• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

F1 Shumi: Pres me padurim të “zbuloj“ Indinë!

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Mosha
33
Vendndodhja
Deutschland
Piloti gjerman ka folur edhe për çështjen e kontratës së tij, të cilën do ta shqyrtojë me skuadrën në mesin e sezonit të ardhshëm

Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Mikael Shumaker është aq entuziast sa edhe tifozët në prag të اmimit të Madh të Indisë, që do të zhvillohet më 30 tetor. “Mund të them se po pres padurim që të garoj në Indi. Nuk kam qenë asnjëherë në këtë vend, përveç ndonjë tranziti, që më është dashur gjatë udhëtimeve. Për këtë arsye jam shumë kurioz për këtë vend, – ka deklaruar Mikael Shumaker.

Gjithmonë kam qenë në favor të futjes së vendeve të reja në kalendarin e Formulës 1, ashtu siç mendoj gjithmonë që do të ishte mirë të garohej në të gjithë botën. Megjithatë, në këto momente i ka ardhur radha Indisë dhe pistës së saj,” – shton Shumaker. Piloti gjerman ende nuk është në nivelet më të larta që nga koha e rikthimit në sport, pasi e ndërpreu karrierën e tij për 3 vjet dhe u rikthyer në sezonin 2010, si pilot i skuadrës Mercedes GP.

Në këtë mënyrë Shumaker ka shansin që të shijojë dhe të shfrytëzojë këtë mundësi, për të mësuar më shumë rreth kulturës indiane. “Për fat të keq fundjavat e garave kanë një program shumë të ngjeshur dhe shumë pak kohë të mbetet për të shijuar këtë vend të ri, megjithatë do të përpiqem të mësoj sa më shumë.

E rëndësishme është të shohim edhe se si do të na presin vendasit. India është një vend shumë i famshëm për kulturën që ka dhe mendoj se do të mësoj shumë rreth saj në fundjavën e garës. Nëse ata do të jenë kuriozë të jenë të pranishëm, për të na parë dhe sportin që bëjmë, do të jetë diçka interesante dhe shumë e bukur për ne,” – shton piloti i Mercedesit.

Shumaker shpesh ka qenë në qendrë të kritikave për ritmin jo të mirë që ka treguar në pistë, që nga koha kur është rikthyer. Megjithatë, Shumi është i vendosur që të garojë dhe t’i shkojë kontratës së tij deri në fund, për të treguar në pistë aftësitë e tij më të mira. “Kontrata ime zgjat deri në fund të vitit të ardhshëm, kështu që është shumë shpejt të mendoj që tani për atë periudhë. Kur të afrohet momenti, unë sigurisht do të analizoj me veten dhe më pas do të vendos se çfarë mund të bëj.

Dua të theksoj faktin që unë e dua këtë profesion që kam, më pëlqen të garoj dhe të dueloj,” – përfundon Mikael Shumaker. Kur kanë mbetur edhe tri gara për të mbyllur sezonin 2011, Mikael Shumaker e sheh veten në vendin e tetë në klasifikimin për pilotë me 60 pikë, ndërkohë që skuadra e tij ndodhet në vendin e katërt me 127 pikë.
 
Top