Këto aksidente jashtëzakonisht të rënda vënë në rrezik jetën e të sëmurit dhe, në rastet që kalojnë mirë, lënë prapëseprapë pasoja (paraliza) apo një sërë defektesh të tjera.
Shenja të tilla janë: mpirje e lehtë në gjymtyrët e një ane, mpirje e buzës apo e gjuhës, marrje mendsh vetëm për pak çaste, ndjenjë boshllëku (humbjeje), vështirësi në të folur vetëm për pak çaste, zhurmë në veshe të shoqëruar apo jo me përzierje të lehtë, humbje për një çast të shikimit, miza të ndritshme para syve, dhimbje koke e përqendruar vetëm në një anë, pasiguri në ecje (sikur shkel në boshllëk, por për pak çaste) e të tjera.

Kujdesi për këmbët, mjekimi korrekt i diabetit, lënia e duhanit dhe ecja e përditshme me karakter ushtrimor janë të vetmet mënyra efikase për t’u mbrojtur nga gangrena dhe dëmtimet e tjera të qarkullimit.
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Ndërlikimet infeksioze të diabetit
Diabeti mund të fshihet pas infeksioneve të përsëritura të tilla si infeksione të tjera qelbëzuese të lëkurës, infeksione urinare (me ose pa djegie gjatë urinimit), turbekuloz, infeksione në organet gjenitale, mukoza (që shfaqet me të kruara të “vetes”), infeksione të mishrave të dhëmbëve, të bajameve, sinuzite e sëmundje të gojës në përgjithësi, infeksione të mushkërive, bronkeve, rrugëve të tëmthit, të thonjve të këmbëve etj.
Diabetikët janë më “delikatë”, ftohen më lehtë, u ngjitet shpejt rrufa, infeksionet e ndryshme virusale dhe gjithë sëmundjet infektive në përgjithësi.

Nga ana tjetër, të sëmurët që e dinë se vuajnë nga diabeti, duhet të kenë kujdes të veçantë që të mbrohen nga infeksionet, sepse këto çrregullojnë rëndë diabetin. Mbrojtja arrihet thjesht me anë të tre masave paraprake:
Së pari: respektimi i rregullave të higjienës së trupit (higjiena e lëkurës së duarve, dhëmbëve, thonjve, e këmbëve, e organeve gjenitale), ruajtja nga lagështia, të ftohtit, korentet e erës etj.
Së dyti: vaksinimi i rregullt kundër të gjitha sëmundjeve infektive duke përfshirë edhe gripin.
Së treti: mjekimi i rregullt e i përpiktë i diabetit, ruajtja e ekuilibrit të vazhdueshëm të tij.

Lufta më e mirë ndaj infeksioneve është parandalimi i tyre. Nga ana tjetër, nuk duhet shpresuar që infeksionin do ta mposhtë vetëm mjekimi me antibiotikë apo ilaçe të tjera antiinflamatore.
Që të mposhtet një infeksion në të sëmurët me diabet, përveç antibiotikëve apo ilaçeve të tjera antiinflamatore duhet bërë patjetër dhe mjekimi shembullor i diabetit, duhet të arrihet e të mbahet në mënyrë të qëndrueshme një ekuilibër i përsosur i tij.
Në qoftë se kjo nuk bëhet, infeksioni do të ngrejë kokë e do të ringjallet përsëri.

Si rregull, ata diabetikë që mjekohen me insulinë, në përshtatje me analizat duhet të rrisin dozën e saj, kurse ata që mjekohen me kokrra ose me dietë, gjatë infeksioneve, sidomos në ato që shoqërohen me temperaturë, sipas rastit përkohësisht mund te duhet të fillojnë mjekimin me insulinë.
Mos kini frikë se mësoheni me të. Pas kalimit të infeksionit dhe ekuilibrimit të diabetit, do të kalohet përsëri në mjekimin e mëparshëm.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Ushqime që mund të përdoren pa kufizim

Zarzavate
Domate, Kastravecë
Karota
Sallatë jeshile
Lulelakër
Speca
Panxhar i kuq
Qepë
Rrepë, Lakër e bardhë

Lëngjet
Ujë mineral
Ujë i gazuar
Lëngje zarzavatesh
Kafe ose çaj pa sheqer
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Diabeti, në origjinë të sëmundjes qëndron kequshqyerja

Tre milionë persona janë me diabet, ndërsa tre milionë të tjerë nuk janë në dijeni që vuajnë nga kjo sëmundje. Ky është alarmi i Agjencisë Ndërkombëtare për Parandalimin e Diabetit.
اdo dy sekonda në botë shfaqet një rast i ri. Kjo është risia e fundit e diabetit të tipit 2 që ka pushtuar tokën, cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e pleqërisë (por që në pjesën më të madhe të rasteve prek 30-vjeçarët).

Në vitin 2007, numri i diabetikëve arriti në 246 milionë, ndërsa në 2025-ën është parashikuar që kjo shifër të arrijë në 380 milionë. Por nëse llogariten prediabetikët (shenjat e para me glicemi në pamje normale), vetëm në vitin 2007 numri i tyre arrinte në 555 milionë, ndërsa në 2025-ën ai do të shkojë 789 milionë. Kjo po që është një epidemi e vërtetë.

Zakonisht kur flasim për diabetin të gjithë jemi të prirë të mendojmë se kjo anomali vjen si pasojë e mbipeshës. اdo vit nga kjo sëmundje vdesin plot katër milionë persona. Në fakt, kjo patologji nuk përfshin vetëm vendet e pasura, por edhe ato në zhvillim, veçanërisht "vendet e reja të pasura", siç janë Kina, India, Rusia, Brazili.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Dieta mesdhetare, që është edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur është "braktisur" nga të gjithë. Njerëzit janë të shëndoshë sot, e diabetikë nesër, edhe pse shpesh ushqimet diabetike kushtojnë shumë më pak se ato "mbrojtëse".

Kujt duhet t‘i trembet njeriu: tërmeteve, luftërave apo sëmundjeve infektive? Njeriu i mijëvjeçarit të tretë duhet të frikësohet nga zjarri dhe diabeti. Këto janë dy "bombat" që mund të bllokojnë zhvillimin ekonomik, të varrosin bilancet, të nxisin luftëra të reja klasash: varfanjakë të uritur, pasanikë të sëmurë.

Në këtë rast, fjala e duhur do të ishte parandalimi drastik, por mesa duket media nuk është shumë e vëmendshme ndaj këtij fakti. Kanceri, infarktet dhe Sida janë sëmundjet që tërheqin më shumë vëmendjen e saj.

Një tjetër disavantazh mbi këtë çështje është edhe shkollimi jo i mjaftueshëm i njerëzve, pra mungesa e informacioneve të shumta mbi shëndetin dhe ushqimet që duhen përdorur, si për shembull: orizi është më diabetik se makaronat, apo që yndyrat e hidrogjenizuara janë më diabetike se vaji ose gjalpi.

Sa vetë e dinë këtë gjë? Shumë pak, nëse kemi parasysh edhe grafikun zbritës të njerëzve që me kalimin e viteve kanë një pankreas i cili nuk arrin më të prodhojë sasinë e duhur të insulinës.

Dhe pas kësaj ç‘ndodh? Nëse sasia e insulinës që prodhon pankreasi nuk mjafton, atëherë ajo duhet injektuar. Për këtë problem nuk ekzistojnë kura alternative. Pra është e udhës që çdo njeri të kujdeset për veten, të mos abuzojë me ushqimin apo pijet alkoolike. Nëse përpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do të shihni përmirësime dhe jo përkeqësime, veçanërisht një kujdes të veçantë duhet të tregoni për zemrën.

Gjithashtu, një regjim i rregullt në të ngrënë dhe një ushqim i freskët e i pasur me vitamina ndihmon në mirëqenien e një individi.

Një në tre fëmijë është obez dhe rrezikon të sëmuret me diabet kur të rritet. Kjo përqindje është rritur në krahasim me 20 vjet më parë, ku një në dhjetë fëmijë ishte obez. Kësaj përqindjeje i shtohen edhe fëmijët që kanë vuajtur më parë nga mbipesha dhe janë prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijë).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për diabetin e tipit 1. "Deri tani, te fëmijët e vegjël janë diagnostikuar thuajse 100 raste të diabetit të tipit 2, atij që lidhet ngushtë me obezitetin".

Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe stilit të gabuar të jetesës. Ja disa këshilla kundër diabetit: të ecni sa më shumë, për shembull duke shkuar më këmbë në shkollë; duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer; duke qëndruar ulur sa më pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave; duke bërë aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë.

Gjithashtu edhe një këshillë të fundit: duhet të hani medoemos mëngjes. Këto këshilla janë të vlefshme edhe për të moshuarit dhe më kryesorja është që duhet t‘u nënshtroheni herë pas here kontrolleve mjekësore: për obezët çdo vit, ndërsa për njerëzit normalë çdo 3 vjet. /shqip/
 

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Peshku mbron diabetikët nga dëmtimet në veshka

Peshku mbron diabetikët nga dëmtimet në veshka



Nëse konsumojnë peshk, diabetikët janë të mbrojtur nga dëmtimet në veshka, që janë shpesh sëmundje që bashkëshoqërojnë diabetin, sidomos atë tip II.
E enjte, 11 Dhjetor 2008 12:53
Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në revistën amerikane "American journal of kidney disease".

Në një studim të realizuar në Cambridge, Angli, është marrë një kampion prej mbi 22 mijë vullnetarë, nga të cilët 517 prej tyre vuanin nga diabeti.

Vullnetarëve u është kërkuar të shpjegojnë menynë e tyre dhe u pa se konsumimi i peshkut kishte efekte pozitive dhe se ishte e nevojshme që diabetikët të konsumonin të paktën dy porcione peshk në javë.

Ndër pacientët që ndiqnin këtë regjim dietetik, prej dy porcionesh dhe më tepër peshk në javë, studiuesit kanë vërejtur praninë e më pak proteinave në urinë, një kusht që quhet "makroalbuminuria", që është shenjë e dëmtimeve në veshka.

Vetëm 8% e tyre kanë shfaqur këtë gjendje, ndërsa pjesa tjetër e diabetikëve që konsumonin më pak peshk, kishin një risk prej 18% për të shfaqur "makroalbuminurin".
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

http://www.mjeksia.net/diabeti-nderlikimet-e-tij/
Diabeti- nderlikimet e tij
Rrallë ndonjë sëmundje tjetër ne dukje kaq “e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda sa diabeti. Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa ai arrin të prekë e të dëmtojë aq heshturazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore te trupit pa perjashtim dhe sidomos enët e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje tragjike . اudia është se vetem pak te semure me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë.Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Si, në ç’mënyrë?
Së pari: Prej mos dijes, mosnjohjes se tij ! Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me te
Së dyti: gënjehen nga forma apo paraqitja e “ bute “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glicemi jo shumë të lartë (që mjekohet me dietë ose kokrra) është jo i dëmshëm”.Të sëmurët gënjehen nga heshtja e diabetit. Për vite me radhë ai rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme. Kur nje dite papritur shfaqet ndërlikimi apo aksidenti, të sëmurët befasohen, por as që mund të besojnë se ai ka lidhje me diabetin e fshehur e “të urtë” që ata as janë kujtuar ndonjeher ta mjekojnë.
A duhet t’i njohin të sëmurët ndërlikimet e diabetit? A duhet t’u flasim hapur për to? A nuk ka rrezik t’u krijojmë kështu ankth e shqetësim më të madh?
Po le ta bëjmë pyetjen ndryshe: A duhet t’u shpjegojmë fëmijëve që s’dinë ç’është zjarri, si të mbrohen prej tij, apo më mirë, nga ndrojtja se mos i trembim , t’i lemë të digjen?! Sigurisht është më mirë të flasim hapur, pa fshehur gjë, pa “dorashka”, për dy arsye:
E para, sëmundjen e vuani ju. Ndërlikimet, aksidentet, i vuani ju. Atëherë, a është e drejtë që pikërisht ju të mos dini ç’po ndodh e ç’do të ndodhë në trupin tuaj?
Së dyti, ndërlikimet vërtet duken si të frikshme, por në të vërtetë ato janë të gjitha të parandalueshme. “Kthetra” kryesore e diabetit është hiperglicemia. Sot ne i kemi të gjitha mjetet në dorë për ta mposhtur atë, i kemi të gjitha mundësitë që diabetin, sado “i egër” të jetë, ta ekuilibrojmë, “ta kyçim në kafaz”. Një e keqe që mund të parandalohet nuk ka pse të na krijojë frikë. E rëndësishme është të mësojmë si të luftojmë me kohë ndaj saj, si të mposhtim e ta mbajmë të shtypur. Por pikërisht kjo nuk mund të bëhet nga një i sëmurë që nuk di pse mjekohet, që nuk di rreziqet e vërteta të sëmundjes.
 
Top