• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Durrës pritet hedhja e rezultatit PS - PR i marrin mandate PD

WxP

Antarë i Respektuar
DURRثS - Në qarkun Durrës, korrespondenti ynë Artur Korriku informon sot në mëngjes se ka përfunduar numërimi ndërsa po punohet për hedhjen e të dhënave në sistem nga KZAZ. Nga rezultatet paraprake të projeksionit të A1 Report koalicioni i majtë merr 7 mandate ndërsa i djathti 6 mandate. Priten të hidhen në sistem rezultatet e KZAZ në Fushë- Krujë por këto pritet të mos ndryshojnë gjë në mandate.

Në Qarkun e Durrësit dëmi për mazhorancën nuk ka ardhur vetëm nga e majta, por dhe nga aleatët e vetë. Në këtë qark është pikërisht Partia Repulikane, nëpërmjet kandidatit të saj Agron Dukes ka arritur që t`i shkëpusë një mandat PD.

Ndërkohë që në koalicionin e majtë edhe PS ka arritur që t`i marrë një mandat së djathtës, ndërsa LSI ka arritur që të mbajë mandatin e vetë. Interesante është fakti që në këtë qark dalin si deputetë dy kunetërit që garuan kundër njëri tjetrit me parti të ndryshme.

Bëhet fjalë për Lefter Kokën e LSI dhe Agron Dukën e PR.

Tradicionalisht, ky qark është konsideruar më shumë i djathtë se sa i majtë, duke qenë se në përbërje të tij ka një kontigjent të fuqishëm banorësh, që kanë lënë tokat dhe shtëpitë e tyre në rajonet verilindore, të afërta me të djathtën parlamentare, për të krijuar strehat e reja në Fushë Krujë apo në Kënetë, pranë qytetit të Durrësit.

Por, një nga joshjet më të mëdha që iu bë pikërisht këtij kontigjenti nga ana e politikës shqiptare ka qenë prononcimi i kreut të partisë Socialiste Edi Rama që premtoi legalizim të banesave pë leje, pa kurrfarë pagese.

QARKU DURRES (13 MANDATE)

PS 6 MANDATE
1.BLENDI KLOSI
2.KLODIANA SPAHIU
3.ILIR BEQAJ
4.NAMIK DOKLE
5.GENTIAN BEJKO
6.ARTUR BUSHI

LSI 1 MANDAT

1.LEFTER KOKA

PD 5 MANDATE

1.EDUART HALIMI
2.IGLI CARA
3.ALBANA VOKSHI
4.GENT STRAZIMIRI
5.OERD BYLYKBASHI

PR 1 MANDAT
1. AGRON DUKA

Redaksia Online
(ah/sg/shqiptarja.com)
 

Attachments

Top