• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjermanët e parë në Greqi

legjenda

Tetova

  • Shpërndaje


Për herë të parë pas dy muajsh bllokimi, gjermanët kanë udhëtuar sot drejt Athinës. Gjermanët janë ndër turistët kryesorë që vizitojnë Greqinë. Të gjithë udhëtarët mbanin maska në fytyrë dhe përpara se të futeshin në avion iu kërkua të plotësonin formularët shëndetësorë, ku deklaruan nëse ishin prekur nga koronavirusi. Në kabinën e avionit ishte e pamundur që udhëtarët të mbanin distancën mes tyre. Pasagjerët u ankuan se nuk kishte vende të lira që do të siguronin të paktën një distancë minimale.

Këta pasagjerë duhet të qëndrojnë në hotel derisa të dalin rezultatet e testimit të tyre. Nëse konstatohet se janë pozitivë, ata duhet të karantinohen në hotel për dy javë. Edhe nëse rezultojnë negativë, sërish duhet të qëndrojnë të izoluar në banesën e tyre, për dy javë. Nëse ky vendim thyhet, qytetarët rrezikojnë të gjobiten me 5000 euro.

“Një përvojë e çuditshme, por gjithçka është e nevojshme. Në çdo moment ndihemi të rrezikuar”, thotë një pasagjer. Vendimi për të qëndruar dy javë në Greqi do të jetë në fuqi deri në fund të Majit. Në 15 Maj Greqia mori vendimin për të rinisur fluturimet me Gjermaninë, por po vijon të mbajë të bllokuar udhëtimet me Italinë, Britaninë, Holandën dhe Spanjën, të paktën deri në fund të muajit.

Ndërkohë që gjermanët janë të paduruar për të shijuar diellin në Mesdhe, kreu i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank Ulrich Montgomery, ka paralajmëruar kundër hapjes së kufijve për turizëm.

“Për arsye shëndetësore, do të ishte më mirë që njerëzit të qëndronin atje ku jetojnë. Udhëtimi do të sjellë një valë të dytë të infeksioneve më e rrezikshme se e para, sepse njerëzit nuk do të jenë aq të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Hapja e kufijve është e parakohshme. Qeveria gjermane po vepron vetëm për arsye ekonomike dhe po nënvlerëson rreziqet e shëndetësore”.

Sipas tij është vërtetuar se edhe pështyma fluturon mbi 5.5 metra brenda 5 sekondave dhe as distanca sociale në ambiente publike apo udhëtime 2 metra nuk parandalon Covid-19.

Klan Plus

 
Top