• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dita e Ujit te Bekuar, kremtohet festa në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

cent

...Lontano
TIRANE-Festa e Ujit të Bekuar ka mbledhur në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë besimtarë ortodoksë nga i gjithë vendi të cilët morën pjesë në meshen e përvitshme mbajtur nga Hirësia e tij, kreu i kishës Ortodokse shqiptare Janullatos.

Shenjtërimi i kësaj dite lidhet me Pagëzimin e Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori ne lumin Jordan. Në simbolikë të saj klerikët ortodokse gjat festimeve të 6 janarit hedhin në ujë kryqin duke e bekuar atë.

Sikundër tregon ky besimtar ortodoks festa është mundur të ruhet dhe përcohet nga njëri brez tek tjetri pavarësisht represionit të regjimit komunist

Pas meshës besimtarët kanë qëndruar për orë të tëra në rradhë për të marre sadopak nga uji që konsiderohet i shenjtë për shërim shpirtëror e trupor, për familjen dhe të afërmit e tyre.

Për besimtaret ortodokse dita e Ujit të Bekuar konsiderohet një dite pushimi dhe adhurimi ndaj Zotit.
Shërbesa e Bekimit të Madh të Ujit si edhe ceremonia e hedhjes së Kryqit në shumë qytete të Shqipërisë kryhet buzë lumenjve dhe liqeneve ku të rinjtë më pas vihen në garë për gjetjen e kryqit që për ta shenjon mbarësi dhe fat për gjithë vitin.
Ilir Meta uron besimtaret ortodoks ne ditën e “Ujit te Bekuar”

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë në ditën e Ujit të Bekuar. Nga qyteti i Beratit, ku ka ndjekur nga afër festën, z. Meta, u shpreh se kjo është një ditë mjaft e rëndësishme që na jep forcë, energji e vullnet për të pasur përpara njëkohësisht një vit të mbarë për të gjithë qytetarët, për bashkëpunim dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.
“ثshtë një ditë mjaft e rëndësishme, është një ditë pagëzimi, por duke qenë se jemi në ditët e para të vitit dua dhe unë të shpreh besimin tim se dhe kjo ditë dhe festa, sakrifica e kësaj dite dhe bekimi i saj të na japi forcë të na japi energji dhe vullnet për të pasur përpara një vit të mbarë për të gjithë qytetarët, për bashkëpunim dhe mirëkuptim me njëri tjetrin”, tha Kryetari i Kuvendit.

Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët në lidhje me zhvillimet politike në vend, z. Meta është shprehur se preferon t’i qëndrojë larg politikës në një ditë të tillë feste, por ka siguruar të gjithë se ky vit do të jetë mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, duke iu referuar investimeve në infrastrukturë.

“Sot, ja kam kushtuar këtë ditë vetëm këtij aktiviteti dhe nuk dua ta përziej me çështje të tjera politike. Qoftë një vit i bekuar dhe besoj se do të jetë për gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht për Beratin, sepse është një vit ku më në fund do të përfundojë një rrugë e re, e standardeve evropiane që do ta lidhë këtë qytet të kulturës sonë me Lushnjen dhe akset e tjera kryesore”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Duke ju drejtuar lumit Osum, Imzot Ignanti, dhespoti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e kambanave të Kishës, është ngjitur mbi Urën e Goricës dhe ka hedhur kryqin simbol të kësaj feste.

Nëntë të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit, janë hedhur në ujin e ftohtë të lumit për të pritur hedhjen e kryqit. Kryqi është kapur nga 22-vjeçari Florian Naçe, i cili merr bekimin e kishës dhe të banorëve të krishterë.

Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço.
Kjo ditë në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë që përkujtojnë në këtë mënyrë pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.

/BalkanWeb

P.s ne fakt esht shum e اuditshme qe me 6 janar te cdo viti, uji i mbushur nuk prishet
 
Top