• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragmente te perzgjedhura

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Lejo që gjërat të thyhen
mjaf këmbëngule për t’i mbajtur ngjitur.
Lejo që njerëzit të nxehen
Lejo të të kritikojnë,
reagimi i tyre nuk është problemi jot.
Lejo që gjithçka të bjerë,
dhe mos u shqetëso për “më vonë”.
Ku do të shkoj?
Çfarë do të bëj?
Askush nuk ka humbur kurrë rrugën,
askush nuk ka mbetur pa strehim.
Ajo që është përcaktuar për të ikur,
do të ik gjithsesi.
Ajo që duhet të qëndrojë, do të qëndrojë gjithsesi.
Shumë sforcim nuk është kurrë një shenjë e mirë,
shumë sforcim është shenjë konflikti me universin.
Marrdhënie
Punë
Shtëpi
Dashuri e miqësi të mëdha
Dorëzoja gjithçka tokës dhe qiellit,
vadit kur të mundesh, lutu dhe kërce,
por pastaj lejo që të lulëzoj ajo që duhet,
e që gjethet e thara të shkëputen vet.
Ajo që largohet, lë gjithmonë hapësirë për gjëra të reja:
“Janë ligje universale “.
Dhe mos mendo kurrë se nuk do të ketë më asgjë të bukur për ty,
vetëm të duhet të mos t’i mbash më ato që duhet të shkojnë.
Vetëm kur udhëtimi yt të ketë mbaruar,
atëherë do të mbarojnë edhe mundësitë,
por deri në atë moment,
lejo që gjithçka të bjerë,
lejo të shkojnë,
lejo të jetë.

Claudia Crispolti
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Kur je me cdokend, pervec meje
ti je me askend
Kur je me askend , pervec meje
ti je me cdokend
Ne vend qe te rrish kaq i lidhur me cdokend
behu cdokush
Kur shumohesh kaq shume , ti katandisesh ne asgje
Zbrazesh

Rumi
 

Rania

⛔ OFF
Esenini
***
Mos më shih kështu me qortim
Nuk e fsheh jo, përbuzjen për ty,
Por edhe s'ngopem me tëndin vështrim,
Me dredhinë që fsheh n'ata sy.

Ti më dukesh e çiltër, e drojtur
Dhe me gëzim më mbush kur të shoh,
Porsi dhelpra kur shtihet e ngordhur
Dhe gallofët i kap ashtu osh.

E po, kapmë, nuk trembem aspak.
Zjarri yt veç mos shuhet, platitet.
S'je e para dhe nuk janë pak,
Që mbi akullin tim përpëliten.

Nuk të dua, e dashur, ty, jo,
Je jehonë dhe hije e largët,
Përmbi sytë e tu po shikoj
Sy të tjerë, dy sy të kaltër.

Le të mos jetë ajo kaq e urtë,
Le të duket e ftohtë mermer,
Por me hapin e saj aq të nurtë
Shpirtin tim si tufan ma rrëmben.

Një të tillë s'e fut dot në kurth,
S'do ta ndjekësh dhe prapa i shkon.
Kurse ti me genjështrën shurup
Zemrën time aspak s'e helmon.

Po të hapem i drojtur pa masë,
Të përbuz ty, kjo ësht'e vërtet:
Po mos kishte skëterrë e parajsë,
Do t'i shpikte njeriu patjetër.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Unë nuk do të të humbas përgjithmonë,
Unë do të kem një dhimbje të qetë për ty,
një përqafim të pazakontë, një ëndërr
që nuk mbaron kurrë.

Nuk do të të kërkoj mes hijeve,
do të mahnitem, në qoftë se heshtja jote,
kur një jehonë e humbur
e kujtimit do të raportojë atë lojë
të buzëve të tua.

Unë rri. Mbi kodrina gruri tashmë
i pjekur, vjedh dritën e diellit në perëndim,
Unë përkul kokën, pas shpatullave të mia pikon një dihatje.

Kthehem, sikur të kërkoj mungesën tënde,
Shikoj atë erë që të nxit veshët,
Shtyj hapin përpara dhe në gjoks
kumbon tingulli
i nyjës së këmbës tënde.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Dashuri e thjeshtë
Ajo çka dua është një dashuri e thjeshtë.
Ata që dashurojnë thjeshtë, nuk e shohin njëri-tjetrin.
E ashpër si çizme të vjetra, dashuria e thjeshtë është thatanike, e çmendur për pasion,
dhe ka aq fëmijë sa ta merr mendja.
Mbjell puthje tre-ngjyrëshe në krejt shtëpinë,
mall vjollcë dhe i bardhë,
edhe e thjeshtë, edhe e gjallë.
Dashuria e thjeshtë është e mirë sepse nuk plaket.
Përqëndrohet në thelb, ajo që shndrit në sy është ajo që është:
Unë jam burrë, ti je grua.
Dashuria e thjeshtë nuk ushqen iluzione,
e vetmja gjë që zotëron është shpresa:
Unë dua një dashuri të thjeshtë...


A. Prado
 

Endrra

VIP
Jeta - Francis Bacon

Bota eshte flluske dhe jeta e njeriut
Nje interval i shkurter kohor;
I shkaterruar qe ne ngjizje, nga mitra
Gjer ne varr;
I mallkuar prej djepit e i mesuar nder vite
Me perkujdesje dhe lebetitje;
Ai qe ne vdekjen e brishte do te besoje,
Ne pluhur do te shkruaje, ose ne uje do te pikturoje.

Kur ende te brengosur rrojme nen meshire,
Si eshte jeta me mire?
Oborret jane shkolla pa rendesi.
Per te perkundur marrezi;
Katundet jane kthyer ne kuvli
per njerez me egersi;
Ku ka qytet te cliruar prej vest tek ne
Dhe s'mund te cilesohet me keq se te tre?

Hallet shtepiake shtratin e burrit shqetesojne,
Ose dhembje koke i shkaktojne;
Ata qe beqare jetojne, e marrin per mallkim,
Ose bien ne pikellim;
Disa deshirojne femije; ata qe i kane
renkojne
Ose deshirojne t'i largojne;
E pra, te kesh apo te mos kesh gjindje,
Nje skllaveri beqarie, apo dyfish grindje?

Dashurite t'i kenaqim ne atdhe,
Semundje eshte padyshim;
Te kapercesh detet per ne dhe te huaj,
Rrezik dhe mundim;
Luftrat me zhurme na trembin; kur ato pushojne,
me keq ne paqe jetojme;
Pra, mos duhet te qajme se kemi lindur,
Apo, qe kemi lindur per te vdekur?
 

Marla

On my way..
Thesari im

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?

Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.

Nuk ka nevojë për të trokitur
Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur.

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, e fatit.

E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.

Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.

Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Janë zënkat tona dhe mëritë
Janë puthjet netëve pa dritë.

Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.

Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash në sy.

Jetët që pa ty jetova
Të tjera femra që dashurova.

Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që të kam lënë.

Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën.

Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë s’ti dërgova.

E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh.

E kam fshehur në fund fare
Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.

Nxirre mes duarsh në shtrëngim
Atë më të shtrenjtin sendin tim.

Balsamin që plagët shëronte
kur kjo djall jete më kafshonte.

Para fytyrës ngadalë afroje
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.

E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.

Do shohësh veten, reflektim
Se ti , ishe thesari im!

Charles Baudelaire
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Nuk duhet të jesh gjithçka
Nuk duhet të jesh një super Mami
Një super Grua
Një super Shtëpiake
Një super Profesioniste
Një super Grua
Sepse kur trupi yt do të të kërkoj pushim
do të jenë të pakët ata që do të kujtohen se
pate qënë gjithçka në një.
Kështu që, dil nga shtëpia
Shko të ecësh
Shko në park
Shko në palestër
Bli një panine
Shko në sallon
e fli deri vonë
Vish rrobat që do
Ji vetja
Kujdesu për veten
Duaje dhe bëje
Femija rritet,
burri ikën,
punë gjen tjetër,
shtëpia bëhet sërish pis,
por gjëndja jote emocionale..
Është e mundur që ti të mos kesh një mundësi të dytë.

Web
 

Endrra

VIP
Sa të kam dashtë
s’ke me e ditë kurrë Alda Merini

Sa të kam dashtë
s’ke me e ditë kurrë;
ma shumë se bleta
që thumbon lulen e saj,
ma fort se shiu
që njom pishat.
Të kam dashtë ndoshta
n’se m’lejohet me e thanë,
ma shumë se Zoti
e don njirin.
E për me të dashtë ma mirë
kishe dashtë me kenë e bukur
si heshtja,
ose si një sferë yjesh.
Por pronat e mia ishin
të mjera,
e dridhesha
shkërmoqesha prej pasionit
pa mujtë me ta thanë.​

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
 

Kesaj nate me Hene te Vjeshtes


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kish kurrsesi.
Dritero Agolli
 

Marla

On my way..
NESE NJË DITË

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, thirrmë: nuk premtoj se ke për të qeshur, por mund të qajmë bashkë...

Nëse një ditë ja del që t'ja mbathësh, pa droje më thirr: nuk di a do të të them mos shko, por mund t'ja mbathim bashkë...

Nëse një një ditë s'do të kesh dëshirë të flasësh me njeri, thirrmë: në heshtje bashkë do të rrimë....

Por nëse një ditë ti më thërret dhe unë s'përgjigjem, hidhu vrap tek unë... do të kem nevojë për ty, patjetër.

Gabriel Garcia MÁRQUEZ
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Kam frikë të t'shkruaj ndonjëherë
Por të të shoh e kam kureshtjen.
Çudi, kur flasim, flasim prerë
Dikush nga ne e zgjodhi heshtjen.

Ndoshta të dy, kështu mjaftohemi
Si dy bohemë me çantë në shpinë.
Dimë të rrimë larg dhe kur afrohemi
Dhe kur largohemi dimë pranë të rrimë.

BleYlli
 

Ivy

.......
"...Nuk do të ketë besnikëri tjetër veç besnikërisë ndaj Partisë. Nuk do të ketë dashuri tjetër veç dashurisë për Vëllain e Madh. Nuk do të ketë të qeshura, veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Nuk do të ketë as art, as letërsi, as shkencë [...] Nuk do të ekzistojë më dallimi midis të bukurës dhe të shemtuarës [...]
Nuk do të ketë kureshtje apo gëzim të jetës. Gjithe kënaqësitë konkurruese do të shkatërrohen. Por gjithmonë [...] pushteti gjithmonë ka për të qenë dehës, vazhdimisht në rritje e vazhdimisht më i rrafinuar. Përherë, në çdo çast do të ekzistojë drithma e fitores, ndjenja e shtypjes së një armiku të pafuqishëm. Nëse do një imazh të së ardhmes atëherë përfytyro një çizme të ngjeshur në fytyrën e dikujt - përjetësisht..."

George Orwell: "1984"
 

Ivy

.......
Eduardo Galeano- DËSHIRA

Një njeri gjeti llambën e Aladinit të hedhur diku. Duke qenë një lexues i mirë, ai e njohu çfarë ishte, e mori dhe e fërkoi. Papritur u shfaq magjistari brenda shishes, iu përul plot nderim njeriut dhe i tha:
- Jam në shërbimin tuaj, zotëri. Më thoni një dëshirë dhe do t’jua plotësoj. Ama duhet të jetë vetëm një dëshirë.
Duke qenë një birë i dhembshur, njeriu i tha:
- Dua të më ringjallësh nënën që më ka vdekur.
Magjistari rrudhi buzët dhe tha:
- Më vjen keq, zotëri, por këtë e kam të pamundur t’jua plotësoj. Më kërkoni diçka tjetër.
Duke qenë një tip i mirë e i zgjuar, njeriu tha:
- Dua që bota të mos harxhoj para për të vrarë njerëz.
Magjistari çudibërës u ndërdy duke gëlltitur pështymën me zor:
- Hëm... Si thatë se quhej nëna juaj?

(Në shqip nga: Bajram Karabolli)
 

Ivy

.......
I shkon pershtat vendit tone🙁

Mjafton gomari..

Një gomar ishte lidhur pas një pemë. Shejtani shkoi dhe e zgjidhi. Menjëherë, veshgjati hyri në bahçen e fqinjeve dhe filloi të hajë në të mbjellat, pa u qederosur aspak.
E vuri re gruaja e bujkut, pronarit të bahces, e cila nxorri ciften dhe e shembi veshgjatin përtokë.
I zoti i gomarit dëgjoi të shtënën dhe doli jashtë për të parë ç’kish ndodhur. Me të parë gomarin e tij të shtrirë sa gjerë- gjatë, e humbi toruan, mori çiften dhe vrau gruan e fqinjit.
Kur u kthye bujku në shtëpi dhe pa gruan e tij të vrarë, mori çiften dhe vrau të zotin e gomarit.
Shejtanin e pyeten:"Po ti çfarë bëre?!"
Ai u pergjigj:"Asgjë more. Thjesht lëshova gomarin mes njerëzve"
Prandaj, herët është thënë se, nëse dëshiron ta shkatërrosh një vend, lëshoju gomerët!
E.Fida
 

Nëse më harron…​


Nga Pablo Neruda*



Dua që të dish një gjë:

Nëse shoh hënën e kristaltë,

degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,

nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit,

gjithçka më çon tek ty…

Sikur aroma, dritë, metale,

të ishin anije të vogla që shkojnë

drejt ishujve të tu që më presin…



Sidoqoftë…

Nëse pak nga pak ndalon së më dashuri

do të ndaloj se dashuri pak nga pak

Nëse papritmas më harron,

mos më kërko se tashmë do të kem harruar

Nëse vendos të më lësh në breg të zemrës ku kam rrënjët,

mendo se në atë ditë, në atë kohë,

do të ngre lart krahët

dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër



Por…

Nëse çdo ditë, çdo orë

me ëmbëlsi të pamëshirshme.

e ndjen se për mua je destinuar

Nëse çdo ditë çel

në buzët e tua një lule për të më kërkuar,

ah, dashuria ime

në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,

në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,

dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,

dhe derisa të jetosh do të jetë në krahët e tu

pa dalë nga krahët e mia…
 

Marla

On my way..
Një heshtje e bukur Ndoc Gjetja

Ka heshtje që na thonë gjëra të bukura,
si për shembull fytyra e gruas
në orët e vona të natës
kur e pagjumë numëron me vete
ditët e fundit të barrës.
Ec e thuaj po munde këtë heshtje
ti, muzikant, me nota
ti, piktor, me ngjyra
ti poet me vjersha
dhe ti, aktore e famshme
me gjeste dhe fjalë!
Për ta thënë duhet të jesh
nje grua shtatzënë
domethënë
dyfish e gjallë.



 

Ivy

.......
Fatmir S. Baçi- SA E RRALLË

Maskat që ecin,
Pranë nesh,
Maskat që flasin,
Si ne, si ne,
Maskat ndaluan në një buzëqeshje,
I ngrirë me një mrekulli,
Maska që nuk thonë asgjë,
Dhe ata po hekurosin në heshtje.

Dhe pastaj përsëri...
Maskat që ecin,
Pranë nesh,
Maskat që flasin,
Si ne, si ne,
Maskat ndaluan në një buzëqeshje,
I ngrirë nga mrekullia
Maska që nuk thonë asgjë,
Dhe ata po hekurosin në heshtje.

Dhe përsëri...

Kjo është e mjaftueshme!
Është shumë më mirë,
Le të ndalemi këtu
Sepse pse duhet të të shqetësoj?!
Jemi kaq pak dhe të rrallë,
Në një botë si kjo,
Po, kudo që të takohemi,
Duket sikur jemi,
Të huajt e vetëm,
Nëse shtojmë më shumë,
Për ta parë njëri-tjetrin shumë rrallë,
Kaq rrallë,
Po...

Dhe ne jemi pjekur nga uria,
Për një fytyrë të gjallë,
Njerëzore...
 

Desa

Temet Nosce
Unë jam prej kohësh pelegrin

Udhëtar në vendin e shpresës së thyer

Jam ndarë padashur nga karvani im

Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer

kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat

karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë

Ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat

Me shami të grisur lidhur në kokë

Për ujë buza ime u bë zhur

Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit

Me duhet të arrijë karvanin e tretur qëkur

Çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit

Unë jam prej kohësh pelegrin

Shtegtar i karvanit të humbur

Dhe bart në kurriz një premtim

Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.

D.A.
 

Marla

On my way..
Ai hodhi kafe
Në filxhan
Hodhi qumësht
Në filxhanin e kafesë
I hodhi sheqer
Kafes me qumësht
Me lugën e vogël
E përzjeu
E piu kafen
Dhe vuri filxhanin mbi tavolinë
Pa më folur
Ndezi një cigare
Bëri rrathë
Me atë tym
Shkundi hirin
Në taketuke
Pa më folur
Pa më shikuar
U ngrit
Vuri kapelen në kokë
Veshi xhaketën e shiut
Sepse binte shi
Dhe doli jashtë
Nëpër shi
Pa një fjalë
Pa më shikuar
Dhe unë
Futa kokën
Mes duarve
Dhe qava

Jacques Prevert

 

Marla

On my way..
Te rrish gjithë diten, çfarë do besh.. nje si mua, vetëm shkruan. Kush të vërbon " dashuria " apo jemi të verber dhe nuk e kuptojmë dot. Gjithmonë dëgjoja nënolen të thoshte: ka shumë njerëz që pjekuria j'u vjen me vonesë. Dhe vërtetë kurrë se kisha menduar, qe sot të qeshja veten me fjalet e mia. Ti je ylli dhe unë jam qielli. Me ty perqafoj hënën dhe diellin, të bukur përqafim. Për ate kohë nuk e imagjinoja dot, qe mëngjesi te mos zgjohesha pranë teje. Ndoshta nënolia e kishte kuptuar, qe per ty harrova se jeta ime ishte e imja dhe jo e jotja. Gjithmonë thosha me vete; ti je ylli e unë qielli dhe në të vërtetë ishe, po me nje ndryshim... se qielli im nuk te vrau kurrë, as në shi e as në breshër. Ndaj i mbrapshti im, ti më kishe vrare yllin e shpirtit dhe unë nuk e kisha kuptuar. Me mijëra herë jam rrëzuar, por nuk kam ndjerë kurrë dhimbje, si kjo që ndjej nga rrëzimi jot. Dhe ajo qe dua veten ta mbys me duart e mia, pse te mendoj akoma, apo ndoshta ti je pena dhe unë e kam pasion te shkruaj. Tani nuk jam me ajo qe isha, kam filluar te harroj. Po eshte e çuditshme, se harroj vetem mbrapshtitë e tua. Dhe ajo qe me vjen ne mendje, kur shoh te vij mbremja vetes i flas; sa mire do ishte çdo mbrëmje te ishim bashkë. Shumë herë qesh me idiotesite e mia, por ajo qe me ben dhe me nerva eshte se ti je mendimi im nga mëngjesi në mëngjes. Eh ty të vrafte e mira, se më bere për te qare. Kjo penë e dreqit, shkruan sikur te jete vete zemra. Pse nuk u shkule nga nervi im. Pse nuk ike bashkë me mbrapshtitë e tua. Pse lumturohem kur shkruaj per ty. Pse te urrej dhe të dua. Pse kur jam sëmurë, e ndiej qe ti më mendon. Kur nuk jam mburrur per njeriu më i mirë dhe qe jeta ime ishte e zezë. Më njohu me të mirë dhe të liq, por unë gjithmonë thashë të vërtetën dhe jam ajo që isha nuk ndryshoj kurrë. Nuk është nevoja te them me ty kam bërë çmendurira, se e verteta eshte qe i kam bërë, po ajo qe dua te them se nje dite po te takohemi unë jam prap ajo e çmendura... por kete herë dua vetëm të qesh. Te perqafohemi aq shumë, sa te shuhemi si yjet.

| Barije Karabollaj |
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Koha të jep mundësinë të mësohesh..
Të përshtatesh..
Por jo të harrosh.
Koha të jep thjesht mundësinë të krijosh
në zemrën tënde, një dhomë sekrete
ku këndohen këngë të ndjera vetëm
për veshët e tu..
Ku luhet një melodi që për botën jasht,
është thjesht një stonaturë e lodhshme..
Koha të bën të heshtësh..
Të heshtësh dhe të mbash për vete shumë gjëra,
sepse ditë pas dite, vit pas viti,
ajo të tregon se është e kotë..
Askush nuk i ndjen gjërat që ndjen ti
Askujt nuk i dhemb ku të dhemb ty
Dhe asnjë..absolutisht asnjë nuk qesh
me një kujtim, me një përjetim, qoftë edhe më
i pakuptimti, ashtu siç bën ti...
Koha të mëson se lëkura është personale
Se shenjat janë individuale
Dhe ti, ti dikush që duhet të mbash barrën tënde
Pa u fshehur
Pa mohuar
Pa kërkuar për të harruar, të tjera vende.

Web
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL

LLORA​

-I-
Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-
Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra …
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.

-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.

-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?

-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.

-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-
Ndarja …
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari …
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.
- poezi nga Ismail Kadare
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Edhe pse trembet që një ditë mund të ngelë vetëm, ajo prapë flirton me vetminë. Aty gjen qetësi, jo nga bota, sepse me atë ka kohë që i ka prishur punët. Gjen qetësi nga vetja, nga lodhja e të kuptuarit që askush më nuk të kursen, madje edhe ata të cilëve ti u jep gjithçka. Pikërisht këta, çunakë të rritur që krekosen nga dëshira që të duken burra, këta të plagosin më së keqi. Jo nga ligësia, por nga frika, frika që dikush si ajo ua nxjerr zbuluar atë çunin e vogël që di ta dojë vetëm mamin.
Ajo tashmë e ka kuptuar se ne që sinqeritetin e japim falas, pa kërkuar kurrë shpërblim për të vërtetën tonë, që i bëhemi krahë edhe njerëzve që nuk na meritojnë, në fund jemi ne ata që paguajmë faturat e të gjitha mëkateve. Çudi kjo punë! Sa më i vërtetë që je, aq më budalla të konsiderojnë, thuajse sinqeriteti qenka ftesë të ta fusin e të të shkelin.
Por ajo prapëseprapë ëndërron, i beson imagjinatës së vet, beson që atje është dikush tërësisht i paprekur nga shtirësia e botës me të cilën ajo përpiqet të gjejë paqe. Një aventurier mendimtar që nuk ndien nevojë t’i dëshmojë diçka dikujt, një dele e zezë por i vërtetë në çdo gjë. Një që do ta dashuronte për të gjitha nuancat e krenarisë së saj, që do i bëhej krahë, mburojë për brishtësinë që ajo e mban fshehtë, atë pasigurinë therëse që zhgënjimet e njëpasnjëshme ia kanë kopsitur në shpirt.
Ti mund të thuash se ajo paska dëshirë të besojë në gënjeshtra, se femrat janë kështu, merren me gjëra dhe ëndrra naive, por më trego: çfarë jemi ne, çfarë është njeriu pa ëndrrat e veta, pa atë marrëzinë fëmijërore për të besuar se patjetër duhet të ketë diçka më shumë?
Është një zero, një hiç baras me konstant.
Prandaj ajo i shtrëngon dhëmbët dhe nuk heq dorë. Mbase sepse është femër, sepse vetëm një femër që refuzon të tradhtojë veten ka fuqi që të djegë dhimbjen për të mbajtur gjallë ëndrrat.
Një femër të tillë nuk mund ta kesh. Atë thjesht mund ta adhurosh, krenar që ajo të ka bërë pjesë të saj.
(Albatros Rexhaj)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Po jetojmë në një kohë kur duhet të shtiresh se je budalla, në mënyrë që të përparosh në jetë! Nëse mendon se të mjafton dija dhe puna e sinqertë, atëherë do të dëshpërohesh. Puthadorët do të bëhen të gjithë bashkë kundër teje, sepse duan të rrënojnë gjithçka që ata vetë nuk mund ta arrijnë. Dështimi yt është suksesi i tyre!
Ti nuk guxon të dështosh!
Qëndro fort!
Qëndro, sepse brenda njeriut që lufton të jetë vetja, digjet një flakë që rrezaton jetë. Pikërisht kjo i tremb ata që nuk mund ta ndezin kurrë këtë flakë në shpirtin e tyre!
Kjo është ajo që të bën ty të jashtëzakonshëm!
Mos ki asnjë dyshim. Historia mban mend vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm! Vetëm ata që kanë pasur guxim të ndahen nga turma.
Nëse kjo flakë digjet edhe brenda teje, mos lejo të ta fikin!
Mos u dëshpëro as me njerëzit e tu që nuk të mbështesin atëherë kur këtë e pret më shumë se kurrë!
Mos u mposht!
❤️

*
(fragmenti nga libri "Ditar dashurie i një shkrimtari" - Albatros Rexhaj, botuar nga Botime Dudaj)
 

Marla

On my way..
Derek Walcott – Dashuri pas dashurie

Do të vijë koha kur, me ngazëllim,
vetveten do të përshëndoshës kur ta shohësh në prag të portës sate, në pasqyrën tënde,
dhe secili do t’i urojë mirëseardhjen tjetrit me buzën në gaz, dhe do t’i thotë:
- Pa ulu pakëz. Ha diçka.
Do e duash përsëri të huajin që qe vetja jote. Nxirri verë. Jepi bukë.
Ktheja zemrën vetes, këtij të huaji që të ka dashur përgjatë gjithë jetës sate, që ti e ke shpërnjohur për një tjetër, që të njeh në majë të gishtave.
Nxirri letrat e dashurisë prej raftit të librave, fotografitë, shënimet plot dëshpërim, zhvoshke imazhin tënd prej pasqyrës.
Ulu. Kremto jetën.
 

Marla

On my way..
Për mizat e tregut

Arratisu, o miku im, në vetmi! Unë të shoh të shastisur nga poterja e njerëzve të mëdhenj e të pickuar nga thumbat e të vegjëlve.
Pylli dhe shkëmbi do të dinë të heshtin denjësisht për ty. Ji i ngjashëm me atë pemë që aq shumë e do, atë pemë të hijes së gjërë, që e varur rri mbi det dhe rri e dëgjon në heshtje.

Ku mbaron vetmia, fillon tregu e, ku fillon tregu, fillon edhe poterja e aktorëve të mëdhenj dramatikë dhe zhuzhitja e mizave të helmëta.

Në botë, gjërat më të mira nuk nevojiten për asgjë, po qe se nuk i përfaqëson dikush. Populli njerëzit e mëdhenj i quan komedianë. Populli kupton pak nga madhështia, domethënë krijimi. Mirëpo është i ndjeshëm t’i njohë të gjithë komedianët dhe aktorët dramatikë.
Kështu shkon kjo botë!

Aktori dramatik ka shpirt, por ka pak ndërgjegjej të këtij shpirti. Beson gjithmonë në atë gjë, me anë të cilës i bën të tjerët të besojnë fortësisht; pra të besojnë në atë vetë. Nesër ka një besnik tjetër, e pasnesër një tjetër. Ka ndjesi zemërake, si populli, dhe humor të luhatshëm.

Shkatërrimin e quan ‘demonstrim’ dhe ‘bindjen’ - të shkuarit çmendi. Për të gjaku është arsyeja më e mirë.

Një të vërtetë që, depërton veç nëpër veshët e mprehtë, e quan gënjeshtër dhe hiçgjë. Se, në realitet ai beson vetëm zotat që bëjnë më shumë zhurmë nëpër botë.

Tregu është plot e përplot me tallës e shkaktarë të ligj. Populli lëvdohet me njërëzit e tij të mëdhenj, ata zotërinjtë e kohës së sotme....

Mos ji aspak xheloz me këta të dhunshmit dhe absolutistët ti, o dashnor i së vërtetës. Kurrë nuk u var ndonjëherë e vërteta në krahët e një absolutisti...

I avashtë është proçesi i përvojës në të gjitha puset e thella; duhet të presësh gjatë për të kuptuar se ç’ka ndodhur në thellësi të tyre. Të gjitha gjërat e mëdha ndodhin jashtë tregut dhe famës. Arratisu o miku im në vetminë tënde! Unë të shoh të pickuar nga miza të helmëta.

Arratisu atje lart, ku ka një atmosferë të fortë e të ashpër! Arratisu në vetminë tënde! Ke rrojtur kaq gjatë afër të vegjëlve dhe meskinëve.
Arratisu nga hakmarrja e tyre e padukshme; se me ty ata veçse mund të hakmerren!

Mos e ngri kurrë dorën kundra tyre. Ata janë të panumërt, por s’është detyra jote të bësh mizë-shpërndarësin.

Të panumërt janë të vegjëlit dhe meskinët. Më shumë se një ndërtesë e madhërishme është rrëzuar për shkak të pikëzave të shiut e, barërave të këqija që rriteshin përreth tyre.
Ti nuk je një shkëmb, por tashmë shumë pikëza të kanë gërryer. Këta pikëza mund të të copëtojnë e të bëjnë thërrime. Unë të shoh të lodhur nga këto miza të helmëta, të shoh gjithë gjak në njëqind vende por, krenaria jote nuk do as të nxehesh.

Me gjithë pafajsinë e tyre e dëshirojnë gjakun tënd, u digjet flakë e gjak shpirti i tyre anemik. Kështu të pickojnë me gjithë aneminë që kanë.

Por ti, o i thellë, aq thellësisht vuan edhe nga plagët më të vogla. Më parë se të shërohesh, po i njëjti krimb helmues nis të të zvarritet nëpër dorë.
Je shumë krenar për t’i vrarë këta lakmitarë. Por ki kujdes, të mos durosh paskëtaj fatin e padrejtësisë së tyre helmuese!

Gumëzhojnë përreth teje edhe me lavdet e tyre, mirëpo lavdi i tyre nuk është veçse përgatitje për sulm. Duan afrinë me lëkurën tënde e me gjakun tënd.
Të miklojnë si një zot a një demon; ofshajnë përpara teje si përpara një zoti a një djalli.
Ç’rëndësi ka? Nuk janë veçse lajkatarë dhe qarramanë.

Shpesh vishen me një petk dashamirës. Kjo ka qenë gjithmonë maturia e burracakëve, sepse burracakët janë të matur.
Në shpirtrat e tyre të mjerë mendojnë shumë gjëra për ty, sepse ti i gjallon dyshimet e tyre. Të menduarit shumë shkakton dyshime...

Të ndëshkojnë për të gjitha virtytet e tua. Të falin me zemër vetëm gabimet, sepse ti je i butë, i drejtë, e thua: “Janë të pafajshëm në ekzistencën e tyre të vogël”. Mirëpo shpirti i tyre i mjerë mendon:” Faj është ekzistenca e njerëzve të mëdhenj”.

Edhe kur je i butë me ta, të përçmuar ndihen ata gjithsesi dhe, t’i shkëmbejnë mirësitë e tua me ligësi të fshehta.
Krenaria jote e heshtur shkon gjithmonë kundër shijes së tyre; janë të lumtur kur t’i shfaqesh ndonjëherë aq modest sa të tregohesh mendjemadh, ndaj ruhuni nga të vegjlit.

Përpara teje ata ndihen të vegjël, inferioriteti i tyre rri fshehur nën thëngjij e digjet duke të përgatitur një hakmarrje të padukshme. A nuk e ke vënë re sesa shpesh bëhen memecë kur u afrohesh pranë, humbasin çdo fuqi, si tymi i një zjarri që po shuhet?

Po miku im ti je ndërgjegjja e keqe për fqinjët e tu, sepse ata janë të padenjë për ty. Ndaj të urrejnë e duan të të pinë gjakun.
Fqinjët e tu do të jenë gjithmonë miza të helmëta; çka është e madhe te ty, është ajo që i bën helmues e të përngjasojnë me mizat.

Arratisu o miku im, në vetminë tënde, atje ku fryn një erë e ashpër dhe e fortë!
Nuk është detyra jote të bësh mizë-shpërndarësin.

(Kështu foli Zarathustra", F.Nietzsche)
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Ka kaq shumë në botë , shumë meshkuj .

I shikoj ata :të shkurtër , të gjatë ,gazmor ,interesantë , sensualë ,të shëmtuar , të bukur , tërheqës , të vetmuar , të dashuruar ...
Flas me shumë meshkuj gjatë ditës : në bar ,në punë , rrugës .
Më bëjnë të qesh ,më qetësojnë ,disa janë me të vërtetë njerëz të mirë , të tjerët të këqinj ,gënjeshtarë .
Kam shumë miq meshkuj , e di si mendojnë , si arsyetojnë , di si dashurojnë dhe e di edhe si shpresojnë .
Gjithësesi janë meshkuj ,dhe kur ne femrat i mendojmë , ngjallin pak frikë ...
Çdo moment është i përshtatshëm për të takuar një mashkull.
Jam e sigurtë se të gjithë janë të ndryshëm , që secili ka diçka për të dhënë ,secili ka një histori , të mirë apo të keqe , kush dreqin e di ...
Jam e sigurtë që janë të ndryshëm , por unë i shikoj të gjithë njësoj .
Nuk i kanë vitet e fundit , vitet e mia të fundit , ata më të mirët .
Nuk kanë kohën që ke patur ti .
Nuk më kanë falur kurrë .
Nuk më kanë parë kurrë lakuriq .
Nuk më kanë parë kurrë me të vërtetë .
Ti je ndryshe , ti më ke mua .
Ti nuk je në konkurim , ti nuk rrezikon që dikush të më çojë larg , të dashurohem pas tij dhe të të harroj ty .
Ti nuk je si ata .
Ata më rrinë rrotull , ndërsa ti përballë .
Dhe unë , më beso , unë nëse dua , të dua vetëm ty
 
Private conversations
Help Users
    Top