• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Egoizmi

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Mosha
37
Vendndodhja
Loading...
Ne kulturen me te cilen jemi rritur, me anen e edukimit qe kemi marre, shprehjen EGOIST, e shohin si nje antivlere tek nje individ.

Egoist, ai qe mendon me teper per veten sesa per te miren e perbashket, apo per tjetrin, nodshta ne mungese humanizmi apo meshire.

Doja te diskutonim mes nesh kete perkufizim.

A eshte ver8 kaq negative qe nje qenie njerezore te kete sjellje egoiste ?

A eshte e drejte te pretendojme nga njerezit qe te mendojne dhe te veprojne kundra bindjve, deshirave, qellimeve te tyre, ne emer te komunitetit ?

A do te sillte ver8 zhvillim kjo kerkese ( ndoshta utopike)

Eshte ver8 egoizmi kaq antivlere tek nje individ sic kane dashur te na e shfaqin ?
 
Elushe

Vogëlushe
Egoizmi psikologjik eshte nje refleks qe cdo person duhet ti gjeje drejtimin vetes drejte mireqenies. Dmth qe c’do veprim i vetedijshem i shton nje te mire vetes. Nese dikush jep copen e fundit te bukes dikujt tjeter, e ben sepse do te duket i mire. Natyra njerezore eshte plotesisht dhe ekskluzivisht egoiste. Njerezit jane krejtesisht egoiste pa asnje ndjenje te vertete keqardhje, dashamiresie, ose miqesie. Gjithmone mendojne per veten ne c’do gje qe bejne. C’do individ eshte I preokupuar vetem me kenaqesine e deshirave personale (lumturine). E keni degjuar shprehjen ‘beni per te tjeret ate qe deshironi te bejne te tjeret per ty’. Shoqeria eshte per perfitim ose per lavdi. Njerezia eshte e motivuar nga interesi personal. Cdo veprim, sado altruist te duket, eshte ne fakt motivuar nga deshira vetjake per shperblim, ose per lumturi personale ose per t’u shmangur fajit, etj.

Rand jep disa argumente bindese mbi kete teme. I kam lexuar dhe me jane dukur vertete interesante. Do i sjell ketu nje dite tjeter.

p.s. Nostra urime per temen, shume interesante.
 
§*dori*§

ღ..in stanby..ღ
Mosha
31
Vendndodhja
lavori in corso..........
cik si e komplikuar kjo qeshtje...........nga njera ane robi thot kur sdo veten ska si te te duan tjeret po nga ana tj po jetove vetem per veten ca kuptimi ka jeta??????????kur nuk ndan asgje me asnjeri kur nuk je ne gjendje te dhurosh dashuri te sakrifikosh sado pak per dashuri apo shoqeri atehere je i izoluar.............me mire do sihte nje vije e mesme............dmth ta dush shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuum veten po jo ta vesh gjithmone ne vend te pare............me raste :p:p
 
Lolita25

So EmoTionaL
Vendndodhja
L'arc-En-CieL!
"Egoizmi nuk esht te jetosh si te duash, por te pretendosh qe te tjeret te jetojn si do ti"

Egoizmi rradhitet nder vetit negative te moralit.Pak a shum te gjith jemi egoist-parvasisht se disa e pranojne dhe disa jo-secili ne menyren e vet,por duhet ditur te kontrollohet.

Nuk besoj se nje sjellje egoiste do ishte edhe aq negative sepse egoizmi qe nuk synon demtimin e dikujt tjeter-nuk esht i demshem,nje egoizem i till mund te thuhet se esht i nevojshem per vetegzistenc.
 
A mendon qe ne vetvete edhe altruizmi eshte egoizem. Une te ndihmoj ty sepse keshtu ndjehem mire une, pra si rrjedhim perseri mendoj per veten, per kenaqesite e mia ?

A do ishte normale une te mos doja te miren time ? A do ksihte nje zhvillim normal shoqeria.

P.s Te pretendosh qe te tjeret te jetojne sic do ti nuk eshte ky egoizmi, egoizmi eshte te pretendosh te jetosh si do ti, pa tu bere vone se cfare do donin te tjeret.
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Ne socializem po te pershkruante brigadieri me kete veti :ciaoo: se shihje diellin me me sy ( Egoizem - që vë interesat vetjake mbi interesat e shoqërisë) :lexim:por po u bazuam ne thenjen se njeriu po nuk qe per veti nuk eshte as per n'gjeti ( diku tjeter ) na del se egoizmi eshte veti e mire :):ciaoo: por une them se cdo gje e tepert ka edhe toksicitetin e vet :kercim:
 
triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
in my world
Nje shprehje thote : "Egoizmi ka nje te mire se nuk flet per te tjeret ,por per veten"
Ndoshta jam pak ne brendesi por ne vija te pergjithshme jo...

Tani negative te jesh egoist ,ndoshta jo ne te gjitha rastet por ka dhe ajo anet e saj negative,nuk do e merrja si antivlere.
Ndoshta dhe nuk eshte e drejte te pretendosh qe nje indivit te veproje kundra bindjeve dhe deshirave te veta por nje egoizem i tepruar mua me ben te ndihem keq ,kam vuajtur prej nje egoizmi te tille .
 
Lolita25

So EmoTionaL
Vendndodhja
L'arc-En-CieL!
A mendon qe ne vetvete edhe altruizmi eshte egoizem. Une te ndihmoj ty sepse keshtu ndjehem mire une, pra si rrjedhim perseri mendoj per veten, per kenaqesite e mia ?

A do ishte normale une te mos doja te miren time ? A do ksihte nje zhvillim normal shoqeria.

P.s Te pretendosh qe te tjeret te jetojne sic do ti nuk eshte ky egoizmi, egoizmi eshte te pretendosh te jetosh si do ti, pa tu bere vone se cfare do donin te tjeret.

Medoj se njerezit çfaredo qe bejne, e bejne sepse duan te ndihen mire vete.Nuk thash qe esht gje e mir te mendosh vetem per veten,pa u ber von se c'duan te tjeret,megjithse bota esht ashtu e ndertuar-esht me leht te ndryshosh veten se boten.

Diku kam lexuar-Cdo gje qe bejme, themi ose mendojm e krahasojme me interesin tone, dhe veprojme si pasoje.Njerezit ndihen mire qe arijne ti bejne te tjereve mire brenda mundesive, dhe egoizmi ne kete rast qendron pikerisht ne faktin qe shpreblimi i tyre eshte kjo ndjenje e mire qe atyre i mbetet.
 
Jeta vet eshte e vetorientuar ndaj vetes. Cdo njeri ben jeten e vet pra kjo eshte jeta ime dhe une kam ardhur per ta gezuar ate.

Nje shembull i qarte: Dy njerez kan ngelur ne nje ishull te vetmuar, Ushqimi i vetem jan vetem dy arra kokosi ku personi X ka, ndersa personi Y nuk ka asnje. Personi X e di shume mire qe nese ai i mban te dyja arrat e kokosit per vete ai do mbijetoje ndersa personi Y do te vdes. Personi X gjithashtu e di qe nese ai ja jep nje nga arrat e kokosit personit Y ai ndoshta do te ket shanse te shpetoj deri sa te vijne per ndihme, por tani personi X nuk ka me shpresa te sigurta shpetimi, dhe nese personi X ja jep te dyja arrat e kokosit personi Y ai per vete nuk do shpetoj por do shpetoj personi Y.

Opsioni i 1) personi X i mban te dyja arrat e kokosit. Kjo eshte sjellje egoiste. Personi X mendon vetem per jeten e tij, pa e vrar mendjen se cfare do ndodh me jeten e personit Y.
Opsioni2) Personi X e ndan arren e kokosit me personin Y. Kjo eshte sjellje alturiste, Personi X ndjehet shume mire me veten e tij -nje perfitim psikologjik-qe e beri ate te ndante me shokun e tij.Por fakti eshte se jeta e personit X tani eshte ne pikpyetje. Personi X vuan disa pasiguri por personi Y fiton nje shans.
Opsioni3) Personi X ja jep te dyja arrat e kokosit personit Y. Kjo eshte pika me e larte e sjelljes altrusiste. Vetsakrifikimi!! Perseri personi X ndjehet psikologjikisht mrekullueshem (nderkoe qe po vdes), ai eshte i mbaruar nderkohe qe personi Y perfiton nga gjithcka.

Tek Opsioni i 1) perfiton vet individi. Nese do ta marrim ne konsiderate jo vetem qe personi X do qe te shpetoj por tani do gjithashtu qe personi Y mos te shpetoj - ketu eshte pikenisja e se keqes
Tek Opsioni 2) Eshte kur personi mendon dhe per jeten e shoqerise, pra ai jeton ne nje bote ku kerkon te te miren e perbashket.
Tek Opsioni 3) Eshte ajo cka vetem heronjte mund ta bejne- te sakrifikohesh

Te ndjehesh mire me veten tende nuk eshte domosdoshmerisht te jesh egoist. Cdo gje varet se si dikush e interpreton egoismin!
 
Last edited:

ina@ina@ina

!!!!!
Vendndodhja
tirane
Te jesh egoist ne jete seshte aq negative sa cthuhet sepse nese une ndihem mire me veten kur deshiroj te kem gjithcka kjo gje me motivon per te ecur perpara kjo sme duket negative...
Do te thoja qe egoizmi im te arrinte deri aty sa te mos prekte te tjeret atehere do ishte pozitiv...
Nese per te arritur gjithcka bejme gjera jashte normales atehere ky egoizem fillon e kthehet ne dicka negative...
Une deshiren egoiste per te pasur gjithcka per vete do ta shihja me shume si motivim per te ecur ne jete si shtytje per te arritur gjithmone e me shume...
 
Jeta

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Shqiperi ETNIKE!
Egoizmi mund te shikohet nga kendveshtrime pozitive dhe negative. Egoizmi negativ eshte atehere kur synon demtimin e tjetrit. Ne te kunderten eshte levizje per mbijetese dhe zhvillim personal.
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Butterfly flying away
Nga fjala egoizem rrjedh ajo tjetra e quajtur ego......e cila eshte ndryshe ambicje e 1 individi qe synon me teper.Ta shikosh ne kete prizem egoizmi ngjan dicka e mire.megjithese ambicja rritet shume shkon ne ligesi ndersa ego kthehet ne egocentrizem.....ketu egoizmi merr permasa negative e te medha duke shkaktuar pakenaqesi tek individet e tjere ne shoqerine rrethuese!
 
§*dori*§

ღ..in stanby..ღ
Mosha
31
Vendndodhja
lavori in corso..........
Nga fjala egoizem rrjedh ajo tjetra e quajtur ego......e cila eshte ndryshe ambicje e 1 individi qe synon me teper.Ta shikosh ne kete prizem egoizmi ngjan dicka e mire.megjithese ambicja rritet shume shkon ne ligesi ndersa ego kthehet ne egocentrizem.....ketu egoizmi merr permasa negative e te medha duke shkaktuar pakenaqesi tek individet e tjere ne shoqerine rrethuese!
me fal nje korrigjim te vockel nga fjala ego qe ne latinisht do te thote un rrjedh fjala egoizem dhe jo e kunderta...........
 
Te vesh interesat vetjeke mbi ato te shoqerise edhe e arsyteoj deri diku,sepse sot cdokush lufton per interesat e tij dhe per nje lloj egzistence, mirepo kur do vetem veten dhe nuk shqetesohesh, e nuk vret mendjen per te tjeret ( qofte familjar, mik, shok ) - atehere mendoj se pikerisht kjo nuk eshte nje vlere dhe ves i mire i nje individi.
 
Ana

Antarë
Ne kulturen me te cilen jemi rritur, me anen e edukimit qe kemi marre, shprehjen EGOIST, e shohin si nje antivlere tek nje individ.

Egoist, ai qe mendon me teper per veten sesa per te miren e perbashket, apo per tjetrin, nodshta ne mungese humanizmi apo meshire.

Doja te diskutonim mes nesh kete perkufizim.

A eshte ver8 kaq negative qe nje qenie njerezore te kete sjellje egoiste ?

A eshte e drejte te pretendojme nga njerezit qe te mendojne dhe te veprojne kundra bindjve, deshirave, qellimeve te tyre, ne emer te komunitetit ?

A do te sillte ver8 zhvillim kjo kerkese ( ndoshta utopike)

Eshte ver8 egoizmi kaq antivlere tek nje individ sic kane dashur te na e shfaqin ?
Metevertet mendoj se egoizmi eshte nje nder veset me te keqija qe e posedon nje njeri pastaj duhet ti themi vetes se duhet menduar edhe per te tjeret
 
inushja2

preshevare
Egoizem = te mendosh vetem per veten !

Po nuk mendova une per veten , kush do e bej ? Edhe sikur... do dije te mendoje per mua ashtu sic une dua? Jo, une di me mire se gjithkush tjeter cka une ne t vertet dua dhe me mire se i arrij ato krejt e vetme nuk mi "sjell" dot te gatshme askush tjeter E as qe i dua ashtu, skan te njeten vlere, skan te njejten shije sikur kur i arrin vet.

Sikur te mendonim secili per veten ndoshta gjerat do ishin me mire
Por jo, ne e shikojme te "demshem" ate qe mendon per vete e nuk "ndan asgje nga te tijat me ne" Dhe e quajme Egoiste ( ne kuptim te keq) dhe Nuk e kuptojm se egoist jemi pikerisht ne qe "kerkojme" nga tjetri ...dhe kur nuk marin i keqi mbeti gjithmon "ai"/"ajo"

Per gjerat ne te cilat une kam "investuar" kohen time , aftesin time, dhe kam luftuar fort per to ... jam shume egoiste , por me shume egoist se une eshte ai/ajo i/e cili/a kerkon ti ndaj me te ! :D

Derisa je aq egoist sa mendon vetem per te miren tende, pa demtuar ose lenduar dike tjeter , nuk ka asgje te keqe ktu !
 
MELYMAN

Rob Zoti
Jeta vet eshte e vetorientuar ndaj vetes. Cdo njeri ben jeten e vet pra kjo eshte jeta ime dhe une kam ardhur per ta gezuar ate.

Nje shembull i qarte: Dy njerez kan ngelur ne nje ishull te vetmuar, Ushqimi i vetem jan vetem dy arra kokosi ku personi X ka, ndersa personi Y nuk ka asnje. Personi X e di shume mire qe nese ai i mban te dyja arrat e kokosit per vete ai do mbijetoje ndersa personi Y do te vdes. Personi X gjithashtu e di qe nese ai ja jep nje nga arrat e kokosit personit Y ai ndoshta do te ket shanse te shpetoj deri sa te vijne per ndihme, por tani personi X nuk ka me shpresa te sigurta shpetimi, dhe nese personi X ja jep te dyja arrat e kokosit personi Y ai per vete nuk do shpetoj por do shpetoj personi Y.

Opsioni i 1) personi X i mban te dyja arrat e kokosit. Kjo eshte sjellje egoiste. Personi X mendon vetem per jeten e tij, pa e vrar mendjen se cfare do ndodh me jeten e personit Y.
Opsioni2) Personi X e ndan arren e kokosit me personin Y. Kjo eshte sjellje alturiste, Personi X ndjehet shume mire me veten e tij -nje perfitim psikologjik-qe e beri ate te ndante me shokun e tij.Por fakti eshte se jeta e personit X tani eshte ne pikpyetje. Personi X vuan disa pasiguri por personi Y fiton nje shans.
Opsioni3) Personi X ja jep te dyja arrat e kokosit personit Y. Kjo eshte pika me e larte e sjelljes altrusiste. Vetsakrifikimi!! Perseri personi X ndjehet psikologjikisht mrekullueshem (nderkoe qe po vdes), ai eshte i mbaruar nderkohe qe personi Y perfiton nga gjithcka.

Tek Opsioni i 1) perfiton vet individi. Nese do ta marrim ne konsiderate jo vetem qe personi X do qe te shpetoj por tani do gjithashtu qe personi Y mos te shpetoj - ketu eshte pikenisja e se keqes
Tek Opsioni 2) Eshte kur personi mendon dhe per jeten e shoqerise, pra ai jeton ne nje bote ku kerkon te te miren e perbashket.
Tek Opsioni 3) Eshte ajo cka vetem heronjte mund ta bejne- te sakrifikohesh

Te ndjehesh mire me veten tende nuk eshte domosdoshmerisht te jesh egoist. Cdo gje varet se si dikush e interpreton egoismin!

E ke pershkruar me se miri. Nuk kam cfare shtoj. Bravo!
 
Rafaela

Antarë i ri
Une mendoj qe te gjithe jemi nga pak egoist.Edhe kur vdes nje person i dashur per ne nuk vuajme per ate ,sepse fundja ai mund te shkoje ne nje vend me te mire po vuajme se nuk do e shohim me pra vuajme per vetmine qe do ndjejme ne kur te mos jete me ,pra mendojme per ne.
 
Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Pershendetje dhe urime per temen.

Gjithone ka arsye te cilet ndikojne ne formimin tone, ne ate qe duam e veprojme, e nje nder to mund te jete shume mire kultura. Kultura me te cilen cdo shiptare eshte rritur, e dihet qe eshte shume e pasur, ka shume te mira por gjithashtu ka edhe te keqiat e pasojat e veta. Une doja te thoja se fundja fundi gjithmone na eshte servirur qe te mendojme ne rradhe te pare per veten tone, e kjo ne te gjith fushat e jetes. Si nga familja e nga ata qe na kane rrethuar, ne te gjithe perjudhen kohore nga femijeria e deri ne adoleshence.

Duhet ta pranojme se gjithsecili/a nga ne eshte egoist/e, dikush me shume e dikush me pak. Edhe pse kjo mund te duket e hidhur e dicka e shemtuar. Nese tek nje person nuk do te egzistonte ego, atehere do te mendonim se ky person do te jete nje “engjell”. Por ajo qe mund te themi me se mire e me sakte do te ishte se shumica e njerezve kane momente ku tregohen shume egoist, por gjithashtu edhe altruizm.

Une mendoj se keto te dya jane te gershetuara me njeritjetrin.

Persa i perket pyetjes se A eshte ver8 kaq negative qe nje qenie njerezore te kete sjellje egoiste ?

Nuk mendoj se eshte ver8 negative ne kuptimin e verte te fjales, sigurisht ka te keqiat e saj, sic mund te jene te shumta, por gjithashtu ka edhe demet e saj, kur vepron nje person ne nje menyre te theksuar egozizmi e ne nje menyre te vazdueshme. Nese ne do te vepronim ne kundershtim me egoizmin atehere I bie qe ne personalisht te mos mendojme per veten tone asnjhere, ku ne te verte ajo duhette jete ne rradhe te pare, nese nuk jemi ne at ate cilet te mendojme per veten atehere kush do ta bej kete gje at ate cilet mund te jene egoiste me te theksuar se ne? une mendoj se egoizmi ne nje person duhet te jete ne kohen e vendin e duhur. E nese veprohet keshtu nuk mendoj se do kete ndonje gje negative per tu thene e per ta pasur parasysh.

Jo cdo njeri mund te veproje kundrejt bindjeve, deshirave, qellimeve ten je komunteti, kete gje ta veproje ata qe e kane per detyre ta bejne nje gje te tille, ja marrim shembullin e nje politikani a nje deputieti ata e kane kee detyre qe te kujdesen, per qellim deshirat, apo nevojat e nje komuniteti, e nese nuk e bejne kete atehere keta quhen egoist qe mendojne vetem se si ti mbushin xhepat e tyre e jo ne te mire e ne sherbim te popullit. Ku person e ka te ndaluar qe te jete totalisht egoist, e nese e ben punen e tij nuk e ka kryer e me plote goje egoizmi ne kete person eshte negative. Cfare mund te persesh nga egoizmi kur mendon vetem per veten e tende, e njerezit qe jane reth teje te vuajne nga veprimi qe ben ti. Duke perfshire ketu e te kthehemi tek familja, shuem njerez gabojne ne kur ndodhen ne nje situate kur kane mundesin ete zgjedhin, e egoizmi sundon ne to, kete e quaj une egoizem negative. E jo ate egoizem qe te mendosh per veten q eta cosh veten me tej a me lart. Gjithmone duke qene i/e paster.
 
Last edited by a moderator:
Top