• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

E vërteta dhe gënjeshtra

Lauri

Anunnak
Sipas një legjende, një ditë e vërteta dhe gënjeshtra u takuan rreth një pusi dhe, pasi dita ishte e bukur, ata vendosën të bënin një banjë së bashku.
Ata u zhytën në ujin e freskët të pusit; papritmas gënjeshtra doli nga uji dhe, veshi rrobat e së vërtetës, dhe iku.
E tërbuar, e Vërteta doli e zhveshur nga uji, por bota e pa duke reaguar me zemërim dhe përbuzje.
E poshtëruar kjo. Ajo u fut përsëri në pus, dhe që atëherë gënjeshtra shkon nëpër botë duke veshur rrobat e së vërtetës.
Bota e dëshiron këtë: më mirë një gënjeshtër e veshur mirë sesa një e vërtetë lakuriq ... :unsure:?

FB_IMG_1582052389926.jpg


"E VERTETA QË DEL NGA PUSI"
Jean-Léon Gérôme 1896

by Lauri ;)
 
Last edited:

Hera

Βιβλίο φάγος
E Vërteta e zemëruar doli e zhveshur nga pusi dhe vraponte kudo duke kërkuar Gënjeshtrën që të merrte mbrapsht rrobat e saj.

Njerëzit që e shikonin të zhveshur, e hidhnin vështrimin diku tjetër, qoftë nga turpi, qoftë nga zemërimi.

E gjora E Vërtetë, e turpëruar, u kthye te pusi dhe u zhyt aty përgjithmonë.

Që prej asaj kohe, Gënjeshtra shëtit e shkujdesur kudo, e veshur me rrobat e Së Vërtetës duke përmbushur tekat e njerëzve, të cilët në asnjë mënyre nuk duan të shikojnë Të Vërtetën ashtu si është, të zhveshur.
 

Lauri

Anunnak
Gënjeshtra nuk ja hedh dot Hiles sonë :)
@Hilarious mos u fut në pus per banjo sepse gënjeshtra, ose më mirë impakt, don të shohë lakuriq lol
Ps. Pse ne të tjerët jo ? lol
 

Lauri

Anunnak
E Vërteta e zemëruar doli e zhveshur nga pusi dhe vraponte kudo duke kërkuar Gënjeshtrën që të merrte mbrapsht rrobat e saj.

Njerëzit që e shikonin të zhveshur, e hidhnin vështrimin diku tjetër, qoftë nga turpi, qoftë nga zemërimi.

E gjora E Vërtetë, e turpëruar, u kthye te pusi dhe u zhyt aty përgjithmonë.

Që prej asaj kohe, Gënjeshtra shëtit e shkujdesur kudo, e veshur me rrobat e Së Vërtetës duke përmbushur tekat e njerëzve, të cilët në asnjë mënyre nuk duan të shikojnë Të Vërtetën ashtu si është, të zhveshur.
Komplimente Hera, i ke bërë një përshkrim supër ;)
 

Ajodreqia

Antarë i Respektuar
Sipas një legjende, një ditë e vërteta dhe gënjeshtra u takuan rreth një pusi dhe, pasi dita ishte e bukur, ata vendosën të bënin një banjë së bashku.
Ata u zhytën në ujin e freskët të pusit; papritmas gënjeshtra doli nga uji dhe, veshi rrobat e së vërtetës, dhe iku.
E tërbuar, e Vërteta doli e zhveshur nga uji, por bota e pa duke reaguar me zemërim dhe përbuzje.
E poshtëruar kjo. Ajo u fut përsëri në pus, dhe që atëherë gënjeshtra shkon nëpër botë duke veshur rrobat e së vërtetës.
Bota e dëshiron këtë: më mirë një gënjeshtër e veshur mirë sesa një e vërtetë lakuriq ... :unsure:?

Shiko fotografinë 1715794

"E VERTETA QË DEL NGA PUSI"
Jean-Léon Gérôme 1896

by Lauri ;)
Wowwwww ma e verteta qe kam pa der me tash
 

Darius

DENY IGNORANCE
Me ate sy qe e shoh une te verteten, ajo nuk permban vetem komponentin LLOGJIK por edhe komponentin SHPIRTEROR.
 

Lauri

Anunnak
Wowwwww ma e verteta qe kam pa der me tash
Lakuriqe pra. Ma e vertetë se kshu çdo ;)

Lauri ku i gjen keto perla, gojedhene e bukur,

Ne fakt njerezit me shume preferojne genjeshtren e bukur se te verteten e hidhur.
Marla, mjafton të ndjekësh historine vizatimeve të vjetra, të gjitha kanë dicka magjepse që fsheh nga pas. Nuk është vetëm arti në vetvete, por domëthenja që autori nxjerrë në dritë nëpërmjet penelit ;)
 

Desa

Temet Nosce
E vërteta duke kërkuar gënjeshtrën ti marë rrobat, takon një krijesë mahnitëse - Historinë. Pas një bisede mes tyre, hiastoria e vesh të vërtetën me një mantelë magjike shumëngjyrëshe.
Shpejt, e vërteta zbuloi se ajo nuk kishte më nevojë të kërkonte gënjeshtrën, e cila e kishte mashtruar aq keq, pasi tani të gjithë njerëzit që takoi gjatë rrugës ishin krejtësisht ndryshe. Të gjithë ata që e takuan të vërtetën, erdhën tek ajo dhe donin të dëgjonin se çfarë kishte të thoshte. Dhe kështu e vërteta mund të bëhej përsëri interesante për botën e saj të jashtme pa u varur nga gënjeshtra.
 

Lauri

Anunnak
Bukur edhe përshkrimi yt @Desa
Por kur bëhet fjalë për historinë, do thotë që e verteta është përbuzur për një kohë të gjatë.
Sa vlerë ka drejtësia në këtë rast ndonëse me vonesë?
Kështu lindi thënja tjetër: "më mirë vonë se kurrë" ;)
 

Bebw

Hilarious🌞
Staf në FV.AL
Jalla c'paskeni qën ,ndaj me zuri lemza mua 😂,,,ska më cica 😂 se mi keni ngrën me sy ,jan shfryre nga marazi 😂😂
Ps: sa per temen nuk kam koment se nuk e kam lexuar ende 😝
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Thoni te vertetes e ka klube nate mund te gjej streh aty e ku i dihet po beri edhe lek behet genjeshtare thote se punoj per mamin qe kishte te semure...
Apo seshte mode e tille ne alb!
 

elle

Chill
e verteta dhe genjeshtra jan polaritete

cdo gje eshte relative .
 
Top