• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Duhan dhe alkol/ Zbuloni qytetet më ‘qejflie’ të Shqipërisë

Boreas

Advanced


Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë gjatë dekadës së fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme.
Sipas të dhënave të INSTAT nga anketa e buxhetit të familjeve në vitin 2019 qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës.
Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2 për qind të buxhetit të tyre me cigare dhe pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009.
Pas Elbasanit shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan i ka Lezha, familjet e së cilës çuan për cigare dhe pije 5.1 për qind të buxhetit total mujor me një rritje 0.3 për qind në raport me vitin 2009.
Berati si qarku i tretë me shpenzimet më të larta për këto produkte çoi 4.8% të totalit të buxhetit për konsumin e alkoolit dhe duhanit me një rritje 0.1% me 10 vite më parë.
E katërta renditet Korça e cila, çoi 4% të buxhetit total për konsumin e produkteve në fjalë me një rritje 0.4 pikë përqindje në raport me një vit më parë.
Në të kundërt qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës patën shpenzimet më të ulëta për konsumin e pijeve dhe cigareve dhe me një rënie të ndjeshme përgjatë 10 viteve të fundit.
Familjet në Shkodër shpenzuan mesatarisht 2.9 % nga buxheti i tyre mujor për pije dhe duhan me një rënie me 1.3 pikë përqindje në raport me vitin 2019.
E dyta me shpenzimet më të ulëta për këtë grup ishte Gjirokastra, familjet e së cilës çuan 2,9 për qind të buxhetit të tyre për pije dhe cigare, me një rënie 1.8 pikë përqindje përgjatë dekadës.

Familjet në qarkun e Vlorës kanë ulur më shumë se çdo qark tjetër shpenzimet për alkool dhe cigare gjatë dekadës gati me 3 pikë përqindje. Më 2019 familjet në këtë qark çuan 3.1 për qind të buxhetit për produktet në fjalë, teksa 10 vite më parë shpenzimet për këtë grup ishin 6.1%.
Konsumi për pije dhe cigare shihet të jetë tipar i qarqeve të varfra. Elbasani u renditet si pas të njëjtës anketë si qarku më i varfër në vend, por gjithashtu edhe me konsumin më të lartë të pijeve dhe cigareve.
Gjithashtu Gjirokastra, e cila ka popullsinë më të plakur në vend ka konsum të ulët të këtyre produkteve të cilat zakonisht konsumohen nga mosha të reja.
Gjithashtu në disa qarqe me emigracion të lartë të të rinjve shpenzimet për pije dhe cigare kanë ardhur në ulje gjatë dekadës.

 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Larg veseve te keqija si duhani, alkoli, bixhozi, tërfili :p
 

Hera

Antarë i Respektuar
Ne permetaret dime ...bejme raki dhe e shesim 😂😂😂
 
Private conversations
Help Users
    Top