• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Filozofia dhe Feja: Cili është dallimi?

Faith-Reason-Sign-296x300.jpg


Artikull nga Pierre Poulain

Kur shkruaj artikuj, zakonisht zgjedh ndonjë ngjarje të lajmeve për ta komentuar. Sot nuk do të shkoj pas këtij vesi, kam vendosur mos të komentoj një ngjarje, por një eksperiencë personale e cila ka ndodhur gjatë kohës kur unë po jepja mësim.

Kishim seminar një ditor, me ushtrime teorike dhe praktike mbi filozofinë dhe udhën drejt urtisë, dhe gjatë këtij seminari u pergjigja disa pyetjeve. Njëra prej pyetjeve ishte: Cili është dallimi mes filozofisë dhe fesë?

Duhet ta them që gjëja e parë që më shkoi ndërmend është se përgjigjja është e thjeshtë…. por në të vërtetë, nuk ishte. Dhe sa më shumë që mendoja për të, ndjeja se do të ishte interesante të zhvilloja një përgjigje në formen e një artikulli të shkurtër… pra ja ku jemi.

Çfarë është Mistika?

Fillimisht, duhet ta përkufizojmë Mistiken. Mistika mund të përkasë në origjinën e ndjenjës fetare, por në të vërtetë nuk i përket as Fesë, as Filozofisë: i përket vetvetes. Perjetimi mistik gjithmonë është një përjetim personal, është zgjimi i vetëdijes te “diçka” që ekziston përtej të dukshmes.

Në këtë aspekt, mistika është ajo që në të vërtetë bën dallimin në mes njeriut dhe kafshëve. Shumica e kafshëve mund të ndjejnë një ndodhi – si tërmetet – ose një ndjenjë njerëzore më fort dhe më mirë se sa njeriu. Por ato nuk mund të imagjinojnë një rafsh tjetër të realitetit – atë që ne e quajmë të padukshëm, shpirtërorin – në mënyrë që të krijojnë një raport me të. Njeriu mundet.

Përjetimi mistik i lejon njeriut që të futet në një rafsh të ri të realitetit, dhe nga kureshtja apo nga nevoja ai mund të zgjedhë ta zbulojë atë përmes Fesë, Filozofisë… apo edhe të dyjave.

Kur është prezente përbrenda sistemeve fetare, mistika sjell nevojën e shfaqjes të së vërtetës e cila shtrihet përtej institucioneve ortodokse. Kjo është arsyeja se pse të gjitha fetë kanë një raport të paqartë me Mistikët e tyre… ata i shohin me lakmi dhe mosbesim në të njejtën kohë; sikurse Hassidimët ne Hebraizëm, Sufitë në Islam, apo dhe Gnostikët ne Krishterim.

Përjetimi mistik lejon zbulimin e sekretit, por jo për t’ua vërtetuar të tjerëve. Kjo lejon kërkuesin të arrijë gjendje të reja dhe më të larta të vetëdijes dhe të eksperimentojë me një diapazon më të gjërë të përvojave jetësore të bazuara në zhvillimin e funksioneve të reja siç është imagjinata, intuita, dallueshmëria e pastërt, e cila potencialisht ekziston te çdo njeri.

Përjetimi mistik është i mundur kur potencialja konkretizohet. Fernando Schwarz shkruan: “Duhet ti pushtojmë këto gjendje të vetëdijes në mënyrë që të bëhen tonat, dhe ne me ato mund të jetojmë vetëm nëse nuk përpiqemi ti kuptojmë.”

Mistika dhe Feja

Përjetimi fetar është rënjësisht i bazuar te besimi, dhe jo te përvetësimi i dijes. I mbledh burrat dhe gratë rreth besimit të njejtë dhe parimeve më të larta, që mund të jetë Zoti – siç është në fetë Monoteiste – Perëndi apo Perëndesha, por gjithashtu ide apo virtyte, si te një kult i paraardhësve. “Kjo shpjegon se pse është e mundur të konisderojmë se ka pasur fe pa Perëndi.” (Jacqueline Vallont, Le Livre des Religions – 1989 – Ed. Gallimard, France)

Mistika është prezente kur e konsiderojmë aspektin “brendësor” – ose psikologjik – të fesë. Është në marrëdhënie me besimin personal të besimtarit, dhe mund të konsiderohet vetëm nga vëzhguesi i jashtëm, si diçka subjektive.

Por për të kuptuar fenë, duhet gjithashtu të marrim parasysh një aspekt më të “jashtëm”, ose sociologjik, ku feja bëhet një institucion i cili ka për qëllim nderimin e Zotit – ose çfarëdo arketip më të lartë të pranuar – përmes ritualeve dhe ceremonive, dhe ti ruajë Dogmat të miratuara nga besimtarët.

Edhe një here, dua të theksoj se një fe mund të ekzistojë pa besim në Zot. Sikurse Shwarz shkruan, “Një fe nuk është e përkufizuar nga nocioni i Zotit, por nga koncepti i të Shenjtës.”…

Dhe e “shenjta” është niveli i vetëdijes njerëzore e cila na lejon të jemi të lidhur me Arketipet.

Kështu, mund të themi se feja – cila do që është ajo – nuk e ka ekskluzivitetin mbi të Shenjtën, as dhe monopolin mbi raportin e saj me njeriun. Një fe administron përjetimin mistik dhe jep kornizë, një ambient ku përjetimi mistik mund të zë vend dhe të përsëritet. Por nuk lejon një reflektim në këtë eksperiencë.

Mistika, Feja… dhe Filozofia

Bertrand Vergely, filozofi Francez shkruan: “Filozofia nuk është shkëncë, as fe po as jeta vetë, por është e domosdoshme të “jetë.” Ky raport paradoksal permbledh rëndësinë etimologjike të fjalës: Dashuri ndaj dijes. Të jesh i Urtë është të dish si të luftosh injorancën. Të jesh i urtë është gjithashtu të jesh i aftë të kontrollosh epshet (…) Kur njeriu arrin kontrollë të tillë mbi veten, ai lejon njeriun e vërtetë që është i fshehur brenda tij të lartësohet, i cili njeri është i lirë nga injoranca dhe dhuna.” (“La Philosophie”, Ed. Les Essentielle, France)

Duke vazhduar fjalët e Vergely-t, do të them se të jesh i urtë është gjithashtu të jesh i aftë t’i orientosh gjitha aktivitetet njerëzore: shkencën në drejtim të së Vërtetës, artin në drejtim të së Bukurës, dhe Mistiken – ose përjetimin e të Shenjtës – në drejtim të së “Drejtës”, të së “Mirës” ose “Etikes”.

Në këtë mënyrë, Filozofia mbron fenë nga Fanatizmi dhe Esktremizmi. Le të shohim përse…

Në çdo fe, Zoti është kuptuar si Qenia më superiore për njerëzimin, qenie pa fillim apo fund, qe mund të ketë lidhje direkte me ata të cilët i ofrojnë lutjet dhe sakrificat e tyre. Në këtë raport, roli i njeriut është t’i bindet vullnetit hyjnor – në mënyrë direkte, ose përmes një ndërmjetësi special, si klerik, ose përmes shpalljes, siç janë librat hyjnorë si Torahu (Tevrati). Duke bërë kështu, duke respektuar urdhërat e Zotit, njeriu do të përfitojë nga mbrojtja e Zotit. Kështu, për besimtarin, menyra e mirë dhe e duhur përbëhet nga bindja ndaj një autoriteti të jashtëm.

Zoti i Filozofëve është ndryshe… këtu nuk e gjejmë konceptin e një “Zoti personal”, Zot i një Kombi apo Zot i një Fisi. Në vend të një “qenieje superiore” do të gjejmë konceptin të lidhur me idenë e Ligjit Universal, siç është Dharma në Indi, Theos në Greqi, ose Maat në Egjiptin e lashtë. Mund të themi se ajo që ka rëndësi për filozofin është Ligji, dhe jo aq shumë krijuesi i Ligjit.

Kjo na sjell te ajo që mund të jetë diferenca kryesore në mes Fesë dhe Filozofisë: regullat etike dhe morale të një filozofi nuk janë të ndjekë një obligim të jashtëm, por janë të lindura nga nevoja e brendshme, ose “vetjake”, rezultat i përvojës – përfshi këtu dhe përjetimin mistik – dhe nga zhvillimi i vetëdijes e cila dalngadalë arrin pjekurinë me kohë. Filozofi duhet të ndjekë zërin e vet të nevojës Etike, “Zerin e Heshtjes” së tij siç ndonjëherë quhet në Lindje… jo zërin e jashtëm të Zotit.

Kështu filozofi nuk duhet vetëm të lutet që ta nderojë “Zotin” e vet… i vetmi kult i pranuar që mund të ndjekë është të veprojë në çdo situatë, në çdo vend dhe në çdo kohë, në mënyre etike dhe morale në pajtueshmëri me Dharma-n, Theos-in, ose Maat-in… cilin do emër që ne zgjedhim për t’iu referuar asaj që konsiderohet si Ligj i Natyrës.

Kjo është një Udhë e vështirë. Udhë ku njeriu mund të bie dhe të ringrihet përseri, dhe të bie dhe të ngrihet… duke bërë përpjekjen për të gjetur të Vërtetën dhe ta Jetojë atë do të jetë gjithmonë më e vështirë se “të bësh atë që të është thënë të bësh.” Por është një Udhë e cila të çon drejt Urtisë, dhe ata të cilët kanë filluar ta ecin, ngadalë bëhen Udha vetë, duke u bërë e pamundur të heqësh dorë.

Mistika, Feja, Filozofia… Dhe Universalizmi

Filozofia vetëdijes i jep dimension universal, që është zotësia e moskufuzimit të vetës vetëm në një aspekt të realitetit – ose të Vërtetës – por të integrojë të plotën. Kështu e vërteta e filozofit gjithmonë do të jetë një e vërtetë Universale, ligj i përgjithshëm i cili vlen për të gjitha aspektet formale, dhe jo gjë e zbatueshme vetëm me një formë specifike, siç është një fe, një kulturë, një fis…

Në të vërtetë Filozofia dhe Feja nuk e kundërshtojnë njëra tjetrën, por qëllimi i tyre është që ta plotësojnë njëra tjetrën. Feja pa Filozofi nxit rrezikun që çon në një të vërtetë specifike – që është jo Universale – të vërtetën e një grupi, ose të një përjetimi mistik individual, i cili do të jetë në kundërshti me të Vërtetat e individëve dhe grupeve tjera. Kjo, në esencë, mund të jetë vetëm hija e së Vërtetës. Fanatizmi fetar shfaqet nga mungesa e vetëdijësimit mbi universalen, të cilën e bart filozofia. Filozofia pa mistikën çon në kufizimin e realitetit vetëm te e dukshmja, duke e transformuar Dashurinë ndaj Dijes në një ushtrim intelektual i cili nuk është i aftë ta gardhojë ndërlikueshmërinë e realitetit njerëzor dhe universal: harmoninë mes të dukshmes dhe të padukshmes, të përkoshmes dhe të përjetshmes.

Në sintezë, nuk mund ta krahasojmë Filozofinë dhe Fenë. Përjetimi mistik është prezent në udhën Filozofike, siç është edhe te Feja. Por synimi i Filozofit është që më tepër ta kuptojë përvojën mistike në mënyrë që të arrijë transformimin e vetëdijes, të bëhet një me “hyjnoren” në brendësinë e tij, në vend se të takojë një Zot të jashtëm.

Siç Platoni ka shkruar: “Njeriu është Perëndi… por ai e ka harruar atë.”

Përkthyer nga:
Agon Ajrullahu


wordpress.com
 

Komentet

Gjindem diku mbrenda ne kete teme Lev :)
Filozofia lind dhe zhvillohet sipas kultures se popullit ku ai jeton. Kur dolen nga Arabia beduinet duke sunduar vendet bizantine dhe latine, u perplasen perballe nje filozofie qe nuk ju perkiste askund. Nga shek. 10-12, qe ndryshe quhet "perjudha e arte islame" ishte perjudha e perkthimeve masive te literatures greke kryesisht ne latinisht por edhe ne arabisht. Vlen te citohet ketu Averroe'. Kjo perjudhe eshte objekt diskutimi edhe sot nga historianet, pasi disa ja detikojne kesaj epoke si merite luminizmit europian te shek 12.
Ne fakt, ishte pikerisht pamundesia e pershtatjes se kesaj filozofie greko-bizantine me ate islame-arabe qe ata ta braktisin kete forme mendimi filozofike. Aty jane edhe sot.
Permbledhja, sipas meje, eshte qe cdo forme mendimi i pershtatet vendit dhe kultures se popullit ne ate territor ku ai banon.
Per c'thashe me siper eshte nje liber qe flet mbi literaturen greke te futur ne perjudhen e sundimit arab ne Spanje.
20200109_160846.jpg
 
Andaj kot nuk ndahen fete. Fe qiellore dhe fe qe jane pjelle e mendjes se njeriut. Andaj, thenje se nje fe mund te jetoje pa zot, ben pjese ne kete kategorine e fundit.
 
Kush ka info per Scientology ?
Na sillni dicka konkrete dua te mendoj qe Tom Cruise nuk eshte vetem aktor I zoti por dhe person I mencur.
 
Ndryshe nga feja, filozofia nuk ben si e verber ndaj fakteve shkencore dhe logjikes. Nuk thote “keshtu i tha zoti ketij profetit, dhe mos dyshoni te asnje fjale!”.

Filozofia as nuk perpiqet te terrorizoj duke kercenuar me torturat me cnjerezore te imagjinueshme (ne ferr) nese nuk nenshtrohesh, por perpiqet te bindi vetem me fakte dhe logjik (ne varesi te aftesise se filozofit sigurisht).

Filozofia perpiqet te kete edhe nje fare koherence ne vete-vete. Ndersa feja jo. Thote se zoti eshte i plotfuqishem, por djallin e lejon se duhet t’ia ngeci dikujt pergjegjesine per gjerat e keqia. Nese eshte i plotfuqishem, elimino ligesine... Thote se zoti te do, dhe ai krijoi gjithcka, por i shmanget shpjegimit pse ekzistojn viruse, bakterje, lloj lloj semundjesh deri te kanceri qe te tret te gjalle... Thote, ose le te kuptohet, se duhet besuar te nje krijues per ndryshe zanafilla e ekzistences s’ka kuptim; por i shmanget pyetjes qe lind nga po e njejta logjik: po zotin kush e krijoi?!
 
Redaktimi i fundit:
Ne komentin me siper, me filozofi e kam fjalen per versionet moderne dhe me standarte shkencore, sic eshte ekzistencializmi. Ka edhe rryma filozofike me mangesi logjike dhe probleme te tjera te kesaj natyre.
 
@Arfenilla, s’ka asgje per te qeshur te hipokrizia morale qe perpiqet te justifikoj shmangien e pergjegjesise per semundjet si kanceri apo per djegie femijesh mosbesimtar ne ferr nga nje zot qe gjoja n’a do...
 
@Arfenilla, s’ka asgje per te qeshur te hipokrizia morale qe perpiqet te justifikoj shmangien e pergjegjesise per semundjet si kanceri apo per djegie femijesh mosbesimtar ne ferr nga nje zot qe gjoja n’a do...
Pse ke dyshime se nuk na do zoti!!!
Zoti ka then..nuk ka smundje se nuk e ka ilaqin.(perveq vdekjes).po ti meso ,studjo gjeje ilaqin dhe shero..nese do na vinin gjitha ne tabaka..ne do ishim parazit.
Pak te duket ty krijimi yt a!!!??veq pak analizoje cdo gje ne veten tende dhe do jesh falenderues per gjith jeten ati Zotit se ti ke kriju dyshime ..se gjoja nuk na don.
 
Pse ke dyshime se nuk na do zoti!!!
Zoti ka then..nuk ka smundje se nuk e ka ilaqin.(perveq vdekjes).po ti meso ,studjo gjeje ilaqin dhe shero..nese do na vinin gjitha ne tabaka..ne do ishim parazit.
Pak te duket ty krijimi yt a!!!??veq pak analizoje cdo gje ne veten tende dhe do jesh falenderues per gjith jeten ati Zotit se ti ke kruju dyshime ..se gjoja nuk na don.
E kam lexuar deri ne detaj dhe analizuar ekzistencen - perfshi fene si alternativ shpjeguese - deri ne kufijt e asaj qe perballon shpirti njerezor. Je ti ai/ajo qe i shmangesh arsyetimit! Si n’a do zoti kur toleron vuajtje monstruoze sic eshte tretja nga kanceri?! Ke pare ndonjehere pacient qe vuajn nga keto lloj semundjesh? Si mund te besh te verbrin ndaj ketyre fakteve?! Apo do thuash “eshte sprove/test”?! Jo jo... nje test i atille do ishte vepra e nje mendje me te semure se nazistet me psikopat qe eksperimentonin me femijet duke u prere dhe ngjitur gjymtyre...
 
Redaktimi i fundit:
Pse ke dyshime se nuk na do zoti!!!
Zoti ka then..nuk ka smundje se nuk e ka ilaqin.(perveq vdekjes).po ti meso ,studjo gjeje ilaqin dhe shero..nese do na vinin gjitha ne tabaka..ne do ishim parazit.
Pak te duket ty krijimi yt a!!!??veq pak analizoje cdo gje ne veten tende dhe do jesh falenderues per gjith jeten ati Zotit se ti ke kriju dyshime ..se gjoja nuk na don.
Hmm shikoje situaten nga syte e dikujt qe e ka perdhunuar prindi, e kane shitur ne burre ne moshen 9 vjec, etj etj e do kuptosh pse ka njerez qe mendojne se Zoti nuk i do.
 
Un them se zoti thot..nuk ka semundje se nuk ka ilaq(sherim)perveq vdekjes..ti prap i bjen fyellit ne nje vrim🤔edhe tbc ..dikur ishte semundje e pa sheruar..si kanceri..po sot jo..kush e gjeti ilaqin!njeriu duke studju ..zoti krijoi zjarrin po krijoi dhe ujin per ta fik..
Zoti asgje keq nuk ben ase nuk ka kriju asgje rastesisht..cdo gje ka nje add..tani i mbetet ne dor njeriut se si don ta menagjoi cdo gje..
Fajtor per semundje e per cdo fatkeqsi eshte vete njeriu..vallahi veq ndalu mendo pak ,matematik e thjesht eshte..
Ps..shiko rastin me fresket ne australi ...mos zoti eshte fajtor per zjarrin e me mija hektar pyje e kafsheve te pa fajshme.
 
Redaktimi i fundit:
Nuk fola per semundje Arfe, te mos keqkuptohemi, ama perderisa nuk i perjetojme disa gjere e kemi veshtire t'i kuptojme.
 
Hmm shikoje situaten nga syte e dikujt qe e ka perdhunuar prindi, e kane shitur ne burre ne moshen 9 vjec, etj etj e do kuptosh pse ka njerez qe mendojne se Zoti nuk i do.
Para situatave te tilla njeriu,per nje kohe edhe e humb besimin dhe kontrollen mbi krijusin..eshte dhimbja ajo se e devijon..Por me kohe kur ti analizoj mir gjerat..do e kuptoi se ishte gabim ..
Moster prind nuk lindesh ,po behesh..
 
Përqendrohu te Dianetika më mirë (si pjesë e Scientology) pasi ke interesim....

Tema: të dyja janë infektim viral i trurit. Nuk gjendet medikament mjekues, po pate imunitet të dobët.

p.s. mos çaj kokën! do thoshte @Tiku :lol:
nuk kam interes absolutely per Scientology kam interes per Tomin lol
 
Un them se zoti thot..nuk ka semundje se nuk ka ilaq(sherim)perveq vdekjes..ti prap i bjen fyellit ne nje vrim🤔edhe tbc ..dikur ishte semundje e pa sheruar..si kanceri..po sot jo..kush e gjeti ilaqin!njeriu duke studju ..zoti krijoi zjarrin po krijoi dhe ujin per ta fik..
Zoti asgje keq nuk ben ase nuk ka kriju asgje rastesisht..cdo gje ka nje add..tani i mbetet ne dor njeriut se si don ta menagjoi cdo gje..
Fajtor per semundje e per cdo fatkeqsi eshte vete njeriu..vallahi veq ndalu mendo pak ,matematik e thjesht eshte..
Ps..shiko rastin me fresket ne australi ...mos zoti eshte fajtor per zjarrin e me mija hektor pyje e kafsheve te pa fajshme.
I bje TI fyellit ne te njejten vrime duke recituar brrockulla, jo une.

Vazhdon me qendrimin tend MONSTRUOZ... A je ne terezi kur shkruan se zoti c’do gje e ka bere per nje arsye, mbasi une te permenda semundje si kanceri. Si s’te vjen turp qe shprehesh keshtu?! A duhet te pranoj une se ka ndonje fare drejtesie ne vdekjen e te afermve te mi nga kanceri?! Zgjidhi me me kujdes mendimet qe shpreh - mos shkruaj brrockulla!
 
E kam lexuar deri ne detaj dhe analizuar ekzistencen - perfshi fene si alternativ shpjeguese - deri ne kufijt e asaj qe perballon shpirti njerezor. Je ti ai/ajo qe i shmangesh arsyetimit! Si n’a do zoti kur toleron vuajtje monstruoze sic eshte tretja nga kanceri?! Ke pare ndonjehere pacient qe vuajn nga keto lloj semundjesh? Si mund te besh te verbrin ndaj ketyre fakteve?! Apo do thuash “eshte sprove/test”?! Jo jo... nje test i atille do ishte vepra e nje mendje me te semure se nazistet me psikopat qe eksperimentonin me femijet duke u prere dhe ngjitur gjymtyre...
thone qe ke bere keq dhe gjen keq that’s gods punishment
Shpjegim budallenjsh
 
I bje TI fyellit ne te njejten vrime duke recituar brrockulla, jo une.

Vazhdon me qendrimin tend MONSTRUOZ... A je ne terezi kur shkruan se zoti c’do gje eshte per nje arsye, mbasi une te permenda semundje si kanceri. Si s’te vjen turp qe shprehesh keshtu?! A duhet te pranoj une se ka ndonje fare drejtesie ne vdekjen e te afermve te mi nga kanceri?! Zgjidhi me me kujdes mendimet qe shpreh - mos shkruaj brrockulla!
Teknikisht nese do mbeshtesim Arfenillen qe thote ka sherim per cdo gje..i bie qe njeriu duhet te zhvilloje talentet qe i ka dhene Zoti ,🤔
 
Teknikisht nese do mbeshtesim Arfenillen qe thote ka sherim per cdo gje..i bie qe njeriu duhet te zhvilloje talentet qe i ka dhene Zoti ,🤔
Dhe teknikisht justifikon dhimbjet monstruoze te vuajtura nderkohe qe ne perparojm drejt atij momenti utopik.
 
Top