• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dita e Shën Kozma Etoliani - 24 gusht

ilia spiro

Anëtar i ri
24 Gusht Tropari (Toni 4)

Me kenge le te brohorasim per te mirenjohurin Kozma, qe me lavdi shkelqeu ne detyrat e martireve, prifterinjve, dhe asketikeve dhe le te mblidhemi; sepse ai shperndan sherim atyre qe i jane afruar me besim, meqenese, si i barabarte me Apostujt, ai kishte guxim perpara Krishtit.

Shen Kozmai konsiderohet si i Barabarte me Apostujt. Ai ka lindur ne Mega Dendron te Aetolia ne 1714. Ai u be murg dhe jetoi ne Malin Athos per shume vite, por u merzit nga mungesa e njohurive mbi ungjillinin ne rradhet e popujve orthodhokse nen sundimin turk. Ai studioi retorike ne Konstandinopoje dhe mori nje bekim nga Patriarku Serafim II qe te shkonte dhe predikonte Ungjillin. Ai predikoi ne Maqedoni, Serbi, Shqiperi dhe Greqi dhe ndertoi shkolla. Per ta degjuar nuk erdhen vetem te Krishteret por edhe shume Muslimane. Ai njihej si nje njeri shume i shenjte. Gjithmone kerkoi bekimin e Peshkopit Orthodhoks lokal perpara se te predikonte ne ate zone, ose te autoriteteve turke. Predikimet e tij kunder praktikave te pandershme ne biznes zgjuan zemerimin e tregtareve hebrej dhe orthodhokse. Ata e akuzuan pa te drejte tek autoritetet turke. Turqit e mbyten dhe ia hodhen trupin ne lume ne Shqiperi. Kjo ndodhi ne 24 Gusht 1779. Ai ishte 65 vjec. Relikat e tij u ruajten dhe kane bere cudira ne popull qe prej atehere.

Kjo me poshte eshte nje shembull i predikimit te Shen Kozmait ne librin e tij te titulluar, Duaje Komshiun Tend.

"Nese doni qe te gjeni dashurine perfekte, shkoni dhe shitini te gjitha plackat dhe jepuani te varferve, shkoni atje ku te gjeni nje zotni dhe behuni skllav i tij. A mund ta beni kete qe beheni perfekt?
Ju thoni se eshte shume e rende? Atehere beni dicka tjeter. Mos e shisni veten si skllav. Shisni vetem plackat tuaja dhe jepuani gjithcka te varferve. A mund ta beni kete gje? Apo ju duket edhe kjo nje detyre shume e rende?
Ne rregull, nuk mund ti falni te gjitha plackat tuaja. Atehere jepni gjysmat, nje te treten, nje te pesten. A mos eshte edhe kjo shume e rende? Atehere jepni nje te dhjeten. A mund ta beni kete? Eshte dhe kjo shume e rende?
Po sikur. Mos e shisni veten si skllav. Mos i jepni asnje qindarke te varferve. Vetem beni kete. Mos ia merrni vellait tuaj te varfer xhaketen, mos ia merrni buken, mos e persekutoni ate, mos e hani te gjalle ate. Nese nuk doni qe ti beni atij mire, te pakten mos i beni keq. Lereni te qete. Eshte edhe kjo shume e rende per ju?
Ju thoni se doni qe te shpetoni. Por si? Si mund te shpetojme kur cdo gje qe na kerkohet te bejme eshte shume e rende per ne? Ne zbresim dhe zbresim derisa nuk ka me vend me poshte. Zoti eshte i plotmeshirshem, po, por ai ka gjithashtu edhe nje shufer hekuri."
 
Top