Diskutim i lire / A jane njerezit vertet si kosha plehrash?

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
E di qe do cuditeni me ate definicion qe kam bere ne krye te temes , por mora spunto nga video e mposhtme







Ndodh shpesh te nisim diten me nje eksperience negative qe na mbetet ne mendje dhe pse jo na ndikon ne ecurine e saj.
Situata ka nga me te ndryshmet , duke filluar nga hipja ne mjetet e transporteve publike , ku dikush kryen gjeste qe te japin siklet, bertitjet e te folurit pa kriter, perplasje qe mund te kesh vete me natyra te tilla sjelljeje.
Edhe pse shume nga ne e nisim diten duke menduar se nje eksperience e keqe nuk duhet te japi impakt per te kthyer diten tone ne me te keqen te mundshme. Eshte e vertet qe nuk kemi kontroll mbi cdo situate qe mund te paraqitet, por lind pyetja - A kemi mundesi zgjedhjeje per te vendosur si te sillemi , kur gjindemi ne nje situate te pakendshme?
A mundemi ne te marrim kontrollin e situates dhe mos lejojme negativitetin te kthehet ne nje menyre jetese?
Me pak fjale , mund te diskutojme mbi eksperiencat tuaja , dhe reagimet qe keni patur.

Jeni gati te ndajme bashke alternativat apo menyrat per te ndihmuar njeri tjetrin sesi te jemi me te kontrullueshem dhe mos perdorim ate klishen-

Sillu me te tjeret si do doje qe ata te silleshin me ju!
 
Top