ELEMENTET TRADICIONALE TË DEKORIMIT ISLAM

Arti islam dhe Arkitektura Islame është krijuar në bazë të harmonive thelbësore të natyrës së bashku me kuptime të ndryshme simbolike dhe teori të përmasave të përsosura. Modelet e përsëritura janë simbol i idesë së pafund dhe pa kohë, pafundësisht të zgjerueshme; simbol nga dimensioni i brendshëm i Islamit mbi rëndësinë e unitetit. Në varësi të kësaj artistët musliman zhvilluan disa teknika dhe elemente dekorimi të cilat pasqyronin mesazhin dhe frymën universal të atij besimi. Qëllimi i cdo elementi estetik ishte në shërbim të lidhjes midis Krijusit, mjedisit dhe Njeriut. Ndër elementet dhe format tradicionale të dekorimit dhe zbukurimit Islam mund të listojmë: Gjeometrinë, Kaligrafinë, floralet (motivet bimore), arabesk-et, mukarnas-et, figurat, drita dhe uji.

  • · KALIGRAFIA
Kaligrafia konsiderohet si një nga elementet më të rëndësishme dhe thelbësore të arteve islamike. Pothuajse të gjitha ndërtesat kanë një lloj mbishkrimi në sipërfaqe në gur, llaç, mermer, mozaik ose pikturë. Nga Spanja në Kinë, arkitektura dhe kaligrafia islamike janë të ndërthurura në mënyrë të pashmangshme. Xhamitë, teqet, mauzoleumet, bibliotekat, madje edhe banjot apo vendet e tregut mbajnë kryevepra të kaligrafisë. Është një element I cili ka qenë present si në kohët e hershme po ashtu edhe sot në kohët moderne. Nëpërmjet Kaligrafisë përpiqej qe arti të ndërthurte sëbashku kuptimin shpirtëror dhe bukurinë estetike. Pra nëpërmjet fjalës dhe shkronjave përcohej një mesazh, njëkohësisht ajo fjalë ishte përdurur nga artisti si mjet dhe element zbukurues i fasadës ku është aplikuar. Mbishkrimi mund të jetë një varg nga Kurani, rreshta poezie, ose emra dhe data. Në shumë raste ajo qëndron e vetme, në raste tjera bëhet pjesë e një tërësie kompozimi me floralet në relieve të ndryshme. “Shenjtëria” e saj qendronte në faktin se më së pari ajo ishte gjuha e Kuranit. Përgjatë gjithë shekujve kaligrafia evoloi dhe u shfaq në stile e forma të ndryshme si ajo e Kufit, Thuluth, apo Divanit zhvilluar në kohën Osmane, apo Kaligrafia pati një sukses jo vetëm në botën arabe por edhe më gjerë. Për shkak të elegances dhe vlerave estetike në fillim të shekullit të 14-të, disa piktura italiane paraqesin një skenar delikat, të rrjedhshëm që në shikim të parë duket se është arabisht.

Minaret_of_Qutab.jpg

Minare Qutub ne Delhi(kulla e fitores)

· MUKARNAS

Muqarnas është një dekorim tre-dimensional i arkitekturës islame. Kupola në Muqarnas është një krijim tërësisht islamik pa precedent në asnjë civilizim tjetër. Qemerët e Muqarnas ishin ndër tiparet karakteristike të arkitekturës mesjetare islamike nga Irani në Spanjë. Muqarnas përdorej dhe përdoret akoma në kube, kamare dhe harqe. Në secilin rast, moduli dhe thellësia e përbërjes së mukarnasit është e ndryshme dhe përshtatet me madhësinë e zonës ku do të aplikohet ose me qëllimin e kërkuar. Në tavane përdoret pastërtisht për arsye arkitektonike, ose në rastin më të pakët krijon një iluzion lëvizës I cili arrit kulmin në një kupolë më të vogël. Mukarnas është në të njëjtën kohë sistem linear dhe një organizim masor. Është një trajtim tavani si struktura e shkallëve deri sa arrin në planin e sheshtë. Cdo faqe kryqëzohet me tjetrën ose dke krijuar një kënd të drejtë ose në 45 gradë ose shuma e tyre ose kombinim i të dyjave. Dy faqet sëbashku me catinë e tyre krijojnë një qelize. Qelizat ngjitur, të cilat kanë bazat e tyre në të njëjtën sipërfaqe paralele me horizontin, quhen një shtresë. Masa e bazës së faqes më të madhe quhet modul i Muqarnas.
mosaic-decoration-of-entrance-to-saint-petersburg-mosque-russia-picture-id1023292774

Xhamia e Saint Petersburg - Rusi

· ARABESQUE-ET

Arabeskët gjithashtu është një formë e njohur dekorative në artin islamik, që përdoret për të dekoruar muret apo dritaret e xhamive dhe ndërtesave si shtëpia. Arabesku është një aplikim fin i formave gjeometrike të përsëritura që shpesh pasqyrojnë format e bimëve, formave dhe nganjëherë kafshëve (posaçërisht zogjve). Zgjedhja se cilat forma gjeometrike do të përdoren dhe si do të formatohen bazohet në pikëpamjen islamike rreth botës.
Dobree shprehet se “Arabesk përpiqet që të mos përqendrojë vëmendjen mbi ndonjë objekt të caktuar, të gjallërojë dhe shpejtojë aftësitë vlerësuese, por t'i shpërndajë ato. Është centrifugale dhe çon në një lloj abstraksioni, madje një lloj vetë-hipnotizimi, kështu që adhuruesi i gjunjëzuar drejt Mekës mund të shastis veten në labirintin e modelit të rregullt që i del përpara dhe ta clirojë mendjen nga çdo lidhje me trupin apo gjërat tokësore”. Ekzistojnë dy lloje arabesh që gjenden në artin islamik: 1. Arabesk me ndërthurje rigoroze gjeometrike (modelet gjeometrike) dhe 2. Forma të stilizuara të bimëve (modele vegjetale)
Rabat-Fountain-at-Mausoleum-of-Mohammed-V-scaled.jpg

Shatërvani - Mauzoleumi i Mohammed V Rabat Maroku

· FLORALET
Motivet bimore ose lulet kanë qenë prej kohësh ndër themelet e dekorimit islamik. Dekorimet me lule janë stilizuar aq shumë aq sa humbet ngjashmërinë me natyrën duke iu bindur vetëm ligjeve të ritmit. Është vërtet një shprehje grafike e ritmit dhe harmonisë, një linjë valëzuese dhe cdo sipërfaqe ka homologun e saj të kundërt. Burckhardt (1967) shprehet se Arabesque është në të njëjtën kohë logjike dhe ritmike, matematikore dhe melodioze, dhe kjo është më domethënëse për frymën e Islamit në ekuilibrin e saj të dashurisë dhe maturisë intelektuale.

Nga ana tjetër, sfondi i zbukurimit primar me lule siguron hapësirën për përfshirjen e mëtejshme të dekorimeve dytësore me lule më të vogël, me stil gati identik. Në këtë lloj zbukurimi, motivet e gjetheve dhe luleve janë të kombinuara me degë, por nuk është e qartë. Bima aktuale u përdor për ta formuar atë në një mënyrë që dallohej stilistikisht me modelin e luleve me shumë nivele.
The-Rustem-Pasha-Mosque_Iznik-tiles2_Photo(c)-IslamicArtsMagazine.jpg

Florale tradicionale turke

DRITA
Arkitekti Le Corbusier ka thenë: "Arkitektura është loja mësimore, e saktë dhe madhështore, e formave të mbledhura në dritë". Drita është simboli i unitetit hyjnor. Sipas Kuranit, një nga krijimet e Zotit është drita dhe ajo përfaqëson hyjnoren ndaj drita natyrore është një element integral i dizajnit në arkitekturën Islame. Në arkitekturë ajo funksionon në mënyrë dekorative duke modifikuar elementë të tjerë ose duke formuar modele. Me dritën e duhur, fasadat e shpuara mund të duken si ekrane me dantella, pa trup. Drita mund të shtojë një cilësi dinamike në arkitekturë, duke shtrirë modelet, format dhe modelet në dimensionet e kohës. Kombinimi i dritës dhe hijes krijon kontraste të forta të rrafsheve dhe i jep strukturë sipërfaqeve dhe materialeve të ndryshme. Në arkitekturën Islame Drita nuk ka vetëm funksion dekorativ, përkundrazi ajo shpreh filozofine e besimit Islam. Kur'ani identifikon shpalljet hyjnore me “nur” dritë që i ndihmon njerëzit të ecin dhe të qëndrojnë në rrugën e duhur. Prandaj, detyra kryesore e profetëve ishte t'i udhëzonin njerëzit nga errësira në dritë. (Al-Maidah 5:15, 5:44). Termi “nur” në Kur'an përdoret për të shprehur vizionin fizik, moral dhe shpirtëror. Jo më kot, drita luan një rol të rëndësishëm në formësimin e ambienteve të brendshme të xhamive por edhe ndërtesave të tjera të cilat synojnë ta ndricojnë ambjentin dhe të largojnë errësirën. Kupolat madhështore, dritaret dhe ekranet e gdhendura me delikatesë rindërtojnë dritën në mënyra të reja që jo vetëm zbukurojnë sipërfaqet, por shtrijnë linjat strukturore dhe ndriçojnë pjesë specifike të fasadës së brendshme.
6.jpg

Dubai Light Mosque
·

UJI
Kur'ani pohon se të gjitha gjallesat janë bërë nga uji, duke nënvizuar rëndësinë e elementit për jetën Islame. Uji luan një rol integral në arkitekturën islamike në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Është sa simbolike, (duke përfaqësuar pastërtinë dhe jetën), aq dhe praktike, e përdorur për pastrimin e trupit dhe freskimin e ajrit. Efekti dekorativ i ujit është gjithashtu thelbësor në arkitekturën islamike, e cila thekson modele të pasura dhe të ndërlikuara. Prania e ujit në cdo pjesë të dizajnit e bën atë një pjesë të rëndësishme për jetën e individit. Ai shkaton qetësi në pjesën e brendshme të zemrës njerëzore, krijon ndjesinë e ndryshimit dhe gjallërisë duke qenë se është në lëvizje gjithmonë. Në kopshte uji formon qendrën simbolike në bazën e dizanjit. Në terma të dizajnit, ai jep një sens të drejtimit, shtigjet dhe gurët e shkelur nga funksioni i tyre sugjerojnë gjithashtu drejtim. Brenda kopshtit, pamjet drejtohen jo vetëm nga pika e hyrjes, por në drejtime specifike duke ndjekur boshtet e përcaktuara nga kanalet e ujit. Uji u përdor gjithashtu në mënyrë krijuese për të simbolizuar qetësinë, thellësinë dhe freskinë. Për ta reflektuar këtë në formë fizike, u krijuan pishina, rezervuarë dhe kanale.
Uji është elementi i domosdoshëm në simbolizimin e kopshteve tradicionale islamike. Përgjatë historisë, maurët dhe persët u përpoqën pandërprerë të imitonin Parajsën në zhvillimin e projektimit të kopshtit të pallateve duke ndërtuar veçori elegante të ujit, pishina dhe burime në misionin e imitimit të Parajsës Kur'anore në tokë. Shumica e elementeve ndërthuren në hartimin e parqeve mahnitëse, duke shkrirë kështu ujin dhe madhështinë e mjedisit natyror i cili do ta mbushte shpirtin me besim dhe lumturi.

resized_250499-steves1203a_73-23983_t800.JPG

· FIGURAT
Islami është i ndjeshën ndaj figurave dhe skultpurave të njeriut apo kafshëve, ndaj si rezultat i kësaj ndjenje fetare, figurat në pikturë shpesh stilizoheshin dhe silleshin në forma abstrakte. Për këtë arsye nuk kemi një dekorim masiv apo shumë të aplikuar të figurave. Megjithatë, ashtu si me format e tjera të zbukurimeve islamike, artistët musliman përshtatën dhe stilizuan lirisht format themelore njerëzore dhe shtazore, duke dhënë një larmi të madhe të dizenjove me bazë figurale. Motive figurative gjenden në dekorimin e sipërfaqeve të objekteve ose fasadës arkitekture, si pjesë e modeleve të endura ose të aplikuara të tekstileve, dhe, më rrallë, në formë skulpturore. Në disa raste, imazhet dekorative janë të lidhura ngushtë me traditën e pikturës narrative, ku ilustrimet e tekstit siguruan burime për tema dhe motive zbukuruese. Ekzistonte gjithashtu një kategori e mëtejshme e figurave, nga të cilat u gjeneruan modelet zbukuruese. Disa motivetë tilla si harpitë (zogj me kokë femra) dhe griffins (felinat me krahë), u morën nga burimet mitologjike paraislame, ndërsa të tjerët u krijuan përmes manipulimit vizual të formave figurative. Sa për ilustrimin e dorëshkrimit, pikturat në miniaturë ishin pjesë integrale e këtyre veprave të artit si mjete vizuale për tekstin, prandaj nuk u vendosën kufizime.
muslimheritage-a-sanctuary-for-birds-muslim-civilisation-birds.jpg

Bibliografi:
  • Burckhardt,Titus, 2009, “Art of Islam, Language and Meaning”, Commemorative Edition, World Wisdom
  • · Dalu Jones, 1978 , “The elements of decoration : surface, pattern and light”, Thames and Hudson Ltd, London
  • · Etikan Sema (2011), “The Principles of Ornament in Islamic art and effects of these Principles on the Turkich Carpet Art”, Religion and Science Publications, Vol. 3(2), PP. 87-95.
  • · Hillenbrand, Robert, 1998, “Islamic art and architecture”, London: Thames and Hudson
  • · Jeanan Shafiq, 2014, “Architectural Elements in Islamic Ornamentation: Neë Vision in Contemporary Islamic Art,” Arts and Design Studies, Vol. 21
  • · Oleg Grabar, (1973), “The Formation of Islamic Art”, Yale University Press
  • · Valérie Gonzalez, 2001, “Beauty and Islam. Aesthetics in Islamic Art and Architecture.”, I.B.Tauris Publishers, London
burimi: pikark

Ndofta shum me pak e njohur dhe e pa reklamuar sa duhet kundrejt shprejeve dhe formave te tjera te arkitetkures dhe artit, ajo qe te mrekullon duke pare kryeveprat e artit te botes islame eshte sidomos perdrimi i figurave dhe nocioneve gjeometrike si dhe ngjyrimet neper to.
 
Nga kendveshtrimi historik, artistik, arkitekturor i artikullit te mesiperm nuk kam cfare te them sepse nuk jam i mireinformuar por bazuar ne realitetin e sotem mund te them qe-
Krahina me e vizituar (perjashto ndoshta Barcelonen ne Katalonje) ne Spanje nga turistet eshte Andaluzia me Seviljen, Kordoben, Granaden etj, ku arkitektura islame mbizoteron dhe ku nderthurja e saj me qyteterimin europian ka dhene si fryt nje arkitekture shume te veçante dhe te magjishme.
 
Taj Mahal eshte tempulli i dashurise ne Indi dhe nuk ka vetem arkitekture islame por eshte nje nderthurje e tre arkitekturave-
Indiane,
Persiane
Islame.
Me aq sa eshte thene neper libra dhe ne shkolle, mbahet si nje nga veprat me te spikatura te arkitektures islame por personalisht e pranoj edhe ate qe ju thate se kultura dhe arkitektura Persiane dhe Indiane do te kene patur nje impakt jo te vogel.
 
Taj Mahal eshte tempulli i dashurise ne Indi dhe nuk ka vetem arkitekture islame por eshte nje nderthurje e tre arkitekturave-
Indiane,
Persiane
Islame.
Arkitektura islame kete e ka vecori. Nuk ka 1 forme statike. Ajo merr formen e vendit; kultures; kushteve te mjedisiut ku ndertohet dhe e pasuron ate gje. Ne fakt ne asnje rast nuk kam lexuar te shkaterroj XY objekt e ta ringrejt, perkundrazi e perkujdeson dhe perforcon. Kete ka bere dhe po brenda vete sundimeve islame se dhr kalifati ka kaluar nga umayad ne abasi ne mamluk etj etj
 
Ne fakt mua me pelqejne shume me teper keto arkitekturat ne vende "te humbura" se sa ato te reklamuarat e te komercializuarat!

Nuk e di nga e kanë marë idenë. Duket si një shtëpi UFO-sh 😁
Atje pranë është edhe një nga xhamitë më të vjetra dhe më të veçanta në Shqipëri, ndodhet në Rusan, xhamia e Gjin Aleksit sepse ka qenë manastir para se të ndërtohej xhamia dhe prandaj i ka mbetur ky emër. Nga manastir është bërë xhami dhe më pas janë shtuar tyrbe (më duket se i thonë) të stilit Bektashi.

te xhamia gjin aleksit thone kane bere pune te mire. dhe une nga vidiot ckam pare me ka pelqyr.
Ajo anija siper, eshte ide interesante. Por s'mund ta gjykoj pa pare zonen rreth e rrotull.

@LeVoyageur Ne Shqiperi pas per. osmane nuk eshte se kemi ndonje arkitekture islame te mirefillte(pervec xhamise se Durresit nga ark. italian, dhe ajo e shkodres ne qender) . Fatkeqesisht sot kemi disa xhami qe kopjohen ne cdo zone. :( Mos me bej te flas se kam hall mos nxjerr gjera qe nuk duhet t'i them! :D
 
Hic mos fol, mos i shpalos dijenite e tua gratis😝
 
Po mendoj ne fakt te nis ca seminare online. Me lek normal. hahahaha e te vij e ti bej karshillek @E**A** qe mendon se fiton me shume se une :p

Tani e vura re këtë 😁
Seminaret e tua aman, një sy andej një sy nga fv 😁
Të paktën na sill ndonjë antar këtej të bëjmë pak muabet 😁
 
Arti islam dhe Arkitektura Islame është krijuar në bazë të harmonive thelbësore të natyrës së bashku me kuptime të ndryshme simbolike dhe teori të përmasave të përsosura. Modelet e përsëritura janë simbol i idesë së pafund dhe pa kohë, pafundësisht të zgjerueshme; simbol nga dimensioni i brendshëm i Islamit mbi rëndësinë e unitetit. Në varësi të kësaj artistët musliman zhvilluan disa teknika dhe elemente dekorimi të cilat pasqyronin mesazhin dhe frymën universal të atij besimi. Qëllimi i cdo elementi estetik ishte në shërbim të lidhjes midis Krijusit, mjedisit dhe Njeriut. Ndër elementet dhe format tradicionale të dekorimit dhe zbukurimit Islam mund të listojmë: Gjeometrinë, Kaligrafinë, floralet (motivet bimore), arabesk-et, mukarnas-et, figurat, drita dhe uji.

  • · KALIGRAFIA
Kaligrafia konsiderohet si një nga elementet më të rëndësishme dhe thelbësore të arteve islamike. Pothuajse të gjitha ndërtesat kanë një lloj mbishkrimi në sipërfaqe në gur, llaç, mermer, mozaik ose pikturë. Nga Spanja në Kinë, arkitektura dhe kaligrafia islamike janë të ndërthurura në mënyrë të pashmangshme. Xhamitë, teqet, mauzoleumet, bibliotekat, madje edhe banjot apo vendet e tregut mbajnë kryevepra të kaligrafisë. Është një element I cili ka qenë present si në kohët e hershme po ashtu edhe sot në kohët moderne. Nëpërmjet Kaligrafisë përpiqej qe arti të ndërthurte sëbashku kuptimin shpirtëror dhe bukurinë estetike. Pra nëpërmjet fjalës dhe shkronjave përcohej një mesazh, njëkohësisht ajo fjalë ishte përdurur nga artisti si mjet dhe element zbukurues i fasadës ku është aplikuar. Mbishkrimi mund të jetë një varg nga Kurani, rreshta poezie, ose emra dhe data. Në shumë raste ajo qëndron e vetme, në raste tjera bëhet pjesë e një tërësie kompozimi me floralet në relieve të ndryshme. “Shenjtëria” e saj qendronte në faktin se më së pari ajo ishte gjuha e Kuranit. Përgjatë gjithë shekujve kaligrafia evoloi dhe u shfaq në stile e forma të ndryshme si ajo e Kufit, Thuluth, apo Divanit zhvilluar në kohën Osmane, apo Kaligrafia pati një sukses jo vetëm në botën arabe por edhe më gjerë. Për shkak të elegances dhe vlerave estetike në fillim të shekullit të 14-të, disa piktura italiane paraqesin një skenar delikat, të rrjedhshëm që në shikim të parë duket se është arabisht.

Minaret_of_Qutab.jpg

Minare Qutub ne Delhi(kulla e fitores)

· MUKARNAS

Muqarnas është një dekorim tre-dimensional i arkitekturës islame. Kupola në Muqarnas është një krijim tërësisht islamik pa precedent në asnjë civilizim tjetër. Qemerët e Muqarnas ishin ndër tiparet karakteristike të arkitekturës mesjetare islamike nga Irani në Spanjë. Muqarnas përdorej dhe përdoret akoma në kube, kamare dhe harqe. Në secilin rast, moduli dhe thellësia e përbërjes së mukarnasit është e ndryshme dhe përshtatet me madhësinë e zonës ku do të aplikohet ose me qëllimin e kërkuar. Në tavane përdoret pastërtisht për arsye arkitektonike, ose në rastin më të pakët krijon një iluzion lëvizës I cili arrit kulmin në një kupolë më të vogël. Mukarnas është në të njëjtën kohë sistem linear dhe një organizim masor. Është një trajtim tavani si struktura e shkallëve deri sa arrin në planin e sheshtë. Cdo faqe kryqëzohet me tjetrën ose dke krijuar një kënd të drejtë ose në 45 gradë ose shuma e tyre ose kombinim i të dyjave. Dy faqet sëbashku me catinë e tyre krijojnë një qelize. Qelizat ngjitur, të cilat kanë bazat e tyre në të njëjtën sipërfaqe paralele me horizontin, quhen një shtresë. Masa e bazës së faqes më të madhe quhet modul i Muqarnas.
mosaic-decoration-of-entrance-to-saint-petersburg-mosque-russia-picture-id1023292774

Xhamia e Saint Petersburg - Rusi

· ARABESQUE-ET

Arabeskët gjithashtu është një formë e njohur dekorative në artin islamik, që përdoret për të dekoruar muret apo dritaret e xhamive dhe ndërtesave si shtëpia. Arabesku është një aplikim fin i formave gjeometrike të përsëritura që shpesh pasqyrojnë format e bimëve, formave dhe nganjëherë kafshëve (posaçërisht zogjve). Zgjedhja se cilat forma gjeometrike do të përdoren dhe si do të formatohen bazohet në pikëpamjen islamike rreth botës.
Dobree shprehet se “Arabesk përpiqet që të mos përqendrojë vëmendjen mbi ndonjë objekt të caktuar, të gjallërojë dhe shpejtojë aftësitë vlerësuese, por t'i shpërndajë ato. Është centrifugale dhe çon në një lloj abstraksioni, madje një lloj vetë-hipnotizimi, kështu që adhuruesi i gjunjëzuar drejt Mekës mund të shastis veten në labirintin e modelit të rregullt që i del përpara dhe ta clirojë mendjen nga çdo lidhje me trupin apo gjërat tokësore”. Ekzistojnë dy lloje arabesh që gjenden në artin islamik: 1. Arabesk me ndërthurje rigoroze gjeometrike (modelet gjeometrike) dhe 2. Forma të stilizuara të bimëve (modele vegjetale)
Rabat-Fountain-at-Mausoleum-of-Mohammed-V-scaled.jpg

Shatërvani - Mauzoleumi i Mohammed V Rabat Maroku

· FLORALET
Motivet bimore ose lulet kanë qenë prej kohësh ndër themelet e dekorimit islamik. Dekorimet me lule janë stilizuar aq shumë aq sa humbet ngjashmërinë me natyrën duke iu bindur vetëm ligjeve të ritmit. Është vërtet një shprehje grafike e ritmit dhe harmonisë, një linjë valëzuese dhe cdo sipërfaqe ka homologun e saj të kundërt. Burckhardt (1967) shprehet se Arabesque është në të njëjtën kohë logjike dhe ritmike, matematikore dhe melodioze, dhe kjo është më domethënëse për frymën e Islamit në ekuilibrin e saj të dashurisë dhe maturisë intelektuale.

Nga ana tjetër, sfondi i zbukurimit primar me lule siguron hapësirën për përfshirjen e mëtejshme të dekorimeve dytësore me lule më të vogël, me stil gati identik. Në këtë lloj zbukurimi, motivet e gjetheve dhe luleve janë të kombinuara me degë, por nuk është e qartë. Bima aktuale u përdor për ta formuar atë në një mënyrë që dallohej stilistikisht me modelin e luleve me shumë nivele.
The-Rustem-Pasha-Mosque_Iznik-tiles2_Photo(c)-IslamicArtsMagazine.jpg

Florale tradicionale turke

DRITA
Arkitekti Le Corbusier ka thenë: "Arkitektura është loja mësimore, e saktë dhe madhështore, e formave të mbledhura në dritë". Drita është simboli i unitetit hyjnor. Sipas Kuranit, një nga krijimet e Zotit është drita dhe ajo përfaqëson hyjnoren ndaj drita natyrore është një element integral i dizajnit në arkitekturën Islame. Në arkitekturë ajo funksionon në mënyrë dekorative duke modifikuar elementë të tjerë ose duke formuar modele. Me dritën e duhur, fasadat e shpuara mund të duken si ekrane me dantella, pa trup. Drita mund të shtojë një cilësi dinamike në arkitekturë, duke shtrirë modelet, format dhe modelet në dimensionet e kohës. Kombinimi i dritës dhe hijes krijon kontraste të forta të rrafsheve dhe i jep strukturë sipërfaqeve dhe materialeve të ndryshme. Në arkitekturën Islame Drita nuk ka vetëm funksion dekorativ, përkundrazi ajo shpreh filozofine e besimit Islam. Kur'ani identifikon shpalljet hyjnore me “nur” dritë që i ndihmon njerëzit të ecin dhe të qëndrojnë në rrugën e duhur. Prandaj, detyra kryesore e profetëve ishte t'i udhëzonin njerëzit nga errësira në dritë. (Al-Maidah 5:15, 5:44). Termi “nur” në Kur'an përdoret për të shprehur vizionin fizik, moral dhe shpirtëror. Jo më kot, drita luan një rol të rëndësishëm në formësimin e ambienteve të brendshme të xhamive por edhe ndërtesave të tjera të cilat synojnë ta ndricojnë ambjentin dhe të largojnë errësirën. Kupolat madhështore, dritaret dhe ekranet e gdhendura me delikatesë rindërtojnë dritën në mënyra të reja që jo vetëm zbukurojnë sipërfaqet, por shtrijnë linjat strukturore dhe ndriçojnë pjesë specifike të fasadës së brendshme.
6.jpg

Dubai Light Mosque
·

UJI
Kur'ani pohon se të gjitha gjallesat janë bërë nga uji, duke nënvizuar rëndësinë e elementit për jetën Islame. Uji luan një rol integral në arkitekturën islamike në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Është sa simbolike, (duke përfaqësuar pastërtinë dhe jetën), aq dhe praktike, e përdorur për pastrimin e trupit dhe freskimin e ajrit. Efekti dekorativ i ujit është gjithashtu thelbësor në arkitekturën islamike, e cila thekson modele të pasura dhe të ndërlikuara. Prania e ujit në cdo pjesë të dizajnit e bën atë një pjesë të rëndësishme për jetën e individit. Ai shkaton qetësi në pjesën e brendshme të zemrës njerëzore, krijon ndjesinë e ndryshimit dhe gjallërisë duke qenë se është në lëvizje gjithmonë. Në kopshte uji formon qendrën simbolike në bazën e dizanjit. Në terma të dizajnit, ai jep një sens të drejtimit, shtigjet dhe gurët e shkelur nga funksioni i tyre sugjerojnë gjithashtu drejtim. Brenda kopshtit, pamjet drejtohen jo vetëm nga pika e hyrjes, por në drejtime specifike duke ndjekur boshtet e përcaktuara nga kanalet e ujit. Uji u përdor gjithashtu në mënyrë krijuese për të simbolizuar qetësinë, thellësinë dhe freskinë. Për ta reflektuar këtë në formë fizike, u krijuan pishina, rezervuarë dhe kanale.
Uji është elementi i domosdoshëm në simbolizimin e kopshteve tradicionale islamike. Përgjatë historisë, maurët dhe persët u përpoqën pandërprerë të imitonin Parajsën në zhvillimin e projektimit të kopshtit të pallateve duke ndërtuar veçori elegante të ujit, pishina dhe burime në misionin e imitimit të Parajsës Kur'anore në tokë. Shumica e elementeve ndërthuren në hartimin e parqeve mahnitëse, duke shkrirë kështu ujin dhe madhështinë e mjedisit natyror i cili do ta mbushte shpirtin me besim dhe lumturi.

resized_250499-steves1203a_73-23983_t800.JPG

· FIGURAT
Islami është i ndjeshën ndaj figurave dhe skultpurave të njeriut apo kafshëve, ndaj si rezultat i kësaj ndjenje fetare, figurat në pikturë shpesh stilizoheshin dhe silleshin në forma abstrakte. Për këtë arsye nuk kemi një dekorim masiv apo shumë të aplikuar të figurave. Megjithatë, ashtu si me format e tjera të zbukurimeve islamike, artistët musliman përshtatën dhe stilizuan lirisht format themelore njerëzore dhe shtazore, duke dhënë një larmi të madhe të dizenjove me bazë figurale. Motive figurative gjenden në dekorimin e sipërfaqeve të objekteve ose fasadës arkitekture, si pjesë e modeleve të endura ose të aplikuara të tekstileve, dhe, më rrallë, në formë skulpturore. Në disa raste, imazhet dekorative janë të lidhura ngushtë me traditën e pikturës narrative, ku ilustrimet e tekstit siguruan burime për tema dhe motive zbukuruese. Ekzistonte gjithashtu një kategori e mëtejshme e figurave, nga të cilat u gjeneruan modelet zbukuruese. Disa motivetë tilla si harpitë (zogj me kokë femra) dhe griffins (felinat me krahë), u morën nga burimet mitologjike paraislame, ndërsa të tjerët u krijuan përmes manipulimit vizual të formave figurative. Sa për ilustrimin e dorëshkrimit, pikturat në miniaturë ishin pjesë integrale e këtyre veprave të artit si mjete vizuale për tekstin, prandaj nuk u vendosën kufizime.
muslimheritage-a-sanctuary-for-birds-muslim-civilisation-birds.jpg

Bibliografi:
  • Burckhardt,Titus, 2009, “Art of Islam, Language and Meaning”, Commemorative Edition, World Wisdom
  • · Dalu Jones, 1978 , “The elements of decoration : surface, pattern and light”, Thames and Hudson Ltd, London
  • · Etikan Sema (2011), “The Principles of Ornament in Islamic art and effects of these Principles on the Turkich Carpet Art”, Religion and Science Publications, Vol. 3(2), PP. 87-95.
  • · Hillenbrand, Robert, 1998, “Islamic art and architecture”, London: Thames and Hudson
  • · Jeanan Shafiq, 2014, “Architectural Elements in Islamic Ornamentation: Neë Vision in Contemporary Islamic Art,” Arts and Design Studies, Vol. 21
  • · Oleg Grabar, (1973), “The Formation of Islamic Art”, Yale University Press
  • · Valérie Gonzalez, 2001, “Beauty and Islam. Aesthetics in Islamic Art and Architecture.”, I.B.Tauris Publishers, London
burimi: pikark

@Soulmind
Dubai Light Mosque & salla e mbledhjeve në Vatikan...mos i ka bërë i njëjti arkitekt 🙈👀
T'a dishë ti çfarë shoh unë këtu 🤔🧐
" E vërteta nuk ka ardhur lakuriq në këtë botë, por nepermjet simboleve" 🤷
1 AulaPaoloVI.jpg
6.jpg
 
🤣
Dhe une tani e vura re kete koment.
Po pse me ka lene mendja t'u tregoj studenteve se mesuesja e tyre te cilen e aspirojne si shembull per t'a ndjekur 😋) hyn ne FV?! 🤣
Ca me kujtove sensune tani 🤣🤣
Imagjino te emen qe dhe e takova ketu kur ishte sensuu studente .
Ti kish thene dhe endrren e njoh nga fv qe sme le ti te hy 🤣🤣🤣
 
Ajo ka qene e papare. Pale kur kepuste ca batuta njehere te shkrinte 🤣
Mbaj kontakt akoma me te me ndonje like a urim per sebebe. 😊
 
Top