• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Europiani i peshëngritjes, përcaktohet kombëtarja

cent

...Lontano

10 meshkuj dhe dy femra, 12 sportistë në total do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që do të zhvillohet në Tiranë, nga data 5, deri më 15 prill 2013.

Drejtuesit e Federatës sonë kanë konfirmuar se përzgjedhja e kombëtares tonë është bërë në bazë të rezultateve duke përfshirë këtu edhe ato të Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes që u zhvilluan në mars.

Pretendentja kryesore në kampin e femrave pritet të jetë Romela Begaj, e cila është dhe nënkampionia e Europës në fuqi.

Duke patur dhe mbështetjen e tifozëve shqiptare, 26-vjeçarja Begaj do të pretendojë të marrë medaljen e artë në peshën 58 kg.

Ndërkohë, në mungesë të Erkand Qerimajt dhe Hysen Pulakut të pezulluar për shkak të dopingut, barra kryesore për medalje do të bjerë në supet e Daniel Godellit dhe të rivalit të tij, Briken Calja.

Konkurenca mes këtyre dy peshngritësve shqiptare pritet të sjellë një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë Europian.

Në listën e meshkujve bie në sy pjesmarrja e pesë peshngritësve të rinj, për të cilët ky kompeticion pritet të jetë një përvojë e mirë.

Ende nuk dihet se në çfare baterie do të kunkurojnë 16-vjeçari اerçizi, 17-vjeçari Shabani, 19-vjeçari Avdiraj, 20-vjeçari Prroni apo dhe 21-vjeçari Shoraj, pasi gjithçka do të varet nga deklarimi i peshës paraprake në dygarësh, që do të përcaktojë edhe nivelin e konkurrimit.
/BeratiLive
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Europiani i peshëngritjes, përcaktohet kombëtarja

Sh mire, Urime , ishalla me sukses ekipit te kombetares tone :)
 
Top