• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Elbasan – Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme “Shqiponjat” të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç,

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.
 
VIDEO/ Dyer të shqyera e të goditura me dhjetëra plumba, gjithçka e shkatërruar dhe dëmtuar, brenda shtëpisë së 71-vjeçarit në Elbasan


Dyer të shqyera, me dhjetëra shenja plumbash, mure të gërryera dhe sërish me shenja predhash. Gjithçka e shkatërruar në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan, i cili u vra pas disa orës shkëmbim zjarri me policinë dhe forcat RENEA.

Gazetarja Dorjana Bezat ka qenë në këtë banesë dhe ka sjellë për “BalkanWeb” pamjet që tregojnë atë çfarë ndodhi për më shumë se 5 orë në këtë banesë, ku sipas policisë kishte dhe eksploziv. Por ajo që bie në sy është dhe një hartë e Shqipërisë në korridorin e banesës, e cila ka mbetur e paprekur, ndonëse shenjat e ‘luftës’ së një dite më parë janë kudo të dukshme. Shtëpia e familjes që kishte 5 vjet që kishte ardhur në këtë lagje, duket tepër modeste dhe larg çdo luksi.


Balkanweb.com
 
Arsyeja .. pse ishte nen mbikqyrjen e policise .. cfare kishte ber deri ne ato momente?
E dononcoi gruaja per dhune.Ne momentin qe vajti patrulla per ta shoqeruar qelloi ndaj policise duke plagosur dy kalimtare.Pastaj nuk pranonte te dorezohej po qellonte me kallash mga dritarja.
 
Arsyeja .. pse ishte nen mbikqyrjen e policise .. cfare kishte ber deri ne ato momente?
A ke fut ne ignore Xhelon? lool
Po lexo lajmin e pare de :p
Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.
 
Private conversations
Help Users
    Top