• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dom Gjergj Meta: Kisha e Laçit s’është vend magjik, as vend “dermani”

MasteR

I'm offline


Kisha e Shna Ndout ne Laç është caktuar, së bashku me Katedralen e shën Palit në Tiranë dhe Kon-Katedralen e shën Luçisë në Durrës, si Kishë jubilare për Vitin e Mëshirës të shpallur nga Papa Françesku.

Nga Dom Gjergj Meta

Sot me një grup fëmijësh dhe të rriturish të zonës së Shinavlashit, ku unë shërbej, do të bëjmë një shtegtim lutjeje dhe reflektimi.

Kisha e Laçit nuk është një vend magjik, as një vend ku shkohet për “dërman” apo mrekulli. Mrekullitë Zoti i bën kudo dhe përdite, mjafton tëhedhim sytë përreth dhe brenda nesh.

Ngjitja deri lart në Sebaste është metafora shpirtërore e jetës e takimiT me jetën e një njeriu si Antoni i Padovës i cili deshi Krishtin me gjithë jetën e tij. Atje shkohet për t’u takuar me Zotin.

Ju premtoj të gjithëve lutjen time për secilin prej jush. Nëse doni më shkruani në inbox dhe do të lutem për secilin.
 

sensuu

sweet
Titulli: Dom Gjergj Meta: Kisha e Laçit s’është vend magjik, as vend “dermani”

Kush ka thene qe është vend magjik,keni filluar me magjite tani
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Dom Gjergj Meta: Kisha e Laçit s’është vend magjik, as vend “dermani”

Kush ka thene qe është vend magjik,keni filluar me magjite tani
Pikerisht kete thote sensuu qe besimi esht ne shpirt dhe vendet jan takim dhe degjim i fjales shejte.. me pelqen ky dom kam patur rastin ta njoh nga afer esht aq i thjesht e i formuar një intelekt i pasur me thjeshtesi e petk te varfer.. flm per gjith punen qe ben me femijet ne jetimore... me familjet e varfera... me shtepin e pleqve ... me integrimin e rinise.. por puntoret e medhenj jan fjal pak.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Dom Gjergj Meta: Kisha e Laçit s’është vend magjik, as vend “dermani”




Kisha e Laçit nuk është një vend magjik, as një vend ku shkohet për “dërman” apo mrekulli. Mrekullitë Zoti i bën kudo dhe përdite, mjafton tëhedhim sytë përreth dhe brenda nesh.
Shume bukur kjo. Zoti kerkohet personalisht mbrenda nesh.
 
Top