• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dyshohet rasti i parë me Koronavirus, reagon ministria

Dyshohet rasti i parë me Koronavirus, reagon ministria







Ministria e Shëndetësisë ka reaguar me anë të një sqarimi në lidhje me një rast të dyshuar të koronavirusit në Shqipëria.



Sqarim:
Nuk ka asnjë studente të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus
Burime për Top Channel bëjnë me dije se bëhet fjalë për një mësuese anglishteje që ka pas punuar në Kinë dhe është kthyer në Shqipëri para disa ditësh.
Ajo fillimisht nuk ka shfaqur asnjë shenjë gripi, teksa në momentin që ka pasur dyshime i është drejtuar spitalit, ku edhe ka rezultuar grip sezonal, sipas ministrisë.



Top Channel


Virusi i ri i frikshëm që ka rrokur vëmendjen e botës së tmerruar, shkaktoi karantinën e 56 milion banorëve në Kinë, prishi planet e udhëtimit përreth globit dhe shkaktoi një rendje drejt blerjes së maskave nga Vuhani, në Provincën Hubei të Kinës deri në Bryan, Teksas, quhet “nCoV-2019.” Ka një tingëllimë të vjetëruar, për një kërcënim vdekjeprurës.
Emri, i zgjedhur nga ekipi i shkencëtarëve kinezë që izoluan dhe identifikuan virusin, është shkurtimi për “koronavirusin e ri” të vitit 2019”. Kjo pasqyron faktin se virusi u pranua për herë të parë që të ketë infektuar njerëz në fund të vitit të kaluar – në treg prodhimesh deti dhe kafshësh të gjalla në Vuhan – dhe se i përket familjes së koronavirusit, një grup famëkeq. Epidemia SARS e 2002-2003, e cila infektoi 8.098 njerëz në të gjithë botën, duke vrarë 774 prej tyre, u shkaktua nga një koronavirus, po kështu ishte edhe shpërthimi MERS, që filloi në Gadishullin Arabik në vitin 2012 dhe vazhdon ende (2,494 njerëz të infektuar dhe 858 vdekje deri në nëntor 2019).
Por, pavarësisht emrit të ri të virusit, dhe siç e dinë mirë ata që e pagëzuan, nCoV-2019 nuk është aq i ri sa mund të mendohet.
Diçka shumë e ngjashme me të u gjet disa vjet më parë në një shpellë në Yunnan, një provincë afërsisht një mijë milje në jug-perëndim të Vuhanit, nga një ekip studiuesish mendjemprehtë, të cilët e vunë në dukje me shqetësim, ekzistencën e tij. Përhapja e shpejtë e nCoV-2019 – më shumë se 4500 raste të konfirmuara, përfshirë të paktën 106 vdekje, që prej mëngjesit të së martës, dhe shifrat do të jenë rritur deri në kohën kur të keni lexuar këtë artikull – është befasuese, por jo e paparashikueshme. Që virusi doli nga një kafshë, ndoshta një lakuriq nate, mbase pasi të ketë kaluar nëpërmjet një krijese tjetër, mund të duket drithërues, megjithatë nuk është aspak befasues për shkencëtarët që studiojnë këto gjëra.
Një shkencëtare e tillë është Zheng-Li Shi, e Institutit të Virologjisë në Vuhan, një autore kryesore e draft studimit (ende i pashqyrtuar nga kolegët dhe deri më tani i disponueshëm vetëm në versionin para botimit) e cila i dha nCoV-2019, identitetin dhe emrin. Ishte zonja Shi dhe bashkëpunëtorët e saj që, në vitin 2005, treguan se patogjeni SARS ishte një virus lakuriqi nate, i cili ishte përhapur te njerëzit. Zonja Shi dhe kolegët e saj kanë qenë duke gjurmuar koronaviruse tek lakuriqët e natës që nga ajo kohë, duke paralajmëruar se disa prej tyre janë unikë, në aftësinë e tyre për të shkaktuar pandemi njerëzore.
Në një dokument të vitit 2017, ata përcaktojnë sesi, pas gati pesë vitesh të mbledhjes së mostrave të fekaleve nga lakuriqët e natës në shpellën Yunnan, ata kishin gjetur koronaviruse në individë të shumtë të katër specieve të ndryshme të lakuriqëve, duke përfshirë një të quajtur lakuriqi patkua. Gjenoma e këtij virusi, kanë thënë zonja Shi dhe kolegët e saj, është 96 përqind identik me virusin e Vuhanit, që kohët e fundit është gjetur edhe te njerëzit. Dhe ata të dy përbëjnë një çift të dallueshëm nga të gjithë koronaviruset e njohura, përfshirë atë që shkakton SARS. Në këtë kuptim, nCoV-2019 është i ri – dhe ndoshta edhe më i rrezikshëm për njerëzit, sesa koronaviruset e tjerë.
Them “ndoshta” sepse deri më tani, jo vetëm që nuk e dimë se sa i rrezikshëm është, por as nuk mund ta dimë. Përhapjet e sëmundjeve të reja virale janë si topat e çelikut në një makinë “pinball”. Në fund të fundit, gjithçka varet nga 11 goditjet rastësore që pësojnë topat, që ne përpiqemi të mos i lejojmë të futen në gropa.
Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, një organizatë private kërkimore me qendër në Nju Jork, që përqendrohet në lidhjet midis shëndetit njerëzor dhe kafshëve të egra, është një nga partnerët e zonjës Shi prej një kohe të gjatë. “Ne kemi ngritur flamurin e kuq mbi këto viruse për 15 vjet me radhë,” më tha ai të premten, pa e fshehur një zhgënjim të lehtë. “Që nga SARS.” Ai ishte një bashkëautor i studimit të vitit 2005 për lakuriqët e natës dhe SARS, dhe përsëri i studimit të vitit 2017 për koronaviruset e shumta, të ngjashme me SARS, në shpellën Yunnan.
  1. Daszak më tha që, gjatë këtij studimi të dytë, ekipi në terren mori mostra gjaku nga dy mijë njerëz nga Yunnani, rreth 400 prej të cilëve jetonin afër shpellës. Afërsisht 3 përqind e tyre bartnin antitrupa kundër koronaviruseve të lidhura me SARS.
“Ne nuk e dimë nëse ata u sëmurën. Ne nuk e dimë nëse ata ishin të ekspozuar kur ishin fëmijë apo të rritur”, tha z. Daszak. “Por ajo që na tregon është se këto viruse po bëjnë kërcim, në mënyrë të përsëritur, nga lakuriqët e natës, te njerëzit”. Me fjalë të tjera, kjo emergjencë në Vuhan, nuk është një ngjarje e re. Eshtë pjesë e një sekuence emergjencash të lidhura, që shtrihet përsëri në të kaluarën dhe do të shtrihet përpara në të ardhmen, për sa kohë që rrethanat aktuale vazhdojnë.
Kështu që, kur të keni mbaruar së merakosuri për këtë pandemi, filloni të merakoseni për tjetrën. Ose bëni diçka për rrethanat aktuale.
Rrethanat aktuale përfshijnë një tregti të rrezikshme në jetën e egër për ushqim, me zinxhirë furnizimesh që shtrihen nëpër Azi, Afrikë dhe në një masë më të vogël, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Ajo tregti tani është e jashtëligjshme në Kinë, mbi një bazë të përkohshme; por ajo ishte e jashtëligjshme edhe gjatë shpërthimit të SARS, pastaj u lejua të rifillojë – me lakuriqë nate, breshka, minj bambush, shumë lloje zogjsh dhe kafshësh të tjera të grumbulluara së bashku në tregje të tilla si ai në Vuhan.
Rrethanat aktuale përfshijnë gjithashtu 7.6 miliardë njerëz të uritur: disa prej tyre të varfëruar dhe të në kërkim të dëshpëruar për proteina; disa të pasur dhe vanitozë, dhe në gjendje për të udhëtuar në çdo rrugë të mundshme, me aeroplan. Këta faktorë janë të paprecedentë në planetin Tokë: Ne e dimë nga të dhënat fosile, në mungesë të provave, se asnjë kafshë me trup të madh nuk ka qenë kurrë aq e bollshme sa njerëzit sot, lëre më kaq efektive në shterimin e burimeve. Dhe një pasojë e këtij bollëku, kësaj fuqie pra, si dhe trazirat ekologjike që vijnë si pasojë e tyre, janë shkëmbimet virale në rritje – së pari nga kafshët te njeriu, pastaj nga njeriu te njeriu, ndonjëherë në një shkallë pandemike.
Ne pushtojmë pyje tropikale dhe peizazhe të tjera të egra, të cilat strehojnë kaq shumë lloje kafshësh dhe bimësh – dhe brenda atyre krijesave, kaq shumë viruse të panjohura. Ne presim pemët; ne i vrasim kafshët ose i fusim në kafaz dhe i dërgojmë në treg. Ne prishim ekosistemet dhe shkundim viruset, duke i çliruar nga habitatet e tyre natyrorë. Kur kjo ndodh, ata kanë nevojë për një pritës të ri. Shpesh, ne jemi ai pritës.
Lista e viruseve të tilla që shfaqen te njerëzit është e gjatë: Machupo, Bolivi, 1961; Marburg, Gjermani, 1967; Ebola, Zaire dhe Sudan, 1976; H.I.V., i njohur në Nju Jork dhe Kaliforni, , 1981; një formë e Hantas (i njohur tani si Sin Nombre), jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, 1993; Hendra, Australi, 1994; gripi i shpendëve, Hong Kong, 1997; Nipah, Malajzi, 1998; Nili Perëndimor, Nju Jork, 1999; SARS, Kinë, 2002-2003; MERS, Arabia Saudite, 2012; Ebola përsëri, Afrika Perëndimore, 2014. Dhe kjo është vetëm një përzgjedhje. Tani kemi nCoV-2019, goditja më e fundit.
Rrethanat aktuale përfshijnë gjithashtu burokratë që gënjejnë dhe fshehin lajme të këqija, dhe zyrtarë të zgjedhur që mburren para turmës për prerjen e pyjeve për të krijuar vende pune, në industrinë e drurit dhe bujqësi, ose për shkurtimin e buxheteve për shëndetin publik dhe kërkimin. Distanca nga Vuhani ose Amazona në Paris, Toronto ose Uashington është e shkurtër për disa viruse, e matur në orë, duke pasur parasysh sa mirë mund të “hipin” brenda pasagjerëve të aeroplanit. Dhe nëse mendoni se financimi i emergjencës së pandemisë është i kushtueshëm, prisni derisa të shihni koston përfundimtare të nCoV-2019.
Për fat të mirë, rrethanat aktuale përfshijnë gjithashtu shkencëtarë të shkëlqyer, të përkushtuar dhe specialistë të reagimit kundër pandemive – të tillë ka të shumtë në Institutin Vuhan të Virologjisë, EcoHealth Alliance, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (C.D.C.), C.D.C kineze. dhe shumë institucione të tjera. Këta janë personat që hyjnë në shpellat e lakuriqëve, kënetat dhe laboratorët e sigurisë së lartë, shpesh duke rrezikuar jetën e tyre, për të nxjerrë jashtë feçe dhe gjak, dhe prova të tjera të çmuara për të studiuar sekuencat gjenomike dhe t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore.
Ndërsa numri i rasteve të nCoV-2019 është rritur, dhe numri i vdekjeve bashkë me të, një tregues, shkalla e fatalitetit të rasteve, ka mbetur mjaft e qëndrueshme deri më tani: nën 3 përqind. Që nga e marta, më pak se tre nga 100 raste të konfirmuara kishin vdekur. Ky është relativisht fat i mirë – më keq sesa për shumicën e llojeve të gripit, më mirë sesa për SARS.
Ky fat i mirë mund të mos zgjasë. Askush nuk e di se ku do të shkojë topi në makinën e pinballit. Katër ditë nga sot, numri i rasteve mund të jetë në dhjetëra mijëra. Gjashtë muaj nga sot, pneumonia Vuhan mund të rikthehet në një kujtim. Ose jo.
Ne përballemi me dy sfida vdekjeprurëse, në një afat të shkurtër dhe afat të gjatë. Në afat të shkurtër: Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, me inteligjencë, qetësi dhe një angazhim të plotë të burimeve, për të përmirësuar dhe shuar këtë shpërthim të nCoV-2019 para se të bëhet, siç mundet të ndodhë, një pandemi globale shkatërruese. Në afat të gjatë: Ne duhet të kujtojmë, që nCoV-2019 nuk ishte një ngjarje e re apo një fatkeqësi që na ndodhi. Ishte – është – pjesë e një modeli zgjedhjesh që jemi duke bërë ne njerëzit.
David Quammen është një autor dhe gazetar, librat e të cilit përfshijnë “Infeksionet e Kafshëve dhe Pandemia Tjetër e Njeriut”. / Nju Jork Tajms – Bota.al

TE NGJASHME
 

Comments

Po perhapet me shpejt sec mendohej. një i infektuar 2 javet e para nuk paraqet asnje simptome virusi nderkohe gjate ktyre 2 javeve mund te infektoje deri ne 200 veta pa e kuptuar fare qe është mbartes i tij.
 
Top