• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

“El Clasico”, rritet sërish tensioni, këtë herë për Champions

eGo0sTyle

System Engineer
el-clasico.jpg

Guardiola ironizon Murinjon për gjyqtarin portugez, UEFA tërhiqet dhe vendos arbitër gjerman. Por acarohet Reali: ثshtë fans i Lionel Mesit

Nesër në Madrid luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve, midis Realit të Madridit dhe Barcelonës, një takim që ka kaluar çdo lloj parashikimi për shikueshmërinë dhe simbolikën e përplasjes. Reali ka fituar trofeun e parë, Barcelona është pranë titullit, mbetet për t’u qartësuar cili do të jetë finalisti i Champions League. Të dyja skuadrat po kalojnë një periudhë

të mirë, sidomos Reali, i cili nuk ka asnjë mungesë në kuadër të kësaj ndeshjeje dhe ndihet i avantazhuar edhe nga fakti se luan ndeshjen e parë në fushën e tij. Pra nesër merr udhë “El Clasico” në Champions, pasi ajo skuadër që do të shkojë në finale shihet edhe si favorite për të fituar titullin kampion. Kjo është “El Clasico 3” në pak ditë, duke pasur parasysh se dy klasiket e para u mbyllën njëra në barazim 0-0 për kampionat dhe tjetra e fituar nga Reali 1-0 në kohën shtesë në finalen e Kupës së Mbretit. Janë pra dhe dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve që do të përcaktojnë se cila skuadër spanjolle është më e mira dhe që do të fitojë më shumë. Por në prag të sfidës së nesërme tensioni në të dy kampet është rritur shumë. Shkak është bërë gjyqtari i ndeshjes. UEFA kishte caktuar më parë një gjyqtar portugez për të arbitruar takimin e parë që do të luhet nesër në Madrid, por dje në orët e para të mëngjesit, trajneri i Barcelonës, Peb Guardiola, doli në konferencë shtypi dhe ironizoi me Hoze Murinjon, duke thënë se tekniku rival është tani duke buzëqeshur për vendimin e UEFA-s. Guardiola madje bëri krahasime dhe më gjysmëfinalen e vjetshme, ku një gjyqtar portugez ishte ai që në takimin me Interin në Milano dha një penallti të paqenë dhe lejoji në pozicion jashtë loje golin e Militos. “Unë e kuptoj sadisfaksionin e Murinjos, i cili gëzohet shumë kur merr vesh që ndeshjet i drejton një gjyqtar portugez”, tha në mënyrë krejt ironike trajneri i Barçës. Kaq mjaftoi që UEFA të mblidhet në mënyrë urgjente brenda dy orësh dhe të caktojë një tjetër arbitër për gjykimin e kësaj sfide të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve midis dy skuadrave të mëdha spanjolle. Dhe UEFA ka vendosur gjyqtarin gjerman Wolfgang Stark, një nga më të mirët në Europë dhe që i ka drejtuar dhe më parë në ndeshje të tjera këto dy skuadra. Por fill pas vendimit të UEFA-s ka reaguar edhe Reali i Madridit, i cili është shprehur se gjyqtari gjerman Stark njihet hapur si fans i Lionel Mesit. Kjo shkaktoi një bujë të menjëhershme në shtypin europian, sa u desh që drejtuesit e të dy klubeve të dalin në konferenca shtypi e të qetësojnë ujërat, duke thënë se do të jetë një ndeshje futbolli e bukur, me emocione dhe larg tensioneve. Por tensioni ka prekur përveç lojtarëve dhe dy trajnerët. Murinjo është treguar më pasiv në komentet e tij, por ironik si gjithmonë ai ka thënë për gazetarët se Barcelona mund të jetë dhe ekip i madh, por nuk ka fituar ende trofe të mëdhenj dhe paralajmëroi se Reali ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Krejt ndryshe mendon Guardiola, trajneri i Barcelonës. Sipas tij, katalanasit kanë shanset e tyre për të fituar brenda në Madrid, madje shkoi më tej duke thënë se do të dëshironte dhe një fitore me dy gola diferencë, duke dhënë një argument teknik për këtë ambicie. “Ne jemi më të mirë. Dimë të qarkullojmë topin dhe krijojmë më shumë raste. Saktësia e lojës së lojtarëve të mi është absolute dhe unë kam besim maksimal te ata. Kam bindjen se do të jemi ne fituesit e kësaj përballje”, tha Guardiola. Por Murinjo nga ana tjetër shprehet: “Nuk e mendoj aspak humbjen, për asnjë çast. Madje as barazimin nuk e mendoj. Dua fitoren nga skuadra, pasi vetëm kështu mbetemi në garë. Kjo është një ndeshje mjaft e vështirë, por ne dhamë provën e parë se dimë të fitojmë ndaj Barcelonës”. “El Clasico” i radhës do të luhet nesër në mbrëmje, në orës 20:45 në stadiumin “Bernabeu” të Madridit. Ndeshja e kthimit midis tyre luhet pas një jave. Padyshim që kjo është java e Real-Barça në futbollin europian.



Dueli
Mesi-Ronaldo, kush fiton “Këpucën e Artë Europiane”?
Reali konkurron me Barcelonën në dy fronte, si në kampionat dhe në Champions League, por brenda tyre ka një tjetër duel jo më pak interesant, pasi dy lojtarët më të mirë në botë për momentin, Lionel Mesi i Barcelonës dhe Kristiano Ronaldo i Realit të Madridit, po rivalizojnë njëri-tjetrin jo vetëm për trofeun e golashënuesit më të mirë në La Liga-n spanjolle, por edhe për “Këpucën e Artë Europiane”. Referuar statistikave, ylli argjentinas i Barçës, Lionel mesi, ka realizuar në kampionat 31 gola, duke qenë dy gola më sipër se Ronaldo, që mban vendin e dytë në kampionatin spanjoll, por edhe në Europë. Golat shumëzohen me koeficientin 2 për kampionatet më të forta, por për kampionatet me nivel mesatar llogariten me 1.5 dhe këtu hyjnë Turqia, Austria, Greqia etj. Mesi ndodhet në kuotën e 62 pikëve, ndërsa Ronaldo në kuotën e 58 pikëve. Vendin e tretë e zë Antonio Di Natale i Udinezes me 26 gola, por po kaq gola ka realizuar dhe uruguaiani i Napolit, Edison Kavani që mban vendin e katërt. Në dhjetëshen më të mirë futet dhe Mario Gomesh i Bajernit, Berbatov i Mançesterit dhe Samuel Eto i Interit. Po asnjëri duket se nuk i afrohet Lionel Mesit sa i takon numrit të golave në një sezon, pasi argjentinasi mbushi shifrën e 50 golave në më pak se një vit, pas golit të shënuar të shtunën ndaj Osasunës. Mesi ka gjasa të thyejë më tej rekordin e tij, pasi kampionati spanjoll do dhe katër javë deri në përfundim dhe janë dhe dy përballjet ën Champions League pa u zhvilluar. Ronaldo është afër, por në takimin e zhvilluar ndaj Valencia, shënuan pothuajse të gjithë sulmuesit, por ai nuk kishte fatin me vete. Dueli mes Mesit e Ronaldos është tipik në kampionatin spanjoll, por edhe në Europë, teksa gara bëhet për të gjithë trofetë dhe sidomos për golat e realizuar.

Përballja
Shalke-Mançester Junajtid, forca përballë eksperiencës
Shalke 04 e Gjermanisë do të ndeshet sot në mbrëmje me Mançester Junajtid, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampioneve. Për gjermanët kjo është specifikisht një ndeshje e vështirë, nisur nga fakti se kanë përballë një prej skuadrave më të mira e më të mëdha të botës, që kanë një eksperiencë të gjatë në Champions League dhe që ka në përbërje lojtarë të klasit botëror. Por Shalke vjen në këtë ndeshje me moral të lartë dhe me një forcë të jashtëzakonshme. Në ndeshjet e zhvilluara deri tani, skuadra gjermane ka treguar qëndrueshmëri, forcë, shpejtësi dhe efikasitet, duke pasur madje në repartin ofensiv një lojtar me shumë vlera, të shpejtë dhe me eksperiencë në Ligën e Kampioneve si Raul Gonzales. Rezultati i ndeshjes së parë do të ketë shumë rëndësi për ndeshjen e kthimit dhe fatin e kualifikimit, prandaj gjermanët janë shprehur se do të luajnë për fitore, madje duke sulmuar nga minuta e parë. Eliminimi që i bënë Interi u ka dhënë atyre shumë besim për të ardhmen, duke shpresuar, pse jo, të eliminojnë dhe një skuadër si Mançester Junajtid. Anglezët nga ana e tyre dëshirojnë që të mos e humbasin këtë ndeshje, duke qenë të kënaqur dhe me barazimin, pasi ndeshjen e kthimit e luajnë në fushën e tyre. Për trajnerin e Junajtid, Aleks Ferguson, gabimet janë të patolerueshme në ndeshjet e këtij niveli, teksa kujtoi se skuadra e tij ka më shumë shanse kualifikimi për në finale.

Konstatimi
Gjermanët: Duhet të mbrohemi vetëm nga Runi
Sipas lojtarëve dhe stafit teknik të Shalkes, në ndeshjen që do të zhvillojnë sot përballë Mançester Junajtid, ata duhet t’i kushtojnë rëndësi sulmit kundërshtar, pra duke u mbrojtur mirë, në mënyrë që të jenë efikasë jo vetëm në repartin difensiv, por të mund të realizojnë gola që do t’u jepnin avantazhe për ndeshjen tjetër. Duke folur para gazetarëve, si lojtarët dhe teknikët janë shprehur se ndaj Mançesterit duhet t’i mbrohesh vetëm Uejn Runit, të cilin e quajnë lojtarin e vetëm të rrezikshëm të ekipit anglez. “Nëse ne arrijmë ta ndalojmë atë, ta izolojmë dhe të mos ketë hapësira, unë mund të them se ne e fitojmë këtë ndeshje”, u shpreh mbrojtësi Metzelder.

Portieri
Bufon: E ardhmja ime është vetëm te Juventusi
Portieri i njohur i Juventusit dhe kombëtares italiane, Xhanluigji Bufon, është shprehur për “Sky Sport Italia” se ai do të mbetet dhe më tej portier i skuadrës bardhezi. Pasi ka kaluar një periudhë të gjatë dëmtimi, Bufon është kthyer edhe një herë si titullar i padiskutuar dhe ndjehet i lumtur me Juventusin. “Ku do të jetë e ardhmja ime? E ku tjetër përveçse te Juventus. Unë kam shpirtin tim këtu dhe nuk mendoj asgjë tjetër veçse si të fitoj me këtë ekip. Juventusi nuk kaloi një sezon të mirë, por mbeten dhe disa javë deri në fund ku mund të shpresojmë për më të mirën. Unë nuk do të largohem nga këtu dhe nuk dëshiroj të largohet as trajneri. Kemi plane të mëdha për të ardhmen. Unë kam kontratë me klubin deri në vitin 2013, por kam ndërmend të rri dhe më tej me skuadrën e Juventusit”, tha Bufon.

Roma
Toti: Montela ka punuar shklëlqyeshëm
“Trajneri ynë, Montela, ka punuar në mënyrë të shkëlqyer me ne dhe unë kam besim se nën drejtimin tij Roma do të bëhet një skuadër e fortë dhe e madhe. Kemi pasur disa probleme, por së fundi skuadra është kthyer në shinat e duhura dhe jemi entuziastë për të ardhmen”. Kështu është shprehur kapiteni i Romës, Françesko Toti, i cili u del kundër zërave që kritikojnë trajnerin Vinçenzo Montela. Për Totin kapiteni ka punuar mirë dhe duhet të vazhdojë në krye të skuadrës.
 
Top