• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Duhet t’i lani duart shpesh? Ja çfarë tregon studimi i fundit!

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Duhet t’i lani duart shpesh? Ja çfarë tregon studimi i fundit!



Nëse nuk i lani duart shpesh, atëherë bëni një gabim shumë të madh. Në fakt, kjo praktikë e thjeshtë na mbron nga viruset dhe bakteret.

Studimet shkencore japin këshilla të shumta mbi efektet e larjes së duarve, mbi reduktimin e përhapjes së sëmundjeve të ftohjes dhe infeksioneve gastrointestinale.

Nuk gabohemi kur tregohemi të kujdesshëm ndaj një njeriu që teshtin apo që kollitet: por prekja e sipërfaqeve të kontaminuara nga bakteret është po aq e rrezikshme për shëndetin. Sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Atlantë, larja e duarve “është mënyra më efikase për të shmangur përhapjen e infeksioneve”.

Studimi i fundit

Por një studim i fundit, tregon se njerëzit duhet të shmangin larjen e shpeshtë të duarve për të mbajtur larg sëmundjet.

Ka paralajmërime se nëse lajmë duart shumë shpesh, mund të ulë rezistencën tonë ndaj baktereve.

Bakteret e shëndetshme qëndrojnë në lëkurën tonë. Kur lind një bakter, të tjerë hyjnë në lëkurë dhe nuk largohen.

Gjithashtu larja dëmton lëkurën dhe e bën një njeri më të prekshëm ndaj sëmundjeve pasi largohen vajrat e shëndetshëm që prodhohen vetvetiu. Paralajmërimet tregojnë të bëjmë kujdes me higjenën e tepruar, por jo të justifikohemi nëse ulemi në tavolinë pa larë duart.

Si mund t’i lani duart në mënyrë perfekte?

A e dini se cilat janë disa nga veprimet që çdo njeri duhet të kryejë për të pastruar siç duhet duart dhe për të eliminuar bakteret? Nëse mendoni se i dini, ndoshta do të befasoheni kur të lexoni disa të dhëna dhe këshilla më poshtë.

ثshtë shumë e rëndësishme që para se të aplikoni sapunin, duart duhet t’i lagni më parë me ujë. Sapuni klasik që të gjithë mund të kemi në shtëpi, jo i lëngshmi, është një fole e vërtetë mikrobesh.

Këshillohet të merret një sapun i lëngshëm, i cili është i mbyllur në një enë plastike dhe nuk ka kontakt me ambientin rrethues. Fërkoni duart me sapun për rreth 20 sekonda, në mënyrë që të largoni mikrobet nga duart. ثshtë e rëndësishme që të fërkoni edhe majat e gishtave, në pjesën e thonjve dhe jo vetëm pëllëmbën apo kurrizin e dorës.

Lini ujin e nxehtë për të paktën 10 sekonda të rrjedhë mbi duart tuaja, në mënyrë që të largohen të gjitha gjurmët e sapunit. Po kështu, edhe tharja e duarve është shumë e rëndësishme, në veçanti për bukurinë e tyre. Tregoni kujdes me ajrin e nxehtë apo të ftohtë me të cilin thani duart. Gjithashtu, nëse i thani me peshqirë apo me letra të buta, kujdesuni që ato të jenë tepër të pastra.

Për duar edhe më të pastra mund të aplikoni një xhel me pak alkool, pasi t’i lani e shpëlani duart mirë, për një higjienë të përsosur.

(gazeta-Shqip.com)
 
Top