• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

E drejta e procedures civile

genti21

Antarë i ri
Pershendetje

Pasi po e shoh qe ne kete forum ka mungese te shkrimeve lidhur me te drejten e procedures civile qe perdoret ne UP ne Kosove atehere vendosa ta postoj kete skripte te cilen e kam perdorur per te hyre ne provim.

P.S. Nese ju intereson me kete provimin e kam kaluar qe ne heren e pare, mirepo nuk do te thote qe do ta kaloni edhe ju :)

Suksese


E drejta e procedurale civile
Prof. Dr. iur. Iset Morina LL. M.
1
===============================================================
E drejta
E drejta materiale E drejta formale
• Ekzistimi i së drejtës • Realizimi i së drejtës.
2
===============================================================
Procedura civile
• Procedura civile është proces i rregulluar përmes normave juridike lidhur me njohjen
(konstatimin), formësimin dhe realizimin e të drejtave të personave privatë.
3
===============================================================
Vetëndihma – I
• më herët: forma kryesore e realizimit të së drejtës
• Në këtë mënyrë të realizimit të një të drejte vepron dhe vendos në të shumtën e rasteve
• Fuqia, në vend të së drejtës.
• Ai i cili ka “fuqinë” ka edhe të drejtën.
4
===============================================================
Vetëndihma – II
• Kjo ndikon në masë të madhe në prishjen e paqes juridike. Prishja e paqes juridike ndikon
direkt në prishjen e paqes sociale.
• Paqja sociale është prezumim (parakusht) elementar për ekzistencën e një bashkësie njerëzore.
5
===============================================================
Vetëndihma – III
• Parimisht: Nuk lejohet
• Vetëm përjashtimisht.
6
===============================================================
Monopoli i shtetit
• Realizimi i të drejtave do te duhej te mbetet parimisht ne duar të shtetit.
• “Zbulimi” i procedurës për vënien në jetë të rendit juridik paraqet performancen “të arriturën”
më të madhe të mendjes Njerëzore.
7
===============================================================
Qëllimi dhe detyrat e procedurës civile – I
• Parimisht qëllimi kryesor i së drejtës së procedurës civile është realizimi i të drejtave
subjektive private.
• Kjo shihet më së miri duke u bazuar në parimin e disponibilitetit, që vlen në procedurën
kontestiomore
(shih neni 3 LPK- së).
8
===============================================================
Qëllimi dhe detyrat e procedurës civile - II
• Sipas teorisë juridike, procesi civil iu shërben të drejtave subjektive private (ky vështrim
keqkuptohet nganjëherë edhe si “pikëpamje invidualiste”), e cila pikëpamje
“pikëpamjes sociale” i kundërvihet
• “Procesi është një mjet për konstatimin e së drejtës materiale dhe si e tillë duhet të mbetet”
• Ultima ratio.
9
===============================================================
Qenia e së drejtës së PC - I
• E drejtë publike dhe e drejtë imperative (përjashtimisht marrëveshja e palëve)
• Kufizimi: Gjykata civile/autoritetet administrative
• Dallimi:e drejtë publike/private;
3 Teori:
1. Teoria e interesit
• Qysh në të të drejtën romake, juristi i famshëm romak Ulpianus:
• Dallimi sipas kësaj teorie qëndron në atë, nëse një marrëdhënie juridike i mbron interesat
publike apo ato private.
10
===============================================================
Qenia e së drejtës së PC – II
2. Teoria e subordinimit
• Sipas kësaj teorie, një marrëdhënie juridike është publike juridike, nëse ekziston një raport
subordinimi.
Nëse ekziston një raport barazie, atëherë ajo marrëdhënie juridike i takon së drejtës private.
11
===============================================================
Qenia e së drejtës së PC – III
3. Teoria e së drejtës subjektive të modifikuar (teori mbizotëruese)
• Sipas kësaj teorie ekziston e drejta publike, nëse norma përkatëse i jap të drejtë ose e
detyron ekskluzivisht një bartës të pushtetit shtetëror. Në të kundërtën ekziston e drejta
private.
12
===============================================================
Burimet e së drejtës civile
• Kushtetuta e RK; Konventa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut
• Neni 6 . E drejta për një proces të rregullt
• 1. اdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht,publikisht dhe brenda një afati
të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar ligjërisht, e cila do të vendosë
qoftë për mosmarrëveshjet mbi të drejtat dhe detyrimet e tij me karakter civil, qoftë për
bazueshmërinë e çdo akuze të natyrës penale të drejtuar kundër tij. Vendimi duhet të jepet
publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë të gjithë
proçesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralitetit, të rendit publik ose të sigurimit
kombëtar në një shoqëri demokratike, kur interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të
palëve në proçes e kërkon këtë, ose në masën e gjykuar krejtësisht të domosdoshme nga gjykata,
kur në rrethana të veçanta publiciteti do të ishte i një natyre që do të dëmtonte interesat e
drejtësisë.
• Ligjet përkatëse.
13
===============================================================
Ndarja e procedurës civile
• Procedura kontestimore
• Procedura jokontestimore
• Procedura e përmbarimit
• Procedura e falimentimit.
14
===============================================================
Procedura kontestimore - I
• Neni 1 i LPK
• Me Ligjin për procedurën kontestimore caktohen rregullat procedurale në bazë të të cilave
gjykata i shqyrton dhe i zgjidhë kontestet nga marrëdhëniet juridiko-civile të personave fizikë
dhe juridikë, po që se me ligj të posaçëm nuk është përcaktuar ndryshe.
15
===============================================================
Procedura kontestimore – II
• Neni 1 i LPK të vjetër
• Me këtë ligj caktohen rregullat e procedurës në bazë të të cilave gjykata ordinare shqyrton
dhe vendos në kontestet nga marrëdhëniet personale e familjare, nga marrëdhëniet e punës,
nga marrëdhëniet pasurore dhe nga marrëdhëniet e tjera civilo-juridike të personave fizikë e të
personave civilë e juridikë, të bashkësive shoqërore-politike, të organizatave të punës së
bashkuar e të personave shoqërorë juridikë të tjerë, përveç në qoftë se disa nga kontestet e
theksuara janë vënë me ligj të veçantë në kompetence të gjykatës tjetër ose të organit shtetëror,
respektivisht të organit shoqëror.
16
===============================================================
Procedura kontestimore – III
• Personat fizikë dhe juridikë !
• Me kontest duhet kuptuar situata në të cilën një person pretendon se i takon një e drejtë
subjektive civile ndaj një personi tjetër e ky e mohon ekzistimin e saj apo për ndonjë shkak
tjetër e mohon detyrimin e tij që të sillet në mënyrën e caktuar.
17
===============================================================
Procedura jokontestimore - I
• Neni 1 i LPJK
• 1.1 Me këtë ligji caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe vendosin mbi të
drejtat dhe interesat
personale, familjare dhe të drejtave të tjera dhe interesave juridike dhe pasurore që zgjidhen në
procedurën jo-kontestimore.
1.2 Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe në çështjet tjera juridike për të cilat nuk është
paraparë me ligj se zgjidhen sipas rregullave të procedurës kontestimore.
18
===============================================================
Procedura jokontestimore – II
• Neni 1 i LPJK të vjetër
• Me këtë ligj caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat e rregullta veprojnë dhe vendosin për
marrëdhëniet personale, familjare e pasurore, për caktimin e kompensimeve për pasurinë e
paluajtshme të ekspropriuar,për rregullimin e qeverisjes e të shfrytëzimit të sendit të përbashkët,
për ndarjen e sendeve e të pasurisë së përbashkët, për rregullimin e
mezhdave, për dokumentet dhe depozitën gjyqësore, si dhe për çështjet e tjera juridike për të
cilat me ligi është caktuar të zgjidhen në procedurën jashtëkontestimore.
19
===============================================================
Procedura përmbarimore
• Neni 1 i LPP
• 1.1 Me këtë ligj caktohen rregullat për procedurën e gjykatës sipas të cilës realizohen kërkesat
në bazë të titujve ekzekutiv ( procedura e përmbarimit), po qe se me ligj të posaçëm nuk është
paraparë diçka tjetër.
• 1.2 Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për përmbarimin e vendimit të dhënë në procedurën
administrative dhe për kundërvajtje me të cilin është caktuar detyrimi në të holla, përveçse kur
për përmbarimin e tillë është paraparë me ligj kompetenca e organit tjetër.
• Nuk ka ndryshim në mes të LPK aktual dhe të vjetrit.
20
===============================================================
Dallimi i Proc.kont./jokont.
• Fillimisht duhet cekur se një ndarje e „pastër“ nuk është e mundur. I nevojshëm është një
kufizim “formal”sidomos në procedurën jokontestimore nëse dominon mendimi për
„përkujdesje juridike“
• Nëse mungon një dedikim i qartë, atëherë çështja juridike duhet të zgjidhet sipas procedurës
kontestimore.
• Më konkretisht: Në semestrin veror.
21
===============================================================
Organizimi i Gjykatave - I
• Neni 6 i KMDN nënkupton:
• Ndërtimin e një gjyqësori efektiv dhe mbrojtja e të drejtave subjektive private
• Shteti juridik:mbrojtja e të drejtave të njeriut
• Jo vetëm ligji,por edhe mekanizmat
• Ultima ratio: parimi i ekonomizimit
• Trashëgimia: sistem i vjetëruar LGjRR.
22
===============================================================
Organizimi i Gjykatave - II
• Aktualisht: Ligji kryesor:
• Ligji për gjykatat, Nr.03/L-199), 09.08.2010- shpallur nga presidenti.
• Neni 43: Hyrja në fuqi
• “Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2011 për nenet 29, 35, 36, 38 dhe 40, kurse për nenet e tjera
fillon të zbatohet nga 1 janari 2013”.
• Sistem tërësisht i ri
- p. sh. Departamenti për çështje administrative.
23
===============================================================
Organizimi i Gjykatave deri 31.12.2012 - I
• Gjykatat komunale,
• Gjykatat komunale për kundërvajtje
• Gjykatat e Qarkut dhe
• Gjykata Supreme
• Për konteste ekonomike, ekskluzivisht kompetente ishte Gjykata Ekonomike me seli në
Prishtinë.
24
===============================================================
Organizimi i Gjykatave deri 31.12.2012 - II
• Gjykata komunale
- Kontestet nga marrëdhënia e punës
- Kontestet për mbajtjen e përjetshme
- Kontestet për zgjidhjen e kontratës së huapërdorjes, kontratës së qirasë si dhe nga
marrëdhëniet banesore
- Kontestet për ndihmë juridike
- Kontestet për procedurën e trashëgimisë.
25
===============================================================
Organizimi i Gjykatave deri 31.12.2012 – III
• Gjykata e Qarkut
- Gjykata e Qarkut vepron edhe si gjykatë e shkallës së parë edhe si Gjykatë e shkallës së dytë.
Në shkallën e dytë, Gjykata e qarkut është kompetente për të vendosur sipas ankesës kundër
vendimeve të Gjykatës Komunale (neni 29 paragrafi 1 të Ligjit për Gjykatat e Rregullta).
- Gjykata e Qarkut është kompetente të vendos sidomos si gjykatë e shkallës së parë për këto
konteste juridike (neni29 i Ligjit për Gjykatat e Rregullta):
- Kontestet për vërtetimin ose kundërshtimin e atësisë dhe amësisë
- Kontestet martesore (zgjidhja e martesës ose anulimi i martesës)
- Vendos për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës të ndonjë vendi tjetër.
26
===============================================================
Organizimi i Gjykatave deri 31.12.2012 - IV
• Gjykata ekonomike e qarkut
- Një Gjykatë Ekonomike e Qarkut. Selia e saj ishte në Prishtinë.
- Kompetente: konteste ekonomike në mes të ndërmarrjeve si dhe për konteste që kanë të bëjnë
me përdorimin e shpikjeve dhe përdorimin e firmës. Kompetente është edhe për procedurën e
falimentimit dhe likuidimit të rregullt të ndërmarrjeve.
27
===============================================================
Organizimi i Gjykatave deri 31.12.2012 - V
• Gjykata supreme
- Kompetencat: Neni 31 i LGjRr.
- të vendos në shkallë të tretë mbi mjetet e rregullta juridike kundër vendimeve të gjykatave të
qarkut dhe të Gjykatës Ekonomike të Qarkut, kur kjo gjë është caktuar me ligj
- të vendos mbi mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të
gjykatave në Kosovë
- të vendos mbi ligjshmërinë e akteve definitive administrative në konfliktin administrativ (Në
Kosovë nuk ka pasur Gjykata administrative, prandaj mbrojtja gjyqësore lidhur me kontestet
administrative ka mundur të ushtrohet në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës).
28
===============================================================
Organizimi i gjyqësorit sipas LGJ të ri - I
• Neni 8 i LGJ
• Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga:
- Gjykatat Themelore
- Gjykata e Apelit dhe
- Gjykata Supreme.
29
===============================================================
Organizimi i gjyqësorit sipas LGJ të ri – II
• Juridiksioni i GjTH: Neni 11
- Për të gjykuar në shkallë të parë gjitha çështjet, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe.
- Për të dhënë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe për të vendosur për pranimin e vendimeve të
gjykatave të huaja.
- اështjet administrative dhe ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të
Prishtinës.
30
===============================================================
Organizimi i gjyqësorit sipas LGJ të ri – III
• Kompetencat e Gj. Apelit: Neni 18
- të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave Themelore;
- të vendosë në shkallë të tretë, sipas ankesës që është lejuar me ligj dhe për konfliktin e
juridiksionit ndërmjet gjykatave themelore;
- të vendos për konfliktin e jurisdikcionit ndërmjet Gjykatave Themelore;
- çështjet tjera të parapara me ligj.
31
===============================================================
Organizimi i gjyqësorit sipas LGJ të ri – III
• Kompetencat e Gj. Supreme: Neni 22
- kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të
gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;
- revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç
është paraparë me ligj;
- përcakton qëndrimet parimore dhe mendimet juridike për çështjet që kanë rëndësi për zbatimin
unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës;
- lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj;
- në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të Agjencisë Kosovare
të Mirëbesimit, siç parashihet me ligj;
- çështje të tjera të parapara me ligj.
32
===============================================================
Organizimi i gjyqësorit sipas LGJ të ri – IV
• Dhoma e veçantë e Gjykatës supreme
- Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës është themeluar me Rregulloren e UNMIKut,
nr.2002/13 datë 13 qershor 2002 për çështjet lidhur me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës
(tanimë ekziston Agjencia Kosovare e privatizimit si pasardhëse; veprimtaria e kësaj Agjencie
është paraparë me Ligjin nr. 03/L-067, datë ).
33
===============================================================
Gjykata Kushtetuese
• Gjykata kushtetuese: Gjykatë?
• E veçantë
• Interpretimi i KRK
• Mbrojtja e të drejtave të njeriut
• Ankesa kushtetuese (institucion i ri).
34
===============================================================
Parimet e Proc.kontest. - I
• Parimi i disponibilitetit
• Parimi direkt, gojor dhe publik
• Parimi i së vërtetës materiale
• Parimi i shqyrtimit dhe hetimit
• Parimi i ekonomizimit dhe i mos keqpërdorimit të të drejtave procedurale
• Parimi i udhëzimit të palës së painformuar
• Parimi i çmuarjes së lirë të provave.
35
===============================================================
Parimet e Proc.kontest. – II
• Parimi i disponibilitetit
- Parim fundamental # shih ex offitio
- Neni 3 par. 1 dhe 2
- palët vendosin lidhur me fillimin, vazhdimin dhe përfundimin e procedurës civile.
- Palët vendosin edhe lidhur me objektin e kontestit
- Pa kërkesë nuk ka proces
- Neni 2 par 1 dhe 182 par 2 o: ne eat judex ultra petita partium.
36
===============================================================
Parimet e Proc.kontest. – III
• Parimi direkt (neni 4 par. 1 dhe 2) shih edhe nenin 182 par. 2 a
- Esenca: Në nxjerrjen e vendimit mund të merr pjesë vetëm ai gjyqtar, i cili ka marrë pjesë në
seance
- Qëllimi: Përmes ballafaqimit direkt të arrihet te e vërteta materiale.
- Raste përjashtimore: neni 4 par. 2 p.sh. rastet e marrjes së provës nga ndonjë gjykatës i
autorizuar; ndihma juridike (marrja në pyetje e një dëshmitari.
37
===============================================================
Parimet e Proc.kontest. – IV
• Parimi publik (neni 4 i LPK, neni 6 i KMDN dhe neni
- Qëllimi:kontrolli i punës së gjykatës nga publiku
- Duke u bazuar në rrethanat e vendit të procesit të jetë mundësia për pjesëmarrje të shumë
shikuesve
- Shkelje: nëse nuk ka vend fare për dëgjues, nëse është zgjedhur ndonjë vend me qëllim që…
38
===============================================================
Parimet e Proc. kontest. – V
• Parimi gojor: por neni 5 i LPK
- Baza ligjore: neni 4 par. 1 në lidhje me nenin 5 dhe nenin 427
- Esenca: Palët i paraqesin kërkesat dhe thëniet në shqyrtimin e drejtpërdrejtë gojarisht dhe
parimisht vetëm ato faktet kontestuese që janë paraqitur në mënyrë gojore mund të merren
për bazë në nxjerrjen e vendimit; Përjashtimisht: neni 388:
Aktgjykim në bazë të pohimit, heqjes dorë nga kërkesëpadia, aktgjykimi për mosbindje, për
shkak të mungesës si dhe pajtimit gjyqësor.
39
===============================================================
Parimi i shqyrtimit dhe hetimit
• Neni 7 paragrafi 1
• Neni 7 paragrafi 2.
40
===============================================================
Parimet e Proc. kontest. – VII
• Parimi i ekonomizimit dhe i mos keqpërdorimit të drejtave procedurale
- Neni 10.
41
===============================================================
Parimet e Proc. kontest. - VIII
• Parimi i udhëzimit të palës së painformuar
- Neni 11 par. 1
- Neni 11 par. 2.
42
===============================================================
Parimet e Proc. kontest. - IX
• Parimi i çmuarjes së lirë të provave
• Neni 8.
43
===============================================================
Subjektet e proc.kontest. – I
• Gjykata
• Palët
Paditësi dhe i padituri (Këto subjekte e fitojnë cilësinë PALث, në momentin e paraqitjes
së padisë.
• Pjesëmarrësit e tjerë:përfaqësuesit e palëve,
• Prokurori publik,Ndërhyrësit apo pjesëmarrësit e tjerë, Dëshmitarët, Eksperti, Përkthyesi si
dhe Procesmbajtësi.
44
===============================================================
Përbërja e Gjykatës – I
• Situata juridike sipas LPK të vjetër
- Parimisht gjykata shqyrton dhe vendos lidhur me një çështje kontestimore në trup gjykues,
e në rastet e caktuara gjykatësi i vetëm gjykon rastin kontestimor (shih neni 13 LPK të vjetër).
- Gjykatësi i vetëm: Gjykatës së shkallës së parë dhe vetëm atëherë, kur vlera e kontestit është
e vogël si dhe pengimposedimi.
- Trupin gjykues të gjykatës së shkallës së parë gjithmonë e përbëjnë gjykatësit profesionalë
dhe ata porotë.
45
===============================================================
Përbërja e Gjykatës – III
• Situata juridike sipas LPK të ri; Neni 15
- 15.1 Në procedurën e shkallës së parë dhe procedurën sipas propozimit për përsëritjen e
• procedurës, vepron gjyqtari individual (i vetëm).
- 15.2 Në procedurën e shkallës së dytë dhe procedurën sipas revizionit vepron trupi gjykues
prej tre gjykatësve.
- 15.3 Caktimin e kompetencës territoriale dhe zgjidhjen e konfliktit për kompetencë e
bën trupi.
46
===============================================================
Përbërja e Gjykatës – IV
• Rëndësia:
• Mosrespktimi i dispozitave lidhur me përbërjen e Gjykatës përbën shkelje esenciale me
rëndësi absolute (neni 182 par. 2 a).
47
===============================================================
Përjashtimi dhe rekuzimi i gjyqtarit – I
Në raste të caktuara, një gjyqtar nuk mund të merr pjesë në një gjykim për shkak të rrethanave
të caktuara.
- Përjashtimi: LPK normon shprehimisht dhe taksativisht (shih neni 67 par. a deri f)
- Rekuzimi: Neni 67 par. G: (teoria juridike dhe praktika gjyqësore)
48
===============================================================
Përjashtimi dhe rekuzimi i gjyqtarit – II
• Përjashtimi:
- në qoftë se është vetë palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, apo në qoftë se me palën
është bashkëkreditor apo bashkëdebitor
- në qoftë se pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri gjaku në vijën
vertikale deri në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të katërt, apo në qoftë
se është bashkëshort, apo gjini e krushqisë deri në shkallë të dytë, pavarësisht nëse martesa ka
pushuar;
• Pasoja: Shkelje esenciale me rëndësi absolute; ex offitio ose me kërkesë të pales
1. Deri sa të bëhet vendimi i formës së prerë: Lënda kthehet në rishqyrtim
2. Pasi vendimi bëhet i formës së prerë: Me padi.
49
===============================================================
Përjashtimi dhe rekuzimi i gjyqtarit – III
• Rekuzimi: Neni 67 par. G
- Rrethana të tjera: Miqësia apo armiqësia e gjykatësit me palën; Ndonjë marrëdhënie juridike
mes Gjykatësit dhe pales (kreditor apo debitor).
- Pasoja: Shkelje esenciale me rëndësi relative: merret parasysh vetëm me kërkesën e palës;
nuk mund të parashtrohet kjo shkelje nëse nuk kërkohet rekuzimi edhe pse dihet se ekzistojnë
kushte për rekuzim.
- Nëse është parashtruar me kohë kërkesa për rekuzim, atëherë pasojat janë si te përjashtimi
(lënda kthehet në rishqyrtim).
50
===============================================================
Kompetenca e Gjykatave – I
• Kompetencë: rrethi i punëve të një gjykate (objektiv); Në pikëpamje subjektive, kompetenca
është e drejtë dhe detyrë e organit që të veprojë në çështjen e caktuar juridike.
• Kompetenca lëndore: Me rregullat për këtë kompetence caktohet rrethi i punëve të gjykatave
të llojeve të ndryshme dhe ai i gjykatave të rangut të ndryshëm, por të llojit të njëjtë.
• Kritere për caktimin e kompetencës lëndore janë:
- objekti i kontestit (kriteri kauzal, competentia ratione causae)
- dhe vlera e objektit të kontestit (kriteri vlerësor, competentia ratione valoris): TANI: Irelevant.
51
===============================================================
Vlera e objektit të kontestit – I
• Caktimi i vlerës së kontestit: Rëndësia
- Kompetent: Tani: irrelevant
- Përbërja e Gjykatës : Tani: irrelevant
- Llogaritja e shpenzimeve procedurale (gjyq. dhe av)
- Detyrimi për avokat ?
- Revizioni
- Procedura sipas urdhërpagesës.
52
===============================================================
Vlera e objektit të kontestit – II
- Momenti i paraqitjes së padisë (neni 30 par. 1)
- Vetëm vlera e kërkesës kryesore neni 30 par. 1 dhe 30 par. 2: kamatat, shpenzimet procedurale
nuk merren parasysh)
- Kërkesat periodike (neni 31): shuma totale, por deri në 5 vjet.
- Shih edhe neni 36: Gjykata cakton vetë, nëse vlera nuk është përcaktuar ose shumë e lartë.
- Shih edhe neni 33: qiraja. Mëditja shuma totale (1 vit).
53
===============================================================
Vazhdimi i kompetencës (perpetuatio fori) neni 17 par. 3
• Kompetenca caktohet sipas rrethanave që ekzistojnë në momentin e ngritjes së padisë
(arg. nga nen. 17. Par. 3 dhe neni 30).
Ndryshimet që kanë ndodhur pas momentit të përmendur nuk janë relevante.
• Mirëpo, nuk mund të ketë perpetuatio fori nëse gjatë gjykimit ndryshojënë rrethanat, të cilat
e bëjnë kompetent për çështjen juridike organin administrativ.
• Gjithashtu do të shuhet kompetenca e gjykatës komunale nëse gjatë gjykimit paditësi e
zmadhon kërkesëpadinë deri në masën e cila e bën kompetente Gjykatën e Qarkut.
54
===============================================================
Kompetenca tokësore – I
Komp. e përgjithshme
• Nenet 37-40
• Kompetenca tokësore: e këtij lloji është kompetenca, në bazë të së cilës gjykata, që është
kompetente në pikëpamje lëndore, mund të gjykojë çështjen juridike që ka ndonjë lidhje me
territorin ku ajo e zhvillon veprimtarinë e saj.
Komp. e veçantë
I. Komp. Ekskluzive
II. Komp. e zgjedhur
III. Komp. Ndihmëse
• Nenet 41-66.
55
===============================================================
Kompetenca tokësore – II
• Kompetenca tokësore e përgjithshme
Pala e paditur
Person fizik: Vendbanimi ose vendqëndrimi (neni 38)
Personi juridik dhe entitet tjera: Selia (neni 39, 40).
56
===============================================================
Kompetenca tokësore – III
• Kompetenca tokësore ekskluzive;neni 41-43
- Sendet e paluajtshme; pengim-posedimi në sendet e paluajtshme; kontratat për shfrytëzimin
e banesës dhe lokalit afarist
- Fluturaket
- Ekzekutimi dhe falimentimi.
57
===============================================================
Kompetenca tokësore – IV
• Kompetenca tokësore e zgjedhur
- Kontestet martesore: neni 44
- Vërtetimi dhe kundërshtimi i atësisë: neni 45
- Kontestet për ushqimin ligjore: neni 46
- Kontestet për shpërblimin e dëmit: neni 47
- Kontestet nga marrëdhënia e punës: neni 49
- Kontestet për pengim-posedim në sendin e luajtshëm
- Kontestet nga marrëdhëniet kontraktuese:neni 53.
58
===============================================================
Kompetenca tokësore – V
• Kompetenca sipas marrëveshjes: neni 66
Kushtet:
1. Vetëm në Gjykatën e shkallës së pare
2. Lidhur me kompetencën lëndore
3. Nuk ekziston kompetenca ekskluzive
4. Marrëveshja me shkrim
- Në momentin e paraqitjes së padisë (shih neni 66 par.5); më së voni para fillimit të shqyrtimit
gojor.
59
===============================================================
Kompetenca tokësore – VI
• Konflikti i kompetencës:
• Caktimi i kompetencës nga Gjykata më e lartë ose Gjykata supreme
• Nenet 63-65.
60
===============================================================
Kompetenca tokësore – VII
Delegimi (nenet 63 dhe 64)
• Në disa raste,delegimi (forum delegatum)paraqitet si masë e domosdoshme, si p.sh., kur në
gjykatën kompetente, me numër të vogël gjyqtarësh, është bërë rekuzimi i të gjithë gjyqtarëve.
(neni 63)
• Gjykata Supreme cakton: p.sh. te marrja e provave.
61
===============================================================
Ordinimi (neni 65)
- Gjykata Supreme
- Nuk mund të konstatohet se cila gjykatë e shtetit tonë është kompetente në pikëpamje
tokësore,
- Me propozim të paditësit.
62
===============================================================
Palët – I
• Paditës: kush paraqet padinë
• I paditur: kush emërtohet në padi (kuptimi formal)
• Emërtimi gabimisht i një pale: në çdo fazë të procesit ex offitio përmirësimi.
• Përmirësimi është i ndaluar, nëse në vend të palës do të ishte ndonjë person tjetër.
63
===============================================================
Palët – II
• Legjitimimi real aktiv: Palës paditës dhe jo dikujt tjetër i takon ndonjë retendim i caktuar dhe
pohuar
• Legjitimimi real pasiv: Pala e paditur e jo dikush tjetër ka obligim për përmbushjen e një
pretendimi të paditësit.
• Nga e drejta materiale: Themelësia e padisë.
64
===============================================================
Palët – III
• Legjitimimi procedural:
- Parimisht: askush nuk mund të procesoj në emër të vet për një të drejtë të huaj ose për ndonjë
detyrim të dikujt tjetër:
- Përjashtimisht:
- Administratori në proc. e falimentimit
- Shitja e sendit që është objekt i kontestit gjatë procesit
- Padi e përbashkët: (Ligji i punës).
65
===============================================================
Palët – IV
• Ndërrimi i palës:
- Suksedimi gjeneral: Trashëgimtarët, në rast të vdekjes të ndonjë personit fizik; suksesorët
juridikë,në rast të shuarjes të ndonjë personi juridik
- Në rast të shuarjes së shoqërisë tregtare të hapur ose komanditete: ortakët.
66
===============================================================
Palët – V
• Aftësia për të qenë palë: Aftësia, për të qenë bartës i të drejtave procedurale në emër të vet;
d.m.th. Mundësia, për tu paraqitur paditës ose palë e paditur:
- Personat fizikë (edhe nasciturus);
- Personat juridikë të së drejtës publike dhe private (shteti komunat, shoqëritë aksionare,
fondacionet, shoqatat
- Neni 73 par. 2: edhe të tjerë (me dispozita të veçanta)
- Shoqëritë e hapura tregtare dhe komandite (aftësia për të qenë palë fitohet në momentin e
ndërmarrjes së bizneseve)
- Neni 73 par. 3 (Gjykata vendos): ortakëria?
67
===============================================================
Palët – VI
• Aftësia për të qenë palë: prezumim procedural: karakter ius cogens; ex offitio
- E meta: shpallje e pavlefshme e procesit dhe vendimit si dhe refuzimin e padisë.
- Nëse nxjerret vendim kundër palës pa aftësi për të qenë palë: juridikisht ekziston, por pa efekt,
sidomos nuk është i ekzekutueshëm.
- Humbja e cilësisë gjatë procesit: suksedim; ose refuzim i padisë, nëse nuk ka suksesor
- Nëse vendimi është i formës së prerë: padi anulimi.
68
===============================================================
Palët – VII
• Aftësia procedurale: është aftësia për të ndërmarrë efektivisht vetë veprime procedurale.
- parimisht: aftësia për të vepruar sipas të drejtës materiale.(personat me aftësi të plotë veprimi)
- Përjashtimisht: edhe të miturit madhorë, sepse nuk ka aftësi procedurale “të kufizuar”, sikur në
të drejtën materiale. (shih neni 74 par. 2 dhe 3)
Të huajt: neni 84, aftësia procedurale caktohet sipas dispozitave të vendit tonë.
69
===============================================================
Palët – VIII
• Aftësia procedurale personave juridikë:
• Teori të ndryshme:
- Kanë aftësi: teoria gjermane
- Nuk kanë aftësi: teoria austriake (për ato veprojnë organet e tyre)
Pasoja e mungesës së aftësisë procedurale: prezumim procedural; Karakter ius cogens; ex offitio,
por neni 78 (evitimi i të metës).
70
===============================================================
Palët – IX
• Përfaqësimi ligjor:
- Me ligj, me vendim të gjykatës ose me aktin e personit juridik (neni 75 par. 1, 2 dhe 3)
- Me ligj: prindërit ose përfaqësuesit e personave juridikë të së drejtës publike
- Organi: kujdestaria
- Me statut.
71
===============================================================
Palët – X
• Përfaqësuesi ligjor i përkohshëm (nenet 79-83)
- Gjykata cakton sidomos në rastet: neni 79 par. 2 a, b dhe c.; edhe nëse nuk dihet vendbanimi
ose vendqëndrimi i palës së paditur (shih raportin e fundit të OSBE-së).
- Neni 80 (nen i ri):edhe personat juridikë
- Gjykata cakton nga radha e avokatëve ( neni 81)
• Përfaqësimi ligjor është prezumim procedural; Karakter ius cogens; ex offitio
• Shkelja ka karakter: shkelje esenciale me nulitet absolut (neni 182 par. 2 ;
Kjo shkelje përbën edhe objekt të GODITJES Sث VENDIMEVE ME MJETE TE
JASHTEZAKONSHME.
72
===============================================================
Palët – XI
• Aftësia postulative (aftësia e një personi me aftësi procedurale për të ndërmarrë vetë veprime
procedurale
• Pala nuk ka aftësi postulative në këto raste:
- Detyrimi për avokat (në literaturë ndryshe); Situata juridike sipas ligjit të vjetër dhe të ri
- Nëse pala (ose përfaqësuesi ligjor nuk mund të shprehet; p.sh. shurdhërmemecët)
- Pasoja: nuk është prezumim procedural: veprimet e këtyre personave llogariten si të paqena,
prandaj MUNGESA
- Mund të goditet edhe me mjete juridike.
73
===============================================================
Palët – XII
• Përfaqësimi me procure
- Neni 85 par. 1: personalisht ose me përfaqësues me procure
- Nëse nuk ka aftësi proced.: përfaqësuesi ligjor e cakton
- Autorizimi për përfaqësim quhet prokurë, e cila është shkresë (dokument), në të cilën
përmbahet autorizimi i tillë.
- Prokura e përgjithshme dhe speciale (neni 89)
- Neni 93: Përfaqësuesi është i detyruar që gjykatës t’ia paraqesë prokurën me shkrim gjatë
kryerjes së veprimit procedural të parë. Por, Gjykata mund të lejon më vonë të paraqes
- Autorizimi është deklaratë e njëanshme, joprocedurale dhe jo formale.
- Raporti i brendshëm dhe jashtëm.
74
===============================================================
Palët – XIII
• Vëllimi (neni 90)
• Efekti i veprimeve procedurale të përfaqësuesit
- Direkt; në favor dhe disfavor të palës; sikur të ishin kryer nga vetë pala, POR, vetëm nëse
është kryer brenda kornizave
- Veprimet e ndërmarra pa autorizim mundet pala e përfaqësuar t i lejoj ; Jo vetëm veprimet,
por edhe mosveprimet
shkojnë në dëm të palës së përfaqësuar
• Veprimet procedurale të ndërmarra nga ana e palës, mund të ndryshohen dhe revokohen nga
ana e përfaqësuesit: Argument: veprimet e palës kanë ndikim të drejtpërdrejtë për palën
• Revokimi nga ana e palës? Dominus litis.
75
===============================================================
Palët – XIV
• Marrja fund e procures
• Një veprim procedural konkret: me kryerjen e veprimit procedural; me vdekjen e palës apo
përfaqësuesit ligjor të saj (nëse person fizik) ose shuarjen e personit juridik; revokimin e
autorizimit; heqja dorë e përfaqësuesit nga autorizimi
• Në përgjithësi: Me përfundimin e procesit kontestimor; me vdekjen e përfaqësuesit ose me
humbjen e zotësisë për të vepruar të tij; me humbjen e të drejtës së ushtrimit të avokatisë, nëse
përfaqësuesi është avokat; me shuarjen e personit juridik; revokimi i autorizimit dhe heqja
dorë të përfaqësuesit nga autorizimi; Me vdekjen e palës, nuk merr fund prokura për përfaqësim,
por trashëgimtarët ose përfaqësuesi ligjor mund ta revokojnë autorizimin.
76
===============================================================
Palët – XV
• Prokura si prezumim procedural
- Ius cogens
- Ex offitio
- Shkelje esenciale të nulitetit absolut, neni 182 par 2 k
- Si me ankesë, ashtu edhe me mjete të jashtëzakonshme.
77
===============================================================
Veprimet procedurale – I
• Veprime procedurale: janë fakte të së drejtës procedurale, prezumimet, format dhe efektet
rregullohen me dispozita të së drejtës procedurale.
• Ndarja: veprime procedurale të palëve, të gjykatës dhe të subjekteve të tjera që marrin pjesë
në procesin kontestimor.
• Varësisht nga forma në të cilën kryhen veprimet procedurale, ato mund të jenë të shkruara
apo gojore.
78
===============================================================
Veprimet procedurale – II
• Veprimet procedurale të gjykatës
- përgatitjen e materialit procedural; drejtimin e procesit gjyqësor; përpilimin e
procesverbaleve të ndryshme; vendosjen për çështjet e natyrës procedurale dhe materiale,
si dhe me komunikimin (dërgimin dhe dorëzimin) e shkresave.
Nuk ka ankesë, për veprime drejtuese, neni 387 II
- Qëllimi i përbashkët dhe kryesor i të gjitha veprimeve të gjykatës është krijimi i kushteve
për dhënien e vendimit meritor për kërkesëpadinë.
79
===============================================================
Veprimet procedurale - III
• Vendosja dhe vendimet gjyqësore
- Vendosja është operacion mendor dhe logjik
• gjendja faktike (premisa e poshtme e silogjizmit) dhe normën e caktuar të natyrës (premisa e
sipërme e silogjizmit).
• Kriteret e klasifikimit të vendimeve gjyqësore
- Duke marrë parasysh përmbajtjen e mbrojtjes juridike: detyruese,konstitutive apo deklarative
- I shkallës së parë dhe të dytë
- Forma: Aktvendim (pengimposedimi dhe mandatare dhe çështjet tjera) dhe Aktgjykim
(kërkesëpadinë).
80
===============================================================
Veprimet procedurale – IV
• Dhënia e vendimeve:
- Këshillimi dhe votimi për çështjet më pak të rëndësishme: në lokalet ku mbahet procesi;
Rastet e tjera: seancën e veçantë për këshillim dhe votim
• Për dhënien e çdo vendimi nevojitet shumica absolute e votave të anëtarëve të trupit gjykues;
që nga momenti në të cilin kryetari i trupit gjykues deklaron se ka përfunduar votimi, moralisht
çdo anëtar i tij është i lidhur për votën e dhënë; Kjo vlen edhe për vendimin e dhënë, por vetëm
gjer në momentin e shpalljes së tij, e nëse nuk është bërë shpallja, atëherë gjer në momentin e
dërgimit të tij me shkrim palëve. Pas këtij momenti gjykata nuk mund ta ndryshojë më
vendimin e saj. Mirëpo, duhet theksuar se kjo rregull nuk vlen për aktvendimet me të cilat
gjykata e drejton procesin e as me vendimet onkludente.
81
===============================================================
Veprimet procedurale – V
• Veprimet drejtuese të gjykatës:
- Me aktvendim:
- Rastet tipike: caktimi dhe shtyerja e seancës; hapjen dhe drejtimin e procesit gjyqësor;
caktimi i afateve gjyqësore; dhënia e fjalëve pjesëmarrësve në proces; caktimin e radhës për
paraqitjen dhe administrimin e provave; ndërprerjen e procedures
- Të gjitha veprimet në fjalë kryhen ex offitio? Gjykata mund t’i ndryshojë dhe t’i revokojë
në çdo kohë? Zbatimi ex offitio?
- Nuk lejohet ankesa lidhur me aktvendimin për drejtimin e seancës.
82
===============================================================
Procesverbalet
• Nenet 134 - 140 Procesverbal: protokollimi i veprimeve procedurale
• Procesverbali gjyqësor është dokument publik, të cilin e përpilon gjykata për veprimet
procedurale të kryera gojarisht, në seancë a jashtë seancës, nga palët dhe pjesëmarrësit e tjerë
në procedurë (neni 134 par. 2).
• Në kuptimin formal, procesverbalin e përbëjnë: pjesa hyrëse; përshkrimi i veprimeve të kryera
dhe nënshkrimi.
• Në kuptimin material: përshkrimi i veprimeve procedurale të kryera në seanca gjyqësore dhe e
tërë ajo që ka ndodhur me atë rast: Në këtë aspekt dallojmë: procesverbalin për shqyrtimin e
çështjes; për marrjen e provës jashtë shqyrtimit kryesor; atë me të cilin zëvendësohet parashtresa
e palës dhe procesverbalin për këshillim dhe votim.
83
===============================================================
Dërgimi i shkresave – I
• Nenet 103 – 121
- Parimi i kontradiktoritetit
- Komunikim: Veprimet shkresore të palës kundërshtare, vendimet gjyqësore, urdhëresat,
kumtesat dhe thirrjet në
formë shkresore barten dhe i dorëzohen personit të cilit i janë dedikuar ato - adresatit.
- Komunikimi i kryer protokollohet dhe quhet dëftesë të komunikimit.
- Dërgimin e shkresave e bën gjykata sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet postës, me anë të
nëpunësit gjyqësor apo nëpërmjet organit shtetëror të komunës. (neni 103 par. 1)
- Neni 103 par. 2 (i ri) përmes postës elektronike???
- Personave juridikë dhe në botën e jashtme (nenet 104 dhe 105).
84
===============================================================
Dërgimi i shkresave – II
- Mund t’i dorëzohet personit tjetër apo të lihet në vendin e caktuar me efekt sikur ajo t’i ishte
dorëzuar vetë adresatit
- Kur adresati nuk gjendet në banesën e tij, me ligj është parashikuar se shkresa mund t’i
dorëzohet çdo anëtari të familjes së tij që është i moshës madhore
- Nëse në banesën e adresatit nuk ndodhet asnjë person i tillë, shkresa mund t’i dorëzohet
fqinjit apo kujdestarit të ndërtesës, por vetëm nëse pajtohen me një gjë të tillë. Kur komunikimi
bëhet në vendin e punës, e adresati nuk gjendet aty, shkresa mund t’i dorëzohet punëtorit që
punon bashkë me adresatin, kuptohet nëse ai e pranon një gjë të tillë
- Për shkresat që kanë rëndësi më të madhe për procedurën (padia, aktgjykimi, urdhërpagesa,
aktvendimi kundër të cilit lejohet ankesa, mjeti i goditjes së jashtëzakonshme) është parashikuar
dorëzimi personalisht adresatit (nen. 110 par.1).
- Kur pala gjatë procedurës e ndryshon vendbanimin dhe për një gjë të tillë nuk e njofton
gjykatën, gjykata urdhëron që në të ardhmen palës së tillë komunikimi i shkresave t’i bëhet
duke u afishuar ato në tabelën e shpalljeve të gjykatës (nen.116). Kur përfaqësuesi i palës e
ndryshon adresën, komunikimi i bëhet palës.
85
===============================================================
Parashtresat
• Parashtresat: shkresa, në të cilat palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në gjykim i kryejnë veprimet
procedurale.
• Edhe shkresat me telegram, telegraf dhe postë elektronike (neni 99 par 1 dhe 99 par. 4)
• Parashtresat duhet të jenë të kuptueshme dhe ta përmbajnë :
• (emrin e gjykatës, së cilës i drejtohet parashtresa,profesionin dhe vendbanimin e palëve dhe të
përfaqësuesve ligjorë të tyre; emrin, profesionin dhe vendbanimin e përfaqësuesve me prokurë;
objektin e kontestit; përmbajtjen e deklaratës (veprimit procedural) dhe nënshkrimin e palës,
përkatësisht të personit që e përfaqëson atë). (neni 99 par. 2)
• Nëse nuk është e kuptueshme, atëherë gjykata kërkon përmirësimin (neni 102), nëse nuk ka
përmirësim, konsiderohet se është tërhequr parashtresa.
86
===============================================================
Koha dhe kryerja e veprimeve procedurale
• Parimisht, veprimet procedurale nga gjykata dhe palët kryhen në kohën e caktuar dhe në vendin
e caktuar.
• Përjashtimisht, veprimet procedurale gjykata i kryen jashtë ndërtesës gjyqësore. I tillë është
rasti me komunikimin e shkresave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe të palëve të sëmura,
mandej me këqyrjen në vend të sendit të paluajtshëm etj.
• Për kryerjen e veprimeve procedurale nga gjykata dhe palët, Ligji parashikon seancat dhe
afatet.
• Në të kundërtën, gjykimet nuk do të mbaronin shpejt.
• Afatet zakonisht caktohen për kryerjen e veprimeve të shkruara, kurse seancat për kryerjen e
veprimeve gojarisht.
87
===============================================================
Afatet
• Afat quhet distanca kohore brenda së cilës duhet të kryhet apo mund të kryhet veprimi
procedural i caktuar.
• Afate ligjore dhe gjyqësore.
• Ligjor është, p.sh., afati për paraqitjen e ankesës; ai për paraqitjen e propozimit për restitutio
in integrum (neni 130); ai për kërkimin e shpenzimeve në rast të tërheqjes së padisë (164) etj.
• Afatet gjyqësore gjykata është e autorizuar t’i caktojë, p?sh?, në bazë të nenit 102 për
korrigjimin e parashtresës; për dorëzimin e dokumentit; për dorëzimin e mendimit të shkruar
nga eksperti etj.
• Afatet ligjore janë prekluzive.
88
===============================================================
Seancat
• Seancë quhet pjesa e kohës gjatë së cilës subjektet kryesore të procesit dhe pjesëmarrësit e
tjerë të tij kryejnë veprime procedurale.
• Seancën e cakton ex offitio gjykata . (nuk ka ankesë; neni 123 par.2) Seanca të domosdoshme
(seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes, ajo për shqyrtimin e kërkesës për restitucio in
integrum dhe seanca për shqyrtimin e propozimit për përsëritjen e procedurës) dhe seanca
fakultative (seanca përgatitore, seanca për shqyrtimin e themelësisë së kërkesës për rekuzimin
e gjyqtarit etj).
• Letërthirrja (vendi, koha etj.) neni 123 par. 3
• Pala paralajmërohet për pasoja (neni 123 par. )
• Vendimi me të cilin caktohet apo shtyhet seanca nuk mund të goditet me ankesë (nen. 114,
116).
89
===============================================================
Kthimi në gjendjen e mëparshme – I
Nenet 129 – 133
• Shkaqe të arsyeshme (sëmundja, aksidenti në komunikacion, mosarritja me kohë e mjetit të
komunikacionit publik në qendrën
e gjykatës, prishja në automobilin me të cilin pala është nisur për në gjykatë, vërshimi, tërmeti
etj.)
• prekluzioni
• Kërkesa brenda afatit 7 ditor (neni 130 par. 2) ; sipas LPK të vjetër 15 ditë (neni 118).
Ose 60 ditë (më herët 3 muaj) nga dita e mosveprimit
• Propozimit për restitutio pala duhet t’ia bashkëngjit veprimin procedural (p.sh. ankesën), të
cilin nuk e ka kryer brenda afatit ligjor prekluziv (neni 130 par. 4).
90
===============================================================
Kthimi në gjendjen e mëparshme – II
Ligji parasheh shprehimisht rastet kur nuk lejohet restitutio (neni 131)
Ndërprerja e procedurës (neni 278 në lidhje me nenin 132 par. 1)
Propozimi i paraqitur me kohë, shqyrtohet në seancë ku thirren të dy palët. Mosardhja e të dy
palëve nuk shkakton pezullimin e procedurës dhe as nuk e pengon dhënien e vendimit për
propozimin. Seancën në fjalë gjykata nuk e cakton fare,
në qoftë se janë të ditura botërisht (notore) faktet mbi të cilat është bazuar propozimi i palës për
restitucio (neni 133 par. 2).
• Ankesa nuk lejohet, nëse pranohet propozimi (neni 133 III). Nëse refuzohet propozimi,
parimisht nuk lejohet (neni 133 IV).
91
===============================================================
Prezumimet procedurale – I
• Lejueshmëria e procesit vlerësohet në bazë të normave procedurale, kurse themelësia e
kërkesëpadisë në bazë të normave materiale (substanciale).
• Rrethanat apo kushtet nga të cilat varet lejueshmëria e procesit gjyqësor quhen prezumime
procedurale.
• Nëse mungojnë prezumimet, gjykata nuk mund të vendosë fare për kërkesëpadinë.Në një rast
të tillë ajo e përfundon procesin, duke e hedhur poshtë padinë si të palejueshme.
• Para se të hidhet poshtë padia, gjykata duhet të tentojë që në bashkëpunim me palët t’i evitojë
pengesat për vendosje meritore mbi kërkesëpadinë, nëse janë të evitueshme.
• Prezumimet procedurale për gjykatën, për palët, për objektin e kontestit dhe për padinë.
92
===============================================================
Prezumimet procedurale - II
• Prezumimet procedurale lidhur me gjykatën janë:
- kompetenca ndërkombëtare e gjykatës sonë;
- kompetenca tokësore, lëndore, funksionale
• Prezumimet procedurale lidhur me palët janë:
ekzistimi i palës; zotësia e palës për të qenë palë ndërgjyqëse; zotësia procedurale e palëve dhe
përfaqësimi ligjor i rregullt; përfaqësimi i rregullt i personit juridik dhe ekzistimi i prokurës së
rregullt; autorizimi procedural për ndjekjen e çështjes në gjyq (legitimatio ad processum);
- Prezumimet procedurale lidhur me objektin e kontestit janë: mosekzistimi i gjyqvarësisë
(litispendencës) së dyfishtë për të njëjtën çështje; mosekzistimi i vendimit të formës së prerë për
kërkesëpadinë; të mos ketë hequr dorë paditësi nga kërkesëpadia në ndonjë proces tjetër;
mosekzistimi i ujdisë procedurale lidhur me objektin e kontestit; paditshmëria e së drejtës
subjective dhe ekzistimi i interesit për mbrojtje juridike.
• Legjitmimi real është prezumim material.
93
===============================================================
Padia dhe llojet e padive - I
• Neni 252 shih edhe nenin 262
• Padia është një veprim i me shkrim, me te cilin veprim paditësi kunder te paditurit kërkon nga
gjykata mbrojtje juridike permes aktgjykimit.
• Padia është veprimi i parë procedural me të cilin vihet në veprim procesi kontestimor. Padinë
e paraqet paditësi.
• Paditësi me të nga gjykata kërkon mbrojtje juridike të përmbajtjes së caktuar, duke pasur
parasysh të paditurin e caktuar.
• Padia mundet te trajtohet ne dy aspekte:
- Material
- Formal.
94
===============================================================
Natyra juridike e padisë
• Veprim procedural; Jo veprim nga e drejta materiale
• Padia i drejtohet gjykatës dhe jo te paditurit, sepse mbrojtja juridike kerkohet nga gjykata,
• Me paraqitjen e padisë ne gjykate shkaktohet gjyqvaresia dhe me kete shkaktohen pasoja
juridike dhe ato materiale dhe procedurale.
- Materiale, nderprerja e afatit te parashkrimit
- Procedurale, perpetuatio fori, d.t th. Gjykata e thirrur mbetet gjykate kompetente, edhpse me
vone (gjate zhvillimit te kompetences) del qeshtja se nuk do te ishte kompetente.
95
===============================================================
Kërkesëpadia
• Petitumi i padisë është kërkesë e natyrës proceduralo-juridike për dhënien e mbrojtjes juridike
të përmbajtjes së caktuar.
• Me anë të kërkesëpadisë, paditësi e formulon mendimin (propozimin) se si duhet të duket
dispozitivi i aktgjykimit, me të cilin pranohet ajo. Padia duhet ta përmbajë gjithmonë kërkesën e
përcaktuar lidhur me çështjen kryesore dhe kërkesat aksesore, p.sh., ato që kanë të bëjnë me
kamatën, shpenzimet gjyqësore etj
• Kërkesëpadia: pjesa kryesore e padisë,
• sepse me dispozitivin e aktgjykimit duhet të caktohet, nëse padia është e themeltë ose e
pathemelte.
96
===============================================================
Individualizimi i kërkesëpadisë
• Individualizimi i kërkesë-padisë: faktet të parashtrohen.
• Kualifikimi juridik i fakteve, në të cilat paditësi e mbështet kërkesëpadinë, përbën bazën
juridike të kërkesëpadisë.
• Sipas LPK-së (neni 253 par. 3), paditësi nuk është i detyruar që në padi ta bëjë kualifikimin e
përmendur.
• Ai, pra, nuk është i detyruar të përmendë institutin e së drejtës materiale, të cilin faktet e
padisë, sipas mendimit të tij, e japin me rezultatin e tyre (baza juridike). POR, neni 253 Ie.
• Problem: baza juridike?
• Teoria e substancimit ose teoria e individualizimit
• Preferohet: kërkesa në çfarëdo baze juridike (sepse da mihi factum, dabo tibi ius, sepse iura
novit curia.
97
===============================================================
Objekti i kontestit
• اështja, për të cilën zhvillohet procesi
• Ligji nuk është konsekuent
• Objekti i kontestit: caktohet përmes gjendjes faktike të pohuar dhe kërkesës së parashtruar
• Rëndësia: kompetenca.
98
===============================================================
Përmbajtja e padisë
• Neni 253
• Problem: baza juridike.
99
===============================================================
Llojet e padive
• Në bazë të kritereve të ndryshme
• Kriteri kryesor: sipas qëllimit të paditësit
- padi detyrimi (kondemnatore)
- në padi vërtetimi (njohjeje, deklarative) dhe
- padi ndryshimi (transformimi, konstitutive).
100
===============================================================
Padi detyrimi (kondemnatore)
• Nga vetë përmbajtja e nenit 253
• Paditësi kërkon nga gjykata ta urdhërojë me aktgjykim të paditurin që në dobi të paditësit ta
përmbushë një prestim (ta dorëzojë një send; ta paguajë një shumë të hollash; ta kryejë ose jo
një punë ose shërbim).
• që i padituri të pësojë diç: p.sh. ta lejojë paditësin që ta shfrytëzojë të drejtën e kalimit mbi
sendin e paluajtshëm të tij; ose që të mos veprojë: p.sh., që ta ndërprenë shqetësimin e mëtejmë
të paditësit në shfrytëzimin e qetë të banesës; që në të ardhmen të mos përdorë firmën e paditësit
etj
• Gjykimi i të paditurit për ndonjë prestim të caktuar
• Padia më e shpeshtë.
101
===============================================================
Kërkueshmëria (Arritshmëria) e kërkesës
• Neni 144 par. 1, 2 dhe 3
• Themelësia (prezumim materialo/juridik)
• Shembuj të padisë detyrimi.
102
===============================================================
Padi vërtetimi (njohjeje, deklarative)
• Neni 254
• Padi njohjeje e quajmë padinë me të cilën paditësi kërkon nga gjykata që me aktgjykim të
konstatojë, nëse ekziston apo nuk ekziston marrëdhënia juridiko-civile e caktuar, e drejta
subjektive e përmbajtjes së caktuar (nuk vlen me LPK të ri), apo nëse një dokument është
autentik ose nuk është autentik.
• Me vendimin e gjykatës pengohet shkelja që mund të bëhet në të ardhmen. Me të vetëm
konstatohet gjendja juridike ekzistuese, pa u detyruar i padituri që të bëjë diçka. Në bazë të tij
nuk mund të iniciohet procedura përmbaruese (ekzekutive). Me padi vërtetimi nuk mund të
kërkohet nga gjykata që ta vërtetojë ndonjë fakt apo gjendje faktike.
103
===============================================================
Padi vërtetimi
• Me këtë padi nuk krijohen e as nuk ndryshohen marrëdhëniet juridiko civile, por vetëm
konstatohen.
• Një marrëdhënie e ardhshme juridike jo, por vetëm ajo marrëdhënie konkrete e cila ekziston
në momentin e ngritjes së padisë.
• Shembuj: vërtetimi se ekziston kontrata e shitjes,
• kontrata për ndërtimin,se ekziston e drejta e pronësisë, e drejta e autorit, e drejta e trashëgimit,
e drejta e shfrytëzimit
• E këtij lloji është edhe padia për vërtetimin e martesës, atësisë, amësisë etj.
104
===============================================================
Padi ndryshimi
• Ligji nuk parasheh shprehimisht këtë padi të veçantë
• Parimisht, me anë të vendimit gjyqësor nuk mund të krijohen, ndryshohen apo shuhen raportet
juridiko-civile, e as të drejtat subjektive civile.
• Për një gjë të tillë shërbejnë veprimet materialo-juridike dhe deklaratat e vullnetit të
subjekteve të së drejtës
• Mirëpo, në disa raste të veçanta, sidomos për ndryshimin e raporteve juridike të caktuara,
nevojitet të ekzistojë vendimi gjyqësor i formës së prerë.
105
===============================================================
Padi ndryshimi II
• Me këtë padi paditësi mund të kërkojë themelimin e një marrëdhënie juridike, ndryshimin e
përmbajtjes së raportit të caktuar ekzistues dhe anulimin e atij raporti.
• Aktgjykimi sipas kësaj padie nuk mund të jetë dokument i përshtatshëm për ekzekutim të
dhunshëm,
• Ka efekt ex nunc, parimisht, ka efekt ex tunc, nëse ligji parasheh (nëse kontrata shpallet e
pavlefshme).
• Shembuj: padia për shkurorëzim të bashkëshortëve apo për anulim të martesës së tyre, mandej
për anulim të kontratës apo firmës etj.
106
===============================================================
Interesi juridik
• Neni 254 paragrafi 2
• Shih edhe neni 2 para. 4
• Interesi juridik, nuk mjafton vetëm ekonomik
• Prezumim procedural
• Ius cogens.
107
===============================================================
Kundërpadia,neni 256
• Prezumimet formale (në mënyrë kumulative):
- Kompetenca e gjykatës edhe për kundërpadi
- Identiteti i palëve në procedure
- koha e caktuar (256 I)
Prezumimet materiale ( në mënyrë alternative)
- Konekse: në qoftë se mes kërkesës së përfshirë me kundërpadi dhe asaj të përfshirë me padi
nuk ka dallim në pikëpamje të bazës juridike, sepse të dyja e kanë të njëjtën bazë juridike
- Kompensuese: padituri mund ta paraqesë, në qoftë se kërkesa e tij mund të kompensohet me
kërkesën e paditësit.
- Prejudiciale: p.sh. që gjykata të konstatojë me aktgjykim se sendi, kthimin e të cilit paditësi e
kërkon në bazë të pronësisë, është i tij e jo i paditësit.
108
===============================================================
BASHKIMI I KثRKESثPADIVE
• Neni 255:
• Bashkimi kumulativ i kërkesëpadive (aksident komunikacioni)
• Bashkimi eventual i kërkesëpadive
• Bashkimi alternativ i kërkesëpadive; Ligji nuk e parasheh këtë lloj të të bashkimit; Vetëm
teoria juridike ka identifikuar këtëlloj të bashkimit të kërkesëpadive.
109
===============================================================
Bashkëndërgjyqësia (litisconsortium)
• Me një padi disa persona paraqiten në rolin e palës paditëse apo në rolin e palës së paditur
(bashkëndërgjyqësia, bashkimi subjektiv).
• Ekonomizimi i gjykimit dhe siguria juridike
• bashkëndërgjyqësia primare dhe e mëvonshme;
• bashkëndërgjyqësia materiale dhe formale
• bashkëndërgjyqësia ligjore (bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual ; bashkëndërgjyqësia
e debitorit kryesor dhe e dorëzanit; bashkëndërgjyqësia e kompanisë siguruese dhe e pronarit të
automjetit.
110
===============================================================
Ndërhyrja
• Ky ka interes juridik që pala së cilës i bashkohet ta fitojë gjykimin
• Ndërhyrësi nuk është as palë, as përfaqësues i palës së cilës i
• Bashkohet;vNdërhyrësi ka të drejtë t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale, përveç atyre të
natyrës disponibile (tërheqja e padisë; heqja dorë nga kërkesëpadia; ujdia gjyqësore).
111
===============================================================
ZHVILLIMI I PROCEDURثS KONTESTIMORE
• Faza e parë (procedura përgatitore)
• Faza e dytë është shqyrtimi kryesor
• Fazën e tretë / vendosja
• Fazën e katërt/shqyrtimi i vendimit.
112
===============================================================
Paraqitja e padisë në gjykatë
• dorëzimi i shkresës së padisë drejtpërdrejt në gjykatë
• dërgimi i padisë nëpërmjet postës
• Gojarisht, POR kur paditësi e nënshkruan procesverbalin.
113
===============================================================
Pasojat juridike të paraqitjes së padisë
• Pasojat procedurale juridike (vlerësimi i kompetencës; Perpetuatio fori
• Pasojat materialo juridike (ndërpritet parashkrimi shues dhe fitues.
114
===============================================================
Shqyrtimi paraprak i padisë
• Shqyrtimi paraprak i padisë është nënfazë e detyrueshme e përgatitjes së shqyrtimit kryesor të
çështjes juridike.
• Atë është kompetent, në pikëpamje funksionale, ta bëjë kryetari i trupit gjykues (ose gjyqtari i
vetëm, kur çështja duhet të zgjidhet nga ai).
• Këtë aktivitet procedural ai e kryen menjëherë, posa të paraqitet padia.
• Ky aktivitet përbëhet nga verifikimi se a janë përmbushur prezumimet procedurale, në qoftë
se ato mund të konstatohen me vetë leximin e padisë.
115
===============================================================
Ndryshimi i padisë
• Ndryshimi objektiv kur ndryshon kërkesëpadia: neni 257
- Ndryshimi i njejtesise (autenticitetit -ligji)
- Një kërkese me përmbajtje tjetër: p.sh. ne vend te kërkesës për dërgimin e mallit, kërkon
zhdëmtim për shkak te mos dërgimit te mallit
• Ndryshimi subjektiv:
- Legjitimimi real pasiv,
- ndryshon pala e paditur
- Kërkohet pëlqimi i tij, sepse pasojat juridike mbesin ato qe janë ne momentin e hyrjes ne
proces kontestimor.
• Plotësimet dhe përmirësimet e padisë nuk konsiderohen ndryshime te padisë; Ndryshim i
padisë nuk konsiderohet edhe atëherë kur ndryshohet baza juridike (258 II).
116
===============================================================
Dërgimi i padisë palës së paditur
• Neni 394 (tani brenda 15 ditësh)
• Neni 395 (tani: kërkon nga pala të përgjigjet brenda 15 ditësh)
• Përgjigjja me shkrim ndaj padisë: tani brenda 15 ditësh/neni 395.
117
===============================================================
Seanca përgatitore
• Neni 401: tani e detyrueshme parimisht
• Neni 402 par. 1 dhe 2 (brenda 7 ditësh)
• Në këtë seancë mund të jepen vetëm aktgjykimet për të cilat themeli faktik nuk formohet me
anë të marrjes së provave.
• Aktgjykimi në bazë të pohimit (neni 148),
• Aktgjykimi për shkak të mungesës së palës së paditur (neni 152)
• Aktgjykimi me të cilin refuzohet kërkesëpadia në rast të mungesës së paditësit (po qe se nga
faktet e treguara në padi nuk del themelësia e kërkesëpadisë).
118
===============================================================
Mbrojtja e të paditurit nga padia
• As paditësi e as i padituri nuk janë të detyruar që në gjykim të kenë qëndrim të caktuar
• I padituri mbrohet me anë të mjeteve proceduralo-juridike kur: parashtron fakte që përbëjnë
pengesë për zhvillimin e mëtejmë të gjykimit - parashtrimi i prapësimeve procedurale
• paraqet kërkesën për sigurimin e shpenzimeve procedurale, jokompetenten, përbërjen e rregullt
te trupit gjykues,
• kërkon përjashtimin e gjykatësit ose edhe çështjet e tjera lidhur me prezumimet procedurale
• mjeteve materialo-juridike:i konteston faktet, në të cilat bazohet kërkesëpadia; e konteston
bazën juridike të kërkesëpadisë) i parashtron prapësimet materialo-juridike (se e ka shlyer
borxhin, se i është falur borxhi, se është parashkruar detyrimi.
119
===============================================================
Seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes
• menjëherë pasi të arrijë padia, në qoftë se, duke i marrë parasysh thëniet në padi dhe natyrën e
kontestit, vjen në përfundim se nuk ka nevojë të mbahet seanca përgatitore
• pasi të arrijë përgjigjja ndaj padisë, po qe se konstaton se nuk ka nevojë të mbahet seanca
përgatitore
• pas përfundimit të seancës përgatitore
• Gojarisht ose me letërthirrje
• Seanca caktohet me aktvendim
• Nuk ka ankese kundër këtij aktvendimi, sepse ka te beje me drejtimin e procedurës.
• Shqyrtimi kryesor është faza kryesore e procedurës; veprimet procedurale të gjykatës dhe të
palëve.
120
===============================================================
PROCEDURA PROVUESE DHE Tث PROVUARIT
• Zbulimi e së vërtetës rreth çështjes në contest
• objekti i provës, mjetet provuese dhe procesi i vërtetimit gjyqësor
• Objekt i të provuarit janë pretendimet (thëniet) e palëve për ekzistimin apo mosekzistimin e
fakteve juridike, nga të
cilat varet zbatimi i së drejtës materiale (normës materiale) në procesin kontestimor.
• Barra e proves
• Paditësi/provat lidhur me kërkesëpadinë
• I padituri/lidhur me prapësimet
• POR/edhe Gjykata, sepse parimi i së vërtetës materiale.
121
===============================================================
Objekti i proves
• Objekt i të provuarit bëhen vetëm faktet relevante, që janë kontestuese midis palëve
• Kontestuese janë faktet lidhur me të cilat palët shprehin mendime të kundërta (njëra pretendon
se fakti i caktuar ekziston, kurse tjetra pretendon se ai nuk ekziston).
• Nuk kanë nevojë të provohen faktet e pohuara nga palët, mandej faktet e ditura botërisht (faktet
notore) dhe faktet e prezumuara nga ligji.
122
===============================================================
Mjetet provuese
• këqyrja e drejtpërdrejtë,
• dokumenti,
• dëshmitari,
• eksperti dhe
• palët.
123
===============================================================
اmuarja e provave
• Procedimi provues: palët i ofrojnë provat; gjykata i vlerëson dhe me aktvendim i pranon ose
refuzon, përpilimi i procesverbalit dhe shoshitja dhe çmuarja e provave
• Seria e veprimeve, të cilat e përbëjnë të provuarit, përfundon me çmuarjen e provave. Këtë e
përbëjnë vlerësimet e shkaqeve të provave, në bazë të të cilave gjykata nxjerr përfundimin në
lidhje me ekzistimin e faktit, i cili ka qenë objekt i të provuarit
• Në një përfundim të tillë ajo vjen “sipas bindjes së saj, në bazë të çmuarjes me ndërgjegje dhe
me kujdes të çdo prove veç e veç dhe të të gjitha provave bashkërisht, si dhe në bazë të rezultatit
të të gjithë procedurës”.
124
===============================================================
Sigurimi i proves
• Nenet 379 – 385
• Kushtet:
• Ekzistimi i kërkesës
• Rreziku i zhdukjes ose vështirësimi i marrjes së proves
• Propozimi për sigurimin e proves
• Mund të paraqitet edhe para ngritjes së padisë, ose edhe gjatë procedurës lidhur me mjetet e
jashtëzakonshme.
125
===============================================================
Ndalja e përkohshme e procedures
• Nenet 277 e në vazhdim
- Ndërprerja e procedurës (nenet 277 - 281)/Pamundësia faktike:
- Sipas ligjit (neni 277):
- Vdekja e palës dhe nuk ka përfaqësues me procure
- Vdekja e përfaqësuesit ligjor
- Nuk ekziston më tutje personi juridik
- Fillimi i procedurës së falimentimit
- Gjykata pushon aktivitetin për shkak të luftës ose rasteve të tjera (tërmeti, vërshimet)
- Gjykata vendos (në momentin e dhënies së vendimit; dhe ndërprerja vazhdon deri në
dhënien e vendimit për vazhdimin e procedurës: neni 278:
- Gjykata ka vendosur që mos ta zgjidh vetë çështjen paraprake
- Pasojat: nuk mund të kryhen veprime procedurale; nëse janë kryer nuk kanë efekte juridike.
- Nuk ecin afatet
- Vazhdimi: gjithmonë nevojitet vendimi i gjykatës.
126
===============================================================
Përfundimi i proc. Kontestimore
• Me vendim gjyqësor
- Vendim meritor
- Vendim i natyrës procedurale
• Me veprime disponibile të pales
- Me tërheqjen e padisë
- Me heqjen dorë nga kërkesëpadia
- Me pajtimin gjyqësor (ujdia gjyqësore)
• Përmes ngjarjes relevante jashtëprocedurale
- Vdekja, nëse nuk trashëgohet e drejta subjective
- Bashkimi i palëve.
127
===============================================================
Tërheqja e padisë, neni 261
• Pala nuk dëshiron që gjykata të vendos lidhur me themelësinë e kërkesëpadisë
• Aktvendim
• Natyra deklarative
• Me rëndësi:Tërheqja e padisë nënkupton apo konsiderohet se padia nuk është paraqitur kurrë;
Dhe se e njëjta padi mund të paraqitet përsëri. Nuk është çështje e gjykuar.
• Tërheqja e padisë mund të bëhet nga vetë pala ose edhe nga përfaqësuesi i tij : POR, varet,
nëse përfaqësuesi është avokat ose jo
• Rast hipotetik: Në seancë për shqyrtimin kryesor nuk është prezent pala e paditur dhe
rrjedhimisht nuk ka qenë njoftuar se paditësi ka tërhequr padinë. Si është situata juridike: Ligji
hesht ????, në rastet se padia është tërhequr me shkrim apo me gojë dhe në atë rast ka munguar
pala e paditur. Teoria juridike: 15 ditë, sepse thuhet shprehimisht “nga data e
njoftimit”.
128
===============================================================
Heqja dorë nga kërkesëpadia
• Paditësi heq dore përfundimisht nga e drejta e tij për mbrojtje apo realizim të se drejtës
përmes gjykatës.
• Dallimi ne mes tërheqjes se padisë dhe heqjes dore nga kërkesëpadia?
• Aktvendim të natyrës deklarative: në literaturë,por aktgjykim me LPK (149)
• Nuk ka ankesë: sepse konsiderohet aktgjykim i formës së prerë
• Mjetet e jashtëzakonshme: Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, sidomos për shkak të
nenit 3 par. 3 të LPK/së, Propozimi për përsëritjen e procedures
• Veni re: mjetet e jashtëzakonshme mund të paraqiten vetëm kundër vendimeve gjyqësore
dhe jo kundër veprimeve procedurale, prandaj
Nuk goditet heqja dorë nga kërkesëpadia, por aktvendimi për heqjen dorë nga kërkesëpadia.
129
===============================================================
Pajtimi gjyqësor, nenet 411-422
• Nocioni: “zgjidhje paqësore”,
• Procesverbali ka karakter të dokumentit ekzekutiv
• Kushtet për tu lidhur:
- para gjykatës kompetente, nëse nuk është lidhur para gjykatës nuk ka efekt nga palët me
zotësi procedurale
- forma e përcaktuar me ligj
- i lejueshëm (arg. Neni 3 I LPK-së)
• Natyra juridike e pajtimit gjyqësor?
• Goditja e pajtimit gjyqësor
- SHIH: neni 418: diskutabile
- Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë?
- Propozimi për përsëritjen e procedurës?
130
===============================================================
Llojet e aktgjykimeve
• për shkak të përmbajtjes:
- kondemnator
- vërtetues (deklarativ)
- konstitutiv (transformues)
• Raporti objekt në mes të aktgjykimit dhe dispozitivit
- Aktgjykim i plotë
- Aktgjykim i pjesshëm
- Aktgjykim i ndërmjetshë
- Aktgjykim plotësues.
131
===============================================================
Aktgjykimi kondemnator (detyrues)
• Jo shprehimisht me ligj, por nga përmbajtja del
• Detyrimin për një: Përmbushje të prestimit, dorëzimi i sendit, të kryej një veprim, të paguaj
një shumë të të hollash
• dokument i përshtatshëm për ekzekutim të dhunshëm
• ME RثNDثSI: neni 144 I, II, III, Arritshmëria e kërkesës
• Afati paritiv: neni 146, 15 ditë ose 7 ditë.
132
===============================================================
Aktgjykimi vërtetues dhe transformues
• Korrespondon me padi vërtetimi
- Neni 254
• E drejta e pronësisë
• Konstatimi, se ekziston kontrata e shitblerjes
• Vërtetësia e atësisë, nëse kundërshtohet prej nënës së fëmijës
• Parimisht nuk ndryshohen raportet juridike
• Përjashtimisht po,
• Me këtë aktgjykim ndryshohet gjendja ekzistuese juridike
• Atësia, zgjidhja e marteses, zmadhimi i mjeteve për ushqim ligjor
• Parimisht: Ex nunc.
133
===============================================================
Aktgjykimi i pjesshëm
• Për një pjesë të kërkesës, ose për njërën nga disa kërkesa që janë objekt gjykimi (147 I)
• Procedohet kështu, sepse për një pjesë mund të vendoset meritorisht
• Por, aktgjykimi i pjesshëm jepet gjithmonë, nëse kërkesëpadia mund të ndahet në pikëpamje
sasiore
• Ex offitio ose me propozim të palës,
• Kundër aktvendimit për refuzimin e kërkesës për aktgjykim të pjesshëm, nuk lejohet ankim i
veçantë, sepse veprime drejtuese të gjykatës.
• Neni 147 V i LPK-së, aktgjykimi është i pavarur dhe i ekzekutueshëm.
134
===============================================================
Aktgjykimi i ndërmjetshëm
• Tani nuk parashihet me LPK
• Vendoset vetëm për themelësinë e kërkesëpadisë, por jo edhe për lartësinë e kërkesëpadisë.
• Vetëm për rastet:
• Kur objekti i kontestit ka të bëjë me kërkesa në të holla ose në sende të zëvendësueshme
• Nëse aktgjykimi i ndërmjetshëm është bërë i formës së prerë, atëherë gjithsesi duhet të
nxirret edhe aktgjykimi definitiv.
• Me rëndësi: aktgjykimi i ndërmjetshëm nuk është i ekzekutueshëm, por vetëm ai definitiv,
sepse nuk dihet lartësia, por vetëm vendimi definitiv.
• Për shpenzime mund të vendoset edhe me aktgjykim të ndërmjetshëm, por parimisht vendoset
me aktgjykim definitiv.
135
===============================================================
Aktgjykimi në bazë të pohimit
• Neni 148
• Nuk lejohet:
- Neni 148 II në lidhje me nenin 3 III
- Për atësinë
- Amësinë
- Martesën
• Mjetet e goditjes:
- Ankesë; vetëm për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale.
- Edhe për shkak të mashtrimit, lajthimit, dhunës
- Revizioni dhe kml po, për shkelje të dispozitave procedurale
- Propozimi për pers. Po, por vetëm për shkak të shkeljeve me rendësi absolute.
136
===============================================================
Akgjykim për shkak të mosbindjes
• Neni 150
• Dispozitë e re.
137
===============================================================
Aktgjykimi për shkak të mungesës
• Neni 151.
138
===============================================================
Pjesët përbërëse të aktgjykimit
• Pjesa hyrëse
• Diapozitivi
• Arsyetimi.
139
===============================================================
Korrigjimi i aktgjykimit
• Neni 165
• Këtu Gabimet “teknike”
• Kërkesa shqyrtohet parimisht nga ajo gjykatë që ka marrë atë vendim, mundësisht nga
kryetari i trupit gjykues
• Me kerkese “ te zakonshme”
• Korrigjimi bëhet me aktvendim të posaqëm
• Kundër këtij aktvendimi lejohet ankesa e veçantë, 165 IV.
140
===============================================================
Aktvendimet
• Neni 170
• Lloj i vendimeve gjyqësore, për të gjitha çështjet, përpos për objektin e gjykimit
• Zakonisht për shkaqe procedurale; Përjashtimisht për objektin e kontestit vetëm për pengim
posedimin dhe procedurën e urdhërpagesës
• Në formë të aktvendimit edhe vendimet e gjykatave më të larta sipas mjeteve të goditjes të
rregullta ose të jashtëzakonshme kundër aktvendimeve
• Nuk ka ankesë kundër aktvendimeve lidhur me veprimet drejtuese
• Aktvendimet mund të jepen si në seancë ashtu edhe jashtë seancës
• Aktvendimet mund të revokohen, nëse ato rregullojnë drejtimin e procesit ose aktvendimi për
të provuarit
• Nëse aktvendimi vendos për objekt e kontestit duhet të jepet në “emër të popullit”.
141
===============================================================
Vendimet e formës së prerë
• Vendimi i formës së prerë, shkakton efektin
- Gjë e gjykuar/ res iudicata dhe rrjedhimisht ne bis in idem
- Formë e prerë & res iudicata
- Kjo është me rëndësi, sepse për të njëjtën çështje nuk mund të gjykohet dy here
• Res iudicata, efekt procedural dhe materialo juridik
• Nëse vendimi nuk mund të goditet me mjete të rregullta, ai bëhet e formës së prerë.
• ثshtë burim juridik?
142
===============================================================
Kur aktgjykimet e gjykatës së shkallës së pare marrin formën e prerë
• Nëse nuk ka ankim brenda afatit ligjor
• Nëse palët heqin dorë nga e drejta e ankesës
• Nëse ankesa e paraqitur është tërhequr
- Me rëndësi. Nuk lejohet revokimi i tërheqjes së ankesës, neni 177 III i LPK-së
• Nëse është vërtetuar aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nga ana e gjykatës së shkallës
së dytë.
• Për aktvendimet për të cilat nuk lejohet ankesa, atëherë aktvendimi bëhet i formës së prerë.
143
===============================================================
Kur aktgjykimet e gjykatës së shkallës së dytë marrin formën e prerë
• Nuk ka mjet të rregullt juridik kundër vendimeve të gjykatës së shkallës së dytë.
• Problem, momenti i hyrjes në fuqi:
- Sipas njërës pikëpamje, në momentin e dhënies së aktgjykimit
- Për të dyja palë,
- Argument: nuk mund të goditet me mjet të rregullt juridik
• Pikëpamja e dytë:
- në momentin e komunikimit të vendimi të palëve, (teria mbizotëruese në Gjermani)
- Argument, vetëm atëherë ka efekt për palët
- Detyrimisht, veç e veç merr formë të prerë.
144
===============================================================
Kufijtë e formës së prerë
• Kufijtë objektivë të vendimit të formës së prerë
- Parimi i disponibilitetit, neni 2 par. 1 LPK/së
- Vendoset vetëm lidhur me atë se çka është kërkuar me padi, d.m.th me kërkesëpadi, jo më
shumë ose diçka tjetër, por natyrisht më pak.
- Nëse rastësisht vendoset diçka më shumë se që është kërkuar me padi, atëherë, ajo mbetet
valide, nëse palët nuk ankohen
• Kufijtë subjektivë të formës së prerë
- Parimisht, vendimi ka efekt vetëm për palët në contest
- Parimisht: Për personat e tretë nuk ka efekt
• Përjashtimisht efekt për personat e tretë:
• Trashëgimtarët universalë dhe singularë tëpalëve
• Bashkëndërgjyqësit unik.
145
===============================================================
Procedura sipas mjeteve të goditjes së vendimeve
• Në përgjithësi
• Kategori kushtetuese (neni 32 i KRK dhe neni 6 KEDNJ)
• LPK/a parasheh rregulla të caktuara për numrin dhe kohën e paraqitjes së mjeteve të goditjes
së vendimeve.
146
===============================================================
Mjetet juridike
• Mjet goditje i rregullt:
- Ankesa kundër aktgjykimit
- Ankesa kundër aktvendimit
- Prapësimi në procedurën për urdhërpagesën
- (Efekt suspenziv, devolutiv:parimisht)
• Mjet i jashtëzakonshëm juridik
- Revizioni kundër aktgjykimit dhe aktvendimit
- Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
- Propozimi për përsëritjen e procedures.
147
===============================================================
Prezumimet për paraqitjen me sukses të ankesës
• Prezumimet për lejueshmërinë:
- Nëse ekziston mundësia e paraqitjes së mjetit
- Legjitimimi proceduaral
- Interes juridik
- Forma
- Afati
• Themelësia varësisht nga saktësia e fakteve të përmbajtjes
• Afati
- Afate prekluzive
- Parimisht mjeti paraqitet nga momenti, kur palës i është komunikuar vendimi. Përjashtimisht
edhe nga momenti, kur shpallet vendimi edhe pse afati fillon me pranimin e vendimit
- Parimisht mund të paraqitet mjeti i jashtëzakonshëm, edhe pse nuk është paraqitur ankesa.
Por, nuk lejohet revizioni, nëse nuk është paraqitur ankesa.
148
===============================================================
Kufijtë e goditjes dhe shqyrtimi i vendimit
• Asgjë nuk mund të kërkohet më shumë me mjet juridik, nga ajo që ka qenë objekt i procesit
gjyqësor, për të cilin është vendosur (Tantum appellatum quantum litigatum)
• Në procedurën sipas mjetit të goditjes, gjykata është e kufizuar në të drejtën për shqyrtimin
e vetëm objektit të paraqitur (Quantum appellatum tantum devolutum)
- Por ky parim vlen zakonisht vetëm për procedurën për mjete të jashtëzakonshme.
Nëse ankesa, gjykata mund të kaloj kufijtë e shqyrtimit për shkak të interesit publik.
• Ndalimi i reformatio in peius
• Autorizimet e gjykatës
- Sistemi i apelit
- Sistemi i kasacionit
- Sistemi i kombinuar.
149
===============================================================
Ankesa kundër aktgjykimit
• Mjet i rregullt juridik (kundër çdo aktgjykimi); (kundër çdo aktvendimi)?!
• Efekt suspenziv (nuk ka formë të prerë)
• Mjet devolutiv
• I dyanshëm (I drejtohet ankesa palës kundërshtare)
• Parimisht mund të goditet çdo aktgjykim
• Aktgjykimi për shkak të mungesës: nuk ka për gjendje faktike
• Aktgjykimi për shkak të pohimit: mundet për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave
procedurale dhe për dhunë, mashtrim etj..
• Afati (15 ditë) ose 7 ditë: neni 176
• Afat prekluziv (pas afatit vetëm plotësim, sqarime dhe shpjegime)?
• Forma: neni 178 dhe 179: Problem:
• Parimisht të njëjtat fakte: Për shkaqe objektive (e vërteta materiale)
• Ankesa: mund të ofrohen fakte të reja dhe prova: neni 180.
150
===============================================================
Shkaqet për paraqitjen e ankesës
• Neni 181
• Tri grupe të shkaqeve:
- Shkelje esenciale të dispozitave procedurale
• Nuk është zbatuar rregulla procedurale
• Ose është zbatuar gabimisht rregulla procedurale.
• Nuk ka rëndësi, nëse me vetëdije ose pavetëdije ka shkelje procedurale
• Shkeljet joesenciale dhe esenciale
• ME RثNDثSI: SHKELJE ESENCIALE ME RثNDثSI ABSOLUTE (182 II) (taksativisht
dhe shprehimisht)
• SHKELJE ESENCIALE ME RثNDثSI RELATIVE (182 I) (me klauzolë të përgjithshme:
rastet: refuzimi i paarsyeshëm i propozimit për provë ose për thirrjen e ekspertit,
mospërjashtimi i publikut)
- Konstatimi i gabuar apo jo i plotë i gjendjes faktike
- Zbatimin i gabuar i normave materialo juridike (p.sh. Interpretimi i gabuar i së drejtës).
151
===============================================================
Procedura para gjykatës së shkallës së parë
• Gjithmonë para gjykatës së shkallës së parë paraqitet ankesa (neni 185)
• Neni 186: nëse është e afatshme, e plotë dhe e lejueshme
- Nëse jo: me aktvendim hedhet poshtë ankesa
• Nëse ankesa është e plotë, e lejueshme dhe e afatshme, atëherë i komunikohet palës
kundërshtare ankesa (neni 187)
• Kjo mundet që brenda afatit 7 ditor, të përgjigjet, nuk ka detyrim që të përgjigjet.
• Afati 7 ditor nuk është prekluziv,
• Përgjigjja i dërgohet palës ankuese, dhe kjo mund të jap sqarime shtesë.
152
===============================================================
Procedura para gjykatës së shkallës së dytë
• Neni 188: i dërgohet gjykatës së shkallës së II
• Caktohet një gjykatës (Relatori)
- Përgatitja e lëndës
- Studimi i lëndës
- Paraqitja e raportit lidhur me lëndën
- Propozon që të seanca të mbahet e mbyllur, ose e hapur,
- Mund të kërkon sqarime nga gjykata e shkallës së parë,
- Me rëndësi:
- Formulon projektvendimin e ardhshëm
• Mund të paraqiten prova të reja,
• por zakonisht anulohet aktgjykimi me aktvendim dhe lënda kthehet në rishqyrtim në
gjykatën e shkallës së parë
• Me rëndësi: gjykata rikthen çështjen, nëse konstaton se duhet të shqyrtohen fakte të reja
dhe të merren prova të reja.
• Pra, gjykata e shkallës së dytë nuk mund të vendos për fakte të reja, ose prova të reja.
153
===============================================================
Vendosja
• Me Aktgjykim:
- Refuzimi i ankesës dhe lënia në fuqi e aktgjykimit të goditur
- Ndryshimi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë
• Aktvendim:
- Hedhja poshtë e ankesës
- Anulimi i aktgjykimit të goditur dhe kthimi i çështjes në rishqyrtim
- Anulimi i aktgjykimit dhe hedhja poshtë e padisë
• Dilemë: nëse gjykata e shkallës së parë është e lidhur me mendimin juridik të gjykatës së
shkallës së dytë:
- Jo, Argument: gjykatat janë të pavarura
- Po, Argument: përndryshe nuk mund të realizohet mbrojtja juridike.
154
===============================================================
Ankesa kundër aktvendimit
• Parimisht: Lejohet ankesë,
• Vetëm përjashtimisht nuk lejohet, nëse me ligj nuk lejohet ankesa.
• Ligji i quan ankesë, edhe atë kundër aktgjykimit edhe atë kundër aktvendimit: Por në
pikëpamje përmbajtësore ka dallime
• Me rëndësi: kundër aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë nuk ka
• kurrfarë ankimi
• Ankesa e posaçme:
- Evolutiv, suspenziv dhe i njëanshëm
• Efekti suspenziv i ankesës
- Vetëm ankesa e posaçme ka efekt suspenziv.
155
===============================================================
Revizioni kundër aktgjykimit I
• Cilat aktgjykime mund të goditen: Mjet i kufizuar juridik:
• Nuk ka kufizime për këto çështje: shih neni 214 IV
- Kontestet në lidhje me marrëdhënien e punës,
- Kontestet në lidhje me ushqimin ligjor,
- Kontestet në lidhje me të drejtën e autorit,
- Kontestet në lidhje me pronësinë industriale
- Konkurrenca jolojale
• LPK aktual nuk ka rregulla lidhur me zgjidhjen apo anulimin e martesës,
• POR, Ligji për familjen (neni 88) parasheh shprehimisht se nuk ka mjete të jashtëzakonshme
lidhur me aktgjykimin e formës së prerë, me të cilin është zgjidhur ose anuluar martesa.
• Për shkak të shkeljeve esenciale me rëndësi absolute të dispozitave procedurale (parimisht);
Për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale: Pa përjashtim
• Për shkak të tejkalimit të kërkesëpadisë, vetëm nëse tejkalimi është bë nga gjykata e shkallës
së dytë; Për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike
• Nuk ka revision.
156
===============================================================
Revizioni kundër aktgjykimit II
• Kompetente është gjithmonë Gjykata supreme e Kosovës (neni 212)
• I dërgohet gjykatës së shkallës së parë; Disa kopje; Afati 30 ditësh
• Neni 219: brenda 7 ditësh i dërgohet palës kundërshtare; kjo mundet brenda 7 ditësh të
përgjigjet; pas këtij afati drejtohet revizioni te Gj.Supreme (neni 219 III):
• Kufijtë: neni 215.
157
===============================================================
Përmbajtja e vendimit të gjykatës së shkallës së dytë
• Pjesa hyrëse:
- Edhe emri i relatorit dhe përmbajtja e ankesës
• Dispozitivi
- Nëse rikthehet lënda, zakonisht edhe klauzola se gjykimi i ri duhet të shqyrtohet nga një trup
tjetër gjykues
• Pjesa arsyetuese
- Shkaqet e anulimit ose të refuzimit të ankesës
• Kthimi i dosjes së gjykatës së shkallës së pare
Pas vendosjes, të gjitha dosjet kthehen në gjykatën e shkallës së parë. Kjo idrejton vendimet te
palët si dhe te pjesëmarrësit e tjerë (p. Sh.ndërhyrësi).
158
===============================================================
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
• Nenet 245 e në vazhdim
• Për këtë arsye, Prokurori publik, e jo pala
• Karakteristikat themelore të kml
- Josuspenziv
- Devolutiv
- I dyanshëm
- I kufizuar (vetëm prokurori publik mund të paraqet kml)
• Shkaqet: neni 247
- Nuk ka kml për shkak të konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe as për shkak të
tejkalimit të kërkesëpadisë neni 247 II LPK
• Vendimet, të cilat mund të goditen me kml
- Të gjitha aktgjykimet dhe aktvendimet e formës së prerë të gjykatës së shkallës së parë ose
të dytë
- Afati: 3 muaj (245 I); Nëse kundër aktvendimit është paraqitur revizioni, atëherë afati për
paraqitjen e kml është 30 ditë.
159
===============================================================
Përsëritja e procedures
• Nenet 232
• është mjet i jashtëzakonshëm i goditjes,
• i kufizuar, josuspenziv, i dyanshëm dhe në të shumtën e
• rasteve remonstrative
• Shkaqet klasifikohen në tri grupe :
- shkeljet më të rënda të dispozitave procedurale;
- veprat penale të pjesëmarrësve në procedurë, të cilat kanë mundur të ndikojnë në përmbajtjen
e vendimit dhe
- faktet dhe provat e reja.
• Përsëritja e procedurës nuk mund të kërkohet për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës
materiale.
• Neni 236: Ppp-ja gjithmonë i dorëzohet gjykatës e cila e ka dhënë vendimin e shkallës së parë.
• Vendos gjykata e shkallës së II; neni 239.
160
===============================================================
Procedurat e posaçme kontestimore
• Në disa konteste, me veçori të posaçme
• Procedurat e posaçme janë parashikuar për shkaqe të ndryshme
• Disa prej tyre janë pasojë e llojit të raporteve materialo-juridike, nga të cilat lindin
kontestet, kurse të tjerat pasojë e rëndësisë shoqërore, të cilin e kanë raportet e tilla.
Në disa raste, nevoja që mbrojtja juridike të realizohet sa më shpejt ka ndikuar që
procedura të reduktohet në masë të madhe.
• Llojet:
- procedurën e zgjidhjes së kontesteve ekonomike;
- procedurën e zgjidhjes së kontesteve nga marrëdhënia e punës;
- atë mbi padinë për shkak të pengimit të posedimit;
- atë për dhënien e urdhërpagesës;
- atë për zgjidhjen e kontesteve me vlerë të vogël.
- Arbitrazhi.
161
===============================================================
Procedura në kontestet martesore dhe familjare
• Neni 352 i Ligjit të familjes (2004)
• Karakteristikë e përbashkët e këtyre procedurave është:
- përjashtimi me ligj i publikut nga seancat gjyqësore (neni 75 i LF)
- vendosja ex offitio për ruajtjen, edukimin dhe ushqimin e fëmijëve;
- kufizimi i dukshëm i mundësisë së kryerjes së veprimeve disponibile;
- pamundësia e dhënies së aktgjykimit për shkak të mungesës apo e atij në bazë të pohimit dhe
- konstatimi ex offitio i fakteve relevante.
162
===============================================================
Procedura e zgjidhjes së kontesteve martesore
• Kjo procedurë vihet në veprim me anë të padisë apo me anë të propozimit të përbashkët për
shkurorëzim me marrëveshje
• E kompetencës lëndore për këto procedura është gjykata e qarkut.
• Funksionale
• Trup gjykues: 1 gjykatës profesional dhe 2 gjykatës porotë
• Gjykata e shkallës së dytë: 3 gjykatës professional
• Kompetenca tokësore: neni 72 i LF: Gjykata me kompetencë të përgjithshme tokësore
(vendbanimi i i të paditurit) ose vendbanimi i fundit i përbashkët i bashkëshortëve.
• Në procedurën për shkurorëzim gjykata, para se t’ia dërgojë padinë të paditurit, cakton
seancën e posaçme, me qëllim që në të ta bëjë pajtimin e bashkëshortëve.
• Ankesa: neni 87 i LF,nëse me propozim të dyjave pale
- Vetëm për shkak të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore
- Për shkak se propozimi është dhënë nën lajthim, shtrëngim ose mashtrim
- Neni 88: Nuk ka mjet të jashtëzakonshëm juridik.
163
===============================================================
Procedura në kontestet nga marrëdhënia e punës
• Nenet 474 e në vazhdim
• Procedure e posaqme: vetem nese punëmarrësi eshte paditës
• Nuk ka procedurë të posaçme: nëse punëdhënësi është paditës
• Kompetente: gjykata komunale, neni 26 par. 7 I LGjRR
• Tokësore: neni 65, kompetenca e përgjithshme dhe gjykata, në territorin e së ciles kryhet
puna ose do te duhej te kryhej Kompetenca e zgjedhur.
164
===============================================================
Procedura në kontestet për shkak të pengimit të posedimit
• Gjykata i jep mbrojtje gjyqësore personit të cilit i është marrë sendi (interdicta recuperandae
possessionis) nga posedimi apo të cilit i shkaktohen pengesa gjatë shfrytëzimit të tij (interdicta
retinendae possessionis)
• Në këtë procedurë mundësohet rivendosja e shpejtë dhe efikase e gjendjes faktike të
çrregulluar, pa u shqyrtuar fare vetë e drejta e posedimit, baza juridike e tij apo mirëbesimi ose
keqbesimi i poseduesit (neni 481).
• Me padi kërkohet rivendosja e gjendjes që ka ekzistuar para se të bëhet pengimi, por edhe
ndalimi i pengimit për në të ardhmen.
• Poseduesi padinë duhet ta ngrejë brenda afatit 3o-ditor (afati subjektiv), nga dita kur merret
dijeni për pengimin dhe penguesin,
• më së voni brenda afatit njëvjeçar (afati objektiv), nga dita e pengimit.
• E kompetencës ekskluzive është gjykata në territorin e së cilës ndodhet sendi i paluajtshëm
• Vendimi mbi kërkesëpadinë jepet në formë të aktvendimit.
165
===============================================================
Procedura e dhënies së urdhërpagesës I
• Nenet 492 e në vazhdim: INTERESI JURIDIK
• Se i padituri ia ka borxh një shumë të hollash, jep vendim me të cilin urdhërohet i padituri që,
brenda afatit të caktuar, ta paguajë (të shlyejë) borxhin.
• Vendimi i dhënë, nëse nuk anulohet sipas mjetit të goditjes (prapësimit, kundërshtimit), fiton
cilësinë e dokumentit ekzekutiv (titulus executionis),
• Aktvendim, të cilin ligji e quan urdhërpagesë-mandatum.
• Kur kërkesa në të holla është më e madhe se ajo e caktuar me ligj, 500 euro (neni
4urdhërpagesa jepet vetëm po qe se padisë i bashkëngjitet dokumenti original apo kopja e tij e
verifikuar, me të cilin provohet kërkueshmëria e saj.
• Këtë urdhërpagesë ligji e quan urdhërpagesë e dokumentuar, 493 II)
• Kur kërkesa në të holla është më e vogël se 500 euro, urdhërpagesa jepet po qe se nga padia
shihet baza dhe masa (shuma) e kërkesës, si dhe janë paraqitur provat, në bazë të të cilave mund
të vërtetohet pretendimi.
166
===============================================================
Procedura e dhënies së urdhërpagesës II
• Në këto dy situata, gjykata, drejtpërsëdrejti, në bazë të padisë, pa mbajtur seancë për
shqyrtimin gojarisht të çështjes, jep urdhërpagesën (që është vendim meritor).
• Pas paraqitjes së prapësimit, procedura mandatore zakonisht shndërrohet në procedurë të
përgjithshme, dhe gjykata sipas
saj cakton seancë gjyqësore.
• Për prapësimin e paraqitur zakonisht vendoset në bazë të shqyrtimit në
• seancë.
167
===============================================================
Arbitrazhet
• Arbitrazhi është institucion joshtetëror i përbërë prej një apo më tepër subjektesh, të cilit palët,
me marrëveshje, ia besojnë zgjidhjen e kontestit me anë të vendimit, të cilin ligji e barazon me
aktgjykimin e formës së prerë.
• Arbitrat e arbitrazhit i zgjedhin vetë palët.
• Vendimi i arbitrazhit jepet në formë të aktgjykimit.
• Ekzistojnë arbitrazhet institucionale (të përhershme) dhe
• ato të përkohshme (ad hoc).
• arbitrazhi institucional është organizatë e përhershme, e themeluar me qëllim që ta kryejë
funksionin gjyqësor.
168
===============================================================
Rregulluar nga std. Visar N. Rashiti
http://www.facultylegal-v4s7.tk
 
Top