• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Faik Konica

CoNNecT

Administrator
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
 

CoNNecT

Administrator
Veprimtarinë e tij publiçistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht në shtyp, në revistën "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj. Përgatiti dhe përmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojë. Në të vërtetë nga Konica nuk kemi asnjë libër të botuar, me përjashtim të vëllimit me përralla të përkthyer "Nën hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpërndarë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e papërfunduar. Prej tyre duhen veçuar si vepra të rëndësishme proza e gjatë satirike, "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater përralla nga Zullulandi", udhëpërshkrimi "Shqipëria si m'u duk…". Ai la në dorëshkrim anglisht veprën "Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës jug-lindore" dhe ese të tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957).
Në trashëgimninë e Konicës vendin kryesor e zë publiçistika. Ai paraqitet si një nga themeluesit dhe mjeshtrit e publiçistikës shqiptare. Për afro gjysëm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shënime, ese etj. të cilat i botoi në organet që drejtonte vetë. Tema qëndrore e publiçistikës së Konicës në revistën "Albania" do të jetë ajo atdhetare, problemet e lëvizjes kombëtare, fati i Shqipërisë, rrugët për çlirimin kombëtar etj. Nga ana tjetër, ai do t'i kushtojë vëmendje të posaçme ndriçimit të historisë së popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit të vlerave të tij etno-kulturore, e veçanërisht krijimit të një gjuhe letrare shqipe.
Pas shpalljes së Pavarësisë publiçistika e Konicës, e botuar në gazetën "Dielli", do të merret me çështje të mprehta të kohës që lidheshin me aspiratat e përpjekjet për krijimin e një shteti modern shqiptar, me luftën kundër prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendësive dhe praktikave të vjetra e anakronike etj. Ai ishte për një shoqëri shqiptare të emancipuar dhe kërkonte që Shqipëria, si pjesë e Evropës, të mendonte e të punonte në shembullin e saj.
Publiçistika e Konicës shquhet jo vetëm për problematikën e pasur, por edhe për nivelin e lartë mjeshtëror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetësimi qytetar, siç dallohet edhe për forcën e argumentimit dhe aftësitë e shquara shprehëse. Tipari kryesor i saj është fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancës, së keqes.
Faik Konica është krijuesi i kritikës sonë letrare, që së bashku me Nolin i hapën rrugën asaj në kulturën shqiptare. Ai shkroi një varg artikujsh teorikë letrarë si "Arti i të shkruarit", "Ca këshilla për artin e shkrimit", "Kohëtore letrare shqipe" etj. të cilat shënonin një kontribut për orientimin dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Por ndihmesa e tij në këtë fushë bëhet më konkrete me artikujt dhe reçensionet që boton për autorë dhe vepra të letërsisë sonë bashkëkohore. Kështu ai vlerëson lart shkrimtarë si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashëri, inkurajon autorët e rinj të kohës, اajupin, Asdrenin, Filip Shirokën etj.
Faik Konica kishte kërkesa të larta ndaj letërsisë dhe shkrimtarëve. Duke i vështruar në raporte të drejta përmbajtjen dhe formën, si dy komponentë që s'mund të ndahen nga njëri-tjetri, ai i jepte përparësi formës si e vetmja mënyrë për të shprehur sa më mirë përmbajtjen. Në këtë vështrim i kushtonte rëndësi të madhe gjuhës shqipe, pasurimit dhe përpunimit të saj. Ai vetë dha shembullin e një mjeshtri të vërtetë të gjuhës. Me të drejtë Noli e quan atq "kryelëronjësi i gjuhës sonë" dhe "stilist i përkryer".
Faik Konica zë një vend të merituar në letërsinë tonë të Rilindjes dhe të Pavarësisë, jo vetëm si publiçist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet të spikatur krijues. Megjithëse trashëgimnia e tij e mirëfilltë letrare është e kufizuar, ai ka vepra me vlera të çmuara. Pena e talentuar e Konicës provoi me sikses dhe lëvroi pothuaj gjithë gjinitë dhe llojet letrare, prozën e poezinë skicën dhe skeçin, prozën poetike dhe prozën historike, tregimin dhe novelën. E frymëzuar nga historia dhe jeta shqiptare ai u përpoq të krijonte një letërsi me koncepte bashkëkohore, me vizion të ri, me shije të lartë, larg modeleve të vjetëruara:
Vepra e tij letrare me nivelin e saj të lartë artistik dëshnon atë të vërtetë tanimë të njohur se në art nuk është kurdoherë sasia ajo që përcakton vlerën e një shkrimtari.
Faik Konica, në radhë të parë është prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos në fillimet e krijimtarisë së vet. Në faqet e revistës "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonë", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarëve". Duke u bërë jehonë ideve atdhetare dhe kryengritjeve të popullit shqiptar në prag të Pavarësisë, me tone luftarake dhe patos atdhetar, me figura të goditura retorike, eci në traditën e letërsisë së Rilindjes. Të njohura janë dhe vjersha satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojës".
Proza artistike e F.Konicës do të nisë me një varg prozash poetike si "Një liqen", "Anës liqenit", "Bora", "Malli i mëmëdheut" etj. Sadoqë me tematikë të kufizuar ato pasqyrojnë tërthorazigjendjen shpirtërore të një intelektuali atdhetar dhe mallin për vendlindjen. Të shkruara me një gjuhë të bukur e ndjenjë të hollë, me mbresa e detaje të goditura, këto proza mbeten shembuj, në llojin e tyre në letërsinë tonë. Të përafërta me prozat poetike qëndrojnë portretet letrare që krijoi Konica mbi disa figura të shquara të historisë shqiptare si: Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Ali Pashë Tepelena, At Shtjefën Gjeçovi etj. Ato dallohen për aftësinë e autorit në përvijimin e saktë dhe të hijshëm të karakterit të tyre, portretit shpirtëror e fizik të dhënë qartë dhe në mënyrë lakonike.
Prozës së shkurtër të F.Konicës i takojnë dhe disa skica letrare dhe rrëfenjëza që ai i quan përralla si "Urika", "Në dritë të hënës", "Ai që ishte gati të vdesë për Shqipërinë" etj. me tematikë atdhetare ose përrallat "E bija e mbretit dhe trëndafilat", "I urti i malit" etj. shkrime këto plot fantazi nga bota e legjendave.
F.Konica është i pari që lëvroi në prozën tonë esenë, një lloj letraro-publiçistike, me mundësi të reja shprehëse. Nëpërmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme të rëndësishme, të kohës, tregoi për diturinë e gjerë që zotëronte. Një nga esetë më të bukura është "Jeta dhe librat", ku, duke dhënë gjykime për vlerën e librit në jetën e njerëzimit, i bëhet një analizë ideo-artistike tragjedisë së Eskilit "Prometeu i lidhur".
Në trajtë esesh Konica ka shkruar veprën "Shqipëria- kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore". E hartuar për lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij një encikolopedi të vogël për Shqipërinë dhe popullin e saj. Të dhjetë esetë, nga të cilat përbëhet libri përbëjnë një mozaik të historisë dhe kulturës shqiptare, të gjuhës e të letërsisë, të botës shpirtërore dhe psikologjisë së shqiptarëve. Me një informacion të gjerë dhe njohje të thellë, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me një rrëfim të këndshëm autori nxjerr në pah individualitetin dhe natyrën e popullit shqiptar jo vetëm parë në vetvete, por edhe në kuadrin ballkanik dhe evropian.
 

CoNNecT

Administrator
Analize Doktorr gjilpera

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera.
"Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.
Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra, një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit. Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit do ta përshkruajë atë në dy etapat kryesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e ardhjes në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohja me doktor Gjipërën, etapa e dytë, që përbën trungun e veprës është pjesa më e rëndësishme, që bart dhe mishëron idetë e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut është dhënë në plan përshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, që nxjerrin në pah natyrën, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai është në radhë të parë, atdhetar i bindur, njeri me kulturë të gjerë, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmëri. Janë këto cilësi, që e bëjnë atë të kthehet në atdhe.
Kthimi në Shqipëri e ve doktor Gjilpërën përballë një realiteti tronditës dhe shtron para tij probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit, me padrejtësitë që bëhen në kurriz të tij, me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama, intrigat, me nëpunës injorantë e anadollakë. Në këtë shtet tragjiko-komik, opozitën e përbëjnë njerëz që s'kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e në vepër e zënë raportet që vendos doktor Gjëlpëra me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këto marrdhënie zbulimi social-psikologjik që bën autori, është i ndërsjelltë, nga një anë përvijohet gjithnjë e më qartë karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjëlpërës, ideali i një njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i një njeriu të emancipuar, ndërsa nga ana tjetër, vizatohen figura të ndryshme të qarqeve zyrtare të parisë të rretheve intelektuale. Veçanërisht figura e doktor Gjëlpërës del mjaft e qartë përballë dy kolegëve të tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallës. Më shumë, se në rethana pune, ata i njohim në biseda e debate, si tipa shoqërorë të kundërt me heroin, me koncepte dhe praktika të ndryshme mjekësore. Ndërsa doktor Gjëlpëra është njeriu i mjekësisë moderne, partizan i natyrës, i helioterapisë (dielli, uji, ajri) që mendon se natyra është mjeku i parë i njeriut, dy mjekët e tjerë paraqiten anakronikë, janë mishërim i dogmës mjeksore të shkëputur nha jeta e parimet e shkencës. Bota e vjetër në këtë vepër përbëhet jo vetëm nga dy mjekë, por dhe nga figura të tjera negative. I tillë është ministri Salemboza, përfaqësues tipik i forcave të prapambetura e antikombëtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathët. Kurse mjedisi dhe mendësia orientale e parisë së kryeqytetit gjejnë shprehjen e tyre në figurat e agallarëve tiranas siç janë Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Në atmosferën e zymtë të jetës shqiptare të kohës autori ndesh dhe njerëz të mirë, të dalë nga populli, që ngjallin simpati e nderim. Mbeten të paharruara në mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganës, Arifeja, Ali Bibi. Megjithë një lloj skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, ata dalin në një dritë të ngrohtë, me vlera të vërteta njerëzore, me bukuri e pastërti shpirtërore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit është se populli, duke qenë i paditur dhe i papërpunuar, ka nëvojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen.
"Doktor Gjëlpëra" është një vepër e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rëndë shqiptar, mendësitë e anakronike e jetën e prapambetur, autori u kundërvihet atyre, i tall dhe i godet pa mëshirë. Qëndrimi ideoemocional mohues bën që në faqet e veprës të ndihet qesëndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishërohen me forcë artistike në skena dhe personazhe, në situata dhe portrete tepër të goditura. Përdorimi mjeshtëror i detajit, plasticiteti i gjuhës, ngjyrimet që merr fjala, e bëjnë satirën e Konicës, origjinale e të natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtë shoqërore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqërore dhe notat e fuqishme satirike e bëjnë "Doktor Gjëlpërën" një vepër me tipare të shquara realiste. Konica sjell kështu një ndihmesë të rëndësishme në pasurimin dhe forcimin e realizmit në letërsinë shqiptare.
Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra është e papërfunduar, janë hedhur linjat kryesore dhe është përcaktuar edhe thelbi i figurës së heroit. Mund të themi se ajo përbën hyrjen e një romani që Konica për arsye të ndryshme nuk e çoi deri në fund. Vepra është e pasur me lëndë jetësore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje të shumta. Këto kanë sjellë ngathësimin e aksioneve dhe njëfarë proleksiteti.
Te "Doktor Gjëlpëra" Konica provon edhe njëherë atë që ka thënë Noli për të se ai është krijues i prozës moderne shqiptare. Kjo duket si në konceptimin e veprës edhe në mjeshtërinë e rrallë, të përdorimit të gjuhës. Gjuha e Konicës është e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndërtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Në prozën e gjatë ajo shërben për individualizimin dhe zbulimin e karaktereve të personazheve.
F.Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizimit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën.
Ndikimi i personalitetit të Konicës si artist dhe erudit është i ndjeshëm në letërsinë dhe kulturën shqiptare.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Faik Konica

Malli i atdheut

Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - vi...set e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...
 

Love

βeℓℓe â๓e
Përparimi i shqipes

Kur zumë, tre vjet më parë, luftën të nxehtë, po të qetë për përparimin e gjuhës shqip, një hile mbuloj turinjt’ e armiqve të kombit shqipëtar. E, në turbëllim e në frikë e sipër, që të gënjejnë vetvete, zunë e po qeshjin në mes të tyre; thoshin

Abania do të mbetet në mes t’udhës, si gjithë punët kombiare të Shqipërisë; gjuha shqip s’ka kurrë për të vajtur përpara; është plakë tepër e s’ka këmbë për të ecur. As dhëmbë për të ngrënë; le të dalë herë-herë ndonjë abetare a disa vjersha të pakëndueshmëma, mirë; po, që të ketë edhe gjuha shqip gazeta të përkohëshma, shkrimtarë të rrjeshtmë edhe këndonjëtorë është gjë qi s’bëhet. Kështu ngushëllohen armiqtë në krye të punës.

Pastaj, si e panë se Albania vente duke rrojtur, se nga çdo anë u prit me gas të math, se që atë kohë e tëhu zunë të dalin më shumë libra edhe gjuha shqip mori me të vërtet një hov të shëndoshë, armiqtë pushuan së qeshuri e së përsërituri.

Lëshuan mënjanë lodrat edhe ngushëllimet e rrena.

Zunë si e si ta prishin këtë nisje përparimi të gjuhës kombiare. Belgjerë pa brekë, të bërë belgjerë die a njëditëzaj e të vajtur në Stamboll për të hyrë si spiunë; pshatarakë të trashë e të paditur, qi kujtojnë se u bënë njerëz e ut’jolluan, pse mësojtin dy fjalë edhe mveshin një pantallon në vënt të kalcave; shqiptarët e Bukureshtit, shërbëtorë besnikë të Popjedonozefit; të gjithë këta mëndjepalarët i lithnë bashkë e u munduar dy vjet, kot, për të prishur rrënjën e letrëturës shqipe.

Sa njerëz, për kundrë, ka Shqipëria qi mendojnë lart, qi kanë zëmrë të mirë dhe duan përmirësimin e tre mijunë të mjerëve shqiptarë, qi vënë nderin edhe dëshirën e së dreqtës më sipër se të gjithë e poshtëra, sa njerëz të hollë, të mirë e të mësuar ka atdheu jonë, të gjithë erthnë dreqt te ne, na thirrnë o burrani, na dhanë përzëmërim e shpresë, e rralë na mungon këshillat edhe ndihmat e tyre.

Tani, pa fjalë, dëshira e gjuhës shqip hyri në gjithë zemërat e shqipëtarëve të mësuar. Kush e mban mënt se si ndryshimin e math me kohën e tanishme. Andaj na duhet të përpiqemi ca më fort ta shpiem përpara propagandën gjuhë përndarë Albaniën, këtu e 6 muaj do të bëhet një gazetë aqë që ka për të marrë mbi mëndje të shqipëtarëve, do të jet aq e madhe për të mirën e tyre, sa belgjerë pa brekë, pshatarakë pantollanarë, shërbëtorë të Popjedonozefit, të gjithë armiqtë e shqipëtarisë, kanë për të plasur mërie.

Albania, 1899
Faik Konica
 

Love

βeℓℓe â๓e
Portreti i një aristokrati: "Një jetëshkrim i shkurtër i zotit Faik Konica"

Mabille Gennings


Faik Konica (15 Mars, 1875 - 15 Dhjetor, 1942)

Për afro 15 vjet, Faik Konica ishte Ministri fuqiplotë i Mbretërisë së Shqipërisë në Uashington. Me cilësitë e tij të veçanta, ai do të zinte një vend të merituar në qarqet diplomatike, aq sa më 1938-ën do të nderohej nga revista amerikane “The judge” me çmimin “Kapelja e lartë”. Motivacioni ishte mbresëlënës: “Për përfaqësim dinjitoz të vendit të tij, për mirëkuptim njerëzor të vlerave, për ndjenja të mrekullueshme humori, e plot veti të tjera”. Por figura e diplomatit shqiptar në SHBA, kish tërhequr vëmendjen e rretheve gazetareske me kohë. Këtë e dëshmon dhe artikulli “Një jetëshkrim i shkurtër i zotit Faik Konica”, i publicistit Mabille Gennings, botuar në gazetat e kohës si “Washington Herald” dhe “New York Journal” më 28 maj 1934. Gazetari amerikan i bën një portret tepër interesant Konicës. Ai e sjell në ditët tona për lexuesin shqiptar, zbulon disa anë të panjohura dhe na e bën më të afërt figurën e tij. Artikullin e hasa në faqet e “Diellit” të qershorit të vitit 1934, dhe kënaqësinë e zbulimit dua ta ndaj me lexuesit e gazetës, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta (15 dhjetor 1942), me përkthimin e publicistit të njohur shqiptaro-amerikan Nelo Drizari.

Nasho Jorgaqi

***

Portreti i një aristokrati

Kur Faik Konica, Ministri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, të thotë se ka qenë edhe vetë gazetar, dhe të shfaq vetëm një pjesë të vogël të shërbimeve të tij në fushën e gazetarisë.

Aty më parë shkruante kryeartikuj në Boston, në Diellin, më e vjetra gazetë shqiptare që botohet edhe tani në Shtetet e Bashkuara – një fletore (atëherë e përditshme po që më vonë është bërë e përjavshme), që nuk merret me reklama dhe kur kish më shumë se 10 mijë pajtimtarë, qe mjaft e afërt, sa me anën e fushatës, (Vatrës), mundi të mbledhë për guvernën provizore t’athershme një çerek milionë dollarësh.

Lindur në Malësin’ e jugës, në kufirin e Greqisë, i biri i një të pasuri, nga një der’ e cila në kohën e paqes shikonte punën e shtëpisë, dhe në kohën e luftës mblidhte vullnetarë, Zoti Konica, që kur ish djalosh, e dij mirë se për çfarë soj shërbimi ish destinuar, dhe studimet e tija në shkollën e jezuitëve në Shkodër dhe në Licenë Perandorike të Stambollit, i bëri duke pasur po atë qëllim parasysh. Vizita e tij e parë në SHBA, më 1909, qe për të filluar një shoqëri të përbërë prej refugjatësh: për t’i stërvitur këta me vetijat dhe qëllimin që lypte lëvizja kombëtare – një qëllim si themelonjës dhe botonjës i revistës Albania, që e kish bërë të njohur me tërë fuqinë e tij. Më 1912, ay u dërgua si delegat në konferencën ambasadoriale në London, dhe më 1926, kur u njoh independenca e kombit të tij të dashur, ku ay me zotësin e tij mundi të lerë rekorde historie në ngjarjet e zhvillimit kombëtar, u emërua Ministër në Shtetet e Bashkuara.

Në qoftë e vërtetë se ndodhja e tij këtu është një shenjë miqësie, dhe ay të siguron se ashtu është, atëherë gjithashtu është e vërtetë që trupi diplomatik i Washingtonit bëhet më i pasur n’urtësi bujare, sjellje të dëshirueshme dhe në dituri të hollë me ndodhjen e tij këtu. Kjo na çon ndoshta te një problem i rëndë, që të dallosh si munt të shquhet njeriu si njeri nga ministri. Ndoshta qëndrimi më tipik i zotit Faik Konitza është urtësia e hijshme, siç dëshmohet qartazi prej sjelljes së tij simpatike, prej dashurisë së tij për të bukurën e vërtetë dhe prej zemërgjerësisë natyrale të tij.

Me fjalë të buta dhe plot gjallësi, më sjellje krejt natyrale në qarke shoqërore, ay është pritës i mirë si zot shtëpie dhe mysafir gazmor. Sapo ka kaluar nga mosha 55, i veshur mirë e i pamartuar, ay është kurdoherë i mirëseardhur si vizitor në sallonet shoqërore të qytetit tonë.

Gjithashtu mund të ketë në raste të këtilla edhe muzikë, muzikë hutonjëse që del nga një gramafon i rrallë, me një megafon të madh që të zë syri sapo hyn në odën e mirë të tij, q’është në katin e dytë të hotelit Mayflower. اpikja e një shkencëtari ingliz, orët e shumta e të rënda që i kushtonte në nj’odë shkence, nuk pajtoheshin me dashurinë e tij përmuzikën, ku istrumenti i bërë me dorë ka mundur të çdukij zëra të çjerra, duke lënë vetëm muzikë të kulluar. Nuk do të gjesh radio te ministri i Shqipërisë, ndonëse nga koha në kohë i kanë prurë tri, për arsye që nuk varen vetëm nga zëri i kulluar i muzikës. Ay rrëfen se sa mërzitet kur dëgjon lloj lloj reklamash me anën e radios. Kënaqësinë më të madhe, përveç kur ka pranë miqt’ e tij, ministri e ndjen kur këndon libra me biografira dhe shënime kronologjike, që zgjeth nga biblioteka e tij, e cila ka më shumë se 1200 libra dhe është nga më të plotat. Sa për stërvitjen e trupit për të mbajtur shëndetin e tij, i pëlqen që të ecë më këmbë. Në kohën që harxhon duke luajtur golf, rreth e rrotull luadhit, siç thotë vetë, njeriu mund të këndojë një libër ose mund të fjaloset me miq, dhe kështu që ay ecën me këmbë dy ose tri mila në ditë. Gjellët ia servirin nga restauranti i hotelit, ndonëse ka një kuzhinë më vete ku rri, se e urren afshin e gjellëve, si dhe erën e mirë të kafesë. ثshtë një nga mendimet e tija, që gjella ka shije të vërtetë kur nuk të nget as “qiellëzën, as hundën”. ثnda e tij është sqimatare. Ay nuk pranon të ngrëna që kanë mbetur shumë kohë në akull, pula që janë therur më shumë se disa orë më parë se të shtrohen për të ngrënë, ushqime deti që nuk janë peshkuar atë çast nga ujët. Atij i pëlqen të hajë pas bukës drethëza të goditura me ajkë, dhe të vëna në pjatë mi kulaç të grynjë. Për sa u përket të pirave dhe mëzeve ay nuk munt të quhet njohës i vogël. Përveç gjërave të tjera, ato q’urren më shumë janë pijet e përziera e të forta (kokteils) dhe shampanja e lehtë. Ay do më shumë verat që quhen Sherry, Burgundy dhe Rihne. Kjo e fundit i mbarohet më shumë se të tjerat, sepse shumë nga miqt e tij kanë po atë shije që ka dhe vetë. Një zotni që më parë pëlqente skoç, më shumë se çdo lloj uiski, tani zgjedhe si më të mirin rye, se kjo pije mban nj’erë t’ëndëshme, veçanërisht rye-i që bëhet në shtetin Kentucky dhe është i shtënë në botile që në kohën e Luftës madhe. Rrobat e tij janë gjithmonë të kaltërta (kaltërsi e thellë që duket pakës si e zezë), të murme ose të zeza, dhe me çdo palë ka porositur dhe një pallto të madhe të bërë gjithë nga ajo plaçk’ e rrobave që shkon me to. Të porositura nga Londoni, plaçkat e tija dallohen për hollësira origjinale. Palltot e vogla nuk kanë vrimë volutash në çipin e jakës poshtme, mi gjoksin, të bëra me qëllim që të mos u japë rast grave që mund t’u teket ti ngulin ndonjë lule. Palltot janë pa xhepa të jashtme për shami, sepse ay e quan zbukurimin si një send jashtë rregullave të shëndetit. Pantallonat e tija nuk janë të kthyera mi qafën e këmbëve, po për këtë arsye. Këmishët, të cilat ia bën sipas porosisë një këmishëbërës i Londonit, nuk kanë volte të dytë në qafën e mëngëve, se ay ngul këmbë që nuk janë të nevojshme.

اuditërisht për një burrë që ndjen të këtillë dashje ose mosdashje të mprehtë, adhurimi i ministrit të Shqipërisë për bukurin’ e grave është kryesisht konservativ. Pamja e një gruaje, siç thotë, duhet kurdoherë të jet’ në shkallë të dytë ose pas personalitetit të saj tërheqës. Në mes një numri të madh mikeshash q’e adhurojnë, ay çmon më tepër ato me mençuri të jashtëzakonshme, dhe ato nga të cilat qëndron lark – ne mund të përdorim një frazë kaq t’ashpër kur flasim për një zotni t’urtë – ka të ngjarë të jenë nga tipi i çqetësuar me gjallësi si të lozonjares. Mbi veshjen e grave amerikane ministri Konitza nuk thotë gjë sendi tjetër – pothuaj se asgjë – përveç fjalëve lëvdonjëse. Ato kanë përdorur fuqin’ e mendjes dhe i kanë bërë modat e botës më të hijshme dhe më artistike, duke ngulur këmbë për moda pa salltanete. Tani do të qe më mirë sikur të mos mbanin këpucë me thembra të larta, duke pëlqyer në vent të tyre opinga të qëndisura e të bukura! “Gjer me një pikë, ashtu po bëjnë”, i thashë dhe ay m’u duk sikur mbeti i kënaqur. Tani në dëshironi të mësoni se ç’kuptim ka emri i parë i tij, i cili, meqë bie fjala, për miqt’ amerikanë të tij është vetëm “Frano”, mund t’ju them që zë vendin e emrit “Augustus”. Se ç’kuptim ka emri Augustus, jam i sigurt q’as unë nuk e di.

_____

Shënim i redaksisë: Në foton ilustruese Konica në një aktivitet të "International and Comparative Law American Bar Association" në Hotelin Mayflower. Bashkë me Konicën janë A.W. Gullion, gjeneral-major dhe Frederick Wm. Wile, sekretar gjykate i njohur.

Foto nga arkivat e Bibliotekës së Kongresit Spring luncheon meeting. Washington, D.C., May 10. Meeting of the section of International and Comparative Law American Bar Association was held here today. Caught by the camera as they came out of a huddle were, left to right: Faik Konitza, Albanian

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Faik Konica



Faik Konica

ANADOLLAKU Nث MESALLE

Ka ndenjur si nje ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf;
S`ka kohe te flase
Hedhe sa te pelcase:
Llop nje bakllava,
Llop nje hallva,
Llop nje revani,
Llop muhalebi.
Therret:-Hic jemedum!
– O burra, bre dudum!
Kerkon nje syltjac,
Porosit nje kulac,
Rremben nje bugace,
– Te rrembec nje kapace!
Te tere per nje darke,
Te tera ne nje barke!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e ze gjumi.
Neser kur te zgjohet
E, me “bismil-lah”,
Prape pilaf
E prap hoshaf.
“Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!”
More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, te rente pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem ne nje kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del.
 

Hera

Moderatorë
HELENA E TROJES

N Trojë, nga maja e një kulle të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon
posht nënë murët luftën që lufton
Menella syzi me Parin flokartë;

Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë
Zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndrron,
E stolisur si ditën që hipi në fron.
Kur vajti nus’e re nga Amykla në Spartë.



Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar
Goditin me sulm për të mundur e për të vdekur
Gjëmojnë duke uar zërin në qiell.

Gjaku u ka hyrë faqe e duar
Kordhë më kordhë, hekuri me hekur
Perpiqen, tingëllojnë, shkëlqejnë në diell.
 
Top