• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Elez Gjoza në krye të peshëngritjes

cent

Banned
Elez Gjoza është presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Peshngritjes. Krytari i njësisë bashkiake nr. 2 ka arritur të fitojë në Asamblenë Zgjedhore të FSHP-së, përballë kandidatit tjetër Theodhor Masllavica me rezultatin 11 me 5.
“Do të jem i përkushtuar ndaj peshëngritjes. Duhet të kini besim tek mua dhe bashkë me ndihmën tuaj do të përparojmë këtë sport. Në Kampionatin Evropian duhet të marrim medalje sepse peshëngritja është sport elitar”, theksoi Gjoza.


Situata pragzgjedhore edhe në këto zgjedhje ishte disi e tensionuar me sportistë që kërkonin të ishin të pranishëm dhe me drejtuesit e kësaj asambleje që nuk e lejuan një gjë të tillë, për të pasur një proces sa më të qetë e normal.

Më pas, situata u normalizua, me disa pretendime të trajnerit të kombëtares Leonard Toska, i cili dukej të ishte i vetmi zë opozitar bashkë me përfaqësuesin e Beratit, Hysen Cenaj.

Më pas, nën vëzhgimin e përfaqësuesëve të KOKSH-it dhe të Ministrisë së Kulturës, u zgjodhën komisionet e verifikimit të mandateve dhe u zhvillua një proces normal votimi si për president ashtu edhe për kryesinë. Në fund, Esat Ademi, ish-president prej 12 vjetësh në këtë federatë dhe anëtar në komisione të Federatës Botërore dhe Europiane, u shpall President Nderi i përjetshëm në mbledhjen e parë të presidentit të ri Gjoza dhe kryesisës së zgjedhur sot./Tch
 
Top