• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Gënjeu shqiptarët për listat e hapura”, Hajdari nxjerr pamjet: Lulzim Basha ua premtoi demokratëve në 2017

Rudina Hajdari nxori një video të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ku thekson se po gënjen shqiptarët në lidhje me listat e hapura ku para 3 vitesh u premtoi hapjen e tyre, ndërsa një ditë më parë doli kategorikisht kundër hapjes së listave.

1594647291514.png

Në një konferencë për media, Hajdari publikoi një vidoe të Bashës ku premton në 2017 se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që me deklaratën e djeshme doli se gënjeu hapur.
Sipas Hajdari në politik kërkohet një qëndrim i qartë, por që për Bashën kjo është e vështirë pasi jo vetëm nuk është koherent por nuk mban premtimet e bëra qytetarëve.

“Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë“, tha Hajdari.

Hapur
 
Last edited by a moderator:
A di gjo njeri cfare dun kto te PD se spo merren vesh? lol

Lista t'hapura sdun..
Voten e emigranteve se dun..

Ca dun kto mo vlla? lol

Qr ca partie vk 🤦‍♂️

Se mos na merzitet Darius 😋
 
Ore mund te duan dhe qiqra ne hell por problemi eshte qe Ramushi (rama) edhe nje 10 vjecar e ka te sigurt ne pushtet me kete opozite qe eshte tani e sigurt fare.

Darius xhan xhan vella opozitar :p

Le te vijne ne pushtet, s'eshte problem, rotacioni duhet.
Por kto jane shume te lodhur, skane as lider, as brum per qeverisje. Bejne opozite me cunin e kamunistit fahri balliu dhe me mashtrusin odiner salianjin lol.

Degjova Bashen para dy ditesh ne nje takim me qytetaret e 'rastesishem' edhe u thoshte kur te vijme gjeja pare qe do bejme do prishim kontraten e takses rruges kombit, dhe delet qe brohorisnin. Nuk e dine qe prishja e njeanshme e kontrates te con ne arbitrazh dhe do i pagush i hale me lek sic po ben kjo qeveri me Bechettin.🤦‍♂️

Me pak fjale premtime boshe dhe mashtrime elektorale sic ndodh rendomte me cdo parti ktu ke ne.
 
Bthw i mori paret Bechetti?
 
Bthw i mori paret Bechetti?

100M Eur tëk e tëk e tëk nji m'nji.
Kshu eshte kur i bo punet me bythe smerr nje avokat tmire qe i njeh kto pune te konsultohesh..etj para se te marresh vendime.
E njejta gje dhe me CEZ qe perzuni Sali gamori, edhe ato i moren paret.

Ose jane skema alla mafioze shqiptarce ku prishja e kontrates behet me vetedije te plote ne bashkpunim me kompanite e perfshira ku me pas parate ti ndajne mes tyre. Ska llogjike tjeter, smund t'jemi kaq te trashe lol
 
Ket e di por degjova sot qe 80 nuk i ka te vetat Bechetti. Pra ju ka interesu paleve. Te gjithe te kenaqur te vetmit qe e hane si gjithmone jemi ne populli dmth :p
 
Ket e di por degjova sot qe 80 nuk i ka te vetat Bechetti. Pra ju ka interesu paleve. Te gjithe te kenaqur te vetmit qe e hane si gjithmone jemi ne populli dmth :p
Unë s'kom hor gjo spaguj kokërr takse jetoj ne pyll 😜😂

P.S po ajo dihet gjithandej po ne i kemi spektakolare se po ta hajm si ne vende tjera is boring 😂
 
100M Eur tëk e tëk e tëk nji m'nji.
Kshu eshte kur i bo punet me bythe smerr nje avokat tmire qe i njeh kto pune te konsultohesh..etj para se te marresh vendime.
E njejta gje dhe me CEZ qe perzuni Sali gamori, edhe ato i moren paret.

Ose jane skema alla mafioze shqiptarce ku prishja e kontrates behet me vetedije te plote ne bashkpunim me kompanite e perfshira ku me pas parate ti ndajne mes tyre. Ska llogjike tjeter, smund t'jemi kaq te trashe lol

Prishja e kontrates me CEZ ishte si pasoj e shtetit qesharak qe krijoi, dhe deshtimi i plasi si bomb ne duar. Sic dihet, vjedhja e energjise elektrike u be fenomen shume i perhapur, aq sa rrezikohej kolaps nga humbjet masive. Prokuroria dhe gjykatat nuk vepronin, sepse Saliu e degjeneroi fare ate aspekt shteteror sic po e tregon vetting-u. Si pasoj, pas humbjeve kolosale, CEZ i ra shkurt: s'ka energji per ju qe s'paguani. Kjo nuk i pelqeu Saliut sepse do i kushtonte zgjedhjet, ndaj i'a hodhi fajin CEZ-it dhe prishi kontraten. Sa per sqarim, CEZ eshte kompani nderkombetare me mjaft sukses. Kjo, afer zgjedhjeve nese mbaj mend. dhe kur Rama erdhi ne pushtet, gjeti sistem energjitik ne krize, dhe perballej me kerkesen per demshperblim (per ndryshe arbitrazhi do vendoste patjeter ne favor te CEZ-it sepse kompania ceke kishte te drejte). Dhe kur Rama arriti marreveshje demshperblimi, Saliu e akuzonte per shitje te interesave kombetare, etj., edhe pse ishte ai qe e shkaktoi problemin.

Ceshtjen e Becchettit ne Shqiperi nuk e njoh, por kam degjuar se ka pasur probleme edhe ne Angli. Ka gjasa te jete "pak" mafjoz...

Ca dun kto mo vlla?

Cfare do PD?! Pushtetin SA ME SHPEJT, me cdo metod... E provuan me molotov dhe me kercenime per lufte civile, por u terhoqen kur i kercenoi Perendimi. Po ngrihen strukturat e reja te drejtesise, dhe Luli & Saliu kane historik problematik: tradheti kombetare e firmosur me ceremoni; ish-truproja qe e akuzon Salen per lloj lloj krimesh; 21 Janari; gjyqe te shmangur me raporte mjekesore; kaosi i 1997-es dhe hapja e depove te armeve; etj.
 
Redaktimi i fundit:
Private conversations
Help Users
    Top