Fjalimi i Mark Markut grisi fasadën e spektaklit të Bashës

mark-marku.jpg

Nga njëra anë, pa ndërhyrjen e Mark Markut, Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD-së do të kishte qenë një paradë vaniteti, ku parakalimi i fustaneve të deputeteve të ardhshme do të mbushte kronikat rozë, ndërsa fjalimet bajate të figurave të njohura do të pushtonin titujt e faqeve opozitare.


Por nga ana tjetër, qëndrimet që mbajti deputeti i Lezhës e nxorën krejt bllof fjalimin e lodhshëm, të stërgjatur dhe pa bosht të Lulzim Bashës. Mjafton që ata që kanë pasur nerva për ta ndjekur këtë shfaqe politike në pik të verës, te kenë marë mundimin të krahasojnë dy qëndrimet, ato të Markut dhe ato të kryetarit, për të kuptuar se sa bosh ishte ky i dyti.


Basha zbriti në skenë me një fallcitet absurd, i shoqëruar nga një zë i panjohur, gjysëm mashkulli gjysëm femre, që i ulëriste sallës emrin e tij. Ky ceremonioalitet i tepruar, që mund të bëhet gjatë fushatave me kundërshtarët politikë ishte krejt i pavend, në një bashkëbisedim me familjen tënde politike. Ai shprehte vullnetin për ti’u imponuar të tjerëve me anë të formës dhe jo të ideve.

Por edhe idetë mungonin tërësisht në fjalimin e Bashës. Nëse dikush do ta dëgjonte thjeshtë në audio dhe pa figurë, tek fliste për vdekjet e shumta nga pandemia, për cinizmin qeveritar me pasojat e tërmetit, për korrupsionin galopant, për lidhjet me krimin, për blerjen e votës, mund ta kishte ngatërruar me çdo fjalim të ngjashëm të para 25 prillit. Akoma dhe më tej, ai mund të dukej si një tekst i kopjuar nga koha e çadrës, nga periudha e djegjes së mandateve, sepse përsëriste të njëjtat motive. (Shihe ketu https://fb.watch/6OOVTbR-2a/)

Me përjashtim të konceptit se humbja i bën partitë më të forta, që është shndruar në anekdodën qesharake të studiove televizive, Basha nuk tha asgjë. Ata që prisnin të dëgjonin se si duhet reaguar ndaj një diktature në instalim e spiër, mbetën të zhgënjyer. Ata që donin të dinin se ç’rrugë duhet ndjekur tani që Rama ka fituar tre beteja elektorale rradhazi, dhe fiton edhe sa të dojë të tjera në vazhdim, me sistemin kriminal që ka ngritur, nuk morën përgjigje. Ata që ishin kuriozë se si duhet të ndryshojë PD në këtë situatë të jashtëzakonshme u bënë pre e monotonisë që vazhdon prej tetë vitesh.

Fjalimi i Bashës ishte ai i një burokrati tipik, që bën korrektesisht detyrat e shtepisë brenda orarit zyrtar, por nuk ka as imagjinatën për të prodhuar zgjidhje dhe as forcën për ti vënë në jetë ato. Ai karakterizohej nga banaliteti për të servirur si normale, një situatë krejt anormale.

Gjithçka do të kishte shkuar fjollë, demokratët do të ktheheshin në shtëpi të ushqyer si gjithnjë me të njëjtën lugë të zbrazët, sikur para tyre mos kishte klithur zëri i vetmuar i Mark Markut.

Ai e grisi perden e këtij kuvenbdi fasadë. Ai u distancua nga ky normalitet i remë. Ai denoncoi një opozitë që shërben si dekor i regjimit dhe që është bërë pjesë e një kaste, ku demokracia e brendëshme ka vdekur, ku aftësia për ti folur krejt shoqërisë është shuar, ku forumet janë servile dhe jo vendimarrëse.

Pra, qëndrimi i tij ishte ndryshimi i ekuacionit për një parti që është zhytur në letargji. Fitorja e tretë e Ramës do një lloj përgjigje të reja nga sa është provuar deri më tani dhe kjo nuk mund të bëhet me të njëjtën rrugë që di të propozojë Basha. Prandaj Mark Marku hodhi idenë e rithemelimit të PD-së mbi baza krejt të ndryshme.

Fjala e tij kishte kuptim pasi ajo nuk u bë as në kontekstin e rivalitetit me kryetarin, as me ambicien për ti zënë vendin atij. Madje ai ka qenë mbështetës i Bashës edhe në zgjedhjet e fundit, ndaj dhe propozimet i ngjajnë një shqetësimi real për të mirën e opozitës.

Por në fakt, me mënyrën se si foli dhe duke u krahasuar me qëndrimet amorfe të Bashës, Mark Marku i la një hije të madhe këtij kuvendi fasadë: ai e bëri shumëkënd të ngrejë pikpyetjen: Edhe në rastin hipotetik që PD mund të transformohej realisht, a është kryetari zyrtar, njeriu i aftë dhe i zoti që mund ti prijë atyre?

Në këtë prizëm, ndonëse nuk vihhet në dyshim qëllimi i iluminuar për të ndihmuar PD- në, Marku i nguli Bashës thikën më të helmët, që për vendin dhe kohën kur u bë, kishte një forcë më të madhe sesa ato që i vijnë nga armiqtë e tij.

©Lapsi.al
 
Ky me shume e ka inatin me Berishen qe flet kshu se sa me Bashen ne fakt, fundja mire ben se per ti shpetuar etheve te "non grata" e lejuan te "ringjallet" edhe nje here ne PD Berishen.
Fati i Rames per te ndejtur ne pushtet derisa te vdese.
 
Top