• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

F1 Babai: Vitin tjetër do të jetë një tjetër Ljuis Hamilton

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Mosha
33
Vendndodhja
Deutschland
Formula 1 mund të presë një Ljuis Hamilton tjetër në sezonin e ardhshëm, këtë gjë e tregon vetë babai i tij, Entoni për BBC. Kampioni i botës i McLaren-it në vitin 2008 është përfshirë në një sërë aksidentesh në këtë sezon, megjithatë në garën e fundit, në اmimin e Madh të Koresë tregoi një kthesë të dukshme.

“Ai ka ndryshuar dhe ka bërë një kthesë për gjithçka në jetën e tij, në mënyrën e të jetuarit, në dashuri dhe në sport, – ka deklaruar Entoni. – Ju nuk e keni parë ende Ljuis Hamiltonin, ose më saktë keni parë djaloshin Ljuis Hamilton. Shumë shpejt do të vijë Ljuis Hamilton i ri.”

Hamilton e filloi këtë sezon me vendin e dytë në Australi, por u rendit në vendin e tetë në Malajzi, një garë më pas u përplas me Fernando Alonson. Fitoi garën e Kinës, por sërish shkaktoi aksident në Montekarlo, duke sulmuar edhe komisarët e garës, për të cilën u penalizua dyfish. Në garën pasardhëse, në اmimin e Madh të Kanadës, u përfshi në një tjetër incident me shokun e tij të skuadrës, Xhenson Baton, i cili më pas ishte dhe fituesi i asaj gare.

Në garën e Belgjikës u përplas me Kamui Kobajashin, ndërsa me brazilianin Felipe Masa shkaktoi aksidente në Singapor dhe Japoni. Në garën e fundit të zhvilluar në اmimin e Madh të Koresë u shfaq më normal dhe arriti ta mbyllë garën në vendin e dytë. Gjatë gjithë këtij kampionati Hamilton është akuzuar se ka pilotuar në mënyrë shumë agresive. “Eshtë kritikuar më shumë se sa mund të përballojë një person, – shton babai i Hamiltonit. – Ljuisi është një pilot shumë i talentuar, por në këtë sezon ka pasur shumë factorë, që kanë ndikuar në paraqitjen që ka bërë.

Mendoj se në Kore ai tregoi qartë se sa i pjekur është dhe sa aftësi ka. Jo thjesht si një pilot, por edhe si person. Ky është një vit i vështirë për të dhe ai po përpiqet të përballet me gjithçka edhe me kritikat që po i bëhen. Edhe në fundjavën e ardhshme, në garën e Indisë, do të tregojë se kush është me një rezultat pozitiv. Ai është një person i shkëlqyer dhe një inspirues për shumë të tjerë,” – përfundon Entoni Hamilton.



Fotolajm

Ljuis Hamilton ndahet nga këngëtarja Nikol Sherzinger

Ljuis Hamilton dhe Nikol Sherzinger janë ndarë. Problemet sezonale për Hamiltonin me sa duket nuk kanë të sosur, pasi pak ditë më parë i ka dhënë fund edhe lidhjes me të dashurën e tij, Nikol Sherzinger, me të cilën ishte i lidhur prej 4 vitesh. Sipas burimeve të para, çifti është ndarë nga presioni i profesionit që ka secili. Publikimi i ndarjes së këtij çifti është bërë pas اmimit të Madh të Koresë, ku vetë Hamilton ka pranuar se është mbështetur nga e gjithë familja e tij për këtë që i ndodhi, për të kaluar këtë moment të vështirë psikologjik.
 
Top