• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Djali ndërhyri kur pa babanë në gjak, dinamika e krimit me tre të vdekur në Klos

Frank

Ashtu, kështu...
policia-4.jpg


Mollë sherri mes dy vëllezërve dyshohet se ka qenë një gardh, ndonëse kjo nuk është konfirmuar ende.
Eshtë e konfirmuar që vrasja ka ndodhur për çështje pronësie, ku vëllai ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, i cili është shtrirë në tokë i mbuluar në gjak. Menjëherë pas ngjarjes, pasi djali 17-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.
Ndërkohë, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg spitalit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë.
Sapo autori i krimit ka marrë vesh lajmin tronditës, ka vrarë veten.

Klos/ Informacion paraprak nga policia e shtetit.
Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllain shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Balkanweb.com
 

Vajza

Staf në FV.AL
Oh Zot , si mundesh ti besh keq gjakut tend , aj Allah ne cfar derexhe kemi ardhur, me keq se kafshet jemi bere... 😢
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
:( Zot ki meshire per ne, njerzimin!
Me duket do filloj te besoj perseri.
Sepse ne, keto qenie te cmendura kemi nevoj per nje bari. :(
Cfare tmerri.
 

Senseo

Spicy disaster.
Ne kete muhabet sdi ke te qash dhe ke te gjykosh
Nuk ka vend per gjykim, por per vajtim se u shuan tre jete dhe cfare tragjedie eshte per ato qe lan pas. E te ulerasesh per varferine e mendjes. :(
 

ZHIGO

nothin’ last forever...
Nje mendje qe nuk llogjikon, nje mendje qe nuk hap rruge dhe nje shpirt i pajshem qe rend te shpetoj gjakun.

E trishte, nuk kam fjale.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
C'fare ta ben sot i joti,nuk ta ben as vete Zoti.
Shum shum gjynaf,nuk di c'te them me.
Vetem me vjen keq kur lexoj ngjarjet e tilla.
 
Top