• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hadithe....

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku radijall-llahu anhu transmeton se Profeti Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:


"Nuk do të jetë besimtar (mu'min) askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes."


Buhariu dhe Muslimi
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij radijall-llahu anhu transmetohet se Profeti Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:


"Vërtet nga fjalët /urtësitë/, që bota i ka mbajtur mend nga ligjërimet e Profetëve të mëparshëm është:

*Kur nuk turpërohesh, atëherë vepro ç'të duash."


Buhariu
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nga Enesi radijall-llahu anhu transmetohet se ka thënë:

"E kam dëgjuar Resulull-llahun Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

All-llahu i madhëruar ka thënë: O biri i Ademit, deri sa të mbështetesh në Mua dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të falë çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vrënësirat në qiell dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkate të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më përshkruar asgjë, do ta falë po aq."

(Tirmidhiu, hadith hasen-sahih)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Mëshironi që të mëshiroheni, falni që t'ju falet. Vaj për ata që i zbukurojnë fjalët dhe vaj për ata që insistojnë në gabimet e tyre edhe pse e dinë".

(Sahih, Ahmedi).
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Muhammedi a.s.thotë:

"Kush e shet lëkurën e kurbanit, për të s'ka kurban."
(Sahih El-Xhami', 6118)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Transmetohet se njeherë kishte ardhur një njeri te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur: "O i derguar i Zotit, deri sa herë duhet ta falim sherbëtorin (kur ai gabon)"?

E Pejgamberi a.s. ishte përgjigjur: "Çdo ditë deri në shtatëdhjetë herë"!


Nëse kjo falje dhe tolerancë kërkohet të jetë në raport me gabimet e sherbëtorit që shërben në familje, a thua çfarë falje dhe mëshire duhet të kemi për vetë anëtarët e familjes, për prindrit, bashkëshortet, fëmijët, vllëzërit dhe motrat tona!!!?
Zoti dhashtë mëshirë, butësi e lumturi në çdo familje!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ka thene Muhammedi a.s:

“Pasha Ate ne doren e te Cilit është shpirti im, do te vije koha kur vrasesi nuk do te dije se per cka ka vrare ndersa i vrari per cka është vrare”(Muslimi)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
FB_IMG_1566094439777.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nese beson se Meshira e Zotit, ia ka tejkaluar Hidherimit te Tij, atehere a nuk është me primare, me e dobishme qe njerezve t'ju flasim me shume rreth Meshires se sa Hidherimit te Zotit ?

Profeti yne i dashur, Muhammedi a.s., nxiti per ne pergezim dhe ndaloj nga te frikesuarit. Ai tha:

“Përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.

Sahabet i urdheroi dhe ju tha:
“Thirrni njerëzit, dhe përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.
P.s.
Mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim (Hadith Kudsij)

tumblr_pjys460Gog1ul63vpo1_1280.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Enesi r.a. tregon se:

“Njëherë Pejgamberi ynë i dashur s.a.v.s. shkoi tek një i ri që ishte në shtratin e tij të vdekjes dhe e pyeti: Si po ndihesh? Djaloshi i tha: Unë kam shumë shpresë tek Allahu i Madhërishëm, mirëpo kam frikë edhe për mëkatet e mia. Pejgamberi a.s. tha: Besimtari që i ka këto dy ide njëherësh, Allahu i Madhërishëm ia përmbush shpresat e tija dhe i dhuron siguri e mbrojtje ndaj frikës.”

(Tirmidhiu)


44115882_291597094786245_8303892269757366272_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ka thene Muhammedi a.s. (Paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te)

"Ne Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dhe ke dëshirë qe ta hash kështuqë ai te bie para duarve i pjekur".

(Bezzari, Bejhekiu, 318, Ebu Ja'la, 6/155)

90980129_2775873879198441_8735611906926051328_n.jpg
 
Top