• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hadithe....

princesha

Warrior Princess
Es Selamu Alejkum we rahmetullah we berekatuhu

Enderr e habitshme e Pejgamberit tone (alejhi salatu ve selam)

Ky Hadith është i marrur nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a)

Me titull "el-Vabilu-Saj-jib"

Thote Ibn Kajimi (r.a)
"Ne kete Hadith madheshtore, me pozit te larte, qe duhet cdo musliman ta mesoje permendesh. Do ta permendim komplet per shkak te perfitimit qe nxjerrim nga ky hadith e nevojshemrin e krijesave per te....
KY është Hadithi i Seid ibn Musej-jibit nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub i icli thote:" Doli një dite prej diteve Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) e ne ishim te kopshti i "suf-fes" ne Medine. U ngrejt ne kembe e tha: " Me te verte une mbreme pashe (një enderr) te habitshme.
1) Pashe një person nga Ymeti im qe ju prezantua atij Meleku i Vdekjes per ti marrur shpirtin atij..Por i erdhi (ne ndihme) atij Mirsjedhja e tij ndaj prinderve dhe e largoje Melekun e Vdekjes prej tij........
2) Pashe një person nga Ymeti im qe ishte perfshire nga denimi i Varrit..E i vjen (ne ndihme) atij Abdesi qe ai kishte marrur dhe e shpetojne ate nga ai denim...............
3) Pashe një person nga Ymeti im qe e friksonin ate Shejtanet..E i vjen (ne ndihme) atij Permendja e Allahut dhe ja largon Shejtanet prej tij......
4) Pashe një person nga Ymeti im qe e friksonin ate Melaiket e Denimit ..E i vjen (ne ndihme) atij Namazi i tij dhe e shpeton nga duart e trye ..........
5) Pashe një person nga Ymeti im qe etja e kishte perveluar..Sa here qe bente tiu afronte ndonje pellgu me uje..largohej prtej tij e u pengonte..E i vjen (ne ndihme) atij Agjerimi i Ramazanit qe ai kishte bere dhe e gostisin me uje sa qe ai e shlyen etjen qe e kishte kapluar.....
6) Pashe një person nga Ymeti im e pashe Pejgamberanet te ulur neper grupe (mexhlise) Sabente ky njeri tiu afronte ndonje mexhlisi prej ketyre mexhliseve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (ne ndihme) atij Gusuli i marrur nga xhunuplleku e marrin prej dore dhe e ulin pran meje .....mexhlisit tim....
7) Pashe një person nga Ymeti im qe perpara tij kishte erresire ..prapa tij ishte erresire...nga e djathta e tij ishte erresire..nga e majta e tij ishte erresire...siper tij erresire ..e poshte tij erresire..E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte te leviste) nga te ikte...E i vjen (ne ndihme) atij Haxhilleku e Umreja qe ai kishte kryer..dhe e nxjerrin ate prej erresires ne drite.....
8) Pashe një person nga Ymeti im qe me duart e tij ju runate flakeve te zjarrit e prushit te tij...E i vjen (ne ndihme) atij Sadekaja e dhene ..e behet penges midis tij e zjarrit dhe behet mbules mbi koken e tij.......
9) Pashe një person nga Ymeti im qe i fliste Besmitareve e ato nuk i flisnin atij..E i vjen (ne ndihme) atij Lidhja e farefisit e i thote besimtareve:" O besimtare ..ky njeri ishte qe e ka lidhur farefisin e tij me vizita te ngrohta..E i flasin atij Besimtaret dhe e takojen e ai i takon ato................
10) Pashe një person nga Ymeti im qe e friksonin ate Zebanijet (melaiket e zjarrit) E i vjen (ne ndihme) atij Urdherimi per mire e ndalimi per keq qe ai kishte bere ne dynja..dhe e vendosin tek Melaiket e meshires......
11) Pashe një person nga Ymeti im te gjunjezuar ,,Midisi tij e Zotit kishte penges...E i vjne (ne ndihme) atij Morali i mire dhe e merr per dore dhe e fut ne audjencen e Allahut ....
12) Pashe një person nga Ymeti im qe libri kur i zbret i vjne nga e majta e tij...E i vjen (ne ndihme) atij Friksimi i tij nga Allahu dhe e mer librin dhe e vendos nga ana e djathte e tij................
13) Pashe një person nga Ymeti im qe ju pakesua peshorja e puneve te mira ..E i vjen (ne ndihme) atij femijte (pasardhesit e tij) qe ai kishte edukuar mire (sic duhet) dhe ja rendojne peshoren e tij.....
14) Pashe një person nga Ymeti im qe qendronte ne kembe buze zjarrit te xhehenemit...E i vjen (ne ndihme) atij perjetimi i frikes se Allahut (dridhjet e zemres se tij)..dhe e shpetojne ate nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugen per ne parajs.........
15) Pashe një person nga Ymeti im te hidhet ne Zjarr..E i vjen (ne ndihme) atij Loti qe ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpeton ate nga Zjarri...........
16) Pashe një person nga Ymeti im qe ishte ne kembe te Ures se Siratit..e dridhej si gjethet e palmes nga stuhija e forte..E i vjen (ne ndihme) atij Mendimi i mire qe ai ka pas per Allahun dhe ja qetesojne dridhjet ..e ai vazhdon ne qetesi rrugen per ne xhenet.....
17) Pashe një person nga Ymeti im qe zvarritej mbi Uren e Siratit...nga një here ecte ne kembe nga një here binte nga një here ecte kemba dorazi e nga një here kacavirrej....E i vjen (ne ndihme) atij Salavate qe ai ka rene mbi mua....dhe e cojen ne kembe te drejtuar dhe e shpetojne ate...........
18) Pashe një person nga Ymeti im qe arrin deri tek portat e xhenetit ..e dyert e saj i mbyllne pa e lene ate te futet ne xhenet....E i vjen (ne ndihme) atij Deshmija "La ilahe il-la Allah" Zka zot te vertet pervec Allahut. dhe ja hapin dyert dhe ai futet ne xhenet....."

E transmeton kete Hadith Hafiz Ebu Musa el-Medenij-j ne librin e tij "Tergib fa hisal el-munxhij-jeh ve terhib minel-hilal el-merdij-jeh" e librin e tij e ka ndertuar ne baze te shpjegimit te ketij hadithi ...e ka thene per kete hadith...."Ky Hadith është Hasen xhid-den..(shume i mire) e transmetoi nga Seid ibn Musej-jibi ,,,,Amr ibn Azer...Alij ibn Zejd ibn Xhud`an...dhe Hilal Ebu Xhebeleh.......
Ka qen Shejhu i Islamit Ibn Tejmij-jeh (Zoti ja shejnterofte Shpirtin) e madheshtonte shume kete Hadith ..e me ka ardhur mua prej tij se ai ka thene "Argumentet e vertetesis jan te dukshme per kete Hadith"
 

princesha

Warrior Princess
Pasha Zotin, nuk ka krijuar Allahu ndonjë besimtar e të ketë dëgjuar për mua e të mos më dojë..!

Thotë Ebu Hurejrah: Nëna ime ishte politeiste (mushrike), e thirrësha çdo herë atë ne islam, por ajo refuzonte, derisa një herë e thirra atë e ajo më tha diç të urrejtur për Pejgamberin a.s..
Shkova te Pejgamberi a.s. duke qajtur, i tregova për këtë dhe kërkova prej tij që të lutet për të (nënën time).

Tha a.s.:O Allah,udhëzoje nënën e Ebu Hurejres! Dola prej Pejgamberit a.s. që të shkoj për ta përgëzuar atë dhe arrita në shtëpi. Dera ishte e mbyllur, dëgjova ujin të rrjedhte dhe ia dëgjova zërin e saj duke më thënë: Qëndro aty! Pas pak u hap dera dhe ajo shpejtoi me shpejtësi drejt mbulesës dhe tha: "Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!



Tha Ebu Hurerjra: Shkova tek Pejgamberi a.s. duke qajtur prej gëzimit, sikur qava nga pikllimi dhe i tregova për këtë Pejgamberit a.s.
Pastaj i thash: Lute Allahun që të më bëj të dashur mua dhe nënën time prej robëve të tij besimtar!
Tha a.s.: "O Allah, bëne të dashur këtë robin tënd dhe nënën e tij tek robët e Tu besimtarë dhe bëni besimtarët të dashur tek këta dy.
 

princesha

Warrior Princess
Disa hadithe lidhur me pastërtin:


Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:“Kur të zgjohet dikush nga ju nga gjumi le të pastrojë duart e tij tre herë para se t’i fusë duart në enë, ngse nuk e di ku e kanë kalurë natën duart e tij”(mutefekun alejhi).

Transmeton ebu hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Mos të urinoj dikush nga ju në ujin e palëvizshëm që nuk rrjedhë e pastaj të pastrohet në të” (mutefekun alejhi).
Ndërsa në transmetim tjetër: “ mos të pastrohet dikush nga ju në ujin e palëvizshëm duke qenë xhunub”

Transmeton ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërgauari i allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Nëse miza bie në enën e ndonjërit nga ju le ta fundose, pastaj le ta nxjerrë sepse në njërën anë të krahut ka shërimin ndërsa në tjetërn ka smundjen” (transmeton Buhariu).

Shpjegim:
Në këto hadithe ka disa norma që kanë të bëjnë me ujin dhe rregulla me të cilat muslimani duhet të veprojë me to për ta ruajtur pastërtin e ujit.

Dobitë:

-Ndalimi i futjes së dorës në enë pas zgjuarjes nga gjumi dhe para larjes së duarve tri herë.

-Ndalesa e urinimit në ujin e palëvizshëm ose pastrimi nga papastërtia (pas mardhënjeve intime) në të.

-Pastërtia e mizës dhe nuk e bënë të papastërt ujin në të cilin ka rënë.
 

princesha

Warrior Princess
Ishte njëhere Muhammedi SaAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je!
-Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe një dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je.
-Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut:
O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem i pergjigjet:
-PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe cmira...
 

princesha

Warrior Princess
Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thënë:

"E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’."

Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, këtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
"Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti:

‘اka është besimi (imani)?’

’Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në Ditën e Kijametit), të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).


’Po, çka është Islami?’ – pyeti ai.

‘Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.

‘Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai.

‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj.


‘Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.

Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:

‘I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi. Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një nga pesë fshehtësitë që nuk i askush, përveç Allahut xh.sh.’

Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:

"Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e اastit të Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).

Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:

’Kthejeni atë!’

Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:

’Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’."


Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)."
 

princesha

Warrior Princess
Pejgamber alejhi selam ka thanë:

"Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)."


Gjithashtu me një hadith tjeter sahi Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë:

"Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga Allahu, Zoti i tij."


Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte:

“Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në fe), e çdo shpikje është humbje.”
 

princesha

Warrior Princess
Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse Urve transmeton nga Humrani:

"Pasi Uthmani mori abdest, tha:

‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:

’اdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet (gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’."
 

princesha

Warrior Princess
Ja disa hadithe të Pejgamberit s.a.w.s mbi butesin, meshiren dhe se sa i don Allahu robet e vete.

"Nuk ka ndonjë njeri që më çon mua salavat njëqind herë, e që të mos ia fal Allahu mëkatet atij". (Sahih)


"Kush e din dhe bindet se Unë jam Ai që i fali mëkatet, Unë ia fali Atij dhe nuk e kam dert, përderisa nuk më bën shirk (rival)" (hadith kuddsij,hasen).


"Kush shkon deri në xhami për të falur një namaz farz me xhemat, i konsiderohet sikur të këtë bërë një haxh, e kush shkon deri në xhami për të falur nafile, i konsiderohet sikur të këtë bërë një umre nafile". (Hasen)



"Ai i cili thotë:“Subhanallahi ve bihamdihi' njëqind herë në ditë, i bijnë mëkatet (nga trupi) edhe nëse janë sa shkuma e detit. (Sahih)









Transmetohet nga i dërguari i fundit i All-llahut, Muhammedi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, se ka thënë:

“Zoti i Madhëruar ka thënë: “اdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj!”.

Dhe, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muahmmedit, aroma e pakëndshme që del nga goja e agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se sa era e miskut. Agjëruesi i përjeton dy gëzime: kur të hajë iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e vet gëzohet për agjërimin e vet (për shpërblimin)”. (Buhariu dhe Muslimi).


Thotë i Dërguari i All-llahut SalAll-llahu Alejhi ve Selem:

“Në xhennet ekziston një derë që quhet rejjan nga e cila hyjnë agjëruesit në Ditën e kijametit dhe askush tjetër nuk hyn nga ajo derë . E kur të hyjnë ata, ajo mbyllet e askush tjetër nuk hyn

Gjithëashtu i Dërguari i All-llahut SalAll-llahu Alejhi ve Sekem ka thënë:

“Kush i jep iftar një agjëruesi atij i takon shpërblim sikur i agjëruesit, pa iu mangësuar agjëruesit shpërblimi.“
 

princesha

Warrior Princess
Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Do të vijë një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mendafshin, verën, defet (el-meazif-muzika)". (Hadith i saktë, transemeton Buhariu).

Hadithi, të cilin e transmeton Enes ibn Maliku (Allahu qofte i kënaqur me atë) se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Do të ketë në këtë ummet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pijnë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzike (el-meazif). (hadith i saktë, e nxorri Tërmidhiu, dhe i vërtetuar nga Albani).

Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nga ummeti im do të këtë njerëz që do ta pijnë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do t'a shafit (leshojë) tokën dhe prej tyre di t'i shëndrrojë në majmuna dhe derra". (Hadith i vërtetë, i nxjerrur nga ibën Maxhe dhe Et-taberaniu, kurse e vërtetoi Albani).
 

princesha

Warrior Princess
Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij ia ka transmetuar Zekerijai, këtij Amri, këtij Nu’man b. Beshiri, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Hallalli është i qartë, edhe harami është i qartë. Në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat nuk i dinë shumë njerëz. Kush ruhet nga punët e dyshimta, e ruan pastërtinë e fesë së vet dhe nderin e tij, e kush bie në punë të dyshimta, është i njëjtë me bariun i cili e ruan bagëtinë e vet përreth vendit të ndaluar në të cilin ajo mund të hyjë në çdo çast. Dijeni se çdo mbret e ka ndalesën e vet, e kini kujdes, se ndalesa e Allahut në tokën e tij është çështje të cilën Ai e ka ndaluar. Poashtu, dijeni se çdo trup ka pjesë mishi, e kur është e sëmurë (ajo pjesë), i sëmurë është krejt trupi. Ja, ajo (pjesë mishi) është zemra!"



Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, këtij Maliku, këtij Jahja b. Sa’di, këtij Muhammed b. Ibrahimi, këtij Alkame b. Vekkasi, ky nga Omeri r.a. i cili ka dklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe çdo njeriu i përket ajo për të cilën mendon (ka për qëllim). Kush është shpërngulur për Allahun dhe për Pejgamberin e Tij, shpërngulja e tij është në Emër të Allahut dhe të Pejgamberit të Tij, ndërkaq, ai që është shpërngulur për shkaqe të mira (interesa) të kësaj bote, ose për shkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij është në emër të asaj që është shpërngulur."

Na ka treguar Haxhxhaxh b. Minhaili, këtij Shu’be, këtij Adi b. Thabiti, ky kishte dëgjuar nga Abdullah b. Jezidi, ky nga Ebu Mes’udi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:

"Kur njeriu përpiqet ta furnizojë familjen e vet (duke llogaritur në shpërblimin e Allahut), ajo punë është mirësi për të (sadaka)."

Të gjitha këto hadithe gjinden në Sahih´ ul ´Buhari.
 

princesha

Warrior Princess
Transmetohet nga Irbade bin Serijeh [radijall-llahu anhu] i cili thotë: "Na e fali Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] namazin e sabahut, pastaj na këshilloi me një këshillë të qartë. Nga kjo këshillë lotuan sytë e vërgëlluan zemrat e njëri prej nesh tha: O Resulull-llah, po më duket se ky është këshillimi lamtumirës, për këtë shkak na porosit diç". (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) tha: "U porosis të keni drojë All-llahun [subhanehu ve teala], ta dëgjoni e t’i përuluni kryetarit edhe nëse është rob i Etiopisë, ngase kush jeton prej juve (pas meje) do të sheh kundërshtime të shumta. Obligoheni të kapeni për sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të drejtë e udhëzues (rashidin el-mehdijin), kapuni për to me dhëmballë (fortë), e keni drojë nga risitë, se çdo risi është bidat, (Ebu Asimi thotë)" keni drojë risitë, se çdo bidat është humbje".
Transmeton: Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Imam Ahmedi, Darimiu dhe Ibn ebi Asim në Suneh (nr.54). Shejh Albani thotë: “Isnadi (zingjiri) i tij është i vërtetë, treguesit e tij të besueshëm.”)



Xhabir Ibn Abdullah, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi alejhis-selam thoshte në hutben e tij: “...Fjala më e vërtetë është Libri i All-llahut. Rruga më e mirë është rruga e Muhammedit. Veprat më të këqija janë risitë (novacionet), e çdo novacion është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje është në Zjarr.”

Transmeton: Nesaiu (3/ 188). ثshtë shpallur Sahih nga shejh Albani në “Sahih Sunen në Nesai” (nr. 1487). dhe është klasifikuar sahih nga Ibn Tejmija në Maxhmu’ul Fetaua 3/58.


Thotë Profeti Alejhi Selam: "Një grup nga umeti im do të jenë të qëndrueshëm në të vërtetën, fitimtarë, të paprekur nga ata që i kundërshtojnë dhe nuk i përkrahin, deri në vdekje apo deri në Ditën e Ringjalljes".

Transmeton: Sahih el-Buhari, nr.71 dhe 3641; Sahih Muslim, nr.1920

Gjithashtu thotë Profeti Alejhi Selam: "Unë dhe umeti im në ditën e gjykimit do të jemi vrojtues dhe gjykues përmbi krijesat e Allahut në ditën e gjykimit dhe ne do të dëshmojmë kundër popullit të Nuhut a.s. dhe Lutit a.s., të popullit të Salihut, të popullit të Musait a.s. dhe të gjithë njerëzve që kanë ardhur para neve që Pejgamberët ju kanë ardh me shpallje dhe ia kanë kthye shpinën; ju do të jeni vrojtues, gjykues".

Transmeton: Hadithi ceket nga Ibn Abi Hatimi. Dhe gjithashtu edhe nga Ibn Kethiri në librin e tefsirit vëllimi 1 faqe 196.
 

princesha

Warrior Princess
Nga Ebu Hurejra se ai tha: Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem:"Mos e bëni varrin tim vend feste. اoni salavate për mua sepse salavatet tuaja më mbërrijnë mua kudo që të jeni."

Transmeton: Ebu Davudi me zinxhir të saktë. Thotë Fudejl ibn Ijad (kuptimi i fjalës së tij): ‘Pasoje rrugën e udhëzimit e mos u mërzit nga numri i pakët që ecin në të dhe largohu, ruaju nga rrugët e dalaletit (humbjes) e mos u mashtro nga numri i shumtë i të humburve.'
 

princesha

Warrior Princess
Nga Ibni Abbasi dhe Enesi ibni Maliku r.a percillet se i Derguari i Allahut s.a.v.s
ka then:" Sikur njeriu te kishte një lugin me ar,do te deshironte ti ket dy lugina (ne vend re njeres).Dhe gojen e tij asgj nuk mund ta mbush (ngop) perveq dheut. Atyre qe bejn tevbe All-llahu xh.sh ua prenon tevben e tyre".
(Muttefekun alejhi)


Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinin r.a percillet se i Derguari i Allahut s.a.v.s. ka then:" Equditshme esht qeshtja e besimtarit. Qeshtja e tij esht krejt mir per te dhe nuk esht e till per askend tjeter,Nese besimtarin e godet qezimi , ai falenderon (Allahun),e kjo i sjell dobi, kurse nese e godet e keqja, ai ben durim(saber) andaj edhe kjo i sjell dobi".(Muslimi)


Nga Ebu Hurejre r.a percillet se i Derguari i Allahut s.a.v.s ka then:" Allahu i Madherishem thot:" Shperblimi i robit tim besimtar, kur t ia merr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote, e ai ben durim per te duke llogaritur shperblim , esht me xhenet".(Buhariu)


Transmetohet nga Enesi r.a qe thot se e ka degjuar Te Derguarin eAllahut s.a.v.s. duke then:" Allahu xh.sh thot " Nese robin tim e sprovoj me dy te dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai ben durim,do t ia kompensoj me xhennet". (Buhariu)




1. Nga Ebu Hurejra r.a, Abdurrahman ibn Sahri (radijAll-llahu anhu) transmetohet të ketë thënë se: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (SalAll-llahu Alejhi we Selem) duke thënë: Nga ajo që u kamë ndaluar, largohuni ndërsa atë që u kamë urdhëruar, veproni prej saj sa të mundëni, sepse ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar për shkakë të pyetjeve të tyre të shumta dhe kundërshtimet ndaj pejgamberëve të tyre".

Transmeton: Buhariu dhe Muslimi


2. el-‘Irbad ibn Serijah, radijallahu anhu, transmeton se Profeti s.a.v.s ka thënë: “...Ju kam lënë në udhëzim të qartë. Nata e saj është si dita e saj. Askush nuk largohet nga ajo përveç atij që është i shkatërruar.”

Transmeton: Ahmedi, Ibn Maxhe (nr. 43) dhe Hakimi. ثshtë shpallur Sahih nga shejh Albani në “es-Sahiha” (nr. 937).


3. Nga Ebu Abs Abdurrahman b. Xhebri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Robi që pluros këmbët e tij në rrugen e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!”
 

princesha

Warrior Princess
Një hadith i bukur

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Disa njerëz do të vijnë Ditën e Gjykimit dhe imani i tyre do të jetë i pashëm. Drita e tij do të shndrit prej gjokseve të tyre dhe prej duarve të djathta të tyre. Kështu që do tu thuhet atyre, `Përgëzim për juve sot!"

Esselamu Alejkum dhe mirësi për ju! Hyni në atë (Xhenet) përherë! Kështu që Engjëjt dhe Pejgamberët do tua kenë lakmi për dashurin e Allahut ndaj tyre!

"Kështu që sahabet pyetën, `Kush janë ata, O i Dërguari i Allahut?`

Muhamedi (s.a.v.s.) iu përgjigj: Ata nuk janë prej neve dhe ata nuk janë prej jush. Ju jeni shokët e mijë, ata janë të dashurit e mijë. Ata do të vijnë pas jush dhe do ta gjejnë librin (Kuranin) të lënë anash dhe sunetin të mbytur prej tyre (njerëzve). Kështu që ata do ta kapin librin dhe sunetin dhe do ti ringjallin ato. Pra ata do ti lexojnë ato dhe do tua mësojnë ato (Kuranin dhe Sunetin) njerëzve dhe ata do të përjetojnë në atë rrugë dënim më të ashpër dhe më të shëmtuar se sa ju (o sahab) që keni përjetuar.

Në të vërtet Imani i njërit prej tyre është i barabartë me imanin e 40 prej jush. Një shehid prej tyre është i barabartë me 40 shehid prej jush. Për arsye se ju keni gjetur ndihmues ndaj të vërtetës (Pejgamberin s.a.v.s.) dhe ata nuk do të gjejnë ndihmues ndaj të vërtetës. Prandaj ata do të rrethohen nga Sundimtarët Tiran në çdo vend, dhe ata do të jenë në rrethinën e Bejt ul-Magdisit (el-Kudsit).

Nusrah (fitorja) e Allahut do të ju vijë atyre, dhe ata do ta kenë nderin e saj në duart e tyre." Pastaj ai (s.a.v.s.) tha, O Allah! Dhuroju atyre Nusrah (fitore) dhe bëni ata prej shokëve të mijë të afërt në Xhenet. (Amin, Amin o i Dërguar i Allahut)
 

princesha

Warrior Princess
70 000 persona do te hyjn ne xhenet pa u llogaritur (hadithi i plote)

--------------------------------------------------------------------------------

Transmetohet nga Husein Ibn Adburrahman se tha:
-Isha tek seid ibn xhubbeiri dhe pyeti:
-Kush prej jush e pa ylli mbreme qe ra?
-(ibn abdurrahmani) Une, por nuk isha ne namaz sepse me pickoi një akrep.
-(seid ibn xhubbeiri) C'fare bere?
-(ibn abdurrahmani) U fryva (i lexova vetes kur'an)
-(seid ibn xhubbeiri) Po kush te shtyu qe te veprosh keshtu?
-(ibn abdurrahmani) një hadith qe na e transmetoi Shaabi
-(seid ibn xhubbeiri) C'fare u foli?
-(ibn abdurrahmani) Na foli nga Bureidete Ibn Huseib (sahab) se ka thene i derguari sel All-llahu alejhi we selam:
"Nuk ka fryrje vetem prej syrit prej pickimit te gjallesave helmuese"
-(seid ibn xhubbeiri) Sa mire është qe te veprosh me hadithin por na ka folur Abdullah ibn Abbasi se profeti sel All-llahu alejhi we selam ka thene:
" Mu shfaqen mua popujt , dhe pashe profet qe kishin 3-9 pasues, dhe pash profet qe pasuesit e tij ishin 1 - 2 persona, dhe profet qe me te nuk kishte asnje pasues.
Papritmas mu shfaq një turm njerezish e madhe (e zeze) dhe mendova se keta jane prej umetit tim.
Mu tha mua:" Ky është Musa me ndjekesit e tij dhe pastaj pash një turm akoma me te madhe njerezish, dhe me thane se keta jane ndjekesit e tu, dhe ne mes tyre do te jene 70 000 njerez qe do te hyjne ne xhennet pa u llogaritur dhe pa u denuar.
Pastaj u çua profeti sel All-llahu alejhi we selam dhe hyri ne shtepi dhe sahabet filluan te djalogonin per keta 70000 njerez, thane disa prej tyre: mos ndoshta jane ata qe e shoqeruan profetin sel All-llahu alejhi we selam? dhe disa te tjere thane, mbase jane ata qe linden me islam dhe nuk i shoqeruan All-llahut asgje ne adhurim.dhe permenden edhe gjera te tjeram, dhe kur doli profeti sel All-llahu alejhi we selam e pyeten se kush do te jene keta njerez, dhe tha profeti sel All-llahu alejhi we selma:
"Ata jane ata te cilet nuk kerkojn te fryhen,
dhe nuk i mjekojn plaget e tyre me zjarr,
dhe as nuk behen pesimist me shikimin e zogut,
DHE ATA MBESHTETEN TEK ZOIT I TYRE.
Tha ukashja, Lute All-llahun qe une te jem prej tyre,
I thoe profeti sel All-llahu alejhi we selam:
"Ti je prej tyre".
Pastaj u çua një person tjeter dhe tha O i derguar i All-llahut lute te me bej mua prej tyre, Tha profeti sel All-llahu alejhi we selam, ta kaloi ne te Ukashja.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Komentimi per paqartesi te mundshme.
------------------------------------------
"Ata jane ata te cilet nuk kerkojn te fryhen"
C'fare do te thote me kete profeti sel All-llahu alejhi we selam?
Do te thote se keta persona, e kane aq te plotesuar teuhidin ne zemren e tyre, saqe kerkojn vetem prej All-llahut, edhe ne momentet me te veshtira kur është hajr per te kerkuar edhe prej krijesave te TIJ.
Pra keta persona kane bere pastrimin e zemres se tyre, dhe e kane lidhur ate vetem me All-llahun dhe asgje tjeter.
"Dhe nuk i mjekojn plaget e tyre me zjarr, (djegje)"
Nese i hedhim një veshtrim periudhes kohore, tek arabet ne ate kohe ka qene e perhapur mjekimi i plageve me hekur te nxeht duke e djegur plagen per ta dizinfektuar dhe per ta mbyllur, por kete zakonisht e benin ngaqe nuk duronin dot dhimbjet.
Perfitoj ketu te permend rastin e një personi i cili ne luft ngaqe nuk duroi dot plaget e marra u vetvra, dhe profeti sel All-llahu alejhi we selam tha per te se do te hyj ne zjarr.
Pra cilesia e dyte është se keta 70000 persona do te jene shume te durueshem.
"Dhe nuk behen pesimist me shikimin e zogut"
Arabet ne ate kohe kishin një tradit joislame e bazuar ne astrologji dhe besime te kota, dhe ka qene "shikimi i zogut"..
Sa here qe do te merrnin ndonje udhetim te gjate, dilnin ne fillim nga shtepia e tyre dhe prisnin kalimin e ndonje zogu.
Nese zogu kthehej djathtas atehere per ata do te thoshte se "rruga do te shkoj mire", nese zogu kthehej majtas ateher do te thoshte "rruga do te shkoj keq" dhe nuk e ndermerrnin udhetimin.
Pra ne fjale te tjera per keta 70'000 persona thote se ata nuk ndikohen nga "shikimi i zogut" ose ne fjale te tjera nga ç'do lloj bestytni e kot dhe e pavlere.
"Dhe ata mbeshteten tek ZOTI i tyre"
Pra keta persona jane personat e mbeshtetur tek All-llahu.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Thotë profeti (a.s):
"Një metër vend në xhennet,
është më i mirë se kjo botë më të mirat e saj."

Ka njerëz që punojnë me dhjetra vite për të blerë disa metra vend në bregdet, apo një hyrje në qendër. Një metër tokë në këtë botë është shumë i shtrenjtë. A e din sa është një metër tokë në xhenet? Një metër vend në xhenet, fitohet me dy rekate namaz. Një metër në xhenet blihet me një gjysëm hurme sadaka. Një metër në xhenet blihet me një fytyrë që buzëqesh. Një metër në xhenet blihet me ndihmën që i ofron një nevojtari. Një metër në xhenet blihet me një Umre në Qabe. Një metër në xhenet, blihet duke i përkëdhelur kokën jetimit. A e shihni sa i lirë është një metër në xhenet? Kjo pasi të lirë e bën vetë .Esh-Shekuru (Mirënjohësi)
Kënaqësia më e madhe në xhenet, do të jetë kur banorët e tij të shohin Zotin. Një kënaqësi e tillë do të jetë e papërshkrueshme.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

"Pejgamberi s.a.v.s ka thene : Kush per cdo dite kur zgjohet dhe kur bie te fleje thote
" Hasbijall-llahu, la ilahe il-la huve alejhi tevekeltu ve huve rabbul arshil adhim"
" Me mjafton Allahu, nuk ka hyjni tjeter pervec Tij, Atij i mbeshtetem dhe ai është Zoti i arshite te madh"

shtate (7) here, Allahu do t'i mjaftoje perballe asaj qe e preokuponte prej ceshtjeve te dunjase dhe ahiretit.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Aishja r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i Butë dhe Ai e do butësinë dhe me butësi fitohet ajo që nuk fitohet me vrazhdësi si dhe ajo që nuk fitohet ndryshe.”
(Transmeton Muslimi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është trimëri në dyluftim (mundje), por trimëri është ta përmbash veten nga zemërimi.”
(Muttefekun alejhi)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

Xherir Ibn Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi Alejhi Selam ka thënë: " Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet."

Buhariu
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm gjatë natës e mban të shtrirë Dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin Dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lindë Dielli nga perëndimi.”
(Transmeton Muslimi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Ebu Hurejra, r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që është më i sjellshëm, kurse më i miri prej jush është ai që është më i mirë për gratë e veta.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen sahih
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Ebu Ejjubi radijallahu anhu, tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem,:
“Më trego për një vepër e cila më çon në Xhennet?”
Atëherë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha:
“Ta adhurosh All-llahun (T’i bësh ibadet), dhe të mos i bësh shok, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe ta ndihmosh farefisin”.
(Hadith)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i madhëruar thotë: “Unë jam në mendi*met e robit Tim për Mua, Unë jam me të kur më përmend Mua, në*se ai më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në veten Time, e nëse ai më përmend Mua në bashkësi, edhe Unë atë e kujtoj në bash*kësi më të mirë se të atij.” (Muttefekun alejhi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shokë më të mirë tek All-llahu i Madhëruar janë ata që janë më të mirë për shokun e vet dhe fqinjë më të mirë tek All-llahu janë ata që janë më të mirë për fqinjin e vet.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “اdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. اdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir - madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paraditës (duhâ).”
(Transmeton Muslimi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Aishja r.a., e cila thotë se ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo gjë është e refuzuar.”
(Muttefekun alejhi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Profeti Muhamed saws ka thene : Do te vije një kohe ku te ruash imanin do te jete si te shtrengosh një thengji me duart e tua!(trasmeton Tirmidhiu)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

“Kur lutet njeriu mysliman për vëllanë e tij mysliman dhe ai nuk është prezent, mbi kokën e tij qëndron një melaqe e cila dëgjon lutjen e tij për mirë thotë: "Amin , edhe për ty qofshin këto lutje". (Muslimi)
 
Top