• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Giggs: Do të jetë vështirë ndaj Bayernit

The Game©

Antar Aktiv

Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, pranon se atij do t’i rizgjohen kujtimet e finales emocionuese të vitit 1999, kur United të takohet me Bayernin në Allianz Arena të martën.
“Nuk mund të besoj, 11 vite kanë kaluar. Ishte nata më e mirë e jetës time ashtu si për tifozët. Ai takim do të rikthejë emocionet. Ne do të tentojmë të fitojmë me atë rezultat, por natyrisht jo aq vonë sikurse në atë takim”, është shprehur anësori veteran.

United e ka mposhtur vetëm një herë Bayernin, në shtatë ndeshjet e fundit dhe Giggs tregohet i befasuar me historinë.

“Jam paksa i befasuar me historinë por gjithnjë ka qenë vështirë. Zakonisht është vështirë ndaj skuadrave gjermane sidomos ndaj më të mirëve. Ne e kemi fituar Ligën e Kampionëve tri herë, kurse ata katër herë. Po flasim për dy klube me histori në këtë garë me lojtarë të mëdhenj në një spektakël të paparë futbollistik”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/
 
Top