Duajeni veten dhe qëndroni të dashuruar!

Duajeni veten dhe marrëdhëniet tuaja do të lulëzojnë.
PID0801FD.jpg
Duajeni veten dhe dyshimet tuaja do të shkrihen.

Duajeni veten dhe do të kuptoni se çfarë janë lumturia, bukuria dhe të gjitha vlerat më të shenjta të njerëzimit.

Duajeni veten dhe nuk do të keni më nevojë të dini se çfarë është dashuria. Sepse kur ke guximin të hapesh ndaj burimit të dashurisë brenda teje, përgjigja e pyetjes: "Çfarë është dashuria?" bëhet e qartë dhe transparente.

Duajeni veten dhe nuk do të keni më probleme me vetëvlerësimin. Dashuria është e vetmja gjë që mund të shërojë plagët tuaja, t'ju japë një ndjenjë sigurie të paçmuar, të mbushë boshllëqet tuaja, të ndreq traumat tuaja.

Të dashur dhe problemet tuaja do të treten si bora në diell.
Situatat me të cilat do të përballeni nuk do të zhduken papritmas, por ideja psikologjike e një problemi do të largohet, sepse është vetëm një etiketë iluzore, që ju përndjek mendjen për aq kohë sa qëndroni në konflikt me veten.

Duajeni veten dhe do të ndiheni mirë me veten dhe të tjerët, të mbushur me harmoni të shenjtë dhe të pamatshme.

Duajeni veten dhe qëndroni të dashuruar!
 
Keto romanticitetet jane kaq te bukura kur e ke ne terezi. Por kur ke ndonje hall apo dorzim pune si puna ime kete periudhe, thjesht te shtohet depresioni me keto thirrje 🤣
Pse duhet te vras mendjen per punet kur mund te shijoja dhe une diellin rehat gjithe diten. E shifnin ju ca te dashme i beja vetes pastaj 😁
 
Ka ditë që ndjehem mirë.
Zgjohem në mëngjes,laj sytë dhëmbët.
Pij kafen,dhe bëj vrap në natyrë.
Kur kthehem kujdesem për trupin,flokët,fytyrën.
E më duket vetja yll.
Ka ditë që jam si skëterrë.
Mbulohem me batanije,qaj.
Shaj veten,mallkoj jetën.
E bëhem më keq se vdekja.
Ka dit të mira e të trishta,për çdo njeri.
E rëndsishme është të mos lejosh trishtimin të të kaploj shpirtin.
Jepini vetes kurajo,e mos harroni të thoni fjalë të mira për veten.
Mos lejoni askënd tju ul,qoft e në form shakaje.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Ta duash veten është fillimi i një rrugëtimi të gjatë, drejt shpalosjes së ndjenjave më të thella, që as nuk e dije se i ke. Nuk mund t’i duash të tjerët nëse nuk e don veten - thonë danezët 🙂
104ECF4A-56AB-4DD8-9BCF-FB85664A9629.jpeg
 
Une mendoj se mund ti duash te tjeret edhe kur nuk e do veten. Kam 1 shoqe e cila ka aq sh dashuri per te tjeret, sakrifikohet e gjitha per ta, abuzon me veten per te pare mire te tjeret. Ajo eshte e sinqerte, e paster, e bardhe. Sado qe i flasim te kujdeset per veten me shume, ajo serish vendos kedo para vetes. Aq sa ne na vjen aq keq por sdime si ta ndihmojme. Ndaj thenia e danezve apokujdo qe mendon ashtu per mua bie totalisht poshte.
Por, ajo qe une besoj eshte sic e thash te 1 teme tjeter. Ja kemi borxh vetes tone ta duam e te kujdesemi per te.
 
Këtë e them edhe unë që nuk jam danez 😜
Unë nga ata e kam dëgjuar 😜
Thonë gjithashtu se nëse vetëm jep e nuk përkujdesesh për veten, një ditë do përfundosh si sur gammel dame ( zonjë e vjetër e thartë) 😂
Apo me shpirt të vyshkur.
Unë asaj rruge jam nisur që moti, por bëra një stop, një frymëmarrje të thellë dhe ndrrova drejtim nga vetë dashuria 😂
 
Top