• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

DarkLord

Silence is Golden!

Pas afro 18 vjetësh që kishte “braktisur” de facto Partinë Demokratike, Eduard Selami, ish kryetari i saj, është rikthyer një herë e mirë duke u afruar sërish me Berishën.

TIRANE- Pas afro 18 vjetësh që kishte “braktisur” de facto Partinë Demokratike, Eduard Selami, ish kryetari i saj, është rikthyer një herë e mirë duke u afruar sërish me Berishën. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan, Selami theksoi faktin se ai asnjëherë nuk ishte larguar nga PD formalisht dhe se ende sot është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

A keni ju një ftesë konkrete për t’u angazhuar në politikë?
Unë asnjëherë nuk jam larguar përfundimisht, por nuk është se në çdo fushatë që vjen unë mezi pres që të afrohem.

Keni pasur oferta më parë?
Kam pasur kontakte dhe sugjerime, por asnjëherë ato nuk janë zyrtarizuar.

Kanë munguar ftesat apo ka munguar dëshira?
Nuk them se ka munguar dëshira ime, por them se pozicioni im është paksa delikat se kam qenë larg. Por unë jam pjesë e strukturave të PD, jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

E keni ushtruar këtë detyrë si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD?
Sipas mënyrës sime po, edhe ky prononcim që jap sot flet për këtë. Kam dhënë mendimin tim, ka zëra të ndryshëm, ka mendime të ndryshme, ka njerëz që janë në distancë. Unë jam takuar me njerëz të ndryshëm, jam takuar edhe me z.Berisha.

Pse duhet të kemi besim tek ju kur ndarja juaj me PD ka qenë e vështirë?
E vështirë jo, problematike jo, u ndamë për shkak të një vizioni që kishim. Siç ishte Kushtetuta, nuk fitoi me votim dhe ne u ndamë. Ju keni qenë dëshmitar si gazetar kur ju kam bërë thirrje PD për ta votuar në Kuvend dhe jo me referendum. Unë dhe mund të mos e thosha dhe nuk më rrezikohej posti i kryetarit.

Pas largimit tuaj, keni bërë thirrje që të tjerët të mos largohen?
Jo drejtpërdrejt, por unë prapë isha kryetar i delegacionit të Këshillit të Europës dhe dhashë kontributin tim. Nuk kandidova në asnjë forum dhe mendova e mendoj se kam bërë një nga veprimet më të mira, pra vendimi për t’u rikthyer në karrierën time akademike.

Keni gati 18 vjet “divorc” me PD, si ka qenë raporti juaj gjatë kësaj kohe?
Kam qenë gjithmonë i lidhur me PD sepse nuk ka pasur divorc. Kam qenë gjithmonë përkrah PD-së, asnjëherë nuk jam larguar prej saj.

Ka pasur komente që ju do të kandidoni për një forcë politike të re?
As nuk jam kontaktuar dhe as nuk është një çështje.

Nëse do të angazhoheni në politikë kë do të zgjidhnit?
Forca që unë i përkas. Nuk ka asnjë ndryshim, asnjë dyshim, me PD.

Pra po të kishte ftesë nga PD do ta pranonit?
Me kënaqësi do ta pranoja ftesën për ta mbështetur.

Tani jeni i gatshëm ta lini jetën tuaj stabël në SHBA?
ثshtë mbase një nga vendimet e mia të vështira në jetë. Nëse PD do të kërkojë të më kandidojë, me kënaqësi do t’i përgjigjesha.

Keni pasur bisedime konkrete?
Me drejtues të PD, po, por kandidimi vjen nëpërmjet strukturave të partisë. Nuk kemi shkuar aq larg me biseda, këtu me ju është biseda që kemi shkuar më larg.
Pse besoni se PD ka ndryshuar sot?

Në çfarë kuptimi?
Në kuptimin e zhvillimeve të brendshme të PD dhe kontributeve që jep për vendin...
Unë mendoj se edhe më parë PD ka dhënë kontribut dhe kontributi më i madh është fakti që e solli Shqipërinë në rrugën e progresit siç bëri kur shembi komunizmin dhe e futi Shqipërinë në progres. Unë nuk kam menduar se PD nuk është një forcë progresive, po ta kisha këtë mendim, nuk do kisha mbështetur.

Edhe pas dy mandatesh?
Patjetër, nuk ka në Shqipëri ndonjë ligj, që të thotë se nuk ke të drejtë të qeverisësh pas dy mandatesh.

Cilat janë shanset e PD për një mandat të tretë?
Nuk do të jetë e lehtë, por shanset janë, është elektorati që vendos, por shanset janë.

Me çfarë shansesh del PD?
Me një bilanc pozitiv. Ka një shprehje: fushata elektorale bëhet në poezi zgjedhjet bëhen në prozë, ka shanse për një fitore të mundshme të PD. Shqiptarët me votën e lirë do ta vendosin.

Raportet tuaja me kryetarin e PD, pasi ju jeni takuar si janë. A ka pasur hije pas një takimi të gjatë?
Ka qenë një takim mjaft i sinqertë dhe i hapur, me vlerësime të dyanshme dhe nuk ka asnjë problem në këtë drejtim.

Pse ndarjet e viteve ’90 kanë qenë dramatike?
Unë nuk e quaj kështu, mbase dhe mungesa e eksperiencës dhe emocionet kanë qenë shumë më të forta në atë kohë. Sado dramatike të kenë qenë, shumica e atyre që janë larguar janë kthyer sërish në PD. Unë nuk jam larguar, por jeta ime ka marrë një drejtim tjetër.

Si e gjeni shoqërinë shqiptare sa herë ju ktheheni në vend?
Me kënaqësi e gjej me një progres të vazhdueshëm. Shqipëria e sotme është shumë herë më e mirë sesa Shqipëria e viteve të shkuara dhe unë për këtë jam i gëzuar.

A është Shqipëria, ajo që keni ëndërruar 22 vjet më parë?
Një përgjigje shkurt, PO. Dhe kjo më bën krenar, është një Shqipëri që ecën drejt Europës një vend në Këshillin e Europës, në NATO, një vend pranë Europës, një Shqipëri që ecën në të gjitha aspektet, një vend që është shumë pranë futjes në BE. Ka ikur ajo zymtësia e së kaluar.

Cilat kanë qenë gabimet më të mëdha të klasës politike?
Mendoj se është mungesa e eksperiencës, demokracia ka nevojë për të dyja palët, si për pozitën dhe opozitën, por ka gabime që mbajnë tensione të panevojshme. Duhet bashkëpunim. Sepse aty ku Shqipëria ka ecur më shpejt gjithmonë aty ku ka pasur një bashkëpunim. Kur tensionet politike ngrihen, Shqipëria është ajo që dëmtohet.

Cila është merita më e madhe e klasës politike?
Ajo që Shqipëria është në rrugën evropiane, në rrugën e forcimit të institucioneve. Unë e shikoj me kënaqësi debatin, ka pjekuri klasa politike siç ka edhe shoqëria shqiptare.

A mendoni se do të ketë largime drejt FRD, do të krijohen pakënaqësi në PD?
Këto kanë ndodhur gjithmonë në PD dhe janë kthyer sërish pranë saj. Kjo nuk e dëmton PD.

Si e shihni ju një koalicion të një force të djathtë si PD me një forcë të majtë si LSI dhe a ka funksionuar ky koalicion?
Si një pragmatizëm politik, si shenjë të pjekurisë të PD, nuk është një marrëveshje e bërë mbi bazën e ndjenjave dhe unë mendoj se Shqipëria ka përfituar nga kjo, megjithëse unë mendoj se ka mjaft në PD,që janë të pakënaqur. Por unë mendoj se i ka shërbyer Shqipërisë, sepse Shqipëria ka bërë hapa më progresive në këto katër vjet. Mendoj se ky koalicion ka futur elementë të rinj të kulturës demokratike. Ka të tjerë që mendojnë se janë pazare por unë nuk e shikoj kështu. E shikoj si një shenje maturie dhe pjekurie nga ana e PD dhe e politikës shqiptare. E kam uruar z. Meta për këtë hap që ka ndërmarrë, i kam thënë që është për të mirën e Shqipërisë dhe i qëndroj sërish kësaj pas katër viteve.

Ka pasur një deklaratë të SHBA për 21 janarin, si e shikoni?
Vendimi është akoma në proces, nuk ka mbaruar. Kështu që unë rezervoj një përgjigje. Sa për prononcimin e ambasadorit, ai vjen nga dëshira për të ndihmuar. Nuk duhet lexuar më shumë sesa duhet.

Ka pasur një reagim të SHBA për shtimin e deklaratave të nacionalizmit?
Nëse vjen nga ambasadori, ajo është linja zyrtare e SHBA. Unë mendoj se pati një rritje të natyrshme të patriotizmit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Shqetësimin e tyre unë e quaj të drejtë, sepse një ekstrem ushqen ekstremin tjetër dhe gjërat dalin nga duart. Ne nuk na intereson si Shqipëri që të futemi në rrugët e nacionalizmit. اështja shqiptare është në ditët e saj më të mira.

(e.m/GSH/BalkanWeb)
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Po normal...i erdhi rradha edhe ketij te bej pak pare :p

mjer populli thuajjjjjjjjjj, se xhepat i mbush dikur tjeter....Populli i shkret qe ne bark, qe kur lind i ka borxh shtetit e i duhet te punoj tere jeten si skllav....te laj borxhat (taksa mbi taksa)....
 
Last edited by a moderator:

DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Une jam shume i bindur dhe i sigurt se arsyet e Selamit kane qene PATRIOTIKE.
Malli per vendlindjen, deshira per te kontribuar, familja, sidomos familja politike. Mall, nostalgji, deshire, vullnet, krenari. Keto kane qene arsyet per kthimin e Selamit.
 
BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Esht i azhornuar ky njeri ne gjendjen e Shqiptarve? Asaj ekonomike,sociale...
Perfundimin e marrdhenieve Topi-Berisha do ket dhe ky nese nuk pranon te behet ushtari tij.
Mos e paragjykoni se po vjen per te vjedhur,kete do e vertetoj shum shpejt,ne fushaten elektorale do e konfirmoje kete,ose do i bashkohet Demokrateve te anes tjeter FRD.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Nuk eshte gje e mire qe 1 Politikan i larguar ti rikthehet asaj ,

dhe me k'te pyetje pergjigje qellimi i k'tij eshte si i te gjithe politikaneve Shqiptare,

Cila është merita më e madhe e klasës politike?
Ajo që Shqipëria është në rrugën evropiane, në rrugën e forcimit të institucioneve. Unë e shikoj me kënaqësi debatin, ka pjekuri klasa politike siç ka edhe shoqëria shqiptare.
 
Redaktimi i fundit:

DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Eduard Selami eshte nje njeri shume serioz, i sinqerte, i mençur dhe i zgjuar. Ketij vendi i duhen njerez si Selami. Jane shume te pakte njerezit si ai.
I shkruaj keto, pasi kam patur mundesine te bisedoj me te, dhe me ka lene keto mbresa qe i shkruajta me lart.
 
NaStyBoy

Antar Aktiv
Pe: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Me sa Kam degjuar keto dit, se ddi ne esht e vertet apo jo

Than qe e ka ftu Bamir topi..Po ja dhiu mrom tek Blendi i tha kam ardh per gjerat e mia familjare..Ky po qe eshte njeri i Drejt per drejt :))

Me vjen Shum keq, Per keto njerez qe mendojn se do e marrin PUSHTETIN ME FORC DHE ME MASHTRIME!
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Vetem populli vete ka mundesi ti ndryshoje rruget Shqiperise, persa i perket Politikaneve tone asnje nuk eshte i sinqerte, te gjithe 1 synim kane ,Korrupsion - Para

e njoh nga afer politiken ne Shqiperi pasi gjyshin e kam pas goxha ne pozite te larte, por jo me k'te epsh te papare si k'to, flas kur politikanet kishin interes te madh per vendin dhe popullin,
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Eduard Selami eshte nje njeri shume serioz, i sinqerte, i mençur dhe i zgjuar. Ketij vendi i duhen njerez si Selami. Jane shume te pakte njerezit si ai.
I shkruaj keto, pasi kam patur mundesine te bisedoj me te, dhe me ka lene keto mbresa qe i shkruajta me lart.

Personalisht nuk ve ne dyshim qellimet e mira dhe serioze te politikanve potencial te rinj apo ata qe rikonfirmohen ne forcat partiake e politike....Perkundrazi fryma te reja dhe me parime e mendje te freskta jan te mirpritura. Por nuk mjaftojn vetem qellimet ne vendin tone. Cdo her kemi votuar te bazuar mbi keto qellime patriotike e madje edhe kete vit keshtu do ndodhi....e pse pesimist e zhgenjyes populli do votoj po te njejtet e te njejtat ideale patriotike qe kan 4vjet fluturojn nga goja e politikanve tone sikur tellalli ne kohet e tij.....Mgjth kushdo qe te fitoj zgjedhjet ne shpresojm.....
 
DarkLord

Silence is Golden!
Zana... eshte e drejta jote te mendosh ne utopi... realiteti eshte ky:

Po te bej edhe njehere nje pershkrim mbi Eduard Selamin, me aq sa une arrita ta njoh:

Ka qene nje djale i sjellshem dhe i zellshem, shume xhentil, modest, i kendshem ne raporte miqesore, pa ndonje deshire protagonizmi, i perkore por me nje aureole vetpelqimi por jo nga ato te tipit qe krijon perplasje. Tip mendje hapur por jo rebel dhe antikomformist sic mund te kishte plot te tjere qe gjallonin ne ato mjedise konformiste asokohe. Mbaj mend biseda me nje netekst antikonformist por shume te kujdeshme, aq te kujdeshme sa nuk mund te thoje me pas, oh po, ja shpertheu fara e asaj qe rrinte e fshehur dikur. Ne gjerat qe besonte se ishin te drejta nuk bente leshim.

Prandaj me lart theksova se: Une jam shume i bindur dhe i sigurt se arsyet e Selamit kane qene PATRIOTIKE.
Malli per vendlindjen, deshira per te kontribuar, familja, sidomos familja politike. Mall, nostalgji, deshire, vullnet, krenari. Keto kane qene arsyet per kthimin e Selamit.

bella, ta mirekuptoj merakun tend, por tek ky njeri ndjeja e Patriotizmit eshte shume e forte.

P.S (eshte i martuar Zana:p )
 
Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

A i eshte i lire te rikthehet . Duhet shikur me shume se me çfare idesh e mendimesh riangazhohet ky tipi !!
Nuk do doja ta paragjykoja , por ne intervisten e tij nuk deshifrova ndonje ide pjellore .
Po dhe ide qe te ma mbushi mendjen , ja jap voten me dy duart . Nuke mora vesh pse kerkonte ftese ky ?
Ketej thote qe nuk ka pasur divorc dhe nga ana tjeter pret ftese . Po pate mendje per politike , hudhu , pse duhet te te shtjme akoma !!.
 
cent

...Lontano
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

I mbaruan leket ketij qe vodhi nga firmat piramidale dhe iku nga shqiperia,tashi u rikthyhe te rimbushi xhepat.Pff
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Hajduti me vjen keq por e njoh nga afer familjen e ktij , ne kohen e tij punonte per gjyshin tim, nuk kam dyshime qe eshte burre i mire, por kur vjen puna tek politika gjerat shihen ndryshe pak rendesi ka se sa i mencur eshte ,

Pastaj 1 politikan i zoti nuk do donte te rikthehej ne k'te menyre, Ne Shqiperi eshte zinxhir ke te besh me Korrupsion te madh dhe kercenime serioze,

1 here kam takuar Princin,( ashtu e quani ju andej) dhe kam humbur respekt per te, pasi gjithe ajo histori qe ka nga pas, sot shoqerohet po me Korrupsion, dhe s'kam si te krenohem me k'to tipa pasi vertet me dhemb per vendlindjen time dhe pasojat qe i japin k'to prototipa eshte vertet me te ardhur keq.

PS, s'di me ke me ngaterron ti qe me thua eshte i martuar ha ha,
kur vjen puna tek meshkujt kam naze une pastaj ky eshte shume i vjeter dhe aspak tipi im :S :p :p
 
Redaktimi i fundit:

DarkLord

Silence is Golden!
Zana....

Me behet qejfi qe Eduard Selami ka zgjedhur te ri-integrohet ne jeten politike shqiptare. Politika shqiptare ka nevoje me shume se kurre per koka te ftohta dhe zera te arsyeshem. Sidomos kur ai sjell nga dy dekadat ne Amerike nje perspektive te re dhe te fresket mbi vendin dhe te ardhmen e tij.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Hajduti,

Politika e ka me ligj qe kur largohesh nuk ka rikthim mund te punosh prapa skenave por jo ne lidhje te drejtperdrejte, ky fare mire mund te krijonte dicka por vete te rrinte prapa skenave dhe te shpaloste ndryshimin,
1 politikan i Zoti qe e ka synimin per ndryshim te madh s'do rikthehej ne k'te menyre,
 
DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Sot qe Eduard Selami eshte ne Tirane, sot qe Eduard Selami flet me gojen e tij, sot qe Eduard Selami ben intervisten e tij te pare ne mediat shqiptare pas 20 vjetesh, propagandistet e vegjel stepen se i ka gjet nje hall i madh: nuk flasin dot me ne emer te Eduard Selamit, nuk i shtremberojne e shperfytyrojne dot fjalet e imazhin e tij.

Askush nuk i ka falur Eduard Selamit poste ne Shqiperi apo ne PD. Berisha dhe PD po i japin atij vetem mundesine per te konkurruar ne zgjedhje si kandidat i PD. Jane zgjedhesit shqiptare ata qe do te zgjedhin ta votojne apo mos votojne ate. E nuk te takon ty apo askujt qe t'i mohosh nje shqiptari patriot qe ben nje sakrifice jo vetem personale por familjare per vendin e tij, qe te ushtroje lirite e tij kushtetuese ne Shqiperi.

Shkundeni mentalitetin komunist te thashemthemnajes dhe mendoni e flisni si njerez te lire.
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる

Po ti cfare interesi ke qe e mbron me kaq flake kete politikan?
Apo vertet mendon (nqs se njeh personalisht/ se ke familjar) qe eshte aq i ndershem, saqe politika po e pret me duar hapur, ate dhe ndershmerine e tij?!
 
E dashur sweetzzinna, kjo eshte e keqja, qe sot çdo gje lidhet me interesin, apo lidhjet familjare. Qe te dyja nuk kan lidhje me mua, dhe s'duhet te kene lidhje me askend, parimi, ideali, deshira per me mire, keto po qe me lidhin me te.

Pasi ne keto 20 vjet, Selami e ka shprehur mendimin e tij mbi problemet e vendit hapur kur ia kane kerkuar, dhe ka qene gjithmone nje mendim i sinqerte dhe i bazuar mbi ate qe eshte me e mire per Shqiperine e shqiptaret.

Njerezit mendjevegjel nuk mund te kuptojne apo vleresojne sakrificat qe patriote si Selami bejne per vendin e tyre. Nuk eshte e lehte te marresh nje vendim qe te vesh ne Shqiperi e te hysh ne politiken shqiptare, kur ke 20 vjet qe jeton e punon ne Amerike. Por ne nuk na duhen njerezit puntore e te ndershem nga Amerika, ne na duhen politikanet e zhytur ne krim e korrupsion, me ata jemi mesuar ne.
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Na kan zhgenjyer shume here shume figura politikanesh, te rinj, naiv e me bagazh e inteliktual, me ide e parimet qe kan shpalosur. Per fat te keq Eduard Islami e asnje tjeter i rikthyer apo i ri ska asgje ne dore per te bere. Nuk e leshojn pushtitetin keshtu si e kan kush e ka ose nuk ben ndryshim.

Patriotizmi eshte nje fjale.....te cilen vazhdojm ta instrumentalizojm gjithmon per interesa jo patriotike fatkeqesisht.

Do durojm akoma Edin dhe Salen.....se keta te tjeret jan thjesht cigare ne gishtat e ketyre.....e populli do thithi tymin....perseri...!!!
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

E dashur sweetzzinna, kjo eshte e keqja, qe sot çdo gje lidhet me interesin, apo lidhjet familjare. Qe te dyja nuk kan lidhje me mua, dhe s'duhet te kene lidhje me askend, parimi, ideali, deshira per me mire, keto po qe me lidhin me te.

Pasi ne keto 20 vjet, Selami e ka shprehur mendimin e tij mbi problemet e vendit hapur kur ia kane kerkuar, dhe ka qene gjithmone nje mendim i sinqerte dhe i bazuar mbi ate qe eshte me e mire per Shqiperine e shqiptaret.

Njerezit mendjevegjel nuk mund te kuptojne apo vleresojne sakrificat qe patriote si Selami bejne per vendin e tyre. Nuk eshte e lehte te marresh nje vendim qe te vesh ne Shqiperi e te hysh ne politiken shqiptare, kur ke 20 vjet qe jeton e punon ne Amerike. Por ne nuk na duhen njerezit puntore e te ndershem nga Amerika, ne na duhen politikanet e zhytur ne krim e korrupsion, me ata jemi mesuar ne.

I nderuar Hajdut, duke jetuar ne epoken qe jetojme, idealizmi ska vend, ne fakt mungon, eshte =0, ne 99,99% te rasteve ne politike. Nqs ky Selami eshte ai rasti i 0.01 % - atehere "chapeau bas", si thone francezet....
Nuk mund te pretendosh qe eshte nje njeri i sinqert qe mbas 20 vjetesh u be patriot dhe tha qe "uaaaa Shqiperia, e dashura ime toke, po rikthehem!!!". Cfare beri 20 vjet ne Amerike? Pse su rikthyhe me shpejt, nqs e ka gjakun patriot? Pse punoj 20 vjet ne Amerike (spo ve ne dyshim qe ka punuar ndershem, pune per te)?
Por te thuash, qe mbas 20 vjetesh, patrioti po vjen te shpetoj Shqiperine, duke ju ngjitur Sali Berishes, eshte per te qeshur.

Nqs donte te bente dicka, pse duhet te bashkohej me PD? Mund te kandidonte si indipendent.

E kam thene dhe ne nje teme tjeter, ne nje reth ku lojen e bejne kokat (ne kete rast Sali Berisha, e kush mer me vendime aty), eshte e pamundur per dike te dali jashte loje/rethi, sepse eshte i perjashtuar automatikisht. Ketu funskionon "o bej si mua, o ik", nuk ka vend per ndershmeri. Kush kap kariken, e kap te mbushi xhepat ( e di do me thuash ka punuar ne Amerike, ka leket e botes si duhen me, ka ideale do te ndryshoj dicka) edhe per disa qe kapin shijen e lekut, asnjehere nuk kane mjaftueshem.

Prandaj ata njerzit qe i komplimenton ti me madhesine e mendjes, mbase nuk e kane aq te vogel, por mbase i kane kembet me mire te ngulura ne realitet, edhe nuk besojne ne idealizma fallco, edhe pse tingellojne me bukur se realiteti.

Sidoqoft, nqs ky Selami eshte ai rasti qe del jashte regullit do e tregoj koha, nqs jo, mbase do e rimendosh dhe ti edhe njehere gjendjen, e do thuash....ups kishin te drejte!
 
DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

I nderuar Hajdut, duke jetuar ne epoken qe jetojme, idealizmi ska vend, ne fakt mungon, eshte =0, ne 99,99% te rasteve ne politike. Nqs ky Selami eshte ai rasti i 0.01 % - atehere "chapeau bas", si thone francezet....

Relative.

Nuk mund te pretendosh qe eshte nje njeri i sinqert qe mbas 20 vjetesh u be patriot dhe tha qe "uaaaa Shqiperia, e dashura ime toke, po rikthehem!!!". Cfare beri 20 vjet ne Amerike? Pse su rikthyhe me shpejt, nqs e ka gjakun patriot? Pse punoj 20 vjet ne Amerike (spo ve ne dyshim qe ka punuar ndershem, pune per te)?

Jam i bindur qe ti nuk do mendoheshe dy here po te te jepej mundesia qe te kandidoje per deputete ne Shqiperi. Do ta merrje burrin dhe femijen prej dore, e do prisje bileten e avionit e do ta lije jeten e Amerikes mbrapa. Per ty nuk do te ishte "sakrifice", per ty do te ishte "privilegj".

Kam studiar 5 vjet ne Itali. Kthimi im ne Shqiperi lidhet me shume arsye, se pari me mendimin kudo jashte atdheut do ta ndieja veten te depersonalizuar. Une mbahem ne parimin se nuk kam atdhe rezerve.

Por te thuash, qe mbas 20 vjetesh, patrioti po vjen te shpetoj Shqiperine, duke ju ngjitur Sali Berishes, eshte per te qeshur.
Nqs donte te bente dicka, pse duhet te bashkohej me PD? Mund te kandidonte si indipendent.

Eduard Selami ka mbi 20 vjet qe jeton ne Amerike se bashku me gruan e femijet e tij. Ben nje jete te ndershme duke punuar si gjithe shqiptaret e tjere emigrante. Se eshte shites makinash apo biznesmen, kjo nuk ka rendesi. E rendesishme eshte qe ai ben nje jete te ndershme, kur shoket e tij te vjeter ne politike ne Shqiperi jane kthyer ne milionere duke vjedhur fonde publike e duke bere mbi udhe e nen udhe. Dhe ne keto 20 vjet, Selami e ka shprehur mendimin e tij mbi problemet e vendit hapur kur ia kane kerkuar, dhe ka qene gjithmone nje mendim i sinqerte dhe i bazuar mbi ate qe eshte me e mire per Shqiperine e shqiptaret.

Perse zgjodhi PD? Iu pergjigj Fevziut.

Sidoqoft, nqs ky Selami eshte ai rasti qe del jashte regullit do e tregoj koha, nqs jo, mbase do e rimendosh dhe ti edhe njehere gjendjen, e do thuash....ups kishin te drejte!
Kur ti takon nje mik qe ke vite pa e takur ne rruge, nuk e pyet: "Si ishe?" por e pyet: "Si je?". Le tia lejme kohes!
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Relative.
Pikerisht qe nuk eshte relative, gje tjeter nqs sdo ti ta pranosh. Mjafton te shikosh gjendjen e politikes ne Shqiperi (dhe pse jo ne bote, se mos ata jane me te hajrit!), dhe sdo shikoje relativitetin...E kete mund ta shikojne te gjthe, edhe ata qe nuk jane te implikuar/nuk punojne ne politike.

Jam i bindur qe ti nuk do mendoheshe dy here po te te jepej mundesia qe te kandidoje per deputete ne Shqiperi. Do ta merrje burrin dhe femijen prej dore, e do prisje bileten e avionit e do ta lije jeten e Amerikes mbrapa. Per ty nuk do te ishte "sakrifice", per ty do te ishte "privilegj".
Ja qe ke nje bindje te gabuar. Eshte e vertet qe sdo mendohesha 2 here, por jo per te pranuar nje vend te tille, por per ti thene JO direkt. Nuk me duket nje privilegj te vete te vjedh e une leket e popullit, e te bej disa premtime se sa ndryshime do bej une per Shqiperine, e kur te me zeri e pasmja ngrohte ne karike, si per mbrekulli, te harroj gjithcka kam thene.
Se di a njeh kuptimin e fjales DINJITET, disa njerez nuk vlejne per ato karike....Ato karike i zhveshin njerzit nga gjithcka....per keto "privilegjet" qe mi permend ti, qe te duken ty te mjaftueshme.
Me mjafton te bej punen time, ne menyre te ndershme, e ne fund te muajt te mar rrogen per cfare kam punuar e per cfare meritoj....jo per gje tjeter.

Kam studiar 5 vjet ne Itali. Kthimi im ne Shqiperi lidhet me shume arsye, se pari me mendimin kudo jashte atdheut do ta ndieja veten te depersonalizuar. Une mbahem ne parimin se nuk kam atdhe rezerve.
S'ju pergjigje pyetjes time, ste pyeta arsyjet pse je kthyher ne atdhe!

Eduard Selami ka mbi 20 vjet qe jeton ne Amerike se bashku me gruan e femijet e tij. Ben nje jete te ndershme duke punuar si gjithe shqiptaret e tjere emigrante. Se eshte shites makinash apo biznesmen, kjo nuk ka rendesi. E rendesishme eshte qe ai ben nje jete te ndershme, kur shoket e tij te vjeter ne politike ne Shqiperi jane kthyer ne milionere duke vjedhur fonde publike e duke bere mbi udhe e nen udhe. Dhe ne keto 20 vjet, Selami e ka shprehur mendimin e tij mbi problemet e vendit hapur kur ia kane kerkuar, dhe ka qene gjithmone nje mendim i sinqerte dhe i bazuar mbi ate qe eshte me e mire per Shqiperine e shqiptaret.
Tu duk ty qe e disktova une se cfare pune ben apo ka bere Selami ne Amerike? Sme intereson, ka punuar, mund te kete qen dhe fshsaxhi, dhe deputet, crendesi ka.
Tema po flet per rikthimin e tij ne Shqiperi. Per kete po te flas dhe une ty.
Pse mbas 20 vjetesh?!
A skishte nevoj Shqiperia tani 20 vjet per njerez keshtu idealist si po na e pikturon ti?!

Perse zgjodhi PD? Iu pergjigj Fevziut.

Ti sheh pyllin, e nuk sheh pemen para syve! Une te pyeta, nqs ishte kaq i ndershem, idealist, me deshire per te ndryshuar dicka, pse nuk kandidon si independent, ka me shume shance, mos varet nga ujqit qe kane fuqine. Tingellon llogjike kjo? (po po ne boten ideale e di qe JO).

Kur ti takon nje mik qe ke vite pa e takur ne rruge, nuk e pyet: "Si ishe?" por e pyet: "Si je?". Le tia lejme kohes!

Ne fakt nqs e kam mik, e pyes dhe si ishe, sdo e pyes vetem si je, me intereson te dij cfare ka bere gjate kohes qe sjemi pare, nqs ka mbetur i njejti njeri me cilesite per te cilat une e kam vlersuar si mik, apo eshte perfshire ne rruge qe si pershtaten mentalitetit tim, dhe si pasoj as qe do mund ta konsideroj me mik!
 
DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Pa me thuaj se cila na qenka kjo ELITE qe do ta ndryshoje Shqiperine ?!

Ku shume njerez ne vend qe te kthehen per te kontribuar, largohen. Se po me "akuzon" mu per teorira, por te pakten une jetoj dhe kontribuoj ne Shqiperi.

Ardhja e Eduard Selamit eshte sa e papritur, aq dhe pozitive!!
Kjo po qe eshte nje Vlere e shtuar e PD-se per 2013! dhe tregon se Berisha eshte i hapur edhe per ata qe e kane kundershtuar ashper ne te kaluaren. Ne te kunder, tek PS zera si Andis Harasani, Ylli Manjani, Kastriot Islami etj, per mos te flasesh per Blushin dhe Malajn, jane te "ngrire" ...
 
E di si eshte puna? Une kur ve disa pyetje, me pelqen te mar pergjigje tek te gjitha, jo ti evitosh sipas qejfit, sepse sdi me cfare te thuash!!
Nqs ske argumente, mos hy ne debat, se sja vlen.
Mos beso qe mund te me besh me 2-3 fjale te medha.
Ja se the ti qe eshte i ndershem Selami apo Berisha apo Filan Fisteku une te besova.
Menyra jote e debatit tregon qe ke mesuar me se miri, nga bota ku rotullohesh!

Po ata njerez qe largohen, nuk e mendon pse largohen? Sepse nqs do te besh nje pune tamam smundesh. Nqs do te besh vetem punen per te cilen ke mesuar, smundesh, duhet te varesh nga miku, shoqja, komshiu, dhe nga komisioni qe te del ty nqs ben x pune. Pse duhet ta bej kete? Pse? Per ca dreqin meson me?
Mos meso me, rri afer njerezeve te duhur, dhe ste dhemb me koka....
Tani varet se ca pret secili nga jeta e tij....Sjemi te gjithe njesoj (fatmirsisht!)

E vazhdo lavdro ti, se mbas 4 vjetesh prap ketu do jemi, me te njejtin nder e idealizem :)
 
DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

E di si eshte puna ??

Per mendimin tim rikthimi i Selamit eshte gje e mire per PD-ne dhe Shqiperine. Megjithese mbetet per tu pare si ka per tu sjell ne te ardhmen.

(besoj se me fjaline e dyte jemi me se fundi ne emerues te perbashket)
 
DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Eduard Selami: Selami: Nder të kandidoj për Partinë Demokratike
11 Mars 2013 - 19:30 VOA Shqip Arben Xhixho

Ish kryetari i Partisë Demokratike Eduart Selami, pritet të kthehet në Shqipëri së shpejti për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit si deputet i Partisë Demokratike.

Zoti Selami ka mbi 15 vjet që është shkëputur nga pjesëmarrja në politikë në Shqipëri dhe pritet të ballafaqohet me një mjedis të ri, e shumë të ndryshëm politik nga ai që ka lanë në mes të viteve ’90 kur ishte ende aktiv me politikën shqiptare.

Zëri i Amerikës: Në këtë studio ku jeni ftuar si analist, sot ju po vini si një politikan i mundshëm i së ardhmes. Para se të kalojmë tek kjo sfidë e re për ju, doja të merrja fillimisht mendimin tuaj mbi njoftimet e këtyre dy tri ditëve të fundit, për gjendjen e ambasadës së Shqipërisë këtu në Uashington. Si mendoni ju, a mund të lihet një ambasadë në gjendje të tillë?

Eduard Selami: Nuk i kam parasysh detajet por mendoj se këto janë probleme që do të adresohen në mënyrë profesionale, në mënyrë institucionale në Shqipëri. Theksoj se nuk i njoh detajet.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, të kthehemi tek planet tuaja, a mund t’i konfirmoni njoftimet se ju do të jeni në listat e PD-së dhe do të konkuroni në qytetin e Tiranës?

Eduard Selami: Jam kontaktuar nga kryetari i Partisë Demokratike z. Berisha dhe kam pranuar me kënaqësi që të kandidoj në emër të Partisë Demokratike. Për hollësitë unë mendoj se është akoma shpejt për të folur, por ky është momenti dhe unë do nisem për të kontribuar në emër të Partisë Demokratike. E quaj një nder të veçantë të kontribuoj në atë parti, të cilës unë gjithmonë i kam përkitur dhe i përkas.

Zëri i Amerikës: Pra, deri tani dihet që ju do të kandidoni për Partinë Demokratike por ende nuk dihet zona në të cilën do të kandidoni.

Eduard Selami: Unë personalisht nuk kam shkuar kaq larg në këtë drejtim, ky është një vendim i marrë nga strukturat, por unë jam kontaktuar nga kryetari i PD-së z. Berisha dhe kjo është e mjaftueshme për mua për të dhënë kontributin tim në një fushatë elektorale të cilën unë e quaj të rëndësishme, sepse është një fushatë e cila jo vetëm do të mbështesë çka është arritur, por është një fushatë që do ta përshpejtojë ecjen e Shqipërisë përpara. Mendoj që në mënyrë jo vetëm të mençur por edhe shumë pozitive, Partia Demokratike – megjithëse ka bërë shumë për Shqipërinë – përsëri do që të bëjë më shumë dhe shikon përpara.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, ju jeni shkëputur prej një kohe të gjatë nga Shqipëria, dhe mund të argumentohet se nuk i njihni sa duhet problemet e atjeshme. Ashu siç sapo u shprehët edhe për këtë problem të fundit të ambasadës shqiptare këtu në Uashington. Përse duhet që një banor i zonës ku ju do të kandidoni të votojë për ju?

Eduard Selami: Unë mendoj që Shqipëria dhe ligji elektoral në Shqipëri është pak më ndryshe. Ju vini me mentalitetin e këtushëm amerikan që për 200 vjet këtu duhet të jesh banor në një vend që të mund të kandidosh. Vende të ndryshme këtë e kanë të ndryshme. Por kjo ka qenë edhe arsyeja që unë kam shmangur kandidimin në nivele lokale. Kjo është më e mprehtë dhe më e domosdoshme. Ndërsa në nivelin e përgjithshëm, të parlamentit – Shqipëria është akoma një republikë parlamentare – nuk mund të gjykohet me mendimi e këtushëm. Atje është më ndryshe dhe çdo njeri ka mundësi për të kontribuar dhe kontributi është më i gjerë dhe me një frymë më të përgjithshme sesa në nivelin lokal.

Zëri i Amerikës: Pra ju e shikoni rolin tuaj në të ardhmen më tepër si një rol ndihmese brenda parlamentit sesa për zonën që do të përfaqësoni?

Eduard Selami: Patjetër që në rradhë të parë i takon zonës, kjo nuk diskutohet. اdo deputet ka zonën si detyrim të parë. Për mua do të jetë një nder të dal përpara kudo. Por Tirana është edhe një arsye më shumë sepse unë popullit të Tiranës i dedikoj dhe jetën time personale. Nëse nuk do të kishin dalë qytetarët e Tiranës, lëvizja e Dhjetorit që shembi komunizmin – unë e kam patur bindje dhe e kam – nuk do të kishte marrë ato përmasa që mori, nuk do të ishte bërë e mundur. Do të ishte dashur një kohë më e gjatë. Shumë thonë se i erdhi koha, por koha flet edhe për Korenë e Veriut, koha flet edhe për Kubën, koha në vetvete nuk bën gjë. Ky ka qenë gjithmonë mendimi im dhe kjo është një arsye më shumë.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, mjedisi politik në Shqipëri, ndryshe nga ai që ju jeni mësuar të shikoni këtu në Amerikë këto vitet e fundit, është tejet i ashpër. Lufta politike madje i kalon caqet e një beteje normale, një rivaliteti normal politik, duke u personalizuar dhe shpesh me një fjalor shpesh të papërshtatshëm. Imazhi juaj ka qënë ai i një politikani të moderuar. A jeni i shqetësuar për mbijetesën tuaj në një mjedis kaq të ashpër politik në Shqipëri?

Eduard Selami: Nuk shqetësohem fare. Një parantezë të vogël: (Mjedisi politik) është shumë i ashpër për atë që lexon vetëm gazetat, por nuk është kështu kur futesh në Shqipëri. Shqipëria është shumë herë më e bashkuar dhe shqiptarët janë shumë herë më të bashkuar në jetën e tyre të përditshme. Ky është mendimi im. Kuptohet që lufta politike ashpërsohet, por nëna më tha një fjalë shumë të mënçur. Më tha: “Më përpara kanë qenë me plumba dhe me fjalë. Tani kanë ikur plumbat, kanë mbetur vetëm fjalët.” Dhe unë këtë lloj këmbimi do ta pranoja në çdo kohë. Do të vazhdoj të ruaj gjithmonë profilin e një njeriu që vë Shqipërinë dhe interesat e Shqipërisë në rradhë të parë, përmbi interesat e ngushta partiake dhe jam shumë krenar që jam në Partinë Demokratike, sepse PD ka bërë shumë për Shqipërinë. Ka rrëzuar komunizmin, e ka futur Shqipërinë në këtë drejtim ku Shqipëria sot merr shumë se më parë. Gjërat nuk janë të përsosura, ka akoma vend... dhe kjo është një arsye më shumë për të votuar Partinë Demokratike sepse megjithëse ka bërë kaq shumë përsëri shikon përpara, përsëri mendon për një Shqipëri të përparuar, për një Shqipëri të zhvilluar, për një fuqi rajonale, duke patur parasysh përmasat e saj.

Zëri i Amerikës: Si do t’i përgjigjeshit ju akuzave të bëra ndaj Partisë Demokratike nga pala tjetër, të cilat thonë se gjatë këtyre tetë vjetëve, përveç elementit normal – pra, të paturit një lodhje në qeverisje – janë vënë re një sërë faktorësh si acarimi i korrupsionit, qeverisja e vendit nuk ka qenë siç duhet, ekonomia ndodhet në krizë dhe – thotë opozita – një lloj qëndrimi autoritar i kryeministrit Berisha, qoftë edhe brenda Partisë Demokratike që nuk i funskionojnë strukturat. Si do t’i përgjigjeshit ju këtyre vërejtjeve që i bëhen PD-së?

Eduard Selami: Opozita këtë detyrë ka dhe kuptohet që kaq afër sa është fushata elektorale zëri do të ngrihet edhe më shumë. Ajo çka e rrëzon këtë më mirë se çdo gjë tjetër është realiteti shqiptar dhe ata që do të jenë përgjigja më e mirë do të jenë shqiptarët me votën e lirë, të cilët unë mendoj se do të zgjedhin përsëri Partinë Demokratike, sepse është një parti që shikon përpara, ka një platformë më të mirë, ka rrugëzgjidhje, ka program më të qartë, nuk është negative, nuk është thjesht vetëm destruktive por shikon përpara. Probleme ka patur dhe ka, dhe probleme gjithmonë do të ketë. Madje kjo është demokracia, gjithmonë shkohet përpara, zgjidhet një problem del një problem tjetër. Ne kemi një fat, një fat i rrallë, duke qenë vend i fundit sepse rruga e ecjes përpara është gjetur, për më tepër për Shqipërinë që është futur në rrugën e integrimit në BE dhe është pranë këtij procesi. Kritikat unë them se në këtë rast nuk bëhen thejsht për t’u ndrequr puna por bëhen për kontrast, se ashtu ecën jeta dhe lufta politike.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami në këtë studio në të kaluarën ju keni ardhur shpesh si analist. Kjo është një përgjigje juaja, mbi një pyetje mbi korrupsionin në Shqipëri:

Eduard Selami, në vitin 2010: “...Lufta kundër korrupsionit duhet të shkojë paralel me forcimin e institucioneve. Sa kohë që nuk ka forcim të institucioneve nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionin në mënyrë të suksesshme. Dhe për mendimin tim personal, anëtarësimi në NATO i Shqipërisë, që unë kisha shpresë se do të përshpejtonte funksionimin e demokracisë, më provoi të kundërtën. Demokracia shqiptare sot është më pak e suksesshme, se sa dy vjet më përpara. Ka hapa mbrapa në çdo vend, por unë mendoj që kjo është shqetësuese për mua. Dhe në këtë pikë, sa kohë që ka dobësim të institucioneve, ka lulëzim të korrupsionit. Unë jam dakort me analizën që Partia Demokratike e ka humbur, si të thuash, të drejtën e saj morale në luftën kundër korrupsionit dhe në këtë pikë, pa dyshim, faji është i elitës drejtuese.”

Zëri i Amerikës: Intervista është zhvilluar në vitin 2010, dhe sot gjendja e korrupsionit në Shqipëri, nuk është përmirësuar madje është keqësuar sipas statistikave. Kur i dëgjoni këto komente tuaja të para dy vjetëve, cili është reflektimi juaj sot?

Eduard Selami: Reflektimi im është që unë i qëndroj - ka qenë një bisedë për të parë se sa shpejt ka ecur Shqipëria pas anëtarësimit në NATO – dhe unë kam folur për një kohë të caktuar, për një moment të caktuar. Ishte vetëm një vit mbrapa; unë për nga natyra dua që gjërat të ecin më shpejt, dhe gjithmonë ka vend për më shpejtë. I qëndroj mendimit që forcimi i institucioneve ecën paralel me luftën kundër korrupsionit. Nuk jam me mendimin tuaj që sot problemi i korrupisonit është më i acaruar se sa më përpara. Nga informacionet dhe statistikat që unë kam është që është më mirë, është një proces që ka qenë dhe do të jetë, është një proces që shoqëron fillimet e çdo vendi, çdo ndryshimi demokratik në botë. Ka qenë këtu më përpara (në SHBAshënim i redaksisë), sot ky është një nga vendet më të pastra, dhe kjo ka ecur paralelisht me forcimin e institucioneve sepse ajo çka perceptohet si korrupsion - të mos keqkuptohemi , nuk është mbrojtje - shpesh herë është edhe mungesa e kuadrit ligjor; pastaj ka probleme edhe me zbatimin e ligjit... Unë mendoj se atëherë atë kritikë e kam shprehur për të përmirësuar e për të shpejtuar punën; unë mendoj që është në rrugë të drejtë dhe sot situata është më e mirë se çka qenë; ka vend për përmirësime dhe këto përmirësime do të vazhdojnë.

Zëri i Amerikës: Përse zgjodhët këtë moment për t’u kthyer në Shqipëri?

Eduard Selami: Nganjëherë të zgjedh momenti, nganjëherë zgjedh ti momentin; unë mendoj që ky është një moment kthesë për Shqipërinë, mendoj që Shqipëria është në një ëpikë kyçe, ku një fitore e Partisë Demokratike do t’a përshpejtojë edhe më tej progresin e Shqipërisë, dhe unë kam bindjen që nëse Partia Demokratike humbet kjo do të jetë humbje për të gjithë shqipëtarë. Duke ndjerë këtë thirrje të brendshme që unë e kam ndjerë edhe në vitin 1990, unë vendosa për t’u afruar; njëkohësisht me kontaktet që kam patur dhe me z. Berisha dhe me ekipin që ai ka, kam ndjerë një frymë mirëkuptimi, kam ndjerë një patriotizëm, një dëshirë të tyre për të ndihmuar Shqipërinë, dhe programi i tyre është një program që mendoj se i shërben Shqiërisë dhe jam shumë krenar e mezi pres që t’i bashkohem.
 
Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Hajduto sa te jep Pd ne muaj per propaganden?
 
DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Hajduto sa te jep Pd ne muaj per propaganden?

Ke apo jo besim tek politika, duhet te meresh me te, sepse ajo (politika) vendos per jeten tende, vendos per fatet e vendit dhe njerzve qe ke per zemer..do apo nuk do!! Bindjet jane relative.
 
Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Eduard Selami : I përkas PD, e mirëpres ftesën për kandidim

Ke apo jo besim tek politika, duhet te meresh me te, sepse ajo (politika) vendos per jeten tende, vendos per fatet e vendit dhe njerzve qe ke per zemer..do apo nuk do!! Bindjet jane relative.

Smu pergjigje sa te paguan dhe as nuk e mohove. Gjithesesi ai qe e ka fjalen ne politike eshte populli dhe jo politika per popullin cuditem kur thua qe ke jetuar dhe jashte shqiperise dhe qenke kaq i prapambetur ne mendime
 
DarkLord

Silence is Golden!
Po ta thjeshtoj...

Cdo kater vjet shqiptaret votojne per te vendosur se kush duhet te largohet e kush duhet te qendroje ne qeverisjen e vendit.

Prandaj kultivoni kulturen demokratike qe ta vini theksin tek VOTA e LIRE dhe jo tek "paguhem apo jo, e mohove apo e pohove, i perparuar apo i prapambetur".
Nese ke argumenta per temen, bujrum, ne te kundert thjesht lexoje.

Qofsh mire.
 
Top