Gjykojeni pak veten! Ky që u tregua mosmirënjohes e shiti Sali Berishën, sa i duhet t'ju shesë juve…?

Gjykojeni pak veten! Ky që u tregua mosmirënjohes e shiti Sali Berishën, sa i duhet t'ju shesë juve…?​

Edi Paloka.
1642357764287.png
Disa pyetje dhe një thirrje për deputetët e PD! Kolegë deputetë! Pas situatës së krijuar në PD ju keni sot përgjegjësi të madhe për fatin e atyre që ju kanë votuar, sepse fati i PD lidhet direkt me fatin e tyre dhe të shqiptarëve në përgjithësi!

A e dini ju se nga kush jeni votuar dhe keni ato mandate përfaqësimi sot ? A e dini ndaj kujt detyroheni e keni përgjegjësi?
Jeni votuar në rradhë të pare nga demokratët. Jeni votuar nga ata që me vullnetin e tyre mblodhën Kuvendin e 11 dhjetorit. Jeni votuar nga ata që më 18 dhjetor morën pjesë masivisht në referendumin për ratifikimin e vendimeve të Kuvendit. Jeni votuar nga ata që më 8 janar kërkuan të hynin në shtëpinë e tyre, por me kërkesë të Bashes e urdhër të Ramës jo vetëm ju mbyllën dyert por dhe u dhunuan.

Kush mendon se e ka mandatin prej mercenarëve të Bashes apo banditëve me uniformë të Rames, le të vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre. Po nëse ka mes jush nga ata që i dhimbset PD dhe ndjejnë përgjegjësi për ata që i kanë votuar, nuk mund të ulni kokën e të heshtni sot apo ca më keq të përdoreni shëmtuar nga ai që po tregon çdo ditë se është gati të bëj çdo gjë për të mbrojtur interesin dhe karrigen e tij në opozitë.

Pse nuk i bëni disa pyetje vetes po edhe Bashës ? Pyeteni Bashën se pse nuk e pranon votën e demokratëve si zgjidhje ? E nuk e kam fjalën vetëm për vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit apo të Referendumit të 18 dhjetorit. Pse nuk ka pranuar kurrë e nuk pranon të votëbesohet më asnjë mënyrë nga demokratët si forma e vetme për të zgjidhur krizën, shkaktar i së cilës është ai vetë?

Pse është gati të fshihet, të mbyllë e bunkerizojë selinë, por të mos votohet? Pse hedh miliona për të mbyllur me hekur shtëpinë e demokratëve , e nuk pranon të votohet?!
Pse ju kërkon ju deputetëve të PD të ktheheni në mburoja të gjalla për të ?! Pse është gati t'ju sakrifikojë ju e të helmojë demokratët me gazin e Ramës vetëm që mos të shkojë të votohet? Pse është gati edhe ta shkatërrojë PD ?! Pse i duhet një vule e disa zyra të uzurpuara, nën mbrojtjen e policisë së Ramës , kur demokratet i ka përzënë?!

Pyeteni se keni përgjegjësi, nuk jeni pupacët e tij. Ai që thotë së Berisha kerekon ta kthejë PD në bunker të tij, po ndërkohë është fshehur e mbyllur vetë pas dhjetëra dyersh të blinduara, për te mos u ballafaquar më anëtarët e PD.
Ai që ju thotë se Berisha po përdor demokratët për hallet e tij, po në fakt ju përdor juve si kukulla e mburojë që të vazhdojë bizneset e tij me Ramën.
Nuk mori Sali Berisha asnjë nga ne në telefon ti lutej apo ca më keq ta urdhëronte që ti dilnim “në mbrojtje” scic bën Basha me ju.

Në fakt jemi ne, e jane anëtarët e thjeshtë të PD, qe e kërkuan, se kanë nevojë për Berishen në një moment delikat kur PD shkon humbje pas humbjesh!

A e shihni që Basha ka marre e po përdor shëmtuar gjithë veset, hilet e truket e Ramës për të mbajtur karrigen kundër vullnetit të shumicës së antëarëve të PD ? A e shihni që genjen njësoj si Rama e nuk skuqet?

Nuk po blindohet selia thontë pa pikë turpi vetëm pak ditë më parë, kur të gjithë e dinim se ç'po ndodhte atje.
“Dyert e PD janë të hapura “ deklaronte megjithëse përpara mediave disa herë, jo vetëm antëarë të thjeshte po dhe deputetët nuk hynin dot në seli !

“Jam për bashkimin e gjithë demokratëve” -thote dhe bëhet çdo ditë e më qesharak me “përjashtimet” e tij . Ai që akuzon Berishen si komunist, e që reklamohet si politikan perëndimor, vetëdiskretitohet çdo ditë ! As Enveri nuk ka gjetur kaq armiq njëherësh në kohen e tij. Mbledh ca njerëz që ju bashkëlidh vetë nga një ofiq, i mban deri ene 3 të nates dhe pastaj shpall se “Përjashtoi” PD nga PD…

Qesharak deri në dhimbje ! Mire që nuk përjashtoi dhe Teng Hsiao Ping-un pas vdekjes nga Partia Komuniste e Kinës se aq tagër ka dhe të përjashtojë njëri nga PD !
Deputetë të PD, pyeteni veten; kujt i duhet një kryetar dhe ca deputetë të mbyllur në një seli të blinduar që e mbron me gaz e policë Edvin Rama?

Keni menduar të dilni në bazë? Edhe në rrugë do ju vij turp të dilni nëse pranoni të përdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni në zonat tuaja tek demokratët ? Votat e kujt do kërkoni , apo do ju a jap Edvini me policët e tij?

Po në Parlament si do e bëni opozitën ?! Mendoni pak , kur të duhet të dilni në Parlament e të sulmoni Ramën si opozitarë. E dini si do ju përgjigjet ?
“Mor Lul po ti me këta te tjeret, po me qajë në telefon që të të sillja policinë e krimit e të të shpëtonte nga demokratët…!”

Do pranoni të bëheni më qesharakë se “kërperata” e jenisheri në Parlament (se dhe ata në fakt deputetë të Lulit ishin)?

Nuk po ju them rreshtohuni pas Berishës, po tregohuni dinjitoz në qëndrimet tuaja se jeni deputetë e përfaqësues .

Kërkojini Lulit të pranojë minimalisht të gjykohet me votën e demokratëve, ai dhe kushdo tjetër. Të gjithë ne. Po nuk pranon, sepse ai që paturpësisht deklaron se ka 99,99% të votave të demokratëve, e di shumë mirë që realisht as 5% nuk merr sot brenda PD e ca me pak po u votua ne popull.

A ka nga ju prej atyre që besojnë vërtetë se Berisha paska qenë arsyeja që PD nuk ka fituar në këto vite e tani që u largua Berisha, do fitojë Luli ?!?! As pragun për të hyrë në Parlament nuk e kap.

Atëherë pyeteni veten ju deputetë të PD, pse i duhet të mbaj me policët e Ramës vulën dhe karrigen e “kryetarit” të opozitës? Kujt i shërbën një parti që as pragun për të hyrë në Parlament nuk e kalon po të votohet sot me vulën e Bashës e jo më të mendoj të vijë në pushtet ?

Juve nuk besoj. Demokratëve të thjeshtë jo e jo. Atëherë pse i duhet Bashës?! Gjykojeni vete! Nëse dikush nga ju e ndjen se i detyrohet për futjen në liste, thjeshtë gabon. Sidoqoftë sot jeni deputetë me votën e demokratëve dhe keni përgjegjësi ndaj tyre, po keni dhe një dinjitet tuajin për të ruajtur (kush e ka) .

E nëse ndonjëri mendon se duke treguar “besnikëri” ndaj Bashës do ketë të paktën mirënjohjen e tij (se të ardhme politike as bëhet fjalë) le të gjykojë pak: ky që u tregua mosmirënjohes e shiti Sali Berishën, sa i duhet t'ju shesë juve…?

Unë jam i bindur që secili prej jush, po të gjendej në situatë të tillë, do tregohej më dinjitoz së ish-kryetari .

Pse ai që ka përgjegjësi shumëfishe e hodhi dinjitetin në plehra ? Sigurisht shumë të forta duhet të jenë arsyet ! Po ato janë të tijat e jo të demokratëve.
Ju keni mundësi të zgjidhni së në cilin krah do qëndroni! Do qëndroni në krah të atij që me mercenarë e policë të Ramës dhunoi demokratët duke u pozicionuar përfundimisht në krahun e kundërshtarëve të tyre, apo në krahun e shqiptarëve e demokratëve që ju votuan? Zgjedhja është e juaja! Koha është e shqiptarëve që kerkojnë ndryshim!

*Postim i marrë në Facebook i Edi Palokës, reagim pas vendimit për pezullimin nga funksionet në PD
 
Gjykojeni pak veten! Ky që u tregua mosmirënjohes e shiti Sali Berishën, sa i duhet t'ju shesë juve…?​

Edi Paloka.
Shiko fotografinë 1937614

Nese luli shiti salen po edi me lulin ca beri?💁‍♂️
Ti mbaj une listat e kuvendit i tha, dal une garant per salen por lulit nuk ja dha emrat edhe pse ishte sekretar organizativ i pd.
Nejse, nese ne pd nuk e kuptojne qe jane bere gazi i botes dhe kjo nuk eshte vetem pune e tyre por eshte pune e opozites shqiptare qe ne vend se te jete opozitare e qeverise eshte opozitare e vetvetes!
 
Po clidhje ka me mirenjohjen? Sala e vendosi Lulin atje si te besuarin e vet.

Ne Shqiperi behet ate qe thote faktori nderkombetar ndryshe digjesh politikisht familjarisht
Luli nen presionin e Amerikes u desh te bente kete zgjedhje per shkak se Sala e kerkoi vete, nuk ndenji urte por do te nxjerre kokederllikun tropojan.
Ashtu si PS u riformua dhe u nda nga kasta e vjeter politike e Fatos Nanos ashtu tani dhe PD po riformohet dhe po shkeputet nga ish komunistet dhe perkrahesit e idhullit ideologjik.

Une kshu e kuptoj te pakten,
 
Po sikur te zbytheshin te gjithe ne ate klase te menderosur politike e te fillohej cdo gje nga fillimi.
Duhet shkulur nga rrenjet mentaliteti Nano-Berishjan dhe ai i beniamineve te tyre Meta-Basha-Rama.
O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
 
O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
Sikur ta kishe ilustruar me ndonje varg te te madhit At Fishta do te ishte me mire se sa ato te atij sllavit qarraman.
 
Po sikur te zbytheshin te gjithe ne ate klase te menderosur politike e te fillohej cdo gje nga fillimi.
Duhet shkulur nga rrenjet mentaliteti Nano-Berishjan dhe ai i beniamineve te tyre Meta-Basha-Rama.
Mire do ishte por kush ta beje populli dele?!

Nuk i intereson askujt qe te behet shqiperia. Ju pelqen keshtu han pa porta per interesat e tyre.
 
Ah pushteti sa i embel eshte.🥰🥰🥰

Ne kuadrin njerezor Lulushi duhet te kishte dhene doreheqjen dhe nuk duhet te kishte pezulluar Salukun, qe ja hengsha zemren o zot❤️, nga partia Demokratike.

Ne kuadrin Buçe-beres, kshu politike-beres se u ngaterrova, duhet ti nenshtrohej Ameriqisë sepse i kane rrahur shpatullat qe zgjedhjet e ardhshme me mbeshtetjen e tyre do behet kryeminister dhe perballe kesaj gjeje Lulushi u tundua keqas.

Nese flasim drejt, Lulushi duhet te kishte dhene doreheqjen fill pas humbjes se zgjedhjeve, gje kjo qe Amerikanet nuk e llogariten, dhe PD do vinte fuqishem ne zgjedhjet e ardhshme e pa lidhur me te shkuaren ne menyre qe Departamenti i shtetit te fillonte te hidhte goglat “non grata” me kampin tjeter, ate socialist.

Sa do i duhet Lulushit te na shese ne?!
Pyetje idiote o Paloke thuthuqi, ju rraca juaj e politikes keni 30 vjet qe na shisni me çmime nga me qesharaket, su be nami se na shet e njehere Basha.
Apo te ngrihemi kunder shitjes se Bashes qe te na blini ju dhe qe pastaj te keni ca te shisni se helbete, 9 vjet ne opozite ju eshte boshatisur tezga e tregtarit.🥳🥳🥳
 
Luli hyri ne faqe te Historise, atë qe spati guxim ta benin per 31 vjen e beri kryetari i PD me 11/01/22
 
Mos me bej te qesh, Luli e beri nga halli se ne te kundert do ri hapej dosja e rruges se kombit.

Mos shkruaj nisur nga bindjet personale por tregohu realist se behesh qesharak ne aspektin poltik-shkrues.
 
Une di nje gje ne bazë te informacioneve nacionale dhe internacionaleve qe në orë te duhur ai u tregua BURRË ... më trego nje shëmbull tjeter dhe argumentoje! - burrerine e kane treguar dhe familja HAKLJAJ
 
Ç’ja fusni kot dhe ju , PD gazi i botes !!!!
Pse gazi i botes !!!
Nje perplasje e tille eshte shume normale per PD pas humbjes se disa zgjedhjeve dhe aq me teper kur humbet humbet perball nje psikopati narkomen , etj .
Duket qarte qe ka nje problem te madh ,
strategjiko - politik ose tradhti .
Ne nje Parti me standarte demokratike kur humbet zgjedhjet jep dorheqjen nga posti i kryetarit dhe kur humbet 4 pale zgjedhje duhet te besh nje pushim politik se nuk mban me kupa , ke shpenzuar te gjitha shanset .
Luli nuk e beri kete dhe kjo tregon shume per sjelljen dhe karakterin e tij .
Paknaqsia e bazes se PD u rrit dhe duhej te shperthente nga brenda , madje duhet te shperhej me fuqishem .
Nje figure duhet te dilte ne gjirin e saj qe ta pertrije , por askush nuk doli , keshtuqe Sala e mori persiper dhe uroj tja dali me sukses te vendos ne shina PD megjithse misjoni duket i veshtire pasi USA eshte kunder tij .
Nje gje duhet ta dini o shqiptar te dashur ,
Shpallja e Saliut non grata nga USA eshte bere se Sala ka vepruar ne kundershtim me interesat e amerikes (llogjikja kjo ) ose eshte bere nga lobimi i kundershtareve te Sales te cilet jan shume brenda por dhe jashte.
Te veprosh ne kundershtim te interesave te USA nuk do te thote qe ke vepruar kunder kombit tone , pasi interesat tona e te amerikes jo gjithmon perputhen .
Po te ishte shpalle non grata per korrupsjon madhor siç thuhet zyrtarisht atehere kjo list do ishte e gjate duke perfshi pothuaj te gjithe pushtetaret ne shqiperi .
Une jam thjesht nje sipatizant e votus i te djathtes por jo antar i ndonje partie
dhe Sala nuk eshte se me pelqen si politikan por te flasim te drejten eshte nder me te pastrit ne Shqiperi .
Kur degjoj se çfare shpifjesh te pafund qe
behen kunder tij per ta degraduar figuren e tij me shipifen shpifsit .
Eshte nje strategji qe po funksjonon jo keq .
 
Une di nje gje ne bazë te informacioneve nacionale dhe internacionaleve qe në orë te duhur ai u tregua BURRË ... më trego nje shëmbull tjeter dhe argumentoje! - burrerine e kane treguar dhe familja HAKLJAJ
Ti paske informacione shumekombeshe ndersa nga une dashke shembuj😂😂😂

Po he na i servir kto infot e tua se u shastisa nashi.😁

Po Haklajt, jo HAKLJAJ, ç’hyjne ktu?🤓
 
Top